HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Letėr e hapur

Java Ndėrkombėtare kundėr Dhunės nė Familje

-- nga Jozefina Topalli (Ēoba) - Tiranė, me 25 nėntor 2007

Jozefina Topalli (Ēoba) Sot merr udhė Java Ndėrkombėtare kundėr Dhunės nė Familje.

Parlamenti Shqiptar ėshtė angazhuar prej kohėsh nė njė fushatė qė unė e konsideroj aksion politik kundėr kėtij fenomeni qė fatkeqėsisht vazhdon tė vrasė.

Ne do tė koordinojmė ēdo iniciativė kombėtare qė fokusohet nė kėtė aksion.

Sigurisht, qė mua nuk do tė mė pėlqente qė kėto fenomene, qė vrasin gra dhe fėmijė tė pafajshėm tė luftohen nė ditė, apo javė tė caktuara, ja pse nė axhendėn politike tė Parlamentit Shqiptar, lufta ndaj kėtij fenomeni ėshtė njė aksion i pėrditėsuar, jo vetėm me miratimin e projektligjeve qė e dėnojnė atė, ku veēoj atė "Kundėr Dhunės nė Familje", por edhe me angazhimin tonė qytetar nė ndėrgjegjėsimin e shoqėrisė mbi efektet negative tė kėtij fenomeni dhe tė heshtjes ndaj tij.

Por unė jam gjithashtu e ndėrgjegjshme qė fushata tė pėrcaktuara nė kohė dhe tė mirė organizuara ndėrkombėtarisht rrisin intensitetin e ndėrgjegjėsimit tė shoqėrive nė tranzicion dhe tė shoqėrive mė tė zhvilluara pėr t'u fokusuar nė kėtė luftė.

Siē e kam theksuar edhe mė parė, familja ėshtė vatra e dashurisė dhe jo e abuzimit me tė.

Nė tė duhet tė edukohet dashuria dhe jo tė rriten fėmijė me kompleksin e dhunės.

Besoj se ne kemi ende te mirėruajtur vlerėn tradicionale tė familjes dhe dashurisė nė tė.

Besoj nė fuqinė edukuese dhe nė pėrkushtimin e prindėrve shqiptarė, unė besoj nė fuqinė edukuese dhe nė pėrkushtimin e mėsuesve shqiptarė.

Besoj se shoqėria jonė nuk mund tė pranojė integrimin e dhunės nė tė, sepse ne jemi njė shoqėri tradicionalisht vlerėsuese ndaj femrės, respektuese ndaj saj.

Ne, parlamentarėt shqiptarė, do tė pėrdorin tė gjitha mjetet qė kemi nė dispozicion pėr tė dėnuar dhunėn nė familje, do tė mobilizojmė tė gjithė organizmat qė tė punojmė jo vetėm pėr sensibilizimin e shoqėrisė, po edhe pėr tė promovuar ndryshimet e nevojshme ligjore nė pėrputhje me standardet e Kėshillit tė Europės.

Ndaj ju ftoj tė gjithėve tė reagojmė ndaj dhunės.

Dhuna vret, nėse ti hesht! Reago dhe ti, thuaj Ndal Dhunės nė Familje!

Ju faleminderit!
Jozefina Topalli (Ēoba)

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara