HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Me shkrimtarin dhe publicistin Jeton Kelmendi nė Bruksel

-- intervistė nga Albert Marjakaj

Jeton Kelmendi "Pėr Kosovėn vendoset nė Nju Jork dhe nga Brukseli gjatė kėsaj vere vėshtirė tė pritet ndonjė nismė serioze dhe konkrete" - thotė publicisti Jeton Kelmendi. Sipas tij, periudha e shtyrjes sė statusit do tė duhej shfrytėzuar pėr organizimin e zgjedhjeve, sidomos pėr shkak tė ndryshimeve qė ka pėsuar skena politike nė Kosovė, qė nga zgjedhjet e kaluara.

Lajmi Shqip: Ēfarė pasojash negative mund tė shkaktojė brenda nė Kosovė shtyrja e vazhdueshme e vendimit pėr statusin politik?

Kelmendi: Me Kosovėn ka ndodhur njė eksperiment i madh, qė fatkeqėsisht po vazhdon. Qė pas ēlirimit tė vendit, komuniteti ndėrkombėtar ka instaluar struktura nga mė tė ndryshmet. Sė pari rezoluta 1244 ka qenė jo e mirė pėr njė tė ardhme evropiane pėr Kosovėn, pastaj edhe kjo rezolutė ėshtė shkelur. Ėshtė shtyrė koha e paraparė me rezolutė, pėr zgjidhjen pėrfundimtare tė ēėshtjes. Kėshtu njė varg parregullsish kanė ndodhur nė raport me Kosovėn dhe tani prapė vazhdohet me shtyrje. Pa dyshim se pasoja ka dhe tė gjitha pasojat e mundshme i dinė faktori politik vendimmarrės ndėrkombėtar. Qė ta kenė nėn kontroll situatėn, faktori politik ndėrkombėtar ka krijuar njė "grup komunikativ" pėr ta dhe ai grup pėrbėhet nga liderė tė partive mė tė mėdha politike, kėshtu qė edhe pse ata nuk punojnė mirė, janė pėrfaqėsuesit e popullit. Thjeshtė rreziku nuk mohohet, por ai vjen nga njė pėrqindje jo e madhe. Dhe, kur jemi kėtu duhet thėnė se edhe media ėshtė duke i shėrbyer kėtij "stabiliteti".

Lajmi Shqip: A ka arritur Rusia qėllimin e saj pėr tė pėrēarė Bashkimin Evropian nė pėrkrahjen pėr planin e Ahtisarit, qė parasheh pavarėsinė e mbikėqyrur pėr Kosovėn?

Kelmendi: Jo, kėtu ėshtė nė pyetje diēka tjetėr. Evropa kurrė nuk ka qenė unike dhe kjo dihet edhe mė parė, jo vetėm nga rasti i Kosovės. Natyrisht, Evropa do tė duhej ta zgjidhte ēėshtjen e Kosovės, sepse Kosova ėshtė pjesė e Evropės, mirėpo kėtu mė sė paku pyetet Bashkimi Evropian. Thjeshtė, Kosova ėshtė problem ndėrmjet SHBA-ve dhe Rusisė. Nė kėtė poligon qė tanimė janė hapur letrat, flitet dhe shprehen qėndrime, por krejt diku tjetėr lėvizin gjėrat ndėrmjet tė mėdhenjve. Mendoj se Rusia nuk ėshtė aq shumė e preokupuar pėr Kosovėn, por Kosova ėshtė vetėm njė nga pikat e sferės strategjike tė Rusisė. Ndėrkaq, qėllimin pėr pėrēarjen e BE-sė, ajo e arrin sa herė qė dėshiron dhe arsyet pėr kėtė janė tė shumta.

Lajmi Shqip: Ju ndodheni nė Bruksel, dhe mė intereson tė di ēfarė hapash tė tjerė priten nga BE-ja gjatė kėsaj vere pėr statusin e Kosovės?

Kelmendi: Ju lutem, Brukseli ėshtė kryeqendra e Evropės, por pėr Kosovėn vendoset nė Nju Jork dhe kėtu vetėm sillen gjėrat e gatshme, edhe pse ka plane edhe jashtė atyre zyrtare. Sipas informacioneve qė kemi ekziston njė mendim se nė rast tė mos miratimit tė njė rezolute tė re nė Kėshillin e Sigurimit, BE nuk do tė dėrgojė misionin e ri nė Kosovė. Pėr hapat e mėtejmė: besoj se kėshtu do tė shkojė edhe kjo verė dhe nuk besoj se Brukseli do tė ndėrmarrė ndonjė nismė serioze dhe konkrete.

Lajmi Shqip: Megjithatė, zyrtarė tė lartė tė BE-sė disa herė kanė thėnė se Kosova nė fund tė fundit ėshtė njė problem evropian. Atėherė a i frikėsohet Brukseli shpėrthimit tė njė krize tė re nė Ballkan, nėse vazhdohet me zhagitjet pėr statusin e Kosovės?

Kelmendi: E thashė edhe mė herėt se natyrisht kėtė ēėshtje duhet ta pėrmbyll BE-ja sepse Kosova ėshtė pjesė e Evropės. Kurse sa u pėrket shqetėsimeve pėr eskalimin e situatės nė Ballkan, sigurisht se ekzistojnė, mirėpo e vėrteta ėshtė se atje janė trupat paqėruajtėse tė KFOR-it dhe letrat janė hapur: Kosova do tė jetė e pavarur, por pritni se ka kohė. Nga ana tjetėr duhet shtuar edhe njė fakt tjetėr, as lidershipi kosovar nuk ėshtė i shqetėsuar fortė pėr kėtė, por vazhdon me tė njėjtin avaz ta mashtrojė popullin. Natyrisht se kėtė e sheh edhe BE dhe i pėrcjell reagimet atje. Siē e thotė populli e ka orėn nė dorė dhe e din kur i bėhet vonė. Grupi i Unitetit ėshtė ora e bashkėsisė ndėrkombėtare dhe sipas asaj akoma ka kohė.

Lajmi Shqip: Sa prisni se do tė jetė i suksesshėm misioni i ri i BE-sė nė Kosovė?

Kelmendi: Sė pari, nuk mendoj se do tė shkojė pėr ndonjė sukses tė madh. Ėshtė i pari mision i kėtij lloj i BE. Dihet roli i kėtij misioni, mbikėqyrės, por pėr Bashkimin Evropian ėshtė njė test pėr tė parė se deri ku ka arritur BE me funksionalitetin e saj nė kėtė lėmi.

Lajmi Shqip: Pas kundėrshtimit tė vazhdueshėm tė Rusisė, a besoni nė mundėsinė e zgjidhjes sė statusit pėrmes rezolutės sė Kėshillit tė Sigurimit?

Kelmendi: Ekzistojnė disa mundėsi: Njėra nga to ėshtė qė Rusia tė abstenojė nė rast tė votimit tė rezolutės sė re dhe Serbisė t'i thuhet nga Moska se nuk mund tė shtyhej mė kjo ēėshtje. Kjo pak gjasa tė ndodh, tė paktėn tė ndodh shpejtė. Mundėsi tjetėr ėshtė njohja e drejtėpėrdrejt e pavarėsisė. Kjo edhe mė pak i konvenon Serbisė, ngase humb disa nga privilegjet e parapara me planin e Ahtisarit. Njė mundėsi tjetėr ėshtė qė statusi tė shtyhet edhe pėr dy vjet, pastaj Kosova tė njihet shtet i pavarur drejtpėrdrejt, ndėrsa tani t'i jepen disa pėrparėsi tė funksionimit, por nė OKB tė mos ketė pėrfaqėsues. Ky plan i mundshėm duket tė jetė mė i pranueshėm pėr Beogradin.

Lajmi Shqip: A mund tė jenė alternativė serioze paralajmėrimet pėr mundėsinė e ndarjes sė Kosovės?

Kelmendi: Ėshtė e vėrtet se ekziston njė ide e tillė. Kohėve tė fundit ka filluar gjithnjė e mė shumė tė pėrmendet si mundėsi nėpėr disa media ndėrkombėtare, ndarja e Kosovės. Kjo edhe ka qenė qėllimi i Serbisė. Nėse ndodh kjo tani shqiptarėt janė nė njė pozitė pak mė tė mirė seē kanė qenė dhe krahu radikal shqiptar do tė nis njė luftė, ku mė pas pos Serbisė do tė kyēen edhe shtetet tjera fqinje Maqedonia, Mali i Zi dhe Greqia. Pasojat mund tė jenė tė paparashikueshme, ngase do tė lėvizin kufijtė nė Ballkan. Kjo alternativė nuk mė duket serioze dhe aspak e mirė. Jemi tė vetėdijshėm se faktori politik shqiptar nuk ėshtė ai qė vendos pėr Kosovėn, por kėtu ėshtė e meta mė e madhe e liderėve qė nuk dalin para popullit dhe ta thonė tė vėrtetėn, ne nuk po na pyet kush. Kėshtu liderėt po tė jenė tė sinqertė populli do tė pėrgatitet pėr sfidat eventuale.

Lajmi Shqip: Si e vlerėsoni punėn e ekipit negociator tė Kosovės, sidomos nė kėtė fazė pas shtyrjeve tė reja?

Kelmendi: Grupi Negociator apo i unitetit siē po quhet, ka shkelur Kornizėn Kushtetuese, nuk ka bėrė asnjė punė tė mirė. GU ėshtė superqeveri, superparlament e ēka tjetėr. Pėr mendimin tim puna e GU-sė ėshtė nėn zero dhe njė ditė tė gjithė do ta shohin. Ky grup ėshtė dhe do tė mbetet Ora qė mbetet mbas dhe ne qė e kemi kėtė orė mund ta humbin trenin. Pak pėrjashtim bėnė Agim Ēeku, por edhe ai ėshtė nė lojė. Dua ta them njė gjė tė thjeshtė: sa mund tė jetė rezultative puna e tyre jashtė lėkurės sė tyre. Ata nuk po punojnė nė vendet e tyre, si president, kryeparlamentar, liderė partiakė, opozitarė, pra detyrat qė realisht u takojnė, aq sa punojnė nė njė institucion paralel.

Lajmi Shqip: A duhet tė mbahen zgjedhje tė reja nė kėtė kohė nė Kosovė?

Kelmendi: Po. Mendoj se nuk ėshtė dashur as tė shtyhen. Kurse tani mendoj se patjetėr duhet tė mbahen zgjedhje pėr strukturat lokale. Ēdo gjė ėshtė e fjetur, nė pritje tė statusit. Duhet ditur se edhe nesėr, po tė zgjidhet statusi, ne duhet tė funksionojmė si shtet dhe nuk bėn qė t'ia grumbullojmė vetes tė gjitha ēėshtjet pėr periudhėn pas pavarėsisė. Nga ana tjetėr kanė kaluar sa kohe nga skadimi i mandatit tė tė zgjedhurve nė tė kaluarėn. Faktori politik ka ndryshuar. Partia mė e madhe LDK ėshtė ndarė, nė skenė ka dalė njė parti e re dhe njė emėr i fuqishėm i biznesit, Behxhet Pacolli, kėshtu qė patjetėr mendoj se zgjedhjet duhet tė mbahen nė tetor. Mendoj ka kohė tė mjaftueshme, por se di sa i konvenon "Zotit" Grup i Unitetit.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara