HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Qasje

Kosova dhe Serbia duhet tė njihen si dy shtete tė pavarura nga Kėshilli i Sigurimit

-- nga Jeton Kelmendi, Bruksel

Jeton Kelmendi Ēėshtja e Statusit tė Kosovės ėshtė bėrė njė problem aq i madh, sa qė ka eskaluar ēdo parashikim tė analistėve. Nė fakt komuniteti ndėrkombėtar ka bėrė gabime tė shumta, prandaj kemi ardhur deri tek njė situatė, ku gjėrat kanė ngelur dhe nuk janė duke shkuar drejt zgjidhjes sipas afateve tė parapara.
Sė pari rezoluta 1244, ėshtė njė rezolutė qė parasheh dėshtim nė procesin e ēėshtjes sė Kosovės, kėshtu duket tė jetė bėrė nė fillim, me ketė qellim. Nė ketė kuadėr Misioni i Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė nė Kosovė, UNMIK-u ka qenė jo vetėm i paaftė dhe i pavullnetshėm pėr transferimin e kompetencave tek vendoret, por edhe ka bllokuar dhe penguar procesin e kalimit nga tranzicioni. Kjo tanimė shihet qartė, e keqja ėshtė se reflekton nė pasqyrėn e gjendjes nė vend. Si pasoj e saj janė krijuar mekanizma dhe struktura tė tėra tė korruptuara dhe joprofesionale. Faktori ndėrkombėtar ka bėrė qė nė Kosovė tė dominoj njė gamė politike tepėr zemėrgjerė, e cila toleron nė pafundėsi derisa populli tė filloj disi ndryshe.
Kėshilli i Sigurimit ėshtė organi mė i lartė nė botė. Me zhbėrjen e disa nga federatave tė vendeve tė bllokut tė lindje, ka njohur shtete tė reja. Kur jemi tek njoha e shteteve tė reja duhet pasur parasysh tė drejtėn ndėrkombėtare tė popujve pėr tė jetuar tė lirė dhe ashtu si do populli,... tė pavarur. Nga ish-Jugosllavia sot janė tė njohura si shtete Sllovenia, Kroacia, Maqedonia, Bosnja dhe Hercegovina dhe Mali i Zi. Ndodhen lufta tė tmerrshme dhe masakra tė mėdha, mirėpo nė fund popujt e vendeve tė lartpėrmendura vendosen pėr fatin e tyre, qe tė jetojnė si shtete tė pavarura, madje Sllovenia ka arritur qe tė jetė anėtare e plotė e Bashkimit Evropian. Jugosllavia ishte njė federatė artificialisht e krijuar dhe kishte njė pozicion specifik nė politikėn ndėrkombėtare.
Pas ndarjes sė Malit tė Zi sė Fundi, federata u zhbė tėrėsisht. Mali i zi u njoh si shtet, Kosova nėn protektorat ndėrkombėtar, kurse Serbia pa u njohur si shtet i ri po vazhdon tė funksionoj si shtet, duke trashėguar pėrfaqėsimet nė institucionet ndėrkombėtare nga Federata.
Kjo ėshtė gabimi mė i madh i Kėshillit tė Sigurimit, Bashkimit Evropian dhe subjekteve tjera ndėrkombėtare, qė lejojnė njė gjė tė tillė. Serbia duhet tė njihet shtet i ri ashtu si edhe shtetet e tjera, qė dolen nda federata.
Kėshilli i Sigurimit ketė do tė duhej ta bėnė sa mė shpejt dhe ti njeh nė tė njėjtėn kohė si dy shtete tė pavarura Kosovėn dhe Serbinė.
Nga ana tjetėr rezoluta 1244 qė vazhdon tė pėrdoret si arsye nga Serbia dhe Rusia, qe sipas rezolutės, Kosova ėshtė pjesė e territorit tė Jugosllavisė, ėshtė lehtė pėr tu demantuar nga perėndimi dhe Shtetet e Bashkuara tė Amerikės.
Serbia nė Jugosllavi ka qenė njėsi e barabartė federale dhe pasi qė, tė gjitha dolėn nga federata edhe Serbia ka emrin Serbi dhe jo Jugosllavi, prandaj duhet njohur si njė shtet i ri.
Nė njė far mėnyre Kosova ka dalė nga Jugosllavia qė nga pėrfundimi i luftės, me vet faktin se ka institucione qė funksionojnė si shtet, Presidentin, qeverinė, parlamentin dhe mekanizma tjerė, ka trupat e NATO-s qė bėjnė sigurinė dhe funksionon si territor i njohur ndėrkombėtarishtė. Ketė e pėrforcojnė deklaratat e zyrtarėve mė tė lartė nė SHBA dhe BE. Ketė ēėshtje duhet analizuar ekspertėt ndėrkombėtar e natyrisht edhe shqiptarė. Kėsaj pritje kaq tė gjatė dhe nėn presion duhet shtuar edhe ketė fakt qė asnjėherė nuk kam pasur rastin ta dėgjoj apo lexoj.
Nuk ėshtė e mjaftueshme qė nga diplomacia ndėrkombėtare tė thuhet se Serbia po jeton nė tė kaluarėn siē potencohet nga disa politikan nė Bruksel. Njė veprim i tillė dhe sa mė i shpejt jo vetėm se do tė qetėsonte kosovaret, por edhe serbėt nė pėrgjithėsi dhe ky do tė ishte realiteti qė nuk mund ti ikin politikanėt fjalaman nė Beograd.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara