HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Profil poeti

Poeti i britmės sė kumteve tė lashta e lirikave amtare

-- nga Klajd Kapinova, Manhattan, New York

Klajd Kapinova Anton Ēefa (1934), u lind nė Shkodėr, ku edhe kreu mėsimet fillore e tė mesme. Studimet e larta i ka ndjekur nė Institutin Pedagogjik 2-vjeēar Shkodėr e i ka kryer ato nė Universitetin e Tiranės, nė Fakultetin e Gjuhės, Letėrsisė e Historisė sė Shqipėrisė-Dega e Korrespondencės, nė vitin 1962. Ka shėrbyer si mėsues nė shkollat 8-vjeēare dhe tė mesme. Pėr punėn e tij si mėsues ėshtė nderuar, mbas rėnies sė diktaturės, me titullin “Mėsues i merituar” (19). Gjatė periudhės sė regjimit komunist, ka botuar nė shtypin e qytetit e shtypin qėndror periodik, shkrime rreth psikologjisė etnike dhe pedagogjisė popullore tė popullit tonė.

Anton Ēefa Mbas pėrmbysjes sė kėtij regjimi, ishte njė ndėr themeluesit e gazetės demokratike “Shkodra” (1991), e para gazetė lokale demokratike nė Shqipėri, dhe anėtar i kėshillit botues tė saj. Gjithashtu ka qenė anėtar i kėshillit botues tė revistave “Rrezja e jonė” (Shkodėr, 1991) dhe "Kumbona e sė Dielles" (Shkodėr, 1992), qė filluan tė botohen nė Shkodėr asokohe. Pėr njė periudhė tė shkurtėr, ka punuar si drejtor i Radio Shkodrės (1992). Nė vitin 1993, ka emigruar familjarisht nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės. Qė nga viti 1994, ėshtė editor i gazetės “Dielli” (1909), organ i Federatės Panshqiptare “Vatra” (1912) dhe bashkėpunon pa ndėrprerje. Ka botuar nė gegnisht, pėrmbledhjet poetike: “Dritarja e njė britme” (Lezhė, 1999), “Heshtja ka tingull guri” (Shkodėr, 2002).

Poeti i talentuar Gjekė Marinaj, me banim nė Dallas (Texas), pėr artin poetik tė Anton Ēefės, krijime tė ruajtur nė fshehtėsi, gjatė kohės sė diktaturės nė Shqipėri (1944-1990) vlerėson: ““Heshtja ka tingull guri”, ndonėse po bie nė duart e lexuesit pėr herė tė parė, ėshtė ruajtur si fosil nė shpirtin e poetit qė nga dekada e katėrt dhe e pestė, tė shekullit qė sapo kaloi, a edhe pak mė vonė. Pra kemi tė bėjmė me atė kohė, kur nė bisedat e ditės sė qytetarėve flitej kryesisht pėr pushkatimet e njėpasnjėshme tė intelektualėve, klerikėve, poetėve e tė gjithė atyre qė guxonin tė komunikonin zėshėm me ndjenjat e tyre.

Mirėpo, pėr natyrėn njerėzore, nė njė pėrspektivė tė veēantė, shprehja e ndjenjave ėshtė e barabartė me instiktin e frymėarrjes. Ndėrsa pėr poetėt, kjo domosdoshmėri humane, ėshtė e disafishuar nė mė tepėr se njė kuptim.”. “Fjalė nė vargoj tė muzgėt” (Shkodėr, 2003), ėshtė vėllimi tjetėr poetik i editorit A. Ēefa. Libri shoqėrohet me parathėnien: “Poezia si formė e mbijetimit dhe e pasurimit shpirtėror”, shkruar nga studiuesi e pedagogu i Universitetit tė Kozencės nė Itali Prof. Anton Nikė Berisha. Pjesa e mbasme e vėllimit, ka njė vlerėsim sintetik, hartuar me kujdes e kulturė fine nga studiuesi i njohur nė Rumani Prof. Ardian-Christian Kyēyku. Ai ka gati pėr botim 2 libra studimor, pėr tė cilat, ka punuar nė njė hark kohor prej 30 vjetėsh: “Psikologjia etnike e popullit tonė-tradita”, “Edukatė popullore shqiptare”. Punimin voluminoz e ka paraqitur pėr gradėn shkencore, por pėr arsye biografie nuk i ėshtė pranuar. Studiesi e publicisti Ēefa, punon pandėrprerje nė hulumtimet e kulturės dhe traditės sė hershme shqiptare, duke i dhėnė jetė dorėshkrimeve, qė presin tė botohen:

“Kritikė letrare: syzime-analiza-intervista”, “Ftillime publicistike”, “Portrete”, “Noli e Konica” (ese), njė pėrmbledhje poezish origjinale dhe njė pėrmbledhje poezish tė pėrkthyera nga italishtja e anglishtja. Pėr lexuesit e rubrikės profil poeti, po ofroj tė kundrojmė sėbashku, kėnaqėsinė qė tė japin tubėzat lirike: “Motivet e gurit”, “Kulti i fjalės”, “Motivet e Shkodrės”, “Motivet e stinėve” tė pabotuara mė parė. Poeti Anton Ēefa, jeton me familje nė New Jersey.


Poezi


Jehe melodish

Nė mendimin tim
thėrmohet nji tingull guri
e vorbuj flake
ngre nė ēdo pikėl gjaku
mandej nji mal me dhimbje
e jehe melodish
ma tė lashta se kohė e gurit.


Enigma e gurit

Gjithkush dashunohet n’diēka
e unė u dashunova nė enigmėn e gurit.

Nė rebusin e gurtė
gjeta shtegun e andrrės
e mugullimin e sythit tė njomė
nė prak pranverash.

Xixa stralli
ma ndezin eshkėn e gjakut
e jam dell i ngrimė nė ballin e shkambit.

Gjithkush dashunohet n’diēka
e unė u dashunova nė enigmėn e gurit.

Guri - rit i shejtė i tė parėve tė mi.


Mallkimi i gurit

Qė nė kohnat ma tė para
stėrgjyshi im nė logun e kuvendit
faqe burrave urtakė
u pėrbetue mbi gur…

Dhe guri ia lėshoi namėn e vet:

“Mallkue qoftė ēdo gja qi s’asht gja,
mallkue qoftė fjala,
nėse nuk zbulon tė vėrtetėn,
lėvizja nėse nuk synon drejt dritės,
ngjyra nėse nuk ruen fytyrėn,
forma nėse shtrajtėson njeriun,
pesha nėse nuk randon ku duhet !
Mallkue qofshin !

E mallkimi mė ndjek qė shtatqind brez.


Pesha e fjalės

Kur dora e brengės troket
nė damarėt e votrės
e prushi i saj pėrndizet
e harliset
nė tė gjitha enėt e gjakut,
tė dhemb shpirti, vėlla,
e peshon si guri fjala
e ma tepėr se guri.


Filli i fjalės

Fėmijė,
ia kėrkova fillin fjalės:

Pėrtej bukurisė, qielli,
Pėrtej dashurisė, nana,
Pėrtej flijimit, Atdheu,
Pėrtej vetvetes, emni.

Emni,
nė mes tė kangės
e tė gjamės.

Miha nė gojėn e shpresės

Miha nė gojėn e shpresės
e mbolla nji fjalė
e fjala u ba dhimbje.

Lule e shpeshtė e kėsaj zagne
qi quhet jetė.


Kryqėzim

Kryqėzohem tek fjala,
fjala kryqėzohet tek unė.

Nė fjalėn time digjem,
pėrsėdytem prap tek fjala.

Hini i stėrdjegun i Feniksit Fjala.


Kulti i fjalės

Ka nji kufi tė artė
gjithėsia:
aty ku mbaron sė djeguni
nji botė
fillon nji tjetėr botė
e gjallė me fije bari e jete.

Nė altarin mes dy botėve
si lutje e shejtė
kulti hyjnor i fjalės
ringjallė nė dritė.


Shnjoni

Si ēdo vjetė
Shnjoni i ndezi flakadajt
Dhe valles ia dogji hapin.

Deri nė ag tė ditės
Pėrzhiten kambėt e shpirtnat.

Kristianizmi pagzoi me emen tė ri
Zakonin e vjetėr
E arbėrit mbeten arbėr.

Zjarre tė fikuna dikur
Ndezen rishtas nė gjokse e tė rijve
Ditėn e Shnjonit.


Pax Vobis !

“Pax vobis’, kufoma jetėsh tė zhgėnjyeme!”
Pėshpėrisin gjuhėt e blerta tė selvive
E shelqeve u ranė gojėt
Nė litani mortore pa mbarim.

Mbi eshtna martirėsh randojnė
E dridhen prej pezmi gurėt e zajeve,
Kullojnė helm kaltėrsitė.

* U kushtohet patriotėve tė pushkatuem mbas mureve tė Rmajit, nė Zall tė Kirit.

Stinė panairesh

Stinė panairesh dehėse,
Pranverė e delireve
Qė tallaziten nė gufim tė gjakut
Ndėr dej.

Panair tingujsh tė blerė
Kah dridhen nė fėrgėllim tė kalesės,
Ma tė lehtė se drita
Qė feks mbas degėzave tė kopshtit.

Panair ngjyrash
Ma tė brishta se fjalėt e zogjve
Nė endje ylberesh.

E aromat,
Oh panairet e aromave,
Ma tė kandshme
Se fryma e foshnjeve nė djep!

Stinė panairesh dehėse,
Pranverė e delireve!


Vapa djegagur (Vera)

Fjolla rrezesh tė zjarrta
Qė nuk shihen
Gėzojnė ditėt e dasmės
Me rituale vape.

Nji gjinkallė e ēmendi
Gushtin djegagur
Deri nė frymė tė fundit.

Mendimet si kallijt
Kanė ulun krenat
Mbi ditėn qė digjet
Pa zhurmė.


Nė damarėt e vjeshtės

Mė zverdhon gjaku nė damarėt e vjeshtės.
nė ninėzat e syve tė saj
mė pushon mendimi.

Krahėt e drujve
pėrkulėn prej peshės sė mallit.

Strehėt pikojnė pa pra
lirika me gri tė muzgėt.


Ēast

Nė pritje tė blerimit
damarėve tė mendimit
rrjedh gjaku i vjeshtės.


Akuarel

Me fishkėllima ernash
masgallave tė jetės
rreh krahėt vjeshta.

Me njolla ari e bakri
varet nė degėt e pemėve
andrrimi.

Me tinguj tė verdhė e tė kuremtė
rekton mbi gjethet qė bien
nji kumbim
si lutje jetimi.

Nė foletė e fjalėve
trumhasen tė trembun
trishtilat e trumcakėt.


Tundzitet ajri

Tundzitet ajri hapsinave tė qelqta
e zhurmat
e fjalėt.

Randue prej mija puthjesh buzlagėta
tė shiut
qė rigon pritueshėm,
gjethet murmurisin
meloditė e erės n’kalim.

Si ēerdhuklat
tremben vegimet
n’flutrim drejt brigjeve t’andrrueme.


Humbja e kujtesės

Nė pėlhura damarėsh tė gjetheve
tė vjeshtės
u mplak kujtesa e blerimeve tė dikurshme
e humbi.

Sythat nė stinėt e ardhshme
nuk do tė trashigojnė asgja
veē dhimbjes sė degėve tė mardhuna
dhe ankthit
me thanė njė fjalė tė blertė.

Grishje e brymtė e gjetheve

Gjethe qė bien,
njė grishje e brymtė
lamtumire.

Ēerdhe qė varen
ndėr degė t’lakuriqueme
e lėkunden
n’ kujtime t’harrueme.

Shi qė s’pushon
e lan kalldrame ankthesh
kah dalin ma tė dlira
n’shkelqim me ngjyra t’ikjes.


Rosat e egra

Nė horizontet e mbylluna
pėrhumbet e tretet ngadalė
vizatimi gjeometrik i rosave tė egra -
trazim i pėrkohshėm
i qiellit gri tė shpirtit dimnuer,
qė tėrhiqet i trembun
nga mospėrfillja e klithmave tė tyne
tė lamtumirės.


Puthjet e bardha

Flurore fjolla bore
zbresin fushoreve.

Nji mori lulesh nė xham
sajojnė puthjet e bardha.
dikush shpejton tė hapė nji shteg
te rruga,
nėn derė tė moshės nji plak
i ndrydh mendimet.

Fjollat e borės flurore
ngadalė
zbresin fushoreve.


Dimen

Dheun e mbulon
bardhėsia e mendimeve tė borės.

E flokėt e saj
mbi shpirtin e qelqtė tė dimnit
me mija forma
lulet i ēelin tė ngrita.

Andrra tė dridhshme
tė ftohta
puērrizen mbi gishtat e degėve
qė presin pranverėn.



Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara