HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Flet Gjekė Marinaj, poeti qė jeton nė SHBA

Poezia Kosovare, aq dinamike, aq interesante, aq e ndjeshme… cilėsore sa ēdo poezi e vendeve tė tjera tė botės

-- nga Mirjeta SELIMI, janar 2007

Mirjeta Selimi "Ndėr shkrimtarėt qė dua mė shumė nga letėrsia kosovare janė Agim Vinca, Rrahman Dedaj, Sabri Hamiti, Din Mehmeti, Ali Podrimja, Azem Shkreli etj. Por poeti qė kam mė pėr zemėr nga tė gjithė poetėt ėshtė Eqrem Basha" - shprehet Gjekė Marinaj poeti shqiptar qė jeton nė SHBA

Gjekė Marinaj (1965) as nė ėndrrėn mė tė bukur tė fėmijėrisė s'ka mundur ta pėrjetojė kėnaqėsinė e ofruar nga realiteti i tanishėm qė tė jetė dikush gjatė jetės sė tij nė kėtė botė.
Nė vitin 1990, nė njėrin cep tė gazetės letrare "Drita" qė ka qenė organ i Lidhjes sė Shkrimtarėve tė Shqipėrisė, njė poezi fare e shkurtėr me titull "Kuajt", do tė tėrheqė vėmendjen e shumė lexuesve dhe do tė bėjė bujė tė jashtėzakonshmė sa qė tirazhi i madh i gazetės do tė shkojė brenda ditės. Shkrimtari dhe njėri prej njerėzve kyē te "Drita", Nasi Lera dikund mė vonė do tė tregojė pėr reagimin e pushtetit komunist tė asaj bote nė Shqipėri. "Tė nesėrmen mė telefonuan nga lart dhe mė thanė se ēfarė kishim bėrė me atė poezi qė njerėzit i quante kuaj", do tė vė nė pah Lera.
Gjekė Marinaj Fill pas kėsaj, njėzet e pesė vjeēarit tė asaj kohe, tė lindur nė fshatin Brrut tė Malsisė sė Madhe nė Shqipėri, do t'i duhet tė durojė vetė "shqelma" nga "Kuajt". Do tė detyrohet tė arratiset nga Shqipėria, tė kalojė tinėz nė territorin e ish-Jugosllavisė dhe tė vendoset pėr disa ditė nė Beograd. Atje ambasadori amerkan do ta pyet: "A ke prova se je kundėr komunizmit?". Njė pėrkthyes do t'ia japė atij poezinė "Kuajt", mandej fjalėt e para dhe tė fundit tė amerikanit tė vjetėr do tė jenė: "Paē fat nė Amerikė, bir". Kjo ėshtė nė vija tė trasha historia e kapėrcimit tė Atlantikut me "Kuajt" qė Gjekė Marinajn do ta vendosė nė Richardson tė Tekxasit nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės. Atje Marinaj do tė punojė, shkruaj, pėrkthejė etj., por nuk do ta harrojė asnjėherė atdheun dhe pėrherė do tė jetė mirėnjohės ndaj tij.
Pėrton tė flasė pėr "Kuajt", "ėshtė njė histori e shkuar, mė shumė duhet t'i kushtojmė rėndėsi tė tanishmes dhe tė ardhmes, jam shprehur disa herė pėr tė", thotė Marinaj. Flet pėr kushtet qė i ofrohen njė krijuesi nė SHBA, mesazhin e poezisė, arsyet e qėndrimit nė SHBA, raportin e poezisė shqiptare me poezinė e vendeve tė tjera, poezinė e shqiptarėve qė jetojnė nė Amerikė, shqiptarin qė mund tė jetė pjesė e njė antologjie botėrore, poezinė qė krijohet nė Kosovė, krijuesit e tjerė jashtė Kosovės, influencimin prej autorėve tė tjerė, Gjekė Marinajn gazetar dhe kritik letrar, krijimtarinė e pabotuar etj., preokupime qė i shtrohen pėrpara t'i zbėrthejė.

Ka pesėmbėdhjetė vjet qė jetoni, punoni dhe krijoni nė SHBA, vendin qė sot realisht paraqet "El dorado" nė shumė sfera po qe se krahasohet me tė tjerat vende. Ēfarė kushtesh i ofrohen njė krijuesi nė SHBA?
Gjekė Marinaj: Amerika ofron kapacitetin pėr tė gjithė ata qė kanė njė edukim tė arsyeshėm tė fitojnė paratė e mjaftueshme pėr tė mbijetuar. Njė nga gjėrat qė krijuesit mund tė arrijnė nė Amerikė ėshtė jetesa, ne mund tė jetojmė. Amerika, nė tė njėjtėn kohė ofron njė numėr tė madh artdashėsish, njė kulturė gjigante me dhjetėra miliona njerėzish tė shkolluar. Ajo ofron njė mundėsi tė jashtėzakonshme pėr tė mėsuar nga dhe pėr tė hyrė tek diversiteti social, ideor dhe teknologjiko-shkencor. Nuk ėshtė sekret qė Amerika pėrbėhet nga njė popullatė e fragmentuar nė mijėra drejtime me interesa nga mė tė larmishmet, gjė qė e shtynė letėrsinė dhe artin nė njė korridor mė tė ngushtė tė nevojave dhe tė dėshirave tė pėrgjithshme qė kanė. Kėshtu krijuesit janė tė detyruar tė krijojnė botėn e vet, ta drejtojnė, promovojnė dhe ta mbrojnė atė. Kjo mė jep mundėsinė tė shtoj diēka edhe rreth anės tjetėr tė medaljes sė favorizimeve qė sapo pėrmenda. Krijuesi duhet tė besojė nė vetvete, tė ketė kurajė tė jetojė si njė poet, artist apo shkrimtar nė Amerikė.

Ēka mund tė thotė poezia dhe ēka konkretisht poezia qė shkruani ju?
Gjekė Marinaj: Poezia ėshtė rruga nė tė cilėn shtegtojnė tė gjitha gjuhėt e ndryshme tė njerėzimit tė shkrira nė njė gjuhė tė vetme. Tek poezia, nė njėrėn anė, shkrihen gjuha e ndjenjave, e halleve, e gėzimeve, e dashurisė… Po tek poezia, nė anėn tjetėr, shkrihen dhe marrin jetė, dialektet, mendimet, leksiku qė vjen nga krahinat e ndryshme, nga natyra, nga teknologjia, nga filozofia, nga sociologjia, nga arti e nga fushat mė tė ndryshme tė shkencės, tė jetės… Tė gjitha kėto gjuhė janė tė bashkuara nė njė gjuhė tė vetme ku tė gjithė njerėzit mund tė flasin me njėri-tjetrin. Si poet e ndjej se i shėrbej kėsaj gjuhe tė pėrbashkėt njerėzore. Gjuha nė vetvete ėshtė njė botė shumė mė e madhe dhe shumė mė intelegjente se cilido pėrdorues individual i saj. Poetėt janė pjesė e njė komuniteti poetėsh qė ka marrė jetė shumė para epikės sė Gilgameshit e poetėve tė tjerė pasardhės tė tij deri mė sot. Edhe unė, si ēdo poet tjetėr, jam vetėm njė gjethe nė pemėn e madhe tė poezisė. Nė esencė, ajo qė bėj si poet ėshtė njė shėrbim qė i bėj bazamentit tė jetės sė gjuhės. Njė gjė e tillė mund tė qėndrojė pėr poezinė edhe si gjuhė midis gjuhėve, sepse sot kemi arsye tė besojmė se njėherė njerėzimi kishte njė gjuhė tė vetme, gjuhė e cila u thye e u nda me thyerjen dhe ndarjen e njerėzimit nė grupe njerėzore. Me poezinė time mundohem tė jem pjesė e atij zinxhiri qė, nėpėrmes tė vėrtetės, i mbanė tė lidhura mitet e mėdha tė njerėzimit me shpikjet dhe zhvillimet teknologjike e shkencore.

Pse s'ktheheni tė jetoni nė Shqipėri dhe tė bėhėni mėsimdhėnės nė Universitetin e Tiranės apo ende vėrehen tek ju shenjat e kohės nė tė cilėn u larguat nga atdheu?
Gjekė Marinaj: Shqipėrinė e dua me gjithė shpirt. Ajo gjithmonė do tė jetė pjesė e ėndrrave tė mia, por e ndjej se sferat akademike tė Shqipėrisė, veēanėrisht ato tė Universitetit tė Tiranės, nuk kanė nevojė pėr shėrbimet e mia si pedagog. Shqipėria ka njė pasuri akademike tė pabesueshme, ka profesorė tė kalibrit botėror tė cilėt kanė shkėlqyer madje edhe gjatė errėsirės komuniste jo vetėm si personalitete tė dijes, por edhe si pėrēues tė pėrkushtuar tė saj pėr tek studentėt e tyre. Nėse sot shumė studentė shqiptarė shkėlqejnė nėpėr universitetet e botės, ku disa prej tė cilėve i janė kushtuar vetė jetės akademike e pedagogjike, merita u takon profesorėve tanė nė Shqipėri. Nė njėfarė mėnyre "ne jemi ata" ashtu siē do tė jenė pjesė e jona studentėt tanė tė sė ardhmes. Pra ajo qė unė mund tė kontribuoja si pedagog nė Shqipėri ėshtė diēka relativisht e vogėl. Amerika gjithashtu ka profesorė tė shkėlqyer, por ajo ėshtė prapė duke e krijuar "kontinentin" e saj akademik, ėshtė prapė nė krijim e sipėr tė periudhės sė saj letrare, aq mė tepėr kur shumė nga gjenitė e saj janė larguar dhe vazhdojnė tė largohen nga mėsimdhėnia. Amerika mė bėn tė ndjehem se mund tė bėj mė shumė kėtu, se kėtu jam mė i nevojshėm se nė Shqipėri. Shpresoj tė mos jem gabim. Sidoqoftė, unė gjithmonė do tė jem thellėsisht shqiptar, por gjithmonė do tė jem thellėsisht edhe amerikan nė dedikimin tim nė tė mirė tė humanizmit dhe edukimit tė tij pa koncepte gjeografike.

Ku e sheh poezinė shqiptare nė raport me poezinė qė krijohet sot nė vendet e tjera?
Gjekė Marinaj: Energjia e brendshme, freskia tematike, thellėsia e ndjenjės dhe e mendimit, tradita e shquar e bashkė-jetimit tė shqiptarėve me vargun e bėjnė poezinė shqipe tė parafytyrohet para botės sa antike aq edhe tė re, sa tė ashpėr aq edhe tė ndjeshme, sa lokale aq edhe mbarė-njerėzore. Shumica e akademikėve do tė binin dakord se njė gjė e tillė nuk mund tė thuhet pėr poezinė e shumė vendeve tė tjera.

A mund tė thuhet e njėjta gjė edhe pėr poezinė qė shqiptarėt e Amerikės e krijojnė sot atje?
Gjekė Marinaj: Kjo pyetje, Mirjeta, po mė shtyn tė pėrqendrohem tek koncepti i vetėbesimit nė raport me realitetin. Pikėrisht ky koncept, pra raporti i vetėbesimit kundrejt aftėsive pėr tė prodhuar njė krijimtari konkurruese ėshtė problemi kryesor qė krijuesit shqiptar nė Amerikė hasin nė punėn e tyre. Ndoshta tre apo katėr (tė tregohem shumė zėmėrbardhė) poetė shqiptar nė Amerikė mund tė arrijnė nivelin e mesėm midis poezisė serioze bashkėkohore amerikane. Njė pjesė e mirė krijojnė njė poezi relativisht tė pranueshme qė premton, por kanė ngelur nė orbitėn e tyre, orbitė qė nuk mund tė konsiderohet konkurruese me poezinė mė tė mirė amerikane. Pjesa qė mbetėt, pėr fat tė keq, janė tė gatshėm tė sakrifikojnė nga gjėrat mė tė rėndėsishme tė jetės sė tyre pėr tė bindur dikė pėr ta pėrkthyer krijimtarinė e tyre nė anglisht, me dėshirėn pėr tė marrė pjesė nė "panairin" e letėrsisė sė "artė" amerikane. Por e bėjnė kėtė ose duke mos i kuptuar ose duke i injoruar pasojat personale dhe kombėtare qė vijnė nga paraqitja nė kėtė "panair ari" me "fool's gold" (njė metal vezullues qė vetėm duket si ar, i cili i ka bėrė gjeologėt ta quajnė "ari i budallenjėve"). Kjo ndodh, pėr mendimin tim, se ata nuk i kanė pasur mundėsitė tė studiojnė artin e poezisė as nė universitetet amerikane as nė ato shqiptare. Si pasojė nuk e kuptojnė se poezia nuk ėshtė thjesht njė varg fjalėsh tė palosura njėra mbi tjetrėn, ashtu siē vijnė nga mendja apo nga shqetėsimi qė kanė. Ata paraqiten aq injorantė nė zanatin e poezisė sa ē'jam unė, midis tė tjerash, nė zanatin e mekanikut tė automjeteve, megjithėse e di se njė veturė duhet tė ketė rrota, timon, motor etj., ajo nuk ecėn dot vetėm nėse unė nga dėshira pėr tė qenė mekanik, i palosė pjesėt e saj njėra mbi tjetrėn si tė ma merr mendja. Ajo qė shoh si problem me ne krijuesit shqiptar nė Amerikė ėshtė ngutja pėr tė treguar vlerat individuale, jo ato kombėtare, para botės letrare tė Amerikės dhe mė gjėrė.

Kush shkruan poezi nė Shqipėri qė mund tė jetė pjesė e njė antologjie botėrore?
Gjekė Marinaj: Nėse antologjia do tė pėrbėhej nga poetėt mė tė mirė tė botės, jo nga poetėt mė tė mirė tė ēdo vendi, sepse Shqipėria, si ēdo vend tjetėr, ka njė numėr tė madh poetėsh tė shkėlqyer, mendoj se Agron Tufa do e meritonte tė ishte pjesė e asaj antologjie.

Cili ėshtė mendimi i juaj pėr poezinė qė krijohet nė Kosovė dhe a ėshtė ndonjė autor pėr tė cilin keni respekt?
Gjekė Marinaj: Pjesa e dytė e kėsaj pyetje, si dhe pyetja para kėsaj, janė pyetje tė vėshtira pėr kėdo qė flet me pėrgjegjėsi profesionale dhe dinjitet njerėzor. Kėto soj pyetjesh janė tė pėrpiluara qė i intervistuari tė tregohet i pasaktė nė pėrgjigjet e tij. Por ngaqė tė gjithė gazetarėt bėjnė pyetje tė tilla, po tė pėrgjigjem. Poezia Kosovare mund tė gjykohet kryesisht nė dy mėnyra. Ajo mund tė shihet si pjesė e historisė dhe e kulturės sė popullit tė Kosovės. Si e tillė ajo meriton tė studiohet nė thellėsi me pėrqendrim nė shumėllojshmėrinė e saj tematike, estetike, etike dhe tekniko-letrare-artistike. Ajo mund tė ndjehet, gjithashtu, si produkt i mendjeve tė ndritura, ku studiuesit, pėr ta shijuar plotėsisht atė, duhet tė pėrqendrohen nė punimet individuale dhe nė intensitetin artistik tė poetėve tė mėdhenj kosovar. Natyrisht, do tė ishte mirė tė studiohet nė tė dyja mėnyrat njėherėsh, por njė gjė e tillė mund tė arrihet vetėm nė mėnyrė sistematike shkollore, gjė e cila, automatikisht e eliminon mundėsinė pėr tė gjithė dashamirėsit apo tė interesuarit nė poezinė kosovare. Pra poezia Kosovare ėshtė aq dinamike, aq interesante, aq e ndjeshme, aq pėrfaqėsuese e kulturės dhe e vlerave tė popullit tė saj dhe aq cilėsore sa ēdo poezi e vendeve tė tjera tė botės. Ndėr shkrimtarėt qė dua mė shumė nga letėrsia kosovare janė Agim Vinca, Rrahman Dedaj, Sabri Hamiti, Din Mehmeti, Ali Podrimja, Azem Shkreli etj. Por poeti qė kam mė pėr zemėr nga tė gjithė poetėt ėshtė Eqrem Basha.

Po pėr krijuesit e tjerė shqiptarė, jashtė Kosovės?
Gjekė Marinaj: Midis tė tjerėve do tė veēoja Adem Istrefin qė jeton nė Shqipėri, Shefqet Dibranin dhe Bujar Saliun qė jetojnė nė Zvicėrr, si dhe Ibrahim Abedinin qė jeton nė Suedi.

Nga cilėt autorė e gjeni vetėn tė influencuar?
Gjekė Marinaj: Mė sė shumti nga poetėt dhe shkrimtarėt klasikė. Njerėzimi ka njė rekord tė poezisė qė sillet rreth njė unaze kohore prej mbi gjashtė mijė vjeēare. Sa mė e vjetėr tė jetė njė poezi aq mė tė mėdha janė mundėsitė e zhdukjes sė saj. Nėse ajo nuk ėshtė zhdukur, ka shumė gjasa qė ajo tė jetė njė poezi apo poemė shumė cilėsore. Kėshtu poetėt e mi mė tė preferuar janė ata qė kanė kompozuar poezi tė tilla. Disa prej tyre janė antikėt si Gilgameshi, Homeri, Virgjili, Dante, Gėte, Shekspiri, Miltoni etj. Jam i influencuar po ashtu edhe nga shkrimtarėt, dramaturgėt, piktorėt e kompozitorėt e mėdhenj qė nga kohėt e lashta deri tek e sotmja. Po ta pėrkthejmė fjalėn influencė nė njė fjalė mė tė saktė, qė do tė ishte frymėzim, unė jam i frymėzuar nga njė numėr i madh krijuesish nga tė gjitha kohėrat.

Gjendja katastrofale e lexueshmėrisė a s'ėshtė tregues se kanė ndėrruar kohėrat dhe se sot bota bėn edhe pa poezi?
Gjekė Marinaj: Ēfarė do tė bėnim pa poezinė? Unė mendoj se tė jetosh pa poezi ėshtė njėsoj si tė jetosh pa pjesėn fizike tė gjuhės, pa tė cilėn do tė humbnim efektin e shijes. Me humbjen e efektit tė shijes do tė humbnim interesin pėr specialitetet e ndryshme, pra do tė mjaftoheshim me paraqitjen e jashtme tė gjėrave, me pėrkufizimin e tė tjerėve se ēfarė ėshtė e ėmbla, e tharta, njelmėsia etj. Eliminimi i poezisė do i ngushtonte pa masė specifikimet qė na ndajnė nga kafshėt. Pa poezinė komunikimi njerėzor do tė ndahej nė njė numėr tė madh kodesh primitive, kode qė do e tjetėrsonin njeriun deri nė humbjen e identitetit.

Dikur e patėt pėrfunduar kursin pėr tė qenė gazetar, por mė i suksesshėm jeni treguar duke e pėrdorur gjuhėn e poezisė. Ēka s'mundet ta thotė Gjekė Marinaj gazetar e thotė Gjekė Marinaj poet, apo ku qėndrojnė arsyet e kėtyre ndryshimeve tek ju?
Gjekė Marinaj: Kur shkruaj si gazetar e nganjėherė si kritik letrar, shkruaj si njė qytetar, si njė njeri me njė edukim njerėzor dhe shkollor tė konsiderueshėm, si njė human, ku shprehi opinionin tim personal. Si tė thuash, shprehi bindjet e mija pėr jetėn qė jetoj si njė njeri i zakonshėm, si njė njeri i pėrditshėm… Por kur shkruaj si njė poet, shkruaj i shtyrė apo i frymėzuar nga labirinthet mė tė fshehta tė shpirtit tim nė veēanti, tė cilat mendoj se janė edhe gjėrat mė pėrfaqėsuese tė shpirtit tė njerėzimit nė pėrgjithėsi. Kur shkruaj poezi jam i sigurt se nuk mbėshtes vetėm njėrėn anė tė ēėshtjes, jam i sigurt se nuk e tradhtoj ndjenjėn e pastėr, ekuilibrin shpirtėror, gjykimin tim mė tė drejtė nė mbėshtetje tė asaj qė mendoj se ėshtė e arsyeshme, e ndershme, e drejtė. Pra nėse si gazetar edhe mund tė bėj njė gabim tė keq pėr njė arsye tė mirė, nė poezi etika e asaj qė ėshtė e mirė kundrejt asaj qė ėshtė e keqe i humbet vetitė gjatė filtrimit nė thellėsinė e shpirtit, duke kaluar njė kohė relativisht tė vogėl nė procesin e tė menduarit para se tė hidhet nė fletėn e bardhė. Poezia shpesh ėshtė pjesė e qenies sė papėrpunuar tė poetit. Kur shkruaj si poet, mendoj se vetėm nė raste shumė, shumė tė rralla mund tė jem gabim. Nė kontrast, kur shkruaj si gazetar apo si kritik letrar mund tė jem gati gjysmėn e kohės i gabuar nė ato qė them. Ndoshta kėtu e fiton epėrsinė suksesi im si poet ndaj atij si gazetar.

Sė fundi, ēfarė mund tė presim tė lexojmė nga krijimtaria juaj e pabotuar deri tani?
Gjekė Marinaj: Kam pėrfunduar njė libėr me vizione letrare. Gjithashtu kam gati njė libėr me koncept gazetaresk, pra artikuj, reportazhe, ese… Librin e tretė me poezi nė shqip e kam nė pėrfundim e sipėr. Kam tė pėrfunduar dhe gati pėr botim njė libėr me poezi nė anglisht. Po nė anglisht, kam edhe njė libėr me ese mbi letėrsinė dhe artin e krijuesve tė huaj, nga vende dhe kohė tė ndryshme, qė ėshtė pothuajse i kompletuar.

-- botuar nė gazetėn Java dhe Illyria

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara