HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


10 vjet pas vdekjes, figura e Nėnė Terezės ėshtė nė qendėr tė vėmendjes

-- nga Keida Kostreci, (Zėri i Amerikės)

Nėnė Tereza ishte njė nga figurat fetare mė tė njohura tė shekullit tė kaluar. 10 vjet pas vdekjes sė saj, letrat e fundit tė publikuara tė Nėnė Terezės kanė ngjallur debate kudo nė botė lidhur me besimin e saj. Pėr tė folur mbi figurėn e Nėnė Terezės, Zėri i Amerikės zhvilloi njė bisedė me Dom Pjetėr Popajn, prifti i Kishės “Zoja e Shkodrės” nė Hartsdale tė Nju Jorkut, dhe me Dr. Gėzim Alpionin, nė Londėr, profesor nė Universitetit tė Birmingamit dhe autor i librit “Nėnė Tereza: Shenjtore apo personalitet”.

Nėnė Tereza Zėri i Amerikės: Dom Popaj, 10 vjet pas vdekjes sė Nėnė Terezės cilat janė reflektimet tuaja pėr figurėn dhe punėn e saj?

Dom Pjetėr Popaj: Kujtimi mė i bukur janė frymėzimet qė ajo ka lėnė, megjithėse ėshtė fizikisht e ndarė prej nesh, por shpirti i saj qėndron akoma nė mesin tonė, nė mesin e ēdo personi, sidomos nė misionin e saj, nė Kuvendin e saj, nė motrat e saj, priftėrinjtė, tė gjithė personat qė e ndjekin atė mision, nė shėrbim ndaj Zotit, pėr Zotin, ndaj njerėzve, ose njerėz qė me dashuri tė plotė e dedikojnė jetėn e tyre nė shėrbim pėr Zotin, tė varfėrve e njerėzve qė nuk e kanė mundėsinė tė kujdesen pėr vete. Kujtimet mė tė mėdha kuptohet se janė kėto: njė dhuratė kaq e madhe qė Zoti ia ka dėrguar shekullit tė 20-tė, por edhe shekujve tė mėpasshėm.

Zėri i Amerikės: Prof. Alpion, juve e keni studiuar Nėnė Terezė jo vetėm si figurė fetare, por edhe lidhur me rolin e saj, si e ka pėrdorur ajo median dhe statusin e saj pėr ta tėrhequr vėmendjen drejt punės dhe misionit tė saj. Cili ėshtė mendimi juaj pėr imazhin e saj, tani 10 vjet pas vdekjes sė Nėnė Terezės?

Prof. Gėzim Alpion: Nėnė Tereza ėshtė njė nga figurat mė magnetike tė shekullit tė 20-tė dhe njė nga arsyet ėshtė se Nėnė Tereza u bė e famshme nė shekullin e medias. Fakti qė 10 vjet pas vdekjes sė Nėnė Terezės ka njė interes kaq tė madh pėr njė personalitet tė tillė si ajo, tregon se njerėzit e feve tė ndryshime, tė kombėsive tė ndryshme janė tė interesuar nė kėtė personalitet tė jashtėzakonshėm tė shekullit tė 20-tė, por unė jam i interesuar nė figurėn e saj nė kontekstin e sociologjisė sė fesė, sociologjisė sė medias dhe tė sociologjisė sė nacionalitetit. Pėr mendimin tim ajo ėshtė njė personazh tepėr kompleks qė mendoj duhet studiuar veēanėrisht nga ne shqiptarėt, pėr tė nxjerrė nė pah nėpėrmjet Nėnė Terezės vlerat e kombit tonė.

Libri i ri me letrat e Nėnė Terezės titullohet: “Come be my light”, “Bėhu Drita ime” dhe ka ngjallur mjaft debate lidhur me pikėpyetjet e saj dhe dėshpėrimin e saj shpirtėror, qė ajo ndjeu deri nė ditėt e fundit tė jetės sė saj, nga pamundėsia pėr tė vendosur njė lidhje me Zotin, siē thoshte ajo. Kėto dyshime kanė ngjallur mjaft debate si mes besimtarėve, ashtu edhe mes njerėzve tė fesė.

Zėri i Amerikės: Dom Popaj, ēfarė do tė thotė pėr Kishėn Katolike botimi i kėtyre letrave dhe pėrmbajtja e tyre?

Dom Pjetėr Popaj: Nėnė Tereza ka qenė njė njeri mistik dhe mistikėt dallohen prej njerėzve tė tjerė pėr arsye se e vėnė nė shėrbim dedikimin e tyre, jetėn e tyre, me njė sinqeritet qė ata e kanė me gjithė zemėr, me gjithė mendje, qė e duan Zotin edhe veprimin e tyre merret vesh qė ata e bėjnė pėr Zotin, atėherė edhe kanė disa vegime dhe dukje tė zotit nė jetėn e tyre. Siē thotė edhe Shėn Pali diku mendja nuk mundet kurrė ta kuptojė se si ėshtė Zoti, apo ēfarė ka pėrgatitur Zoti pėr tė dashurit e vet. Atėherė kur kėto vegime ndalohen, se nganjėherė Zoti ėshtė mister dhe ai ka mėnyrat e veta, planet e veta, mundet qė krijon nė shpirtin e personit shqetėsime. Por personi qė ėshtė i sinqertė kėto i quan ligėshti dhe ballafaqohet me to. Nėnė Tereza ka qenė nė kėtė karakter, ajo ėshtė ballafaquar me ligėshtitė e veta. Nė jetėn e mistikėve ligėshtitė nuk janė gjė e jashtėzakonshme. Letrat e Nėnė Terezės nuk kanė qenė diēka e paditur. Nėnė Tereza nuk donte t’i publikonte ato, sepse njerėzit qė janė ateistė, qė nuk besojnė tek Zoti, do tė thoshin: “E sheh, nuk ka Zot”, por nė tė kundėrtėn, nga tė gjitha kėto shihet se Nėnė Tereza ėshtė ballafaquar me ligėshtitė e veta dhe ajo ka qenė gjithnjė Nėna Terezė me tė varfėr, me mbretėr, me pasanikė, nė tė gjitha kulturat dhe besimet.

Zėri i Amerikės: Prof. Alpion, botimi i kėtyre letrave, ose mė saktė pėrmbajtja e tyre, a solli diēka tė re pėr ju, a ishte i papritur pėr ju nga studimi qė i keni bėrė juve jetės dhe personalitetit tė Nėnė Terezės?

Prof. Gėzim Alpion: Nė mes tė hagiografėve (studimi i shenjtėve, shėnim i redaktorit) dhe biografėve tė Nėnė Terezės, ka qenė e ditur qė Nėnė Tereza ka pasur dyshime jo nė ekzistencėn e Zotit, siē po trumbetohet tani nga media perėndimore, por ka pasur dyshime. Kjo tregon qė Nėnė Tereza ka qenė njė personalitet tepėr intelektual dhe jo njė murgeshė e thjeshtė me origjinė fshatare siē ėshtė trumbetuar nga disa nga kolegėt e saj. Pėr mendimin tim si sociolog, botimi i kėtyre letrave, ėshtė njė pėrpjekje tjetėr e Kishės Katolike pėr ta pėrshpejtuar shenjtėrimin e Nėnė Terezės, por nė kontekstin e normave etike, besoj qė ėshtė gabim qė kėto letra janė botuar. Si sociolog unė jam i gėzuar qė kėto letra botohen sepse do tė mė japin mundėsi mua dhe kolegėve tė mi ta studiojmė Nėnė Terezėn nė njė kontekst tjetėr, por duke pasur parasysh qė Nėnė Tereza gjatė gjithė jetės sė saj, edhe nė vitet 1950 filloi me insistim tė kėrkojė qė letrat e saj qė u kishte dėrguar tre kryepeshkopėve tė Kalkutės, kjo tregon se Nėnė Tereza nė njė farė mėnyre e kuptoi se dikush po e pėrdorte dhe si njė personalitet ndėrkombėtar ajo donte qė ajo anė intime, pėr probleme intime tė cilat ajo ua besonte personaliteteve tė kishės, ajo nuk donte qė tė bėheshin publike dhe unė mendoj qė kėto personalitete duhet ta kishin respektuar tė drejtėn e Nėnė Terezės qė kėto gjėra duhet tė kishin mbetur intime, ose tė paktėn tė kishin kaluar rreth 30-40 vjet dhe atėherė tė publikoheshin.

Zėri i Amerikės: Dom Popaj ndonjė reagim lidhur me kėtė qėndrim tė Prof. Alpionit?

Dom Pjetėr Popaj: Jam plotėsisht dakord. Atė u mundova tė theksoj gjithashtu, se dėshira e saj nuk ka qenė qė ato tė botohen pėr kėtė arsye, sepse krijon konfuzion dhe ndoshta nuk janė interpretime tė sakta tė asaj qė ajo ndjente. Kėto kanė qenė letra vetėm mes saj dhe Zotit, ka qenė njė rrėfim i saj personal, njė gjė pėr tė cilėn ajo ka dashur tė ballafaqohet me tė, tė pastrohet prej saj, pėr t’u forcuar prej Zotit. Ajo ka qenė shenjtėreshė. Kėto letra vetėm e vetėm qė e shpejtojnė edhe mė tepėr shenjtėrimin e saj.

Zėri i Amerikės: Prof Alpion, ju nė librin tuaj flisni pėr famėn dhe si e pėrdori Nėnė Tereza kėtė famė pėr tė tėrhequr vėmendjen tek misioni i saj, si edhe pėr ndikimin qė kanė pasur vitet e saj tė hershme tek jeta e saj. A mund tė na thoni ju lutem sesi e ka pėrdorur Nėnė Tereza famėn dhe sa ndikim patėn vitet e rinisė sė saj tek jeta dhe vepra e saj?

Prof. Gėzim Alpion: Nė studimin tim, i cili nuk ėshtė biografi dhe as hagiografi, unė jam pėrpjekur tė gjej burimin e frymėzimit fetar tė Nėnė Terezės dhe ajo qė ka shkaktuar reagime pozitive dhe negative pėr librin tim ėshtė se unė dua, nė kuptimin pozitiv, ta sjell nė tokė kėtė hyjneshė pėr tė cilėn po bėhet kaq zhurmė dhe po bėhen disa interpretime, ndoshta dhe jo shumė racionale. Konkluzioni im ėshtė qė Nėnė Tereza ėshtė frymėzuar, ose mė saktė ėshtė traumatizuar nė moshėn 9 vjeēe, kur vdiq babai i saj Nikollė Bojaxhiu i cili u vra nė rrethana misterioze ngaqė ishte patriot dhe personalitet jashtėzakonisht i shquar nė Shkup dhe unė argumentoj nė libėr nė kontekstin e Frojdit dhe Marksit, se feja, besimi tek Zoti, besimi tek Jezu Krishti, qenė tė njė rėndėsie vitale pėr Nėnė Terezėn sepse ishte nė kėtė kohė kur Nėnė Tereza filloi tė zėvendėsonte babain e saj biologjik me babain hyjnor. Pra qė nė atė kohė shikojmė sesi Nėnė Tereza filloi njė pėrkushtim ndaj figurės sė Krishtit dhe ėshtė pikėrisht kjo periudhė vitet 1918-1919 kur filloi tė ketė njė lidhje tė veēantė edhe me nėnėn e saj Drane Bojaxhiun.

Unė argumentoj qė nė vitin 1946, Nėnė Tereza u shokua nga konflikti mes hinduve dhe myslimanėve dhe aty vendosi qė pėrfundimisht tė shkėputet nga Urdhri i Loretos pėr tė aplikuar atė metodė pėrkushtimi ndaj Krishtit, pėr tė cilėn ajo kishte lėnė Shkupin nė vitin 1928, gjė qė ishte e veēantė pėr femrat shqiptare tė bėheshin murgesha dhe aq mė tepėr tė shkonin pėr t’i shėrbyer Zotit jo nė rrethinat e Ballkanit, por nė njė vend tė largėt si India.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara