HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


"Qemal Stafa", atavizėm komunist

Bashkim Kopliku -- nga Bashkim Kopliku, Durrės, 21.11.2007

Njė fondacion rinor me prirje tė majta, qė ka mbledhur tė rinj modernė intelektualė-sa mirė! Por sa keq qė ky fondacion mban njė emėr qė vjen nga errėsira e komunizmit: "Qemal Stafa"! Ėshtė absurde qė sot nė vitin 2007, pas 17 vjetėsh tė rrėzimit tė komunizmit, t'i vihet emri i njė prej liderėve mė tė famshėm tė komunizmit, njė fondacioni, qė edhe sepse ėshtė i majtė, duhet tė ishte po aq antikomunist, sa ē'janė tė gjithė fondacionet e tjera rinore nė botėn perėndimore. Kjo ngjarje nuk e ka shkakun vetėm tek naiviteti, apo tek nostalgjia, apo tek dritėshkurtėsia e atyre qė e pagėzuan, pra tė rinjtė e PS-sė. Shkaqet janė mė tė thella, dhe pėrfshijnė edhe lidershipin politik nė pushtet, berishizmin, e mė gjerė, tė gjithė shoqėrinė tonė. Zgjidhja?! E shpejta, t'i ndėrrohet urgjentisht emri atij fondacioni; e gjata, tė ndėrrojmė mendėsitė tona.

Para se te vazhdojmė mė tej kėtė shkrim, i sigurojmė veteranėt komunistė tė luftės sė dytė botėrore, se nuk kemi gjė me ta, e respektojmė sakrificėn e tyre pėr atdheun. Bile themi se edhe ne, mbase nė atė kohė do tė vepronim siē vepruan ata. Por sot arsyetohet dhe veprohet me mend e sotme, dhe jo me mend e para 70 vjetėve.

Emri "Qemal Stafa" lidhet me dy figura (simbole) historike nė tė njėjtin njeri. E para, pozitivja, ajo "e mira", ėshtė ajo e patriotit, ajo e luftėtarit kundėr pushtuesve, e anti-fashistit, e dėshmorit pėr mbrojtjen e pavarėsisė sė atdheut, e djaloshit letrar e tė talentuar e liridashės, e luftėtarit pėr liri e barazi sociale.

E dyta, negativja, "e keqja", ėshtė ajo e politikanit. Kemi figurėn tipike tė njė komunisti tė kohės. Ai burgoset nga shteti shqiptar, si pjesėmarrės nė grupe subversive komuniste qė kėrkonin rrėzimin me dhunė tė regjimit kushtetues. Ai ka si shembull Bashkimin Sovjetik (BS), dhe udhėheqėsin tė tij tė lavdishėm, Stalinin. Burgosja e tij, pranimi i fajit, duke deklaruar nė gjyq se "po, jam komunist", janė ngjarje tė vitit 1939 (shkurt), kur tashmė komunizmi e kishte treguar praktikėn e vet: dihej se nė BS ishin vrarė miliona njerėz thjeshtė pėr bindjet e tyre politike apo ekonomike. Ndėr kohė dihej edhe se BS po flirtonte me nazi-fashistėt, flirt qė u konkludua me paktin Molotov-Ribbentrop, mė 23.8.1939, nė dėm tė vendeve evropiane (njė javė pas paktit, plasi lufta e dytė botėrore). Edhe Shqipėria u pushtua nė kėtė frymė miqėsie sovjeto-fashiste, vetėm 4 muaj para formalizimit tė atij pakti, dhe dy muaj pas gjykimit tė Qemalit.

Ėshtė pikėrisht nė Shqipėrinė e pushtuar nga fashistėt, qė Qemali gjen lirinė, megjithėse ishte dėnuar me 6 vjet burg si komunist. Ai del menjėherė nga burgu edhe bile shkon pėr studime nė Italinė fashiste!

Vetėm pasi nazi-fashistėt u prishėn me Stalinin dhe sulmuan BS-nė (mė shumė se pas dy vjetėve qė Shqipėria lėngonte nėn pushtimin fashist), atėherė Qemalit me shokė, u kujtohet pėr tė luftuar fashistėt. E nis me krijimin e njė partie komuniste (dy vjet e gjysmė pasi vendi ishte i pushtuar nga fashistė, dhe vetėm rreth 4 muaj pasi u sulmua BS). Partia e tij organizohet nga dy tė huaj (jugosllavė), qė vinin nga njė shtet qė atdheut tė tij, tė Qemalit, i kishte grabitur gjysmėn e vet, Kosovėn.

Nuk ka veprimtari politike mė negative sesa krijimi i asaj partie, komuniste. E keqja e saj e dukshme lehtė, ishte qė pėr 49 vjet me radhė vrau-preu popullin shqiptar, qė e frenoi ekonomikisht, dhe qė e futi nė kampin anti-perėndimor, anti-amerikan, anti-evropian, anti tė gjithė miqve tė sotėm tė Shqipėrisė, qė janė edhe miq tė PS-sė, edhe tė PD-sė aktuale, edhe tė gjithė partive parlamentare shqiptare. E keqja qė nuk para shihet lehtė, ėshtė krijimi i mendėsive komuniste tek shqiptarėt, mentalitet i cili ka zėnė vend edhe nė sa e sa antikomunistė (i quajmė "antikomunistė komunistė"), dhe qė vazhdon tė jetė shkaku i shumė tė kėqijave qė kemi si shoqėri aktuale. Po le tė kthehemi mė afėr temės konkrete.

Sado mashtruese tė jetė historia jonė, nuk sajon dot disidentin kundėr komunizmit, nga kryetari i rinisė komuniste, Qemali. Nuk e zbut "figurėn e keqe", as versioni se "Qemalin e vrau Enver Hoxha". Edhe e vėrtetė tė ishte, nuk ka fare tė bėjė, sepse nuk ėshtė e vėrtetė thėnia qė u pėlqen shumė vetėve: "armiku i armikut tim, ėshtė miku im". Nuk e zbut figurėn e keqe politike, as veshja e tij me sofizmin: "Qemal Stafa solli nė kohėra tė vėshtira frymėn e lirisė, reformimit dhe modernizmit, duke pasqyruar vlerat qė politika e sotme ka nevojė"-kjo jo vetėm qė nuk ėshtė e vėrtetė historikisht, pra ėshtė njė sajim, por as qė mund tė ngjante njė gjė e tillė, sepse nuk mund tė rrijnė bashkė komunizmi me lirinė.

Nejse, mos tė zgjatemi mė nė detajet e figurės sė Qemalit si politikan, sepse edhe sa thamė, qenė tė nevojshme pėr mendėsitė tona, sepse pėr shumė popuj tė tjerė tė botės, do tė mjaftonte vetėm fakti i thjeshtė: ai ishte njė nga krijuesit e pėrbindėshit "partia komuniste shqiptare".

Tė vijmė tek e sotmja: vėnia e emrit tė Qemal Stafės, njė fondacioni rinor. Pėr t'i dalė pėrpara ēdo sofizmi, le tė gjykojmė me nge, duke shtruar paraprakisht pyetjen: cila nga figurat e mėsipėrme ėshtė pasur parasysh nė pagėzimin e fondacionit, ajo e patriotit dhe e humanistit, apo ajo e politikanit terrorist komunist? Pėr t'i dhėnė pėrgjigje kėsaj pyetje, duhet tė shohim se cili ėshtė qėllimi i krijimit, cili do tė jetė aktiviteti i fondacionit aktual "Qemal Stafa".

Ja se ēfarė shkruhet nė njė dokument tė tij: "Fondacioni synon tė rritė pėrfshirjen publike nė procesin politik, duke pėrafruar kėshtu praktikat perėndimore dhe duke ndihmuar konsolidimin e demokracisė nė Shqipėri [...] ėshtė thjeshtė njė fondacion politik, ku ēdo shqiptar mund tė gjejė veten nėpėrmjet pjesėmarrjes dhe pėrfshirjes." Pra nuk ka asnjė mėdyshje se ky ėshtė njė fondacion politik, dhe nuk ka tė bėjė fare me luftėn kundėr Italisė fashiste etj. Si i tillė, natyrisht qė ėshtė zgjedhur njė figurė politike pėr emrin e fondacionit, pra fatkeqėsisht ėshtė zgjedhur pikėrisht ajo figura e dytė, "Qemali si politikan", pra ėshtė zgjedhur ajo e keqja!

Ky pagėzim kalon caqet e njė fondacioni rinor, pėrfshin tė gjithė Shqipėrinė. Tregon sesa e pashėruar politikisht, por edhe sa hipokrite, ėshtė shumica e shoqėrisė sonė aktuale. Themi se shoqėria jonė ėshtė politikisht e sėmurė, edhe sepse ky fondacion ka marrė bekimin direkt tė PS-sė, edhe sepse ka drejtues tė bordit tė tij kėshillmor, ish-sekretarin e PS-sė, ish-presidentin e vendit pas rėnies sė komunizmit, kryetarin e Akademisė sė Shkencave, tė sapo "zgjedhur" nė regjimin berishist, Rexhep Mejdanin. E ky, me "pėrkufizim" duhet tė ishte antikomunist, prandaj edhe i dilte detyrė "tė kėshillonte" drejtuesit e fondacionit, me ngulm (deri nė mospranimin e kryesimit tė bordit):

"Nuk vete ky emėr, tė rinj tė dashur, sepse e majta shqiptare ka nevojė tė shkėputet krejtėsisht nga trashėgimia komuniste, duke parė para drejt perėndimit. Nuk mundet tė "ndihmojė modernizimin e PS-sė, duke konsoliduar kanalet e komunikimit me shtetasit dhe grupet e interesuara", siē shpreheni ju, nėse niset nga shembulli i keq, shembulli i njė kryekomunisti deri nė vdekje. Ky emėr do tė na i largojė tė rinjtė, do tė na i largojė "shtetasit shqiptarė" nga fondacioni."

As edhe nga berishizmi nuk po ndjehet njeri, megjithėse ka uzurpuar emrin e PD-sė, tė partisė qė rrėzoi komunizmin nė 1991-92-shin. Asgjė nuk ėshtė e rastit tek ata, pra as edhe kjo heshtja e liderėve tė tyre, as edhe heshtja e zėdhėnėsve: ata nuk lėnė gjė pa kapur, por kėtė herė nuk kanė komentuar fare pėr kėtė pagėzimin skandaloz qė po diskutojmė. Thuhet se nė shtėpinė e tė varurit, nuk pėrmendet litari-litari i berishizmit ėshtė fakti qė shumica e udhėheqėsve tė tij, janė vetė sekretarė partie tė Enver Hoxhės, apo tė niveleve tė ngjashme.

Edhe pjesa tjetėr e shoqėrisė shqiptare tregon se i mungon pjekuria, edhe "shoqėria civile shqiptare", edhe ata kanė preferuar heshtjen. Vetėm nė kafene dėgjon diskutimet fataliste: "dihet se komunistėt e kanė nė dorė!"

Themi se e gjithė kjo tregon sesa hipokrite ėshtė shoqėria jonė aktuale, sepse bėhet njė veprim qė edhe formalisht nuk ka fare koherencė. Pikėrisht sot kur Perėndimi kėrkon qė tė dėshmojmė antikomunizmin tonė, sė paku duke kujtuar krimet e komunizmit, kur tė gjithė shqiptarėt, duke filluar nga Kuvendi, bėjmė be e rrufe se jemi antikomunistė tashmė tė bindur, po ne, po kėta antikomunistė, lejojnė tė pagėzohet njė fondacion rinor me emrin e njė kryekomunisti.

A vėrtetė mendojmė se komunizmin tonė, po ua kalojmė nėn hundė, ashtu pa u vėnė re, miqve tanė tė sotėm, atyre qė po na ndihmojnė tė mėsojmė dhe tė zbatojmė lirinė dhe demokracinė, atyre qė na ēliruan Kosovėn, perėndimorėve?! E pra, nėse shumica jonė po i harrojmė tė zezat qė i ka bėrė komunizmi vendit tonė, nuk i harrojnė tė zezat e komunizmit, pėr asnjė moment, miqtė tanė, vendet e tjera, popujt e tjerė perėndimorė. Nuk i harrojnė, jo vetėm si konkluzion i doktrinave politike, por edhe sepse nuk i harrojnė tė vrarėt e tyre nė luftėrat antikomuniste, si ato tė Koresė sė Jugut, tė Vietnamit, tė Amerikės Latine etj. Nuk harron njerėzimi as gulagėt rusė, as krimet e Pol Potit nė Kamboxhia, as ato tė Mao Ce Dunit nė Kinė etj. Shqipėrinė e largon nga Perėndimi, njė harresė e tillė. Ne duhet tė pikėllohemi pėr veten tonė: po bėjmė gabime tė mėdha.

Ne shqiptarėt, kemi nisur rrugėn drejtė shoqėrisė perėndimore, e cila ėshtė e papajtueshme me komunizmin. Nėse duam tė ecim drejt saj, drejt pranimit nė BE, duhet t'i heqim urgjent emrin fondacionit nė fjalė, me hir apo me pahir. Nėse duhet vėnė emri i njė personaliteti, atėherė ka mjaft figura historike shqiptare, qė janė shembuj tė politikave tė majta perėndimore, si Musine Kokalari, Gjergj Kokoshi, Skėnder Muēo etj.

[Gazeta Shqiptare, 23.11.2007]

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara