HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Imzot dr. Zef J.Oroshi, ish-nxėnėsi i Mjedjes e Fishtės

-- nga Klajd Kapinova, Manhattan, New York

Klajd Kapinova “Vigan nė Krisht e nė Vatan. Vetė Zoti pat vendosur, qė njė bir i Oroshit tė kaptoj Oqeanin dhe tė mbjellė nė Tokėn e Bekuar fidanin e Ungjillit ndėr vėllezėrit shqiptarė nė mėrgat, tė cilėt qenė nisur nė rrugėn e humbjes dhe tė tretjes sė madhe. Imzot dr.Zef Oroshi, ėshtė i pari meshtar i Kishės katolike shqiptare nė Amerikė. Ai themeloi, bashkė me komunitetin e New York-ut nė emigracion Kishėn katolike “Zoja e Kėshillit tė Mirė” (sot “Zoja e Shkodrės”)...”[1]

Po kush ishte imzot Zef Oroshi, qė pėr njė kohė tė shkurtė, u bė njė nga personalitet mė tė shquar tė diasporės shqiptare nė Europė e ShBA?

Oroshi, ėshtė ish qendra e Mirditės, qė ka gdhendur faqe tė ndritura nė historinė e popullit shqiptar. Ajo, pėr shkak tė pozicionit tė saj gjeografik, nė qendėr tė maleve kreshnike tė Veriut, duke u njohur me traditat e saj si njė krahinė katolike, ka qenė ndėr shekuj njė kėshtjellė e fortė e shqiptarizmės, njė epiqendėr e fuqishme e tėrmetit kundėrosman pėr shekuj me radhė.

Ata qė bėnė historinė e Mirditės ndėr shekuj, ishin kapedanėt ose Dera e famshme 7 shekullore e Gjonmarkagjonit dhe abatėt, veēanėrisht imzot Preng Doēi, ku, pasardhėsit e tė cilit jetojnė ende nė afėrsi tė Rubikut. Ai u shkollua nė Shkodėr dhe Itali. Shėrbeu si misionar pėr shumė vjet nė Kanada dhe Kalkuta (Indi). Mė pas ringriti Abacinė e Oroshit. Ishte njeri, ndėr figurat kryesore, qė bėri shumė pėr tė zhvilluar Mirditėn dhe vendosur rregull nė jetėn e malėsorėve tė asaj ane. Abati i shquar, kishte shpesh tendenca tė forta separatiste. Ishte njeriu, qė kishte ngritur njė platformė tė kjartė me bosht tė theksuar politik, pėr krijimin e njė Principate nė Mirditė, duke u pėrpjekur, pėr ta vėnė atė nė jetė.

Pėr mė tepėr, krahina nė fjalė, ėshtė qeverisur gjithmonė me dinjitet, nė bazė tė kanunit tė maleve dhe pėr kohėn e mungesės sė shtetit dhe tė drejtės (ligjeve ose kushtetutės) sė shkruar. Kanuni i “Lek Dukagjinit” (i mbledhur dhe kodifikuar mė vonė nga At Shtjefen Gjeēovi O.F.M. (1874-1929), ishte njė nevojė e domosdoshme, pėr tė drejtuar jetėn e bashkėsisė nėpėr Malėsi tė Veriut, nė tė cilėn, ka zėnė vend nė histori Mirdita, me qendrėn e saj tė hershme Oroshin.

Mbiemri Oroshi, qė prelati mbarti me dinjitet, lajmėron sipas rregjistrave tė Kishės, se ai kishte lindur mė 24 nėntor 1912, nė Tokėn e Kathedraleve (deri nė shek. XIX numėronte 200 kisha), limani vigan tė kryengritjeve pėr flamurin e lirė, qė ishte e mbeti Mirdita, sikurse shkruhet nė titullin e njė libri me profil historik, tė studiuesit e publicistit Ndue Dedaj.

15 vjet mbas, i riu Jozef Oroshi, gjendet nė auditoret e Seminarit Papnor nė Shkodėr. Librat, me sa duket ishin dhe mbetėn pasioni i tij i vetėm. Pėrkushtimi i pėrshpirtshėm ndaj fesė e shėrbesave fetare, ishte njė traditė e hershme e trashėguar nga tė parėt e familjes Oroshi.

Mėsimet fillestare Zefi i vogėl, i mbaroi nė vendlindje, ndėrsa mėsimet e mesme i nis nė vitin 1927, nė Seminarin e njohur tė Jezuitve nė Shkodėr. I etur pėr dije tė thella e kulturė tė pasur civilizuese dhe kristiane Perėndimore, vijon studimet e larta mė 1936-1940, nė degėn admiruese tė Teologjisė e Filozofisė nė Romė (Itali) pranė Universitetit tė Urbinos nė “Propaganda Fide”, sėbashku me 14 djem tė tjerė tė rinj shqiptarė asokohe. Mprehtėsia dhe zgjuarėsia, ishin tė ngjizur thellė nė mendjen e begatė tė tė riut.

Kardinali italian Shkėlqėsia e Tij mons. Fumasson Biondi, Prefekt i Propoganda Fide, e shuguron, duke i dhuruar petkat dhe koletin e meshtarit. Buzėqeshja e sinqertė dhe fisnike, lexohej lehtė nė fytyrėn e meshtarit tė ri, qė hynte me ndėrgjegje dhe dėshirė tė plotė nė vreshtėn e madhe tė Zotit. Fjala e Zotit, ėshtė fjala e popullit. Meshtari, gjatė gjithė jetės sė tij, u gjend afėr popullit tė vet, nė ditė tė mira dhe tė vėshtira, si njė ushtar besnik i Krishtit. Ai ndau me besimtarėt gėzimet dhe hidhėrimet e njė jetė tė vėshtirė plot tallaze nė emigracion.

Abati i Mirditės dhe Delegati (Regent) Apostolik (kur ėshtė dėbuar nga qeveria komuniste e Tiranės imzot Leone Nigris Delegat Apostolik nė Shqipėri deri mė 5 maj 1945, shėnimi im K.K.) imzot Frano P.Gjini (1886-1948), e kishte don Zef Oroshin meshtar tė ri nė moshė dhe njėkohsisht sekretar tė tij tė pėrkushtuar, brenda famullive qė administronte shpirtėrisht (kishat sufragane). “Edhe nė jėtėn baritore, ai s’ka pushue kurr pa pėrfitue nga pėrvoja kur ka pasė shembuj tė shkėlqyeshėm. Prej 1940-1942, p.sh. shėrbeu si sekretar i Abatit tė Mirditės n’Orosh, Imzot Frano Gjinit, tė cilin e admironte pėr drejtimet e kėshillat qi epte, pėr elokuencėn e tij bindėse e pėr pervujtininė e dinjitetin fetar e kombtar qi e praronte. Si nė dhomen e pritjes dhe zyren e Abatit, ashtu edhe nė zyren e sekretarit tė tij, Dom Zefi, kishte varė pikturat e patriotit nė za, Abat Preng Doēit. Nji ditė i vjen nji mik prej Shkodre Imzot Gjinit, dhe kur ve re se titullari i avacis nuk kishte asnji pikturė, i kthehet Dom Zefit, tue e prozhmue: “Po si more Dom Zef, s’ia paskeni gjetė nji pikturė edhe Monsinjor Gjinit!?” Per te mos e ngushtue priftin e ri, Monsinjor Gjini, i pergjigjet me tė shpejtė: “Kur tė vdes un, nė qoftėse e meritoj, do t’ma venė pikturėn krah pėr krah me Abat Doēin; pėrndryshe do tė mbajnė vetėm t’Atijėn. Si dihet Monsinjor Gjini, u ba martir e dha shum ma tepėr se Abati i “surgjenum” pėr mase 20 vjet.”[2]

Mbas 12 vjetėve (1940-1952), pasojė e pėrndjekjeve tė sigurimit dhe martirizimeve tė vėllezėrve nė Krishtin, nė kohėn e ateizmit tė gjirokastritit Enver Hoxha, mbasi thotė meshėn e pagėzon njė fėmijė tė porsalindur, hoqi shpejt veladonin dhe mori udhėn e arratisjes nėpėr male, duke iu bashkuar forcave tė rezistencės kundėrkomuniste. Kryqin, qė kishte nė qaf nuk e la nė Kishė, por e mori me vete, pėr t’ia prirė tė mbaren nė udhėkryqet e botės. E Zoti e deshti dhe e ndihmoi shumė. Ai ndihmoi nė momentet mė tė vėshtira me qindra emigrantėve, duke u dhėnė ndihmė papushim, nė tė gjitha drejtimet, deri sa kaloi nė jetėn e pasosun…

Pėr 8-9 muaj, qėndron mes maleve, nė shpella, shi e borė, me bukė e pabukė, i veshur keq nė dimėr, duke provuar mundimet e Krishtit, qė salvohet nga tė pafetė. Nė ditėn e Pashkėve 1952, pėr 15 trimat e lirisė, mes maleve tė Mirditės (pyjet e Molungut), thotė meshėn nė orėt e para tė mėngjesit, ku, Zoti i dėgjon lutjet, duke e shpėtuar e udhėhequr drejt tokės sė lirė…

Nė gusht 1952, ai gjendet nė tokat etnike shqiptare nė Dardani pėr 3 muaj, duke kaluar e qėndruar pėr pak kohė nė Gjakovė, Pejė, Mitrovicė dhe shkon nė Beograd. Dera e Gjomarkajve tė atdhelindjes sė vet, falė mikpritjes, zemėrgjerėsisė, bujarisė tradicionale, i dėrgon garanci, pėr tė shkuar nė Itali.

Ishte viti 1953, kur ai gjendet sėrisht para ėndrrės rinore. Tashmė 41-vjeēari Oroshi, po e prekte realitetin dhe shijonte atė liri, qė prej kohėsh e kishte bluar nė mendje e dėshiruar me zemėr. Sėrisht me libra dhe pranė tyre, ndjehej i gėzuar dhe krenar si bir arbėror. Mė tė mbėrritur nė Romė, fillon pėrpjekjet e takimet me klerikė, pėr tė vijuar studimet e larta nė Teologji. Kėtė dėshirė zemre e pėrkushtimi, pėr dituritė, shumė vite mė parė, ia kishte shprehur ish-eprorit tė lartė abatit ipeshkėv imzot Frano Gjinit.

Dhe Zoti e ndihmoi, pėr t’i hapur me bujari portat e dijės universale, mbasi kishte ndjekur nga afėr kalvarin e vuajtjeve, pėr tė ardhur deri tek Portat e Piazza di San Pietro nė Itali. Paralel me studimet e larta, i kėrkoj Selisė sė Shenjtė, qė t’i miratoj kėrkesėn (dekretin), pėr tė qenė kapelan katolik (bari misionar), pėr bashkėatdhetarėt mėrgimtar politik, qė gjendeshin nė Romė.

Njė pjesė e grigjės sė tij, kishin shprehur dėshirėn, pėr tė emigruar nė ShBA, ku, imzot Oroshi i ndihmon, falė bujarisė tė gjithė pa dallim feje. Bile, sikurse kujtojnė miqtė e tij prelati, ka ndihmuar me bujari njė hoxhė shqiptar, pėr tė ardhur i qetė nė Tokėn e Bekuar tė Amerikės. Me bindje tė plotė tek e ardhmja, menjėherė iu pėrvesh punės dhe filloj veprimtarinė intelektuale e baritore, duke u marrė pikėsėpari me shqipėrimin e librave tė rėndėsishme, me tė cilat, do tė pėrhapte fjalėn Hyjnore tė Krishtit dhe ruajtjen e gjuhės sė bukur amtare, shqipen.

Por nė Tokėn e Bekuar tė “Botės sė Re”, njė tjetėr prelat katolik, kishte qenė pėrpara imzot Zef Oroshit. Ai ishte bashkėvendasi e atdhetari i flaktė, abati i Mirditės e rilindasi i madh imzot Preng Doēi. Kjo kishte ndodhur, nė gjysmėn e dytė tė shekullit XIX. Ai, meqenėse e kishte tė ndaluar tė kthehej nė Shqipėri nga Perandoria Osmane asokohe (mbas 11 vjet burg, qė kaloi nė qelitė e ftohta tė osmanllinjve), imzot Preng Doēi (duke e marrė miratimin nga Selia e Shenjtė), u nis pėr mision nė Amerikėn e Veriut nė vitin 1877. Ishte ky shqiptari i parė mirditor, qė shkeli kontinentin e ri, si misionar klerik katolik.

Dy mirditas Doēi e Oroshi, nė kohė tė ndryshme, bėhen tribunė e mendimit pėrparimtar shqiptar, duke lėnė gjurmė tė pashlyeshme nė ndihmė tė besimtarėve dhe popullit shqiptar i ndodhur njeri mbas tjetrit nė dy robėri: otomane barbare dhe diktaturėn komuniste. Studiuesi dr.Pjeter Pepa, saktėson: “Natyrisht, kleri katolik, qė kishte qenė historikisht urė lidhjeje mes Shqipėrisė dhe Europės, qė kishte kulturėn perėndimore, kishte miq nė Perėndim e bashkėpunonte me Perendimin, sa herė e lypte ēėshtja kombėtare dhe fatet e atdheut, ishte gjithnjė kundėr orientalizmit dhe e luftoi atė, me tė menduarin, mėnyrėn e jetesės, administratėn e veprimtarinė shoqėrore e prapė, gjithsesi ishte nė epiqendėr.”[3]

Falė pasionit e vullnetit tė hekurt, pėr t’u marrė me libra dhe studime, qė kėrkonin shumė mund dhe kohė nė pėrkthime, dr.Oroshi, pėrfundoi shqipėrimin e librave: “Katekizmi” (1953), “Ungjilli simbas Mateut” (1953), “Studimet e Bioshme” (1953), duke mos lėnė mbas dore studimin e leksioneve tė disiplinave tė universitetit nė vitin e parė akademik (1953-1954). Po mė 1960, pėrkthen dhe boton “Visarthin Shpirtnuer”, njė lloj katekizmi doracak, pėr familjarėt emigrantė shqiptarė katolik.

Dashuria e respekti, pėr shkrimtarėt e shkollės sė traditės geg veriorė, qė kishin vulosur me erudicionin e pėrkushtimin e tyre, u bėnė objekt i studimeve tė tij. Pėr tė qenė mė konkret, ai zgjodhi shkrimtarin e shquar dhe prozatorin modern prof.Ernest Koliqin dhe kontributin e tij shumėplanėsh, nė fushėn e letėrsisė bashkėkohore shqipe. Njė punim tė plotė dhe dinjitoz: si vepėr monumentale, kushtuar shkrimtarit Koliqi (numėr special), ai e botoi tė plotė, nė revistėn autoritative, shkencore, kulturore “Shejzat” (1975), nė pėrkujtim tė mikut tė tij tė madh.

Nė Universitetin e famshėm tė Romės Angelicum (1958), vijon studimet e vitit tė pestė nė degėn adhuruese tė teologjisė, qė ndryshe njihet si disiplina ose gjimnasitika e trurit. Kėtu merr si subjekt, pėr tė trajtuar gjerėsisht e filozofikisht 20 teza nė shkencėn e Teologjisė, duke e mbrojtur (nė vitin 1960) me sukses temėn: “Njė reformator i madh i Kishės irlandeze tė shekullit XII”, pėr gradėn shkencore Doktor.[4]

Nė komisionin e Kėshillit Shkencor Vlerėsues tė Universitetit, bėnin pjesė figura tė shquara tė kulturės, qė punonin si lektorė nė Universitetet e ndryshme italiane. Ekipi prej pesė profesorėve tė njohur italianė dhe njė nga Universiteti i Oxford-it nė Angli, e dėgjonte me vėmendje dhe interesim shpiegimin e tezave, sipas njė kėndvėshtrimi dhe studimi tė hollėsishėm, qė kleriku shqiptar, i kishte bėrė punimit voluminoz shkencor tė disertacionit shumėplanėsh filozofik, teologjik, tė cilin, e pėrshkonte njė bosht i ngjeshur enciklopedik. Kjo u duk dhe nė literaturėn e pėrzgjedhur shoqėruese, qė autori i palodhur e kėmngulės kishte renditur nė fund tė temės shkencor hulumtuese.

Kujtimet e hidhura nuk i fshihen…

Ai pėrpiqej, t’a largonte vemendjen nga ngjarje plot tė papritura, qė i kishin ndodhur nė Shqipėri. Por sėrisht, kujtime tė njė kohė tė hidhur, qė s’harrohen e ngacmonin, pėr tė gjykuar sesi ka mundėsi, qė shqiptari komunist urren pėr vdekje bashkėatdhetarin atdhedashės dhe idealist. Jemi nė vitet e inkuizicionit tė zjarrtė komunist, ku, proletarėt, ishin gati tė grinin nė morsėn e tyre cilindo, qė nuk mendonte, ushqehej e kėndonte vallen sllavo-ruse proletare kundėrshqiptare…

Kėshtu, krimineli me nofkėn sadisti i pamėshirshėm, i quajturi famkeqi Hodo Habibi (i vetėquajtur si Toger Baba), me urdhėr tė treshės: Rita Markos, Mehmet Shehut e Enver Hoxhės, e ndiqte kėmba-kėmbės don Zefin, pėr ta vrarė, ashtu sikurse kishin masakruar pa gjyq 101 vetė nė Qarkun e Shkodrės sėbashku me Malėsi tė Madhe (Kelmend), sikurse nė Lezhė dhe Mirditė.

Duke lexuar me kujdes, kujtimet plot plagė tė imzot dr.Zef Oroshit, shohim se: “… Vetė Mehmet Shehu, pati deklarue, se Dom Zefit ia fali jetėn, por nė gjyq duhet me dalė. Nji e thanė tjetėr, ishte e sigurt: “Sa t’i peshoj trupi i tij aq flori japim pėr atė qė na e fut nė kurth gjallė apo vdekun Dom Zefin”… Nga ujqit nė qeveri e ujqėrit e malit, kjem tė detyruem tė iknim, sepse tė dyja palėt turreshin mbas erės sė gjakut… Preng Pėrdoda, po ecte pak pėrpara dhe u fut nė gjirin e nji kepi sa rafti. Sapo vuna kamben e djathtė ndigjova zanin e tij: “O shkova megjith gur.” Menjiherė kapa degėn e frashnit e e tėrhoqa pėr xhakete, duke i shpėtue jetėn…”[5]

Editorėt e botimeve kulturore tė kohės, me kėmbėngulje i kėrkonin eruditit tė palodhur dr.Oroshit, artikuj tė larmishėm me tematika tė ndryshme. Kjo duket gjatė letėrkėmbimeve, qė prelati katolik kishte me pendat e spikatura tė mendimit elitar shqiptar nė emigracion, si: prof.Ernest Koliqin, prof.Karl Gurakuqin, prof.Rexhep Krasniqin, prof.Martin Camaj, atė Daniel Gjeēaj O.F.M.,. Kėshtu, nė njė letėr qė prof.Ernest Koliqi, i shkruan nga Roma imzot Oroshit, ndėr tė tjera nėnvizon: “Ju falena nderės pėr letėr. Presim si zogla verės ndoi shkrim t’Uejin. Shndet e punė tė mbara.”

Gjithashtu ruajti njė korrespondencė tė rregullt, me shumė personalitete e njerėz tė thjeshtė shqiptare dhe tė huaja, ndėr tė cilėt, ishin: Halim Begeja, dr.Henrik Gurashi (1914-1971), Tahir Kėrnaja, A.Toto, K.Cakrani, J.Bresa, Gj.Bala, Terence Carinal Cooke D.D., Robert F.Kennedy, Teki Xhindi, Xhevat Kallajxhiu, Abdurrahim Kumbarēe, Gus Gorguze, dr.Hamdi H.Uruēi M.D., Kolec Pikolini, Rrok Maloki, Marash Ndoc Shkreli, Ymer Doda, rev.Baba Rexhepi, Ibrahim Kulla, Tahir Markaj, dr.Lec Zojzi M.D., Giovanni Cardinale Villot, msgr.James J.Murray, Cardinal Antoniutti, imam Salih Myftija, Edward E.Swanstrom, Harvey Rothenberg, veschovo (ipeshkėv) Giuseppe Perniciaro, Thomas F.Henegham, mons.Felice Cenci rettore, atė Andrea Nargaj, doktor dhe zoja Dibra, Vahit Ēika, dr.Andrew E.Elia, John J.Maguire D.D., episkopi Stefan lasku, imam Isa Hoxha, prof.Rexhep Krasniqi, dr.Tajar Zavalani, prof.Mhill Marku, prof.Zef V.Neka, don Prek Ndrevashaj, papas Teodoro Minisci arqimandrit, Lec Shllaku, Nesti Andrea, Roza Baba, dr.Agim Leka M.D., Kolė Preka Cacaj, fr.Emmanuel Kljajiē O.F.M., don Ivan Colakoviē, Preng Gruda, Sami Ēaushaj, Isa E.Ndreu, Ndoc Vulaj etj.

Ajo qė ėshtė interesante, ėshtė se ai ka nėnshkruar si antar i Urdhėrit tė Shėn Franēeskut, kur nė fakt kishte mbaruar studimet teologjike si klerik jezuit. Edhe sot komuniteti katolik nė New York dhe rrethina, meshtarin aktual (njė prift dioēezan) tė Urdhėrit Jezuit don Pjetėr Popaj, shpesh e thėrret si frat. Malėsorėt tanė, kanė pasur e ruajnė ende njė respekt tė veēantė, pėr antarėt e Urdhėrit tė Shėn Franēeskut, nė Veri tė Shqipėrisė, tė cilėt, me pėrkushtimin dhe dashurinė e tyre pėr popullin, kanė lėnė gjurmė tė pashlyeshme, nė ndėrgjegjėn e kombit shqiptar ndėr shekuj.

Don Zefi, ka celebruar meshė sė pari nė Kishėn sllovene tė Shėn Cirilit nė St.Morris Park 8th street nė Neė York, nė kapelen e Universitetit tė Fordham-it nė Bronx, nė shkollėn e Kishės sė “Mount Cornel” nė Bronx, nė Kishėn e “St Raymond’s” nė Costle Hill Avenue nė Bronx.

Emigrantėt shqiptarė nė Amerikė, kishin ardhur nga kampet e refugjatėve tė Italisė e Austrisė. Pėr mė tepėr, Lidhja Katolike, u formua nė njė mbledhje tė mbajtur nė Kishėn Katolike Sllovene tė Shėn Qirilit, nė Saint Mark’s Pace, New York. Nė mbledhje, si mysafirė, morėn pjesė, mes tė tjerėve, prof.Rexhep Krasniqi, Kryetar i Komitetit “Shqipnia e Lirė” dhe aktivisti i komunitetit Stavri Qiriako nga Bashkėsia Orthodokse Shqiptaro-Amerikane. Asokohe Monsinjori, qė ishte meshtar i emėruar, pėr shėrbesa fetare nė St. Raymond (East Tremont Avenue, Bronx, New York), megjithėse ēonte meshė nė Kishėn amerikane, gjithnjė me shpirt e zemėr rrinte pranė komunitetit tė vogėl katolik shqiptar.

Dhe mė 1973, u realizua dėshira e madhe e klerikut tė pėrkushtuar nė trinomin Fe-Atdhe-Pėrparim, mbas fushatės fondmbledhėse prej bashkėatdhetarėve, nė praninė e besimtarėve, u bė mė nė fund bekimi i Kishės sė re, mes njė atmosfere tė madhe gėzimi, me tė cilin ishte bashkuar, pėrmes mesazhit edhe ish-Kardinali i New York-ut, i ndjeri, Arqipeshkvi Metropolitan Eminenca e Tij Terence Cooke.

Kisha e re, qendroi pėr shumė orė e hapur, pėr vizitorėt e shumtė shqiptarė e amerikanė. Nė njė nga sallat e bukura tė ambienteve tė Fordham University, u mbajt programi i rastit dhe u shtrua darka madhėshtore, pėrgatitur nga Kėshilli dhe Pleqsia e Lidhjes Katolike Shqiptaro-Amerikane dhe tre komisione te formuara nga ata.

Ja sesi e pėrshkruan, Mark K.Shkreli, atmosferėn festive tė asaj dite gėzimi, pėr tė gjithė bashkėatdhetarėt, nė faqet e revistės me tė njėjtin emėr, tek pėrcjell raportin:

“Saloni, megjithse me 400 vende, kje tepėr i vogėl, pėr tė pranue tė gjithė ata qė dėshirojshin tė merrshin pjesė nė kėtė solemnitet. Mbramjen madhėshtore e zamadhe me praninė e tyne dhe mysafirėt e grishun, pėr ketė rast e nderonin ndėr tė tjerė (mbasi drejtori i ynė, At Zef Oroshi dhe kryetari i mbramjes z.Fran Sokoli, morėn vendet e veta) edhe: Dr.H.Begeja, pėrqafsues i Ballit Kombėtar, z.Ago Agaj, pėrfaqėsues i B.K.I., Dr.Rexhep Krasniqi, president i K.Sh.L., z.Imam Isa Hoxha i New York-ut, z.Peter Chickos, president i Vatrės, Imzot Gustav Schultheoss, Vikar Episkopal i Bronx-it dhe perfaqėsues i Eminencės Kardinal Cooke, Arqipeshkėv i New York-ut; Imzot Stefan Lasko, Ipeshkėv i Kishės Orthodokse Shqiptare n’U.S.A.; Dr.Anthony Athanas, ish-Kryetar i Vatrės dhe pėrkrahės i ēdo tė mire shqiptare; Dr.Ēesk Ashta, Kryetar i L.K.Sh.; z.Sami Ēaushaj, i Org.Balli Kombėtar; Dr.Arnold, i shkollės Mjeksore “Eistein” Bronx; Dr.Brown, Drejtor i Projekteve Shėndetėsore nė Fordham-Misericordia Hospital; Dr.Athanas Gegaj, editor i gazetės “Diellit”.

N’ora 5 mbas dreke, kryetari i darkės z.Fran Sokoli, shpalli fillimin e programit. Zonjusha shqiptare Lume Juka, kėndoi Hymnin Kombėtar amerikan dhe atė shqiptar. Mbasandej lexuene referatet z. Ndoc Vulaj, n/kryetar i L.K.Sh.A. dhe z.Pashko Deda, antar i tė njajtės. Hymnet dhe referatet kjenė tė pershėndetuna me duartrokitje tė zjarrta.”[6]

Po tė shikosh me kujdes fotot e botuar, nė koleksionin e revistės “Jeta Katolike” asokohe, syri dallon menjėherė pamjen arkitektonike tė projektuesit, ku, Shtėpia e Zotit, (Kisha), kishte formėn e kryqit latin, me kumbonare, me hapėsirė mbas lterit, me drita tė zbukuruara shumėngjyrėshe, qė ndriēojnė fuguret e shenjtorėve dhe afresket e shėnjtorėve nė pikturė. Kėtu shquhej njė ballkon, brenda ambienteve tė Kishės dhe nė fasadet e saj, janė tė vendosur truporet e Shėn Ndout, Shėn Nikolla, “Nana e Kėshillit tė Mirė”, etj., ndėr mė tė adhuruarit me devocion tė besimtarėve tė krishterė e jokrishterė.

Bariu nacionalist e dijetari i ndritur i shqiptarėve, la njė emėr shumė tė mirė nė fushėn e publicistikės e botimeve nė gjuhėn shqipe. Ishte ai, qė shqipėroi librin “Katėr Ungjijt dhe Punėt e Apostujve” (Romė, 1960, 1979), nė gjuhėn e ėmbėl gegė, aq tė nevojshėm pėr shqiptarėt. Pjesė nga materialet e para tė shqipėruara prej Ungjillit, nisin tė botohen pėr herė tė parė, nė revistėn e komunitetit katolik “Jeta Katholike Shqiptare” (1966-1978), nė numėrat e para tė saj, por pa nėnshkrimin e vet. Kjo rubrikė, vijoi rregullisht, nė shumė numėra tė sė pėrkohshmes, pėr pesė vite me radhė.

Ishte tepėr enėrgjik, nė kryerjen me saktėsi deri nė fund tė ēdo detyre, qė merrte pėrsipėr. Don Zefi, me modestinė tipike malėsore, ishte njė bibliotekė, qė ecte me dy kėmbė, sikurse shpreheshin tė gjithė ato qė e njihnin nga afėr, “njė enciklopedi vėrtetė e gjallė”. Ai nuk dinte tė shterronte kurrė, pėr dijet akademike dhe bashkėkohore fetare dhe kulturore shqiptare qė zotėronte. Pėr nga kultura e pasur dhe e gjerė, ai kishte pėrherė nė zotėrim, njė thellėsi e pastėrti mendimi logjik.

Mbas Koncilit II Vatikanas (1967), mesha e shenjtė, u caktua me dekret papal asokohe, tė mbahet jo nė gjuhėn tradicionale latine, por nė gjuhėn respektive tė ēdo populli, qė ushtron besimin katolik. Eshte bėrė traditė nė ēdo shtet, pėr meshtarėt, kur emėrohen si barinj shpirtėror nė shtete tė ndryshme tė botės, duhet tė flasin gjuhėn e popujve qė u shėrbejnė me sakramente e ēojnė meshėn nė Kishė. Nė kėtė mėnyrė, kuptohet e pėrjetohet mė kjartė domethėnia e doktrinės sė krishterė. Mbas 40 viteve (2007), papa Benedikti XVI, ka shprehur orientimin (sėrisht me dekret papal), pėr t’u kthyer tek tradita e hershme kristiane. Tashmė mesha, po mbahet nė gjuhėn e hershme tradicionale latine, pėr tė qenė mė pranė kohės sė hershme, kur krishterimi u bė si fe zyrtare nė botė.

Shprehja me fjalė tė zgjedhura e mbresėlėnėse, erudicioni dhe edukata e thellė ekumenike e imzot Oroshit, ishin ftesa e sė dielės edhe pėr shqiptarėt e besimeve tė tjera, shumė prej tė cilėve shkonin pėr tė dėgjuar predikimin (homelinė) nė Kishė.

Si njeri me kapacitet human, si mjek i mirė me ilaēet e Krishtit, shėron shumė plagė ndėr shqiptarė, mėrgimtarė tė infektuar nga dhuna e ushtruar nga rregjimet e njėjta totalitare.[7]

Dr.Oroshi, edhe gjatė meshėve nė kishat amerikane, bėri apel, pėr tė drejtėn e popullit pėr liri civile, besimi, pėr tė cilėn vuante shpirtėrisht e punoi me devocion me miqtė amerikanė e aktivistė tė palodhur bashkėatdhetarė kudo nėpėr botė, pėr lirinė e fesė nė Shqipėri.

Projektues e aktivisti i flaktė, mbetet si frymėzuesi i bashkėatdhetarėve nė organizimin e disa tubimeve kundėrkomuniste dhe liri besimi nė Shqipėri, para Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara (UN) nė Manhattan New York.

Respekt e mirėnjohje pėr mėsuesin Mjedja

Imzoti e adhuronte shumė mėsuesin e paharruar klerikun, poetin dhe njeriun e shquar tė pėrmasave botėrore don Ndre Mjedjen (1866-1937). Oroshi, shpesh jetonte e vepronte, nėn shembullin e edukatorit tė zellshėm e frytdhėnės pranė Seminarit Papnor nė Shkodėr (1843-1946, 1991). Pėr tė gjithė shqiptarėt asokohe, Ishte njė ndėr njohėsit dhe propaganduesi mė i shkėlqyer i jetės dhe veprės sė poetit tė dashtur Mjedja. Ai, e pėrkujtoi me respekt tė madh mėsuesin e tij, nė shenjė mirėnjohje e nderimi nė New York, duke organizuar pėrkujtimin, nė 40-vjetorin e vdekjes.

Mjedja e nxėnėsi i shkollės e adhurues i tij, kleriku emigrant imzot Oroshi, kishte miqėsi me klerikėt shqiptarė tė besimeve fetare. Don Ndre Mjedja e prifti Oroshi, ishin pėr dialogun ekumenik me ortodoksėt, besimin islam, bektashit, protestantėt e fetė e tjera.

Ai, kishte bėrė shpesh takime me Kryepeshkopin Hirėsinė e Tij imzot dr.Fan Stilian Nolin nė Boston. Ndėrsa pėr frymėn e shėndosh nė takimet ekumenike (midis kishave tė krishtera), sikurse mėsojmė nga studiuesi i rrymės shkencore tė mjedjaologjisė dr. Mentor Quku[8], “…autoriteti i Mjedės, nė kėtė drejtim ishte absolut. Personaliteti i poetit, shihej si njeriu mė i pėrshtatshėm nė tė gjitha rastet kur lindėte nevoja pėr dialog.”[9]

Nė mesin e shekullit XX, me rizgjimin e lėvizjeve pėr bashkimin e besimtarėve tė krishterė nė botė, filluan tė thyhen shumė barriera e pengesa pėrmes ekumenizmit. Kėshtu papa Pali (Paul) VI (1963-1978) e Patriarku i Konstantinopojės Atenagora I (1886-1972) me origjinė arvanitas, qė jetojnė nė Greqi, nė takimin e tyre nė vitin 1964 nė Tokėn e Shenjtė, u munduan t’i afrojnė zemrat e tė krishterėve tė ndarė (shkizma) nė vitin 1054.

Diskutimet e gjata, tė dy barinjve tė grigjės shqiptare nė emigracion, gjenin gjithnjė frymėn e ngrohtė tė mirėkuptimit e respektin e ndėrsjelltė. Ata kishin menduar kohė tė gjatė, pėr rikthimin dialogut ndėrfetar (ekumenik), qė kishin bėrė pararendėsit prelatė, pėr tė afruar e mė mbas bashkuar Kishėn e ritit oksidental (catholic roman) dhe oriental (orthodox east), si njė vlerė e re shpirtėrore e bashkėsisė arbėrore nė ShBA.

Me sa duket, pėrvojėn e kishte mėsuar nga eruditi i gjėrė e i thellė poliedrik i poetit don Ndre Mjedja shumė vite mė parė. Fėmijėria dhe rinia asokohe, kanė qenė njė bllok shėnimesh nė kujtesėn e freskėt tė klerikut dr.Oroshi.

Nė revistėn 3 mujore tė pėrkohshme tė komunitetit katolik shqiptar nė New York, ai do tė shkruaj artikullin me titull: “Dom Ndre Mjedja me rastin e 40-vjetores sė vdekjes”[10]

Ashtu sikurse pėr don Mjedjen e madh dhe bariun nė emigracion imzot Oroshin, “… feja dhe atdheu janė dy nocione, tė cilat, nuk ishin nė raporte pėrjashtuese me njeri tjetrin. Nė ēdo rast kudo dhe kurdo kishte vend pėr tė gjithė… Devocioni fetar ėshtė brenda vetėdijės sė Mjedės sėbashku me atdhetarizmin e flaktė. Ata nuk mund tė pėrjashtonin njeri-tjetrin, sepse ashtu ishin dimensionuar; ata flinin bashkė brenda Mjedės”[11]

Kishte raste, qė nga misionet e pambarim imzot Oroshi, gjente pak kohė tė lirė, pėr t’u prerė nė qetėsi, vetmi e cila, i pushtonte mallin pėr atdhelindjen. Meditacionin e thellė si ushtrim shpirtėror e bėnte dy javė nė vit. Vetmia e tij, ishte njė adhurim i pėrshtatshėm mbushur me lutje, pėr njė kontakt mė imtim me Zotin.

Ai shpesh i mbushte sytė me lot dhimbjeje e malli tė pashuar, pėr atdhelindjen Oroshin, familjen e shpėrndarė nė kampet e vėshtira tė internimeve komuniste. Gjatė shėtitjeve tė lira nė park, qė miku i afėrt Tomė Mrijaj, ka bėrė me kumbarėn e katėr fėmijėve tė tij (Ardiana, Nikolla, Elizabeta dhe Donika, shėnimi im K.K.), kleriku i nderuar dhe respektuar imzot Z.Oroshi, vijueshmėrisht, bėnte biseda tė lira pėr Oroshin, pėrsekutimin e klerit katolik nė Shqipėri.

Njė ditė, kujton Tomė Mrijaj, disa vite para se meshtari tė ndahej nga kjo jetė, ku, jetonte me shumė priftėrinj tė tjerė tė moshuar, qė kishin dalė nė pension nė “Cardinal Spellman” High School nė Bronx, New York, thotė se, ai mė thirri nė telefon. Dr.Oroshi, gjatė bisedės telefonike, i thotė mikut tė vet: “Tomė, a keni mundėsi tė vini pak tek unė.” Bashkėbiseduesi i pėrgjigjet prelatit, se nė ēdo kohė, jam i gatshėm tė vi tek ju. Gjatė rrugės, duke udhėtuar me makinė Toma, mendonte, se don Zefi, duhet tė jetė shumė i sėmurė.

Aktivisti i Kishės katolike “Zoja e Shkodrės” dhe miku i afėrt i meshtarit Tomė Mrijaj, tregon: “Kur hyra brenda shtėpisė, Monsinjori, u ngrit nė kėmbė, me buzėqeshi gjithė humor, duke thėnė:

“ -Pashė nė dritare njė diell tė bukur, qė mė ngacmoi nė shpirt frymėzimin. Menjėherė, mė shkoj mendja tek ju, e u telefonova, duke qenė i sigurtė se do tė vinit pėr tė shėtit sėbashku me mua.”

Iu pėrgjigja, se jam gati tė shkojmė pėr shėtitje, ku, tė dėshironi ju. Ai dėshironte qė tė shkonim nė brigjet e plazhit Orchard Beach. Atė ditė, nė bregdet nuk kishte asnjė vizitor, pėrveē meje, imzot dr.Zef Oroshit dhe qindra pulėbardha, qė fluturonin dhe ecnin tė qetė rreth nesh.

Prelati ynė mė pyeti:
“ -I dashtun Tomė, nėse ia qėlloj a mė thua tė vėrtetėn?”

Ai nga sėmundja e rėndė, mendonte se e kishte humbur vetėdijėn. Monsinjori, e ngriti dorėn e djathtė lart e shtriu drejt ujėrave tė pambarim tė Oqeanit Atlantik dhe me drejtimin nga Jugu mė tha:

“- A i bie tė jetė nė atė drejtim Shqipnia?”

Unė iu pėrgjigja menjeherė, se nė atė drejtim, qė tregoni ju me dorė ėshtė Shqipėria. Pashė se mėnjeherė i erdhi nga thellėsia e shpirtit njė buzeqeshje shumė e gėzuar.

U ngrit nė kėmbė, i ēoi duart pėrpjetė dhe tha fjalėt:

“- E vraft Zoti Enver Hoxhėn e at komunizėm tė zi, qė nuk na la me jetue nė vendin tonė. Po ē’ka i bam na priftat, tė cilėt, u masakruan nga diktatura e tij. Na historikisht, e kena dasht dhe e dona vendin e popullin tonė, tė cilit, i kena shėrbye pėrherė me zemėr e dashuni.”

Atij i plasi njė vaj i madh dėnese dhe pėrshpėrti emrat e vėllezėrve tė tij Prenit, Ndout dhe motrės Luēies, pėr tė cilėt, kishte marrė lajme jo tė mira, se gjenden tė internuar nė Gradisht tė Lushnjės.

Ju drejtova imzot Zef Oroshit, se ju jeni njė personalitet i madh, qė po vuani, sikurse kanė vuajtur historikisht njerėzit e shquar tė kėtij planeti. Librin tuaj tė shqipėruar: “Katėr Ungjijt dhe Punėt e Apostujve”, e pashė nė ēdo Kishė gjatė vizitės sėfundit nė Kosovė dhe meshtarėt mė pyesnin pėr ju. Ai u qetėsua disi dhe mbas pak minutash u kthyem me makinė nė shtėpinė e tij…”


[1] Zef Pėrgega, “Vigan nė Krisht e vatan”, Monografi, kushtuar mons.dr.Zef Oroshit, prelat i Kishės katolike “Zoja e Shkodrės” nė New York, Detroit (Michigan), Enti Botues “Gjergj Fishta”, Lezhė, 2003.
[2] Prof.Zef Neka, “Provė pėr vlerėsimin e pendes s’Imzot Zef Oroshit”, California, USA, 1990, Material nė dorėshkrim, f.5.
[3] Dr.Pjetėr Pepa, “Tragjedia dhe Lavdia e Klerit Katolik nė Shqipėri”, Shtėpia Botuese “55”, Volumi II, Tiranė, 2007, f.527.
[4] Dr.Pjetėr Pepa, “Tragjedia dhe Lavdia e Klerit Katolik nė Shqipėri”, Shtėpia Botuese “55”, Volumi II, Tiranė, 2007, f.270.
[5] Zef Pėrgega, “Vigan nė Krisht e vatan”, Kushtuar mons.dr.Zef Oroshit, prelat i Kishės Katolike “Zoja e Shkodrės” nė New York, Monografi, Detroit, Enti Botues “Gjergj Fishta”, Lezhė, 2003, f.60.
[6] Mark K.Shkreli, “Kremtim qė kalon nė historinė e mėrgimit” (Kisha e parė katolike shqiptare nė mėrgim u inagurue), “Jeta Katholike Shqiptare”, Vjeti V, Nr.1-2 (17-18), New York, f.13-15.
[7] Zef Pėrgega, “Vigan nė Krisht e vatan”, Kushtuar mons.dr.Zef Oroshit, prelat i Kishės Katolike “Zoja e Shkodrės” nė New York, Monografi, Detroit, Enti Botues “Gjergj Fishta”, Lezhė, 2003, f.33.
[8] Dr.Mentor Quku (1939), ka lindur nė Bilisht tė Korēės. U arsimua nė Shkollėn Pedagogjike “Shejnaze Juka”, Shkodėr (1951-1954), Institutin e Lartė Pedagogjik, Tiranė (1955-1957) dhe Universitetin e Tiranės, Fakulteti i Shkencave tė Natyrės (1960-1963). Ka qenė mėsues nė shkollat e Shtiqėnit, Brutit dhe Kukėsit (1954-1957), nė shkollėn e mesme “Hydajet Lezha”, Lezhė (1957-1961), nė shkollėn e mesme “Xheladin Fishta”, Shkodėr (1961-1963), nė shkollėn e Barbullushit (1965-1991), nė shkollėn e Bahēallekut (1991-1992). Ka qenė drejtor i Muzeut Historik Shkodėr (1992-2000), duke organizuar katėr seminaret e para “Shkodra nė shekuj”. Ėshtė drejtor i revistės “Kumtari”, nr.5, 6, 7, si dhe i gjashtė vėllimeve Seminari Ndėrkombėtar “Shkodra nė shekuj”, I, II/1, II/2, III/1, III/2, III/3. Ėshtė autor i disa studimeve e botimeve nė fusha tė ndryshme tė dijes, si metodikė e dhėnies sė mėsimit, pedagogji familjare, pedagogji shkollore, pedagogji sportive, teknologji, psikologji tė arteve figurative, psikologji sportive, psikologji tė moshave, histori, histori arti, letėrsi biografike, letėrsi pėr fėmij, letėrsi politike, histori e letėrsisė pėr fėmijė, mitologji, folklor, frazeologji, toponomastikė. Tema qėndrore e botimeve tė tij, mbetet ajo e Ndre Mjedės. Nga seria MJEDA, kanė dalė nė qarkullim: Mjeda-1 (1866-1888) Rinia, Mjeda-2 (1888-1899) Albanologu, Mjeda-3/1 (1899-1912) Alfabeti, Mjeda-7 (Bashkėkohėsit) dhe dalin sė shpejti: Mjeda-3/2 (1899-1912) Atdheu, Mjeda-4 (1912-1925) Politikani, Mjeda-5 (1925-1937) Pleqėria, Mjeda-6 (Bibliografia).
[9] Dr. Mentor Quku, “Mjeda 7, bashkėkohėsit”, Shtėpia Botuese “ILAR”, Tiranė, 2005.
[10] Msgr.Joseph J.Oroshi S.T.D. “Jeta Katholike Shqiptare”, New York, Dhetuer 1977, f.15.
[11] Dr.Mentor Quku, “Mjeda 7, bashkėkohėsit”, Shtėpia Botuese “ILAR”, Tiranė, 2005, f.487.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara