HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Maqedonia nuk mund tė ekzistojė me masa represive kundėr popullit tė pafajshėm shqiptar

-- nga Isuf B. Bajrami, Gjilan, nėntor 2007

Isuf B. Bajrami Nė shėrbim tė veprimeve destruktive tė politikės antishqiptare u vu ushtria dhe policia maqedonase, e cila, nėpėrmjet dhunės e terrorit, bastisjeve, rrahjeve, burgosjeve, vrasjeve, kėrkon tė shuan aspiratėn e shqiptarėve pėr tė drejtat e tyre legjitime kombėtare.

Kohėve tė fundit pėrveē aksioneve represive ushtarako-policore, u thirrėn nėpėr polici nė tė ashtuquajturat "Biseda informative" njė numėr i madh shqiptarėsh me profesione nga mė tė ndryshmet, nga tė gjitha trevat etnike tė shqiptarėve nė Maqedoni. Nėpėr stacionet policore kėta intelektual tė shquar u stresuan, u vunė nėn njė terror psikik tė pashembullt, u keqtrajtuan fizikisht, u kėrcėnuan dhe u mbajtėn me orė tė tėra. Qėllimi kryesor i policisė-politike maqedonase ėshtė t'i mposhtė kėta luftėtarė tė dijes, t'i frikėsoj, dhe nė fund t'i detyroj tė heqin dorė nga ideja pėr tė drejtat themelore demokratike ku ka shqiptar nė territoret etnike shqiptare nė Maqedoni.

Kėto veprime banditeske tė autoriteteve dhe policisė-politike maqedonase janė njė shprehje e urrejtjes sė thellė qė ata ushqejnė ndaj popullsisė shqiptare, me veprimet e tė tyre antihumane, antikulturė, gjė qė ėshtė e pashembullt pėr ēdo vend evropian. Kėto veprime kryhen nė njė kohė kur udhėheqės tė ndryshėm politikė, personalitete tė larta maqedonase flasin me tė madhe pėr "barazinė"e popujve, pėr"respektimin"e tė drejtave dhe tė lirive tė njeriut. E kjo ėshtė hipokrizia mė e madhe e mashtrimi mė i ulėt qė shfaqet aktualisht nė Ballkan, sidomos nė trojet ku banojnė kryesisht shqiptarėt.

E drejta e shkollimit ėshtė e garantuar pėr ēdo popull kudo nė botė, ėshtė njė e drejtė e patjetėrsueshme, e shkruar jo vetėm nė dokumentet ndėrkombėtare, por edhe nė Kushtetutat e vendeve demokratike. Nuk ėshtė parė dhe dėgjuar qė nė njė vend evropian tė ushtrohet dhuna e terrori, tė pėrdoren armėt dhe tė derdhet gjaku ndaj njė populli qė lufton pėr tė drejta kombėtare, arsimin nė gjuhėn amtare. Kjo ndodh vetėm nė vendet me orientim sllavo-ortodoks; Serbi,Mal i Zi, Maqedoni, Greqi, nė kėto vende ballkanike qė njihen pėr egėrsinė dhe barbarinė e tyre.

Ky atentat i qeverisė maqedonase ndaj shqiptarėve ėshtė nė tė njėjtėn kohė edhe njė atentat ndaj Shqipėrisė dhe Kosovės, tė cilat ndėr tė parat e njohėn Republikėn e Maqedonisė pas "shkėputjes" sė saj nga ish Jugosllavia titiste. Kjo politikė qė ndiqet nga qarqet sunduese maqedonase ėshtė njė politikė dritėshkurtėr, pa asnjė tė ardhme, njė politikė qė ėshtė nė dėm edhe tė vetė interesave tė popujve maqedonas. Por duhet ditur se ekzistenca e vetė Maqedonisė si shtet rrezikohet tej mase, duke nėpėrkėmbur njė popull autokton,qė ka gjuhėn dhe zakonet e veta, kulturėn dhe traditat e tij. Ėshtė e pamundur tė nėnshtrohet dhe tė shtypet populli mė i vjetėr nė Maqedoni, siē ėshtė populli shqiptar. Historia shumėshekullore e popullit shqiptar dėshmon pėr luftėrat qė ka bėrė ai pėr tė ruajtur identitetin e tij, pėr tė mbrojtur trojet e tij nga pushtuesit e ndryshėm qysh nė kohėt mė tė hershme e gjer mė sot.

Shumė shtete evropiane me demokraci tė zhvilluara, me potencial ekonomik e shkencor, me njė kulturė tė lashtė, kanė bėrė dhe bėjnė pėrpjekje tė vazhdueshme pėr emancipimin e mėtejshėm tė shoqėrisė, pėr sigurimin e barazisė sė njerėzve pėrpara ligjit, pėr afirmimin dhe mbrojtjen e tė Drejtave dhe tė Lirisė sė qytetarėve tė saj. Kjo natyrisht nuk ėshtė arritur pa mund e pėrpjekje, pa luftėra dhe ndeshje sociale, pa kontradikta. E ne sot flasim pėr Evropėn e qytetėruar dhe tė emancipuar, pėr vende me demokraci tė zhvilluar. Kėto janė arritje tė shėnuara qė ne i mbėshtesim dhe i pėrshėndesim, janė fitore qė Evropa mundohet me fanatizėm t'i ruaj, zhvilloj e thelloj mė tej.

E megjithatė ne e shohim qartė se si kjo Evropė "demokratike" dhe e civilizuar qėndron indiferente ndaj fateve tė popujve tė tjerė, ku shkelen kėto tė drejta, ku mungon barazia pėrpara ligjit, ku nėpėrkėmben liria dhe pavarėsia e individit, ku ushtrohet dhuna e terrori ndaj popullsisė sė pafajshme. Shihet gjithnjė e mė qartė hipokrizia e qarqeve sunduese evropiane ndaj fatit dhe tė ardhmes sė popujve tė tjerė. Heshtin dhe bėhen tė paditur pėr shpėrnguljet nga Toplica e Sanxhaku, kur derdhet gjaku si lumi nė fshatrat e Medvegjes, Bujanovcit, Preshevės, Karadakut dhe Tetovės, kur vriten, ndiqen dhe torturohen me qindra e mijėra shqiptarė nga shtėpitė e tyre, kur ushtrohet njė etnocid e gjenocid i pashembullt-sistematikisht ndaj popullit shqiptar. Ėshtė hipokrizi akordimi i kredive dhe furnizimi me armė mė moderne nė njė kohė kur derdhet gjaku i shqiptarėve si Lum nė shtėpitė e tyre.

Ndaj luftės disavjeēare nė qendėr tė Ballkanit, ku janė shfarosur me dhjetėra e mijėra njerėz, ata kanė mbajtur qėndrim indiferent, pėr tė mos thėnė se e kanė nxitur atė pėr tė nxjerrė pėrfitimet e veta. Shqiptarėt vetėm nė qoftė se me luftėn e tyre tė drejtė dhe ēlirimtare do tė dinė jo vetėm tė rezistojnė, por edhe tė dalin fitimtarė, atėherė Evropa e "qytetėruar", e gjendur pėrpara njė fakti tė kryer, do tė mbante njė qėndrim tjetėr dhe hipokrizia e saj do tė dilte sheshit, kurse propaganda do tė flasė me njė gjuhė tjetėr, se "ne evropianėt gjithnjė kemi qenė nė mbrojtje tė pafajshmėve, nė mbrojtje tė lirisė dhe tė pavarėsisė sė popujve".

Ē'bėri Evropa kur ndaj shqiptarėve tė pambrojtur u qėllua me armė. Me qėndrimin e tyre mospėrfillės ata i nxitėn qarqet sunduese serbo-maqedonase qė tė vazhdojnė edhe mė tej dhunėn e egėr ushtarako-policore, duke shtypur ēdo ėndėrr tė shqiptarėve pėr tė drejtėn e tyre legjitime kombėtare pėr arsimin nė gjuhėn amtare.

Ėshtė koha qė shqiptarėt t'i kuptojnė miqtė dhe armiqtė e tyre, ēiltėrsinė dhe hipokrizinė, fjalėt nga veprat.

Qeveritarėt maqedonė me tė gjitha mėnyrat pėrpiqen t'i ndalojnė shqiptarėt tė organizohen, tė shkollohen, sepse nuk duan qė ata tė jenė tė barabartė me ta. Kjo ėshtė arsyeja pėrse ata u hodhėn me tėrbim pėr tė ndaluar themelimin e Universitetit tė Tetovės, pėr tė ndalur rininė shqiptare tė marrė arsimin e lartė.

Gjakderdhja, terrori i egėr ushtruar ndaj nismėtarėve pėr themelimin e Universitetit tė Tetovės dhe ndaj studentėve tė parė nė kėtė tempull tė dijes dhe kulturės, na kujtojnė pa dashur kohėn e mesjetės kur shkencėtarėt digjeshin tė gjallė, ngaqė shkenca e tyre u hapte sytė njerėzve tė pashkolluar, na kujtojnė Xhordano Brunon qė u dogj i gjallė nė sheshin e Romės pėr arsye tė zbulimeve tė tij tė mėdha shkencore pėr planetin e Tokės.

Sikurse politika e pushtetmbajtėsve serbo-maqedonė t'i pėrmbahej porosive dhe mėsimeve tė Goce Delēevit; "Kombet tė bėjnė gara kulturore dhe jo gara tė dhunės dhe tė intrigave", sikurse pushtetarėt maqedonas t'i ktheheshin politikės reale dhe miqėsore ndaj popullit shqiptar nė Maqedoni, dhe nė mėnyrė demokratike tė pranonte t'u njohė shtetasve shqiptar barazinė sociale, politike, nacionale, qytetare dhe shtetėrore, kjo do tė ishte ajo politikė qė do tė nxirrte nga pellgu i pafund kėtė vend ballkanik. Kjo do tė shėrbente si njė faktor i rėndėsishėm pėr ekzistencėn e Maqedonisė. Me barazi tė plotė nė ēdo fushė, pa dhunė dhe diskriminim midis tė gjitha nacionaliteteve qė bashkėjetojnė sot nė Maqedoni.

Shqiptarėt qė jetojnė nė trojet e veta, nuk kėrkojnė gjė mė tepėr, ata duan tė trajtohen si qytetarė tė barabartė me maqedonasit. Nė qoftė se kjo politikė diskriminuese do tė vazhdojė edhe nė tė ardhmen, atėherė shqiptarėt do tė kėrkojnė t'i jepnin fund kėsaj gjendjeje jo normale dhe do tė kėrkonin tė ndaheshin nga Maqedonia. Pa asnjė hezitim e diskutim, kjo do tė sillte shpėrbėrjen dhe zhdukjen nga harta evropiane tė kombit maqedon.

Do tė ishte mirė qė qeveritarėt maqedonas tė nxirrnin pėrfundime pozitive nga qėndrimi realist i qeverisė shqiptare qė ishte i vetmi shtet dhe komb fqinj i maqedonasve qė e njohu ekzistencėn e kombit dhe tė shtetit maqedon. Nė barazinė e plotė midis popujve qėndron edhe formula e stabilitetit tė brendshėm tė Maqedonisė. Nė qoftė se nuk kuptohet realisht kjo gjė, atėherė pasojat do tė jenė mė tė mėdha me pėrmasa katastrofike.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara