HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Trojka ose dy me njė pėr realitetin

-- nga Jeton Kelmendi, Paris

Jeton Kelmendi Pėrderisa Shtetet e Bashkuara tė Amerikės dhe shumica e anėtareve tė Bashkimit Evropian mendojnė se ēėshtjet me rėndėsi nė fushat ndėrkombėtare qė reflektojnė kriza nė regjione tė caktuara, duhet zgjidhur drejt dhe sipas frymės demokratike, faktori tjetėr i fuqishėm, Rusia, mendon dhe madje insiston nė zgjidhjen e ēėshtjeve sipas kutit tė saj, teorisė sė okupimit. Kėto ēėshtje vejnė nė kundėrshtim fuqitė e mėdha tė planetit, jo rrallė herė tensionojnė marrėdhėniet ndėrmjet tyre dhe mbajnė nė presion opinionin publik.
Shtetet e Bashkuara si e vetmja superfuqi nė planet, pėr tė vendosur sipas politikės amerikane - parimit demokratik, nėpėr vende tė ndryshme, duhet qė jo rrallė herė tė lėshojnė pe, ose negociojnė. Aktualisht qeveria amerikane po pėrballet me disa ēėshtje qė faktorin Amerikan e sjellin tek njė situatė jo edhe aq tė mirė. Vendosja e Sistemit tė radarėve nė Poloni dhe Ēeki nga ana e SHBA-sė, ėshtė kundėrshtuar rreptė nga Rusia, bllokut tė tė cilit i pėrkisnin kėto dy vende Evropiane. Nga ana tjetėr edhe ēėshtja e luftimit tė terrorizmit dhe lufta nė Irak, si dhe situata atje nė regjion, kanė krijuar njė seri kontra mendimesh ndėrmjet Rusisė dhe SHBA-ve.

Tė dy faktorėt, qysh kohė mė parė kanė pasur kundėrthėnie, mirėpo situata ka qenė krejtėsisht ndryshe. Rusia si vend me ndikim nė botė, ka pasur njė ekonomi tė dobėt dhe si pasojė e kėsaj, ėshtė detyruar tė lėshoj pe nė shumė ēėshtje. Dhe nėse nuk ėshtė pajtuar, ka heshtur dhe punėt janė zgjidhur sipas parimeve demokratike, qė len tė kuptohet mendimit Amerikan. Raportet shumė herė janė ftohur dhe janė zbutur ndėrmjet tė dyja vendeve, por mund tė themi se nė tė shumtėn e rasteve, ėshtė vendosur sipas SHBA-sė, mendohet pas njė ndihme ekonomike. Tanimė situata ėshtė mė ndryshe. Gjatė viteve tė fundit, gjendja ekonomike atje ka ndryshuar, ėshtė ngritur pėr shumė herė standardi jetėsor dhe politika ruse tani, pėr ta treguar autoritetin e vet, shprehet mė e vendosur. Evropa nga ana tjetėr si faktori i tretė, ėshtė gjendur nė njė pozitė pat. Shumica e shteteve tė Unionit Evropian janė pro zhvillimeve demokratike qė janė krah SHBA-ve. Sido qe tė jetė e tėra qė ndodh ėshtė kryesisht ndėrmjet SHBA-Rusi.

I tėrė potenciali i vendeve mė me ndikim dhe atyre tjera, pėrfshihet nė organizatėn mė tė madhe tė Botės, Kėshill i Sigurimit i OKB-sė. Edhe aty ndodh qė tė dėshtojnė procese e periudha tė ndryshme.
Ēėshtja e zgjidhjes sė Statusit tė Kosovės, qe nė fillim pėr shumė analist ndėrkombėtarė nuk u duk aq e komplikuar, doli qė Kėshilli i Sigurimit tė vihet nė pozitėn e dėshtimit. Sekretari i pėrgjithshėm i OKB, caktoi njė tė dėrguar tė tij, ish-Presidentin Finlandez Marti Ahtisari, pėr tė ndėrmjetėsuar nė bisedimet Prishtinė-Beograd. Pėr shkak tė gjendjes sė atillė dhe insistimit tė Rusisė dhe disa vendeve tjera, statusi i paraparė tė zgjidhej pėr vitin e kaluar, u shty pėr disa muaj, me pretekst pas zgjedhjeve tė pėrgjithshme nė Serbi. Mė pas vazhduan edhe disa takime tjera nė Vjenė, mirėpo bisedimet pėrfunduan pa sukses.

Ndėrmjetėsuesi Ahtisari privilegjoi serbėt e Kosovės mė shumė se ēdo pakicė tjetėr nė ēdo vend tė botės dhe propozoi njė pavarėsi tė mbikėqyrur pėr Kosovėn duke rezervuar pėrfaqėsim plus reales pėr minoritetet, posaēėrisht pėr serbėt.
Nė kohėn kur Ahtisari ia dorėzoj sekretarit tė pėrgjithshėm, propozimin pėr Statusin e Kosovės, duhej qė Kėshilli i Sigurimit ta shfuqizonte rezolutėn 1244 dhe tė vendoste pėr ta njohur Kosovėn si shtetin mė tė ri nė Botė. Rusia i tha prerė, jo planit tė Ahtisarit dhe propozoi ekip vėzhgues, pastaj shtyrjen e negociatave ose thėnė mė thjeshtė pėrkrahu kėrkesat e Serbisė, tė gjitha i realizoi. E gjithė kjo veē sa mundoi kot sė koti SHBA-tė, Britaninė e Madhe dhe Francėn, pėr tė zbutur siē e quajnė disa, planin e tė dėrguarit tė sekretarit tė pėrgjithshėm. Pas dėshtimit tė disa planeve A B C ... Kėshilli i Sigurimit, ia kaloi ēėshtjen Grupit tė Kontaktit, pėr ta krijuar treshen.

Shtetėt e Bashkuara tė Amerikės, emėruan si pėrfaqėsues tė tyre z. Frank Wisner, Bashkimi Evropian Wolfgang Ischinger kurse Rusia Aleksandėr Harēenko.
Pėr kėto negociata tjera shtesė, ku trojka SHBA-Rusi-BE do tė ndėrmjetėsojė, janė parashikuar 120 ditė negociata dhe rezultati i tyre dihet tani mė. Serbia kurrė nuk do tė shprehet e gatshme qė me negociata ta njohė pavarėsinė e Kosovės, nga ana tjetėr pas gjithė atyre krimeve qė bėri Serbia nė popullin shqiptar, kurrė nuk do tė pranohet tė kihet gjė tė pėrbashkėt me shtetit, qė vrau qindra mijėra qytetarė, civilė tė pafajshėm dhe dogji mijėra shtėpi e ēdo gjė jo serbe.

Krijimi i trojkės, duhet tė jetė prova e fundit. Treshja ose dy me njė pėr realitetin e ri tė krijuar nė Ballkan, duket pak mė bindės, ngase dy pėrfaqėsuesit: ai i Evropės dhe Amerikės janė pėr respektimin e vullnetit tė popullit shumicė absolute shqiptarė. Dhe kur jemi kėtu duhet pėrmendur se dihen qėndrimet, tanimė janė publike qėndrimet e tė tre vendeve pėrfaqėsuese.
Pėrndryshe pas kėsaj kohe tė blerė nga Serbia dhe Rusia, Kosova duhet njėanshėm ta shpall pavarėsinė e vendit dhe vendet duhet tė fillojnė ta njohin direkt.

Njė gjė tani duhet kuptuar faktori ndėrkombėtarė, se tani Kosova duhet tė njihet si shtet plotėsisht i pavarur dhe me tė drejtat e barabarta pėr tė gjithė qytetarėt, pa privilegjet e minoritetit serb tė propozuar nga Ahtisari. Mendimi i disa zyrtarėve ndėrkombėtar se pas kėsaj kohe Kosova duhet tė njihet shtet i pavarur, por duke u bazuar nė planin e Ahtisarit ėshtė njė gabim tjetėr qė mund tė bėhet dhe prodhon prapė probleme atje.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara