HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Tė ftuar pa ftesa

-- nga Jeton Kelmendi, Bruksel

Jeton Kelmendi Duket shumė e thjeshtė. Mungon vetėm ftesa zyrtare. "Na kanė ftuar verbalisht, por nuk kemi njė ftesė tė shkruar". E kemi dėgjuar kėtė fjali qė sa ditė nga anėtarėt e ekipit tė ashtuquajtur tė unitetit, por tė gatshėm pėr tė marrė pjesė ne bisedimet shtesė me Beogradin, gjithsesi janė.

Takimi i radhės me treshen e Grupit tė Kontaktit, ėshtė paralajmėruar pėr 30 gusht nė Vjenė, d.m.th. kanė mbetur mė pak se 10 ditė nga ai takim. Negociatarėt kosovarė nuk kanė ftesė, por e dinė mirė se do tė shkojnė, e dinė gjithashtu se ēfarė do tė thonė! Ato qė i kanė thėnė edhe mė parė, mirėpo me sa vendosmėri i thonė, ketė e kanė kuptuar mirė faktori ndėrkombėtar.

Ftesa zyrtare megjithatė ka arritur nė adresėn e palės tjetėr, bile para disa ditėsh, ketė zyrtarisht e kanė deklaruar zyrtaret nė Beograd. Ashtu siē bėhet normalisht nė komunikimet diplomatike. Ftesėn e ka marrė Beogradi sepse nė raport me ta bashkėsia ndėrkombėtare funksionon ashtu siē bėhet normalisht me njė shtet, madje i tejkalon normat e sjelljes normale diplomatike dhe tė politikės ndėrkombėtare, "I ledhaton" dhe i "llaston" deri nė maksimum, nuk ua prish qejfin dhe pranon teket e tyre. Nuk ėshtė kjo hera e parė, me siguri nuk do tė jetė as e fundit.

Fatkeqėsia qėndron tek qasja qė kanė faktorėt ndėrkombėtarė ndaj Prishtinės. Kėshtu vet komuniteti ndėrkombėtar, prodhon probleme, nga privilegjet qė ja bėn palės Serbe dhe mostrajtimit, palė e barabartė, palės Kosovare. Kjo shprehet pėrmes inferioritetit me tė cilin trajtohet pala kosovare dhe manifestohet edhe pėrmes detajeve tė tilla qė duken imtėsi siē ėshtė mungesa e adresimit tė njė ftese. Por, duhet kuptuar se kėsaj gjendjeje i kanė shėrbyer vetė "krerėt" tanė, liderėt e "mėdhenj" tė cilėt asnjėherė nuk e kanė sfiduar realisht asfare qasjeje tė bashkėsisė ndėrkombėtare.

Duhet pasur para sysh se bėhet fjalė pėr Kosovėn, e jo pėr Serbinė, prandaj duhet dhėnė nė radhė tė parė hapėsirė Kosovės, e jo Serbisė qė donė tė okupojė.

Kur jemi tek trajtimi i barabartė i palėve del se "Respekti meritohet" - kėtė menēuri nuk e kanė zbatuar asnjėherė gjatė gjithė procesit tė negociatave negociatorėt tanė. Me servilizmin e tyre kanė qenė nė gjendje tė pranojnė ēdo kėrkesė qė u ėshtė bėrė, madje edhe kėrkesave verbale.

Pranuan kalimin e disa afateve pėr vendimin pėr statusin, shkuan nė Vjenė dhe pranuan koncesione tė shumta pėr decentralizimin dhe procese tjera. Nė Prishtinė ktheheshin me vlerėsime si ato tė ndeshjeve tė futbollit: "fituam", thonin dhe mediet transmetonin si papagalli: "Prishtina – Beogradi 1 me 0 apo edhe mė shumė". Stėrmadhohej gjithēka pėr tė mbuluar dėshtimet dhe paaftėsinė e manifestuar nė raundet e bisedimeve pėr ēėshtjen mė tė madhe pėr kombin.

Premtuan pavarėsinė nė shkurt, nė mars, nė qershor, shpresuan edhe pėr korrikun dhe kur tė gjitha afatet kaluan pranuan sėrish tė hyjnė nė bisedime. Prapė thonė se vetėm do shkojnė, por nuk do tė luajnė nga qėndrimet. Nuk e dinė se as pėr ēfarė do tė flitet, apo edhe nėse do tė flitet fare pėr ndonjė gjė. Nuk kanė as ftesė pėr takimin ku thonė se nuk do tė heqin dorė nga pavarėsia dhe integriteti territorial. Banale dhe paradoksale duket, por ėshtė e dhimbshme dhe e vėrtetė. Askush nuk i nderon ashtu siē duhet nderuar burrėshtetasit seriozė. Kjo ėshtė e rėndė pėr Kosovėn para sė gjithash. Thjeshtė bėjnė ēdo gjė qė u kėrkohet. Kjo pozitė inferiore ėshtė nėnēmuese jo vetėm pėr ta. Ėshtė nėnēmuese pėr Kosovėn. Tė tjerėve pėrveē tjerash duhet t'ua bėjmė me dije se duhet tė fillojnė tė na trajtojnė si partnerė. Pėr tė arritur kėtė duhet tė meritojmė respektin. Pėr tė arritur respektin duhet tė hiqet dorė nga servilizmi, duhet aftėsuar dhe treguar shumė menēuri, diplomaci, duhet treguar vullnet tė palėkundur se jemi tė zotėt qė tė bėjmė shtet.

Vetėm kur tė fillojė lidershipi ynė tė tregohet i tillė, vetėm atėherė tė tjerėt nuk do ta marrin shkel e shko, vetėm atėherė do tė fillojnė ta shohin si palė tė barabartė, vetėm atėherė nuk do tė mungojnė as detajet e tilla si ftesa pėr takimin ku do tė flitet pėr Kosovėn. Para sė gjithash pėr Kosovėn e jo pėr Serbinė ku ftesa nuk mungon. Bile, ka arritur nė kohėn e duhur, pėrmes kanaleve normale diplomatike. Nė Prishtinė kush e di, ndoshta do ta sjellin dikur, mjafton njė ditė apo dy para takimit. Mund tė ndodhė qė edhe tė mos e dėrgojnė fare, sepse Ekipi i Unitetit edhe ashtu do tė shkojė sepse nuk din tė thotė "jo"!

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara