HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Historia e rranxės sė Kullės sė Rrasės nė Traboin tė Hotit

-- nga Gjon Frani Ivezaj, New York, historian

Malėsia e Hotit, pėrmes bijve tė saj tė denjė, ka njė histori tė lavdishme nė rrjedhat e shekujve, e mbushur plot episode, ngjarje, heroizma, qė kanė lėnė gjurmė tė thella nė kujtesėn e vendasve dhe nė librat e hershme e tė sotme tė historisė sė popullit shqiptar. Nuk mendohet Malėsia pa Hotin kreshnik pėr gjurmėt e thella qė ka lėnė me historinė e saj tė lavdishme. Ajo ka ekzistuar si qendėr banimi qysh prej vitit 1330, kur ėshtė pėrmendur pėr herė tė parė nė mbrojtje tė fesė katolike, tė lėnė trashėgim nga tė parėt tanė.

Tė pėrmendesh fjalėn malėsor ėshtė fjalė e madhe tė cilėt me vite dhe shekuj me radhė u mbrojt me shpatė e gjak pėr tė ruajtur tė pastėr kombin, gjuhėn e traditat e shėndoshta origjinale arbėrore, prej gjakpirėsve aziakė turk; do tė thotė nėnkuptosh faqet e ndritura tė kėsaj krahinė, qė asnjėherė gjatė historisė shumėshekullore, nuk u gjunjėzua para armiqve tė shumtė, qė u munduan tė ulin krenarinė, ta nėnshtronin me tė gjithė format, ta shqiptarizonin, por mė kot. Ajo i mbijetoi rrėbesheve e furtunave tė egra tė kohėve, duke qenė sot njė dėshmi e lavdishme e kohėve tė shkuara.

Pėr kėto male jetuan dhe jetojnė si vital, tash sa e sa shekuj malėsorėt autokton. E pėr ketė mbijetesė tė ndritur, ekzistojnė shumė shkrime hartuar nga autorė vendas dhe tė huaj, pėr tė kaluarėn dhe tė tashmen. Udhėtarė e vizitorė tė ndryshėm, klerikė katolikė tė huaj dhe vendas e trajtuan, shpesh temen e Malėsisė, nė revista, gazeta, monografi historinė e mbushur plot shembuj trimėrie, pėr mbrojtje tė lirisė dhe identitetit shqiptar.

Mbi tė gjitha revista shkencore kulturore "Hylli i Dritės" (1913) dhe "L.E.K.A.", pothuajse pėr ēdo numėr tė saj, pasqyruan nė faqet e tyre pjesė nga historia dhe ngargjet e rėndėsishme tė Malėsisė, qė ishin dhe mbetėn ndera dhe krenaria e gjithė trojeve etnike shqiptare.
Malėsorėt, ishin dhe mbetėn historikisht burrat e dheut, qė mbajtėn brez pas brez nderin besėn, trimėrinė, mikpritjen, bujarinė, duke u lėnė pasardhėsve detyra tė rėndėsishme, pėr ruajtjen dhe ēuarjen pėrpara tė virtyteve mė tė mira, qė dallojnė dhe nderojnė kėtė pjesė tė rėndėsishme tė kombit shqiptar.

Kurdoherė gjaku i derdhur, pėr ruajtjen e kėtyre vatrave, tė varreve tė gjyshėrve dhe katragjyshėrve, bėnė qė ata tė kenė njė motiv mė shumė, pėr tė ruajtur ndėr shekuj dashurinė e pashuar pėr Atdheun, vendlindjen dhe tokėn e shnjtė, qė ua lanė trashėgim tė parėt e tyre. Kjo mbetet njė ndėr pėrmendoret mė tė gjalla tė identitetit nga iliria deri nė ditėt tona.

Nė kėto male tė ashpra, me pak tokė buke, pak misėr, grurė u shpreh nderi, bujaria dhe fisniėria, nė shpirt fisnik tė malėsorit tonė. Bukė e krypė e zėmėr tradicionale shqiptari, pati e ka gjithnjė malėsori, pėr tė gjithė miqtė dhe dashamirėt e vet, qofshin kėto tė huaj, vendas apo bashkėkombas.
Fjala bujare dhe mikpritėse, "Mirė se tė ka prue Zoti" dhe "Shtėpia e Zotit dhe e miqve", kanė qėnė e janė fjalėt e para, qė i zoti i shtėpisė falė bujarisė, nė kullat e hershme nė rrazė tė Rrasės nė Traboin tė Hotit, i kanė uruar mirėseardhjen tė gjithė miqve e dashamirėve, qė i kanė mėsyer si miq tė nderuar, shtėpisė sė tyre tė njohur nė krahinėn e Malėsisė.

Kėngėt e moēme popullore, me ēiftelie, lahutė e sharki, i pėrjetuan pėrherė luftrat e njėpasnjėshme, tė pishtarėve tė pavarėsisė dhe lirisė tė trojeve tė veta dhe mė gjėrė, qė bėnė trimat kreshnik tė viseve e krahinave tė ndryshme tė Malėsisė. Ata lanė pas veti aq shėmbėlltyra e dhunti njerėzore, trimėrore e burrėrore, me atė besė tė lartė e tė fortė shqiptare, qė nuk gjindet nė asnjė vend tjetėr tė shtetit amė. Tė gjithė luftrat e tyre pėr ekzistencė, bukuria e jetės, zakonet e adetet, burrėritė e sofrave, logjėve, rreziqet, hallet e vajtimet pėr trimat e lirisė dhe fiseve tė bajrakut, janė fiksuar shpesh nė analet e historisė sė popullit dhe krahinės sė Malėsisė, duke mbetur sot njė dėshmi e vijimsisė sė amanetėve tė tė parėve tanė, qė bėnė e shkruan historinė, qė kemi sot.

Kullat nė historinė e hershme tė popullit shqiptar, kanė qenė kėshtjella tė pamposhtura trimėrie e sakrifice sublime, pėr tė ruajtjen e banesave nga synimet grabiqare tė pushtuesve tė huaj. Ata kanė qenė ndėrtuar me material tė zgjedhur prej gurit tė punuar me kujdes nga mjeshtėrit duarartė, tė cilėt, kanė ruajtur konturet e fortesės, qė shėrbetnte edhe si banesė pėr tė zotėt e shtėpisė. Dritaret nė faqet e mureve tė saj, kanė shėrbyer mė shumė si frengji dhe pėr depėrtimin e rrezeve tė diellit brenda banesės.

Shtėpitė e banimit tė tipit alpin nė Malėsi, filluan tė ndėrtohen, nė formėn e kullave me material shkembor guri, tė marrė nė natyrė, menjėherė kur pushtuesit turq shkelėn me dhunė e masakra tokėn e arbėrit. Me shkatėrrimin e qendrave tė banimit nė zonat fushore e kodrinore, banorėt autokton, filluan tė largohen nė grupe dhe familje nė drejtim tė zonave tė thella.
Shkaqet e vetėlargimit tė tyre, janė tė shumtė, por midis tyre, mund tė pėrmendim, shpėtimin e komunitetit tė krishterė nga dhuna sistematike e pėrhershme, qė ushtronin kolonizatorėt, asgjesimi fizik dhe konvertimi nė fenė muhamendane pėrmes dhunės. Nė kėtė mėnyrė, pėr tė mos paguar taksen e rėndė tė xhizies, qė i ishte vėnė ēdo banori katolik nė Sanxhakun e Shkodrės e provincat e saj nga administrata turke, qė kėrkonte konfertimin e popullsisė katolike dhe orthodokse nė fenė islame tė pushtuesit.

Kulla e rranxės sė Rrasės nė Traboin tė Hotit, ėshtė ndėrtuar nė vitin 1571, nė kohėn e ekzistencės sė ushtrisė latine veneciane, qė ishte vendosur nė qytetin e Shkodrės, Malėsi, Ulqin e Tivar. Ajo fillimisht u ndėrtua si bazė ushtarake, ku ishin tė vendosur ushtarakė dhe armatimet e tyre asokohe.
Ushtria turke, gjatė dyndjes sė tyre barbare nė tokat e Arbėrit, erdhi furishėm dhe shkatėrroi gjithēka shqiptare, duke u munduar tė zhdukte gjurmėt e ekzistencės sė jetės dhe kulturės autoktone tė banorėve vendas. Ardhjen e pushtuesve tė rinj tė Perandorisė Otomane, banorėt autoktonė e pritėn si gjithnjė me armė, duke kundėrshtuar herė mbas herė gjatė shekujve pushtimin e gjatė kolonial pesė shekullorė. Nė bedenat e kėsaj kulle, ėshtė ruajtur ndera dhe krenaria e malėsorėve tanė nė Traboin tė Hotit.

Sipas burimeve historike tė kohės dhe ato qė kanė mundur tė mbijetojnė nga gojėdhėnat popullore dhe dėshmitė e transmetuar brez mbas brezi, nga tė parėt e familjes sė fisit tė njohur Nicajve, tregohet se banorėt e saj asnjėherė nuk njohėn nėnshtrimin ndaj pushtuesve venecian dhe turq. Kur ėshtė marrė kulla nė vitin 1911, kanė luftuar mė njė heroizėm tė pashoq shumė bij tė kėtij fisi, duke e larė mė gjak tė pastėr shqiptari muret dhe odat e kėsaj kulle kreshnike.

Burrat e dalluar ndėr shekuj, tė fiseve, Lek Mark Gjeka, Palok Smajli, Zef Meti e Gjek Meti e shumė fise tė tjera, qė luftuan krah pėr krah me trimat e krahinės sė Trabonit tė Hotit, kanė shkruar pėrherė faqe tė ndritur tė historisė sė familjeve tė tyre dhe tė tėrė krahinės sė njohur pėr pushkė, nderė, trimėri, bujari e mikpritje fisnike shqiptare.

Herė mbas herė kulla e rranxės sė Rrasės nė Traboin tė Hotit, ėshtė punuar me kujdes dhe mjeshtėri shembullore nga Prek Gjeka e Mark Gjekaj (Nicaj). Ajo e mori emrin nė kohėn e pushtimit turk, qė daton vitin 1890, dhe pėr afro 20 vjet me radhė deri nė agimin e vitit 1911, malėsorėt e kėsaj kulle historike luftuan heroikisht me armė nė dorė kundėr hordhive tė pushtuesve tė Perandorisė mizore turke, qė masakronte gjithnjė popullsinė shqiptare.

Mbi heroizmin e treguar nga tė parėt e kėsaj kulle, kanė shkruar shumė autorė vendas dhe tė huaj, gjatė pėrshkrimeve tė tyre. Traboini i Hotit dhe banorėt e saj, kullat si kėshtjella tė pamposhtura, kanė qenė objekt vėzhgimi dhe studimi edhe nga anglezja shėtitėse Miss Edith Durhan, e cila, nė librin e saj "Brenga e Ballkanit", shkruan shumė gjėrėsisht, pėr malėsorėt trima, dhe nė veēanti trimat e kullave tipike alpine shqiptare nė Malėsi.

Kulla nė fjalė, ėshtė marrė me luftė nė vitin 1911, nė luftėn e ashpėr tė cilės, kanė marrė pjesė shumė hotjanė, duke ndihmuar bashkėatdhetarėt e tyre, kundėr armikut tė pėrbashkėt turk, qė kishte pushtuar tokat e tė parėve.
Sikurse mėsohet nga burimet historike, nė luftėn e ashpėr tė zhvilluar midis ushtrisė turke tė armatosur gjerė nė dhėmb dhe malėsorėve, qė kishin njė motiv mė shumė, pėr tė luftuar duke mbrojtur shtėpitė e tyre dhe tėrė Malėsinė, armiku vazhdimisht la nė fushėn e betejės shumė tė vrarė dhe rob luftė, municione e armatime tė tjera tė kohės.

Kur kulla e rranxės sė Rrasės nė Traboin tė Hotit, ra nė duart e luftėtarėve tė lirisė, armatimet e shumta, iu shpėrndanė luftėtarėve shqiptarė malėsorė. Kjo ngjarje e madhe historike, ka hyrė nė histori si lufta heroike, pėr rimarrjen e kullės nė fjalė, e cila, ndodhi mė 14 mars tė vitit 1911, taman nė kohėn kur luftarėt e drejtuar nga trimi i pamposhtur Ded Gjon Luli, fituan betejėn e tyre pėr marrjen e kalasė sė Deēiēit mė 14 prill tė vitit 1911.

Lugina e Cemit, u bė arenė pėrleshjesh tė pėrgjakshme, kundėr taborreve tė ushtrisė turke, qė ishte e armatosur gjer nė dhėmbė me tė gjithė armatimet moderne tė kohės dhe me njė numėr tė madh ushtarėsh, qė si miza toke vėrshuan drejt zonave tė Malėsisė. Filloi njė luftė mes forcave tė pakta vendase, por qė kishin si ideal tė lartė mbrojtjen e tokave tė tė parėve dhe kolonizatorėve turq, qė kėrkonin tė largonin nga trojet e tyre stėrgjyshorėt banorėt autokton.

Luftimet e ashpra, u pėrqendruan kryesisht mė sė shumti nė Qepur, ku trimat e komanduar nga Lulash Zeka dhe vėllait tė tij Fran Zeka (vrarė me dy djemtė e Lulash Zekės, shėnimi mim Gj.F.I.), qėndruan heroikisht si burrat kreshnikė, nė kėshtjellen e natyrės, duke mos lejuar ushtrinė turke tė depėrtojė nė brendėsi tė vendit. Aty gjetėn vdekjen si heroi ose dėshmor tė vendit trimat e rinj, midis tė cilėve pėrmendet trimi i maleve Kol Marash Vata Gojēaj etj.

Gjekė Leka me trimat e tij e rimorėn kullėn e Rranxės sė Rrasės nė Traboin tė Hotit, duke dalė fitimtar pėrballė mizorisė sė madhe tė ushtrisė turke. Faqe tė lavdishme heroike shkroi edhe trimi tjetėr i malėve Lek Mark Gjeka Nicaj. Ai me njė shkathtėsi tė pashoq kėrceu si luan mbi mesin e ushtarėve turq me armė duke vrarė e plagosur shumė prej tyre. Pėr mbrojtjen e kėsaj kulle luftuan heroikisht tė gjithė fiset e Traboinit tė Hotit, me nė krye Lek Mark Gjeka Nicaj, kundėr garnizoneve turke.

Shumė hotjanė tė tjerė, iu bashkuan trimave nė istikamet vetėmbrojtėse, duke bėrė shpesh zmbrapjen e armikut, qė nuk dinte nga shkonte sepse nuk njihte terrorin ku kishte shkelur, sikurse tė zotėt e shtėpisė qė kishin lindur dhe rritur nė Malėsi.
Sėrisht mbasi mbaroi lufta me sukses dhe fitoren e banorėve tė Traboinit tė Hotit, trofetė dhe armėt iu shpėrndanė banorėve pėr do shtėpi, pėr tė qenė tė gatshėm nė rast mėsymje ose sulmi tė ri nga ana e ushtrisė turke. Robėt e luftės, ata i lanė tė lirė tė shkojnė nė atdheun e tyre, duke ia falur edhe jetėn, mbasi e kuptonin se ata ishin vegla tė verbera nė duart e komandanmtėve mizorė turq.

Ky gjest zemergjerėsie, tregon edhe njė herė, se malėsorėt tanė, asnjėherė, nuk kanė qenė vrasės, por kanė bėrė gjithēka, duke dhėnė edhe jetėn, pėr mbrojtjen e trojeve tė tyre tė lėnė trashėgim nga tė parėt brez mbas brezi.
Banorėt e kullės nė fjalė, ishin tė dalluar nė tėrė krahinėn e Hotit pėr nga bujaria, trimėria, zgjuarėsia, mirėsia, mikėpritja, tė dashur e mikpritės pėr mikun dhe tė ashpėr me luftu deri nė pikėn e fundit tė gjakut me armikun dhe pushtuesin e huaj, qė kėrkonin tė zaptonin vatrat e tyre autoktone.

Edhe nė ngjarjet historike tė vitit 1911, sėrisht trimat e kullės tė Rranxės sė Rrasės nė Traboin tė Hotit, kanė treguar shembuj trimėria, pėr mbrojtjen dhe ngritjen e flamurit shqiptar tė Gjergj Kastriotit, nė kalanė e Deēiqit. Ata ishin miq tė nderuar tė familjes sė fatosit tė lirisė e pavarėsisė Ded Gjon Lulit, duke qenė krahu i djathtė i tij nė ditė tė mira dhe tė vėshtira. Midis tyre, pėr heroizmin e treguar gjithnjė, mund tė pėrmendim Zef Markun e Preloc Markun, qė luftuan dhe mbetėn heroikisht nė kalanė e Deēiqit. Frano Marku, u varrua gjatė luftimeve tė ashpra pėr marrjen e kalasė. Ai nuk e lėshoi pėr asnjė ēast pozicionin e luftimit, ndonėse plagėt e marra i pikonin gjak, qė kishte ngjyrėn e flamurit si martir i kombit pėr lirinė e vendit.

Lulash Zeka Nicaj (1877-1942), lindi nė Traboin tė Hotit. Ai gjithnjė ėshtė pėrmendur si luftatar i dalluar kundra ushtrisė turke nė Deēiq, Bardhaj tė Shkodrės, Qepur e gjetiu nė Malėsi. Nė luftėn kundra turqve, iu vranė dy djem tė ri, qė i qėndruan nga afėr babait tė tyre.
Nė luftėn e Qepurit, Lulash Zekės i ranė dėshmor dy djemtė e tij dhe vėllau Frani. Ndėrsa ai vetė u varrua, duke qėndruar heroikisht si burrė i fortė i fisit Nicaj i Traboinit tė Hotit, duke mos u tundur ndaj armikut qė ishte i madh nė numėr. Ata ishin tė edukuar qysh nė djep, me ndjenjėn e zjarrtė tė dashurisė, pėr tė ruajtur tokėn e tė parėve, nga synimet dhe pushtimet e huaja qė prekėn tokėn e Arbėrit ndėr shekuj.

Kulla e Rranxės sė Rrasės nė Traboin tė Hotit, ishte pushkė e ngrehur, pėr interesat e larta dhe tė shenjta tė atdheut. Dhe pėr merita tė tija ushtarake e trimėri, ai u dekorua mė shumė medalje nderi e vlerėsimi tė lartė pėr gjestin heroik nė mbrojtje tė tokave shqiptare. Ai vdiq nė Traboin tė Hotit nė vitin 1942, nė moshėn 65 vjeē.
Atdhetari i flaktė, malėsori kreshnik Pjetėr Leka, sėbashku me familjen e tij, ka jetuar nė kullėn e tė parėve djalė mbas djali. Nė kullėn mikpritėse tė Pjetėr Lekė Nicaj, janė shtruar sofra bujare dhe fisnike pėr malėsorėt e miqtė e tė gjithė trojeve etnike shqiptare, ku kėndohej me lahutė trimėrisė tė bijve tė saj dhe atdheut tonė.Ai e njeh shumė mirė historinė e tė parėve.

Jeta dhe vepra e tij, nuk harrohet asnjėherė nė Malėsi, por ėshtė shembull nderimi dhe respekti dhe njė histori e gjallė, pėr brezat e rinj qė ndodhen sot nė Malėsi. Vetė kėnga popullore, kėtė kullė historike dhe trimat e saj brez mbas brezi i pėrkujton, nė saj tė rapsodėve dhe ēiftelisė nė ēdo pėrvjetor qė feston Hoti, pėr trimat e vet tė kryengritjeve kundėr pushtuesve turq dhe ngritjes sė flamurit nė majėn e Deēiqit mė 6 prill 1911, tė udhėhequr nga fatosi i lirisė Ded Gjon Luli.

Ėshtė nder dhe krenari tė rikujtosh kėto fatosa tė lirisė, qė asokohe me pushkė nė dorė iu kundėrvunė armikut mė mizor qė pėr 5 shekuj kishte pushtuar trojet etnike shqiptare. Turqit historikisht nga malėsorėt tanė trima, kanė marrė njė mėsim e pėsim tė madh, duke deshtuar nė tė gjithė pėrpjekjet e tyre, pėr tė nėnshtruar tė panėnshtruarit qė ishin dhe mbetėn malėsorėt tanė trima dhe heroik.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara