HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Pakoja e koduar e Ahtisaarit

-- nga Mr.sc. Gjon KEKA

Mr.sc. Gjon KEKA Ndikimi qė fanatizmi i njė “femre”, kapriciot e njė tjetre dhe intrigat e njė tė trete, ushtruan politikėn, trazirat dhe pajtimet e kohės nė njė pjesė tė konsiderueshme tė ballkanit dhe evropės, janė cėshtje qė janė diskutuar kaq shpesh sa s’ka asnjė qė tė mos e dij. Do tė ishte njė humbje kohe tė sillje shembuj tė tjerė tė veprimit tė faktorėve personalė nė shkaktimin e ngjarjeve tė mėdha kombėtare, si tė jashtme ashtu edhe tė brendėshme, si tė ketė qenė kahje e tyre. Sensi i pėrgjithshėm i njerėzimit ėshtė kaq larg pėrputhjes me dogmat e atyre qė po pėrpiqen tė na e flenė mendjen nga rreziqet e marrveshjeve, tė pavullnetėshme.

Dihet se ka pasur njė varg negociatash rreth problematikės dhe zgjidhjes sė cėshtjes sė statusit tė Kosovės dhe ato prodhuan kokėcarje dhe mosmarrveshje tė skajshme. Ndėrsa tani dėshira e liderėve dhe vullneti i qytetarėve ėshtė shėndrruar nė mundėsi politike dhe pritje tė mbizotrimit tė arsyes, aktit historik, pakos sė Ahtisaarit dhe rastit tė saj sui generis.

Nuk kanė mbetur edhe ca ditė dhe i dėrguari special i Kombeve tė bashkuara Marti Ahtisari dhe tė shpalos propozimin e tij tė statsusit tė ardhshėm tė Kosovės, propozim qė sipas tė gjitha gjasave do tė shpjegoj funksionalitetin e brendshėm tė demokracisė dhe ndėrtimit tė saj, por koka e pakos sė Ahtisaarit do tė jetė e koduar. Ka pasur shumė opinione dhe analiza rreth kėsaj pakoje, ajo sigurisht se ka ngjallė dyshim dhe dilema te pala kosovare, duke shkaktuar edhe ethe tė forta se si do tė duket, por njė gjė duhet ditur, asgjė spektakulare nuk do tė ketė pėr Kosovarėt e aq mė pak pėr serbėt.

Ahtisaari si duket do tė propozojė shtyllat e ndėrtimit tė shtetit tė ri tė Kosovės dhe mė pas do tė ndjekė rrugėn e tij tė diplomacisė ‘shuttle’ pas dorėzimit tė pakos tek palėt negociuese pėr tė marrė opinionet e tyre dhe sugjerimet nė lidhje me propozimin e Ahtisarit pėr statusin e ardhshėm tė Kosovės. Po ajo cka mė sė shumti do ta habis palėn Kosovare do tė jeta ajo se pakoja nuk mund tė deshifrohet por vetėm tė lexohet, ndoshta do tė sorollaten pak deri sa ta kuptojnė sipėrfaqėsisht, se cka nė tė vėrtet fshihet prapa saj dhe tė ardhmes sė tyre.

Gjuha qė Ahtisaari do tė pėrdorė nė kėtė pako do tė jetė gjuhė e politikės dhe diplomacisė sė gėrshetuar amerikano-evropiane. Kapaciteti pėr ta kuptuar kėtė stil dhe gjuhė tė diplomacisė do tė jetė i vėshtirė pėr politikanėt tanė dhe kapacitetin e tyre intelektual, politik dhe diplomatik. Kjo gjuhė qė do pėrdorė emisari Ahtisaaari ėshtė e pėrmasave tė rėndėsishme tė politikės dhe diplomacisė e qė nė fakt ėshtė pothuaj e pamundur t’i gjesh fillin e shkakqeve dhe pasojave qė do pėrcaktohen Brenda pakos pėr tė ardhmen e Kosovės.

Psh. njėra ndėr to do mund tė ishte, nė vend se tė propozoj pavarėsi, ai i hap derė rezolutės, ku do mund tė lexohej “vullneti i kėtij populli do peshohet dhe matet nė rezolutėn e ardhshme tė KS tė OKB-sė pėr ta njohur parimin e vullnetit politik tė saj pėr vetvendosje”. Pėrmasa politico-diplomatike e emisarit Ahtissari do tė ngre probleme tė ndėrlikuara sepse do pėrmbajė “kodin e pakos” dhe po ta shohėsh hollė e hollė do tė jetė e mistershme pėr nga natyra politike dhe diplomatike. Pala Kosovare do tė kėrkojė sė pari konsulta rreth pakos sė Ahtisaarit pėr sqarime tė mėtutjeshme dhe kuptimėsin e saj.

Ndėrsa pala serbe do ta mohojė kategorikisht edhe pse qė nė fillim ndoshta do ta pranojė nė dorė por nė fund do tė heqė dorė kur ta kuptojė gjysmėn e sė vėrtetės se aty fshihet pavarėsia e mbikqyrur e Kosovės dhe heqja e deformimit dhe difektit tė marrėveshjes sė Rambujes dhe Kumanovės.

Dhe nė kėtė mėnyrė procesi i Pakos sė koduar tė emisarit Ahtisaari do ecė nė drejtim tė pėrmbylljes sė kėsaj kaptine nė KS tė OKB–sė, ku do tė pėrgaditet rezoluta e re e KS pėr statusin final tė Kosovės, dhe do tė deshifrohet kodi brenda rezolutės 2625 ku njihet e drejta e vullnetit pėr vetėvendosje tė popujve. Ndėrsa tė gjitha shtetet brenda OKB do tė vendosin gjithashtu edhe Rusia qė thirrte pėr “veto teorike”, ndėrsa nė praktikė do tė bie dakort nė drejtim tė sė ardhmes sė Kosovės, demokracisė, paqes dhe integrimit tė ballkanit nė strukturat euro-atlantike.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara