HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Kosova Teatri Ballkanik i amatorėve

-- nga Jeton Kelmendi, Paris

Jeton Kelmendi Vendi i vogėl me rreth dy milion banorė dhe me mė pak se njėmbėdhjetė mijė kilometra katror, Kosova, ėshtė bėrė njė skenė teatrale, ku shfaqin profesionistėt dhe amatoret, nė tė njėjtėn kohė, tė huajt dhe vendorėt. Mbase deri nė njė farė mase mund tė kuptohet se kur nuk ke fuqi, edhe nėse nuk pajtohesh, nuk do tė thotė se mund ta ndalosh diēkafin qė nuk ėshtė nė interesin tėnd ose edhe nė dėm. Nė kontinentin e Evropės, Kosova kėto ditė ėshtė njėra nga skenat mė tė ēuditshme tė dramės politike ndėrkombėtare. Duhet filluar nga ai qe i shkon fjala siē e thoshte populli. Faktori ndėrkombėtarė ėshtė i ndarė rreth statusit tė Kosovės. ShBA-tė dhe shumica e vendeve tė BE-sė, mbėshtesin propozimin e tė dėrguarit tė OKB-sė Marti Ahtisarit pėr njė pavarėsi tė mbikėqyrur, mirėpo Rusia dhe disa aleate tė tjera tė Serbisė vazhdojnė ta kundėrshtojnė fuqishėm. Kėtu mund te themi se tė mėdhenjtė masin fuqitė e tyre ndikuese ne planet.

Kėto skena mbase janė tė pritura deri diku, pasi qė bėhet fjalė pėr profesionalizėm nė lojėn e politikės ndėrmjet vendeve mė me ndikim nė botė. Nė tė dyja anėt, janė rreshtuar vende tjera pro "blloqeve", tė cilat padyshim mbajnė interesat e tyre. Kjo dramė veē qė ka shumė aktorėve nė skenė, ka edhe shume skenarė, shumė regjisorė dhe gjithēka ka shumė, veē rezultate ka pak. Nėse shikohen nga aspekti real, tetė vite nga pėrfundimi i luftės e deri me sot janė shumė, dhe OKB-ja e cila qe nga atėherė e akoma e administron vendin, i ka kaluar tė gjithė kufijt e vonimit pėr ti dhėnė fund ēėshtjes sė pazgjidhur tė Kosovės. Padyshim se janė shpikur gjėra tepėr tė pakuptimta si prag pėr shqiptarėt e Kosovės, por megjithatė u nis njė proces edhe pse u shty tash sa kohė. Vendet pro pavarėsisė deklarojnė se ėshtė koha pėr ta zgjidhur ēėshtjen, kurse ato qė kundershtojnė e pohojnė tė kundėrtėn, se duhet vazhduar me negociatat.

E para edhe pse vonė duket se e ka zgjuar ndėrgjegjen, por prapė nuk duket se ėshtė e bindur qė duhet ta mbėshtesė fuqishėm, gjė e cila do zgjidhje njėherė e pėr gjithmonė, ose thėnė mė drejtė deri me tani nuk po reflekton edhe aq shumė.
E dyta ėshtė diēka krejt jashtė mendimit normal. Negociatat qė njeriu i madh i politikės dhe i paqes Ibrahim Rugova i quante formale, vėrtetė vetėm formalisht u mbajtėn, pasi qė Serbia nuk ishte e gatshme pėr asgjė. Mbase ėshtė krejt normale qė nuk ka rezultate nga negociatat me Serbinė. Po ky shtet i Millosheviqit ėshtė qė vrau dhjetėra mira shqiptarė dhe dogji mija shtėpi e ēdo gjė shqiptare dhe nuk ėshtė i gatshėm as tė kėrkojė falje pėr krimet qe bėri.

Kėtu edhe ėshtė gabimi mė i madh i faktorit politik vendorė qė nuk ka kėmbėngulur, qė para negociatave Serbia tė kėrkojė falje. Ėshtė gabim i madh po ashtu pse bashkėsia ndėrkombėtare nuk e detyroi qeverinė serbe qė tė kėrkojė falje pėr krimet e bėra. Kėtu duhet pėrmendur edhe njė gabim edhe mė i madh, bashkėsia ndėrkombėtare e quan konflikt. Nuk e pranon si luftė, ku nėpėr vijat e frontit janė vrarė mijėra ushtarė me uniforma dhe emblema tė UCK-sė. Dhe nėse kjo nuk ju ka mjaftuar, si mund tė ndėrhyjė ushtria mė e fortė nė botė, NATO, dhe ta bombardojė njė shtet pėr tė shuar njė konflikt, nėse ajo nuk ėshtė luftė, madje kur bėhen krime mbi popullatėn civile.

Kėsaj nuk i gjej arsye, madje pėr tė qenė mė i butė nė konstatimin tim, mendoj se kjo ėshtė njė lojė tepėr amatoreske dhe pa kurrfarė logjike. Nga ana tjetėr, kjo ka pasur edhe pasoja tjera, i ka shėrbyer "bllokut" rus qė ta mbajė mė gjatė situatėn tė tillė. Shkurt, kėshtu luhet nė skenėn teatrale-politike Kosovė, nga faktorėt ndėrkombėtarė.

Edhe tė vegjlit kėtu bėjnė lojėrat e tyre. Politikanet kosovarė dhe serb vazhdojnė nė mėnyrėn e vjetėr ballkanike fjalamanin e tyre. Kėshtu e ashtu do tė ndodhė, thonė nėpėr fjalimet e tyre edhe pse edhe vetė e dinė se nuk i pyet kush sa ėshtė ora. Nė fakt politikanet e Beogradit s'kanė ēfarė humbin, pėr kėtė janė tė vetėdijshėm por hajt para elektoratit tė tyre bėjnė. Diēka tjetėr ėshtė me Kosovėn, politikanėt kosovarė duhet tė jenė tepėr tė kujdesshėm se kėto janė momente historike, sė paku tė jenė mė real nė raport me popullin. Kjo ju mungon padyshim.

Jashtė institucioneve, krejt bajraktarėqe takohen nė grupin qė e quajnė Grupi i Unitetit, aty propozohet gjithēka edhe pse bėhet pak. Nga kjo lojė mė vjen shumė keq, sepse kalon pėrmasat e njė paditurie e pa pėrgjegjėsie. E dinė se shteti i do simbolet dhe elementet qė e bėjėn shtet dhe ekipi i "sherifave", as qė ēan kokėn, mendojnė: "ndoshta ka kohė". E gjithė kjo ndodh nė prani tė spektaklit tė quajtur popull dhe mund tė themi se Kosova ėshtė Teatri Ballkanik i amatorėve. Kujdes se spektatorėt janė lodhur dhe nuk mund tė durojnė mė.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara