HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Revista "Kuq e Zi" nė Bruksel nga Lek Pervizi

Lek Pervizi dhe aktiviteti i tij nė Bruksel

Lek Pervizi ka zhvillue e zhvillon aktivitet nė Bruksel qysh nga tetori 1990 kur arriti nė Belgjikė.

Nė tetor 1993, duke pa mungesėn absolute tė njė shtypi shqiptar nė Belgjikė, ai themelon e boton revistėn kulturore shqiptare « Kuq e Zi », qė u quejt si pasardhėse e revistės sė njohun « Albania » tė Faik Konicės, qė ishte botue po nė Bruksel mė 1897-1909, para 96 vjetėsh. Hyrja e revistės nė 14 vjetorin e botimit, thekson randėsinė e saj qė vazhdimisht ka ardhė duke u rritė si nė pėrmbajtje ashtu nė formė. Asht njė revistė qė kėrkohet nė rrethet intelektuale, pėr larminė e seriozitetin e subjekteve qė trajtohen nė tė, qė fare qartas pasqyrohen nė moton qė ajo mban: « Shqiptarve s’kanė ē’iu duhen ideologjitė e hueja, duke pasė njė tė vetmen tė tynėn, Shqiptarizmin, Idealin Kombėtar. »

Revista del sa e thjeshtė nė paraqitje aq e pasun nė pėrmbajtje, qė asht kryesorja. Pa qellime perfitimi, si drejtuesit ashtu bashkepuntorėt letrarė punojnė vullnetarisht. ēdo abonim ose ndihmė qė vjen shkon vetėm nė dobi tė pėrmirėsimit tė botimit e tė shpėrndarjes sė revistės. Urojmė tė dali ndonjė sponsor i vetėdijshėm pėr randėsinė e vlerėn kulturore shqiptare tė kėsaj reviste, qė mban emnin e bukur tė flamurit kombėtar. Janė tė mirėpritur bashkėpuntorė qė i pėrgjigjen pėrmbajtjes dhe parimeve tė revitės siē janė pėrcaktue nė moton e saj.

Lek Pervizi, piktor, poet, shkrimtar, historian e pėrkthyes nė disa gjuhė asht themeluesi e drejtuesi i revistės, ish i perndjekur politik me 40 vjet burgje e kampe internimi nėn diktaturen komuniste nė Shqipni. Arriti tė largohet me 1990 ne Belgjike, ku kishte jetue e vdekė prindi i tij, General Prenk Pervizi, prej ku kuptohet edhe persekutimi i egėr qė iu ba familjes, ku ishte perfshi edhe ai vetė. Pavarėsisht nga terrori dhe trajtimi i mizor qė e kishte pėrfshi, arriti tė ruej tė pacenueme ato njohuri kulturore qė kishte fitue nė studimet e kryeme nė Itali para 1944, ku kishin studiue edhe vllaznit e prindi. U duhet shtue atyne studimeve edhe njohunitė e fitueme nė konditat e burgjeve e kampeve, prej intelektualėve tė lartė me tė cilėt ndante denimet, qė i shėndrruen ato burgje e kampe nė universitete tė katakombave. Kur fitoi te drejtat themelore qe jep liria e njė vendi demokratik si Belgjika e po ashtu vendet e tjera perendimore, iu vu punės pėr njė rivlerėsim e riperteritje tė kulturės dhe historisė shqiptare, qė kishte pėsue nje tronditje tė madhe ēoroditėse, me dezinformime, shtrembnime e fallsifikime tė neveritshme.

Qysh pre 14 vjetėsh siē u tha ma sipėr, revista kulturore « Kuq e Zi » botohet nė Belgjike», prej kėtij patrioti e intelektuali shqiptar. Duke pėrmendun Belgjikėn na shkon mendja pėrsėri te Faik Konica, i cili pikėrisht kėtu kishte botue pėr 12 vjet rresht revistėn e njohun « Albania » para110 vjetėsh, kur doli numėri i parė mė 25 mars1897. Prej asaj kohė, nuk kishte dalė ma asnjė lloj fletushke shqiptare sado e thjeshtė. Ishte pra revista « Kuq e Zi » qė nisi botimin mė tetor 1993, qė ripertrinte nismėn e Konicės, me njė revistė me tė njejtėn pėrmbajtje serioze kushtue kulturės dhe historisė shqiptare, larg polemikave e debatėve tė karakterit politik ose ideologjik tė ēdo forme qofshin.

Duke pasė parasyshė se nga koha e Konicės ku vetė botimi i shtypit ishte pothuejse primitiv dhe te tjera mjete nuk ekzistonin fare, me daljen e radios, asht pėr t’u theksue puna e mirė e zhvillueme prej afro njėzet vjet nga radio « Jehona Shqipe » e drejtueme nga z. Sakip Skepi, qė ka dhanė njė kontribut tė madh pėr tė informue shqiptarėt e Brukselit me lajme dhe njohuni kulturore e historike. Njė meritė qė i duhet njohun botnisht kėtij patrioti shqiptar.

Lek Pervizi asht kryetari i Shoqatės Kulturore Euro-Belgo-Shqiptare « Nanė Tereza » qė njihet botnisht me emnin ACEBA nga frėngjishtja (Association Culturelle Euro Belge Albanaise) me adresėn e-mail : [email protected] , krijue me 7 mars 2004, dhe kryetar i Shoqatės sė ish Burgosurve Politikė Shqiptarė nė Belgjikė qysh nga 1992. Kohėt e fundit, me 17 janar 2007, u vlerėsue nga Unioni Artisik i Kombit Shqiptar me Titull Nderi « Mirėnjohja e Unionit » me motivacion: « pėr pėrkthimn shqip pėr herė tė parė tė veprės - Historia e Skėnderbeut - tė humanistit tė shquar At Dhimitėr Frangu, kėshilltar e bashkėluftėtar i Skėnderbeut », qė pati jehonė tė madhe nė shtypin e mediat shqiptare.

Ne kuadrin e aktivitetit tė saj, revista boton dhe libra me kopje tė kufizueme, qė shpėrndahen me porosi. "Veprat e Lavdishme tė Skanderbeut" nga Dhimiter Frangu, shqiptari i pare qe ka shkrue historine e Skanderbeut para 526 vjetėsh, perkthye shqip nga italishtja e vjetėr, nga Lek Pervizi, shoqnue me illustrime, 260 faqe, 20 Euro, pėrfshi posta.
"Pellazgėt e pasardhėsit e tyre" nga Eduard Schneider (1894), perkthye nga frengjishtja shqip nga Lek Pervizi, ku autori mbron tezen e prejardhjes se shqiptarve nga Pellasget, duke u mbeshtete mbi kontekstin gjuhesor, shoqnue me illustrime, 240 faqe, 20 Euro, pėrfshi posta.
"Dhjetė Sulltanėt e Parė" me njė pjesė tė dytė mbi Skanderbeun, nga Paolo Jovio, (1541), historian i shquem i rilindjes italiane, pėrkthim nga italishtja e vjeter nga Lek Pervizi, me illustrime. I pari italian qė shkruen pėr Skanderbeun, 220 faqe, 20 euro, pėrfshi posta.
"Ankimi i Zanave" poezi nga burgjet e kampet, nė tre botime shqip, frengjisht e italisht, 200 faqe, 15 euro, pėrfshi posta.
"Albanie pays ą connaītre" (Shqiperia, vend per tu njohun) frėngjisht, nje pasqyre e historise sone (teori e re) nga origjina ne ditet tona, qė po pėrkthehet dhe shqip. Pritet tė botohet.
« Lufta e Abisinisė e manovrat e mėdha » 1935-1936, me autor Gjeneral Prenk Pervizin, pėrfaqėsues i Shqipnisė, nė komisionin ndėrkombėtar tė vezhguesve ushtarakė tė asaj lufte, qė botohet pėr herė tė parė pas 70 vjetėsh sipas relacionėve origjinale tė tij. 220 faqe, 20 Euro, pėrfshi posta.
« Gjeneral Prenk Pervizi », monografi nga Pjetėr Hidri, me illustrime, 192 faqe, 15 euro, pėrfshi posta.

Duke fillue nga 2007, revista « Kuq e Zi » do tė botohet nė dy gjuhė, frėngjisht-shqip, ku parashihen tė dalin edhe artikuj anglisht, gjermanisht e italisht.

Porosia per revistėn si ma poshtė:

- pėr njė numėr tė derguem me postė, 10 euro copa.

- pajtimi vjetor:
Shqipėri e troje tė tjera 20 euro
Europė 40 euro
Amerikė, Australi, 50 euro.

Nje paraqitje pėr sa thashe, mund ta gjeni ne – [email protected] - dhe nė – nė – www.reviste-kulturore.oldiblog.com dhe nė – www.revista-kuq-e-zi.skyblog.com, ku ka fillue paraqitja nė formė siti tė revistės.

Pėr gjithė ata qė janė tė interesuem, e pėr ēdo informatė e sqarim nė lidhje me porositė qė u interesojnė : abonime, blerje, anėtarėsime, etj., mund tė kontaktoni nė adresėn e-mail : [email protected] ose [email protected]

Redaksia e revistės “Kuq e Zi”

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara