HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Profil studiuesi

Historia e martirėve nė arkivat e Vatikanit dhe Shqipėrisė

-- nga Klajd Kapinova, Manhattan, New York

Klajd Kapinova Dr. Pjetėr Pepa (1942), lindi nė qytetin e Shkodrės, ku, kreu mėsimet fillore e tė mesme. Nė vitet 1960-1965, kryen me rezultate tė larta Fakultetin e Mjekėsisė, dega Stomatologji. Emrohet mjek stomatolog, nė Klinikėn e qytetit tė Shkodrės. Falė pasionit pėr mjeksinė, merr pjesė aktive, nė sesionet e para shkencore nė shkallė vendi, qė zhvillohen nė vitin 1967, nė vendlindje e rrethet tė tjera tė Shqipėrisė, sidomos ato tė Fakultetit nė kryeqytet. Nė vitet 1969-70, shėrben nė lokalitetin e thellė malor tė Dukagjinit, ku, vijon tė mbledhė materiale e botojė tema shkencore, pėrkthime e botime tė ndryshme. Gjatė vitit 1974, specializohet pranė Katedrės sė Stomatologjisė pėr Ortodonti. Jep provimet pasuniversitare, nė gjuhėt italisht, frėngjisht, rusisht etj. Mė vonė, pervehtėson gjuhėn gjermane. Pengohet, pėr motive politike, tė mbrojė disertacionin, pėr gradėn Doktor i shkencave, tė cilėn e merr nė vitin 1992, me temen: "Epidemiologjia e sėmundjeve stomatologjike nė fėmijtė e qytetit tė Shkodrės".
Dr. Pjetėr Pepa Nė periudhėn 1990-1997, pėrfshihet nė proēeset demokratike, duke u zgjedhur deputet i Kuvendit Popullor pėr dy Legjislatura rradhazi. Kryen detyrėn e Ambasadorit tė Shqipėrisė pranė Selisė sė Shenjtė (Vatikan), Romė gjatė vitit 1997. Mė 1998, kthehet nė profesion tė lirė dhe pėrkohėsisht si pedagog i jashtėm pranė Fakultetit tė Mjekėsisė, nė profilin e Ortodontisė. Eshtė autor i afro 100 botimeve shkencore e propagandistike, si dhe monografive: "Stomatologjia praktike" (1980, pėrkthim), "Tė njohim sėmundjet stomatologjike" (1981), "Anomalitė e Numurit tė dhėmbėve" (bashkautor, 1981). Ka botuar, disa libra politikė e kulturorė, si: "Dosja e Diktaturės" (e pėrkthyer nė italisht e anglisht), "Pranė dhe Larg", "Proverba nga gjithė bota", etj. Ka qenė antar i Kėshillit Shkencor tė rrethit tė Shkodrės dhe Kolegjumit tė Stomatologjisė, pranė Ministrisė sė Shėndetėsisė pėr periudha tė ndryshme kohore.

Tragjedia e Kishės Katolike Shqiptare

(Udha e Kryqit Shqiptar; Nga Kryqi Tek Ringjallja; Profile Martirėsh)

Dy fjalė…

Lexuesi, ka tė drejtė tė befasohet, qė autor i kėtij libri tė jetė njė njeri, qė nė detyrėn e tij, nuk ėshtė klerik, historian as shkrimtar. Kėtė pėrshtypje e ka pasur nga fillimi e deri nė fund edhe vetė autori…, por qė mė nė fund, ka arritė nė pėrfundimin, se ishte thjeshtė e premtuar prej Zotit, njė detyrė e ngarkuar dhe e zgjidhur vetėm prej Tij.
Autori, i pėrket njė familjeje tė krishterė, tė dokumentuar sėpaku, qė nga koha e Kuvendit tė Arbėrit (1703). Nė njė dokument, gjetur kohėve tė fundit, tė famullitarit tė Tophanės (Dukagjin, Malėsi e Madhe) don Pal Kamsit (18.VI.1737), nė listėn e familjeve tė vjetra katolike shkodrane (lagjen Arra e Madhe). Asokohe pjesa mė e madhe e tė krishterėve, ishin kėthyer nė islam, njė pjesė nė "laramanė" (nė shpirt tė krishterė). Tė paktat ishin ato familje qytetare, tė mbetura dhe deklaruar hapur si tė krishterė. Mė 1858, kur vihej guri i themelit i Katedrales sė Shkodrės, nė atė foton historike tė pjesmarrėsve, gjendet edhe stėrgjyshi i devotshėm, Jak Pepa.
Edhe mbas afro 50 vjetėsh tjera, ėshtė kėtė rradhė gjyshi, Pjetėr Jaku, tė cilit, autori i trashėgon edhe emrin, ("Pranė dhe Larg" f.13), qė gjendet pranė Misionarėve Shetitės, si: atė Ded Passi, atė Frano Genovizzi etj., duke i shoqėruar ata, qė me rrezik jete. Ata sėbashku, shkonin pėr tė pėrhapur dritėn e dijes dhe fesė, nė skajet mė tė largėta e mė tė thella tė malėsive shqiptare.
Nė Arkivin Qendror tė Shtetit nė Shqipėri (Tiranė), gjendet njė dokument, ku, provohet se dy klerikėt e mėdhenj, atė Anton Harapi O.F.M. (1886-1946) e atė Mark Harapi O.F.M. (1886-1974), u zbuluan pikėrisht nga kėta misionarė nė Obot, e qė, si pranuan deshirėn e tyre pėr xhakoj, duke qenė ende tė vegjėl nė moshė, i strehuan nė shtėpinė e qytetarit shkodran Pjetėr Jaku (asokohe katekist), pranė Misionareve Shetitės dhe kafaz pranė Konsullatės Italiane.
Ndoshta, pėr kėtė ndihmes modest, nė ditėn e vdekjes sė tij (nėntor 1929), nė revistėn "Kumbona e sė Dielės", ėshtė shkruar: "Mė njė mėnyrė tė veēantė, po jau porosisim lexuesave shpirtin e Pjetrit Jakė Pepės, i cilli nė djelmni tė vet, pėr shumė vjet, kje shok shumė besnik i Misionarėve t' onė*, tuj u ndihmue me vepren e vet si katekistė, edhe kje ndimtąr i madh i Rektorve n'Uratore tė Zemres sė Krishtit.-Zemra e hyjnueshme e Jezu Krishtit i dhashtė shperblimin per ato vepra aq shejte!" ("Pranė dhe Larg", v.2000, f.269)
Tradita vazhdon. I jati i tij Ndoc Pepa, gjithė jetėn e tij mbeti mik e ndihmėtar i ngushtė i etėrve franēeskanė e jezuitė, jo vetėm nė ditėt e lulėzimit, por edhe tė rrezikimit e tė ndeshkimit tė rėndė tė tyre. Kjo ndikoi edhe tek vetė autori i librit, i cili, duke u gjetur, qė nė fėmijėrinė e tij tė herėshme, gjithnjė pranė institucioneve fetare dhe sherbyesve tė saj, njohu shumicėn e tyre. Ai mbeti i lidhur gjatė gjithė kohės me jetėn, veprimtarinė dhe vdekjen e tyre. ("Dosja e Diktaturės", 1995 f.600; "Pranė dhe Larg" 2000, f.15).
Njė fotografi e thjeshtė dhe e vogėl, por me domethėnie tė madhe, ėshtė ajo e vitit 1953, kur autori tashmė 11 vjeē, gjendet nė Merēijė tė Lezhės, ku, festohet, edhe nė kushtet e mbaskomunizmit, 250-vjetori i Kuvendit tė Arbėrit; (ndėrsa 50 vjet mė vonė, Nunci Apostolik Imzot Giovanni Bulaitis, i dhuron njė ndėr tė paktat kopje), tė Kuvendit tė Arberit, botuar nga Selia e Shenjtė, nė 300-vjetorin e mbajtjes dhe botimit tė tij (1703-2003).
Pesė vite mė vonė, nė 1958, edhe ai, si gjyshat e tij shekuj mė parė, gjėndet ndėr protagonistėt e Festės sė Madhe tė 100-vjetorit tė Katedrales, nė korin e punimet e shumta, qė kryhen me kėte rast, e njė goditje nė koke, njė rrjedhje gjaku mbi themelet e elterit tė ri (qė ndėrtohet), mbetėn dėshmi e lidhjes sė tij tė pandashme me Kishėn dhe klerikėt e Saj. ("Pranė dhe Larg", f.19).
Nė pėriudhėn e bukur e tė vėshtirė tė ndryshimeve demokratike, shtyrė nga vullneti i Zotit ai, ėshtė nė krah me njė tjetėr qytetar shkodran, z.Mark Morana, qė thėrret don Simon Jubanin, pėr Meshėn e Parė (4 nėntor 1990), ēka do tė thotė, se pati fatin e madh tė shohė, mbas sa dekadash, nė Fushėn e Rrėmajit. Disa javė mbas, ndihmon nė hapjen e Kishės "Zoja Rruzare" (tek lagja e tij), ku, kishte ndihmuar meshė, qė nė fėmijėrinė e tij ("Pranė dhe Larg", f.73)
Pas kėsaj, tė thuash fare rastėsisht, ai lė bluzėn e bardhė dhe e sheh veten nė Parlamentin shqiptar, si pėrfaqėsues i forcave demokratike, posaēėrisht i pjesės sė krishterė. Njė kujtim i fėmijėrisė, njė thirrje gjithė dėshpėrim e babait: "Po kėta kanė vra kot patėr Faustin me shokė … po ai ka kenė shejt", bėhet shkak pėr gjurmimet nė arkivat deri atėhere tabu tė Sigurimit famėkeq tė shtetit diktatorial komunist, qė e ēojnė nė tubime tė shumta e nė dekorimin e tyre si "Martirė tė Demokracisė", e mė pas nė botimin e librit "Dosja e Diktaturės", 1995, pėr tė cilin, Kardinal Mikel Koliqi (1902-1997), do tė shprehej: "Njė meritim i madh, pėr tė mbetė nė histori..."
Gjatė punės afro 6-vjeēare nė Parlament, duke mos e harruar asnjėherė detyrėn e vet si katolik e duke mbajtur qėndrim tė hapėt nė mbrojtje tė Klerit dhe Fesė sė krishterė, njė ditė, ai pėrballet me njė incident tė bukur. Juristi Fehmi Abdiu, gjatė njė seance parlamentare (qė pėrmes televizorit, pėrcillej nė gjithė Shqipėrinė), nė zemrim e sipėr, duke dashur t'a fyej e shanė "katolik" dhe merr njė pėrgjigje, prej njė faqeje gazete, ku, ai i tregon, se cili, ka qenė kontributi i krishtėrimit nė botė e nė Shqipėri dhe pse diktatura komuniste, ishte kaq e tėrbuar me Klerin e krishtėrimin shqiptar… Kjo gazetė, qė shitet ne Shkodėr, mbrenda disa orėve e me kaq jehonė, bėn qė imzot Frano Illia (1908-2001) t'a emėrojė atė, si pėrfaqėsues tė Klerit katolik nė Parlamentin shqiptar ("Pranė dhe Larg" f.117) Dhe ndoshta, si shpėrblim i punės sė deri atėhershme, nė vitin 1997, shkon ambasador pranė Selisė sė Shejtė dhe Shejtit Atė Papė Gjon Pali II (Karol Wojtyla 1920-2006). Ndodhi si pakuptuar, qė edhe vetė ai, nė mbylljen e jetės, e sheh veten si njė qytetar, qė pėr 50 vjet mbeti i pandarė ndarė nga Kisha, Institucionet dhe sherbėtorėt e Saj, me lidhje miqėsore, tė hapta dhe tė fshehta, sipas pėriudhave tė ndryshme, qė Ajo kaloi, duke njohur personalisht afro 100 klerikė nga tė gjithe ata, qė u ndodhėn pėrballė "furtunės sė tėrbuar komuniste".
Kishte afro 10 vite punė, kėrkime e botime, mbi sakrificėn dhe martirizimin e tyre, dhjetra libra me autografe, dhuruar nga personalitetet e kėsaj kishe, si: Koliqi e Ilia; Masafra e Sinishta, Mirdita e Simoni, Pllumbi e Nogaj, Jubani e Gjolaj, Luli, Gardini e Sinishta, e sa e sa emra, kujtime e dhurata klerikėsh e martirėsh, nga Shqipėria nė Itali e Amerikė. Pra, njohje personale, qė shkonin nga mė i vogli e deri tek mė i madhi, deri te Papa Gjon Pali II e Nėnė Tereza, nė pragun e vdekjes por edhe tė Shenjtėrimit tė Saj…
Fryt i kėtyre njohjeve dhe kujtimeve, bėhet libri tjetėr: "Pranė dhe Larg". E, kur nė 60-vjetorin e ditėlindjes dhe nė promovimin e disa botimeve modeste, mendoi se tashmė i ishte afruar fundit, ēka do tė thoshte tė pushonte pak. E pėrfundimisht…, ja ku vjen edhe detyra mė e madhe e mė e vėshtira… Imz.Masafra, nė emėr tė Konferencės Ipeshkvnore tė Shqipėrisė, e ngarkon me detyrėn e re, atė tė Komisionit Historik pėr Kanonizimin e martirėve katolikė shqiptar, ēka do tė thoshte, tė fillonte sėrish njė pune sa delikate e tė rėndė. Sėrish me kujtimet e deshmitė, me dokumentat e arkivat, Qendrore apo tė Sigurimit tė Shtetit, me shkrimet e botimet, tė dikurshme dhe tė tashmet. Ndoshta, nuk ishte mė koha, pėr njė detyrė tė tillė, por… pikėrisht kjo, e bėn mė bindės faktin, se ishte e premtuar prej Zotit. Ai duhej t'a pranonte atė pėr shumė arėsye.
Falė gjithė asaj, qė u parashtrua mė lart, falė pėrvojės e mundėsisė, se tashmė bėheshin sėpaku dhjetė vjetė, qė nuk i ndahej atyre temave, falė mundėsisė, pėr t' iu futur sėrisht atyre arkivave, ku, tjetėrkush nuk ishte futur e nuk mund t'i futej pa lejet e posaēme.
Ja pra, se pse ai medoemos duhej ta pranonte kėte detyrė e kėte ndčr! Ndčr i madh, sepse mjerisht nė Shqipėri, martirėt dhe dėshmitarėt e Fesė, ishin mė tė shumtė se kudo tjetėr.Vuajtja dhe qėndresa, kishte qenė mė e fortė se kudo, mbasi edhe vetė diktatura kishte, qenė mė e egėr dhe kishte jetuar mė gjatė...
Pėrgjegjėsi e madhe, sepse ata ishin martirė tė vėrtetė, por tė torturuar e tė baltosur nga njė djall i vėrtetė. E kishin fituar me vdekjen e tyre tė lavdishme martirizimin, por diktatura, kishte zhdukur gjithēka duhej ditur mbi jetėn e veprėn e tyre.. e madje, edhe kishte pėrbaltur gjithēka.
Dhimbje e madhe, sepse do tė jetonte me vuajtjen e sakrificat e tyre e tė familjeve, me nėnėn, qė mbeste pa djalin e vetėm, me motrat e vėllezėrit, qė fillonin kalvarin sapo humbisnin me tė afėrmin e mė tė dashurin e tyre, me misionarėt, qė kishin lėnė atdheun e familjen e tyre, italiane e gjermane, qė vinin pėr t'i sjellė dritė e kulturė, besim e shprese, kėtij populli, kaq tė prapambetur e tė humbur. Ata lanė eshtrat, nė vendet e panjohura, nė njė zall lumi apo njė hendek rruge. Ndėrsa, nė anėn tjetėr, do tė ndeshej me torturat, qė nuk mund tė pėrshkruhen, qė nuk gjenden as nė shekujt e mesjetės e pėr tė cilat, flitet aq shumė, duke lėnė nė heshtje e harresė ato tė shekullit tė XX, qė i pranonin e i tregonin vetė kriminelėt, me deshmitė dhe dokumentat e tyre.
Ju vu punės, i bindur si gjithmonė, se Ai, qė e premtoi, do t'a ndihmoj, ta kryej edhe kėte detyrė tė vėshtirė. E, mbas disa viteve pune tė pandėrprerė, mė nė fund, paraqet sot kėtė punė modeste, qė padyshim, ka pėr tė pasė mangėsitė e dobėsitė e veta, por qė lexuesi zemėr gjėrė ka pėr t'ia falur, i bindur se e bėri pėr tė vetmin qėllim fisnik, pėr nxjerrjen nė pah tė Sakrificės sė Pashembullt tė Kishės dhe Klerit Katolik Shqiptar, e cila, meriton shumė mė shume dhe do ta marrė atė nė shumė vepra tjera mė tė pėrkryera nė tė ardhmen.
Ajo qė mund tė them, me kėtė rast, ėshtė fakti, se nga bukuria, dhembja dhe vlera e kėtij libri, nuk i pėrket asgjė autorit, por vetėm jetės, veprės e vdekjes se atyre, qė lumturisht vuajten dhe ranė pėr binomin me tė shtrejtė tė tė gjitha kohėrave Fe e Atdhe. Le tė jetė kjo vetėm njė pikė uji, nė oqeanin e mirėnjohjes, ndaj sakrificės sė tyre tė pashembullt..

Botime tė autorit:

I-Botime shkencore:
1-Tė njohim sėmundjet stomatologjike (1980)
2-Stomatologjia praktike (1981, pėrkthim)
3-Anomalitė e numrit tė dhėmbėve (1981)
4-Epidemiologjia e sėmundjeve tė gojės tek fėmijtė (2002)

II-Botime politike:
5-Dosja e diktaturės-Tiranė (1995)
6-Paggine sulla dittatura-Terlizzi (1998)
7-The Criminal File Of Albania's Comunist Dictator (2003, nė botim)

III-Botime kulturore:
8-Pranė dhe Larg (2000)
9-Proverba nga gjithė bota (2001)
10-Gjosho Vasija, Meteor i humorit shqiptar (2001)
11-Shopenhauer "Arti si tė jemi tė lumtur" (2001, pėrkthim)
12-A. de Mello "Urtia popullore e Lindjes" (2002)

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara