HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


S'e kanė fajin "kėngėtarėt" grekė, por Greqia "demokratike evropiane"

-- nga Prof. Dr. Mehdi HYSENI

Mehdi Hyseni Nuk ėshtė tragjike se ēfarė kėngėsh antishqiptare kėndojnė nacional-shovinistėt grekė nė Greqi, por ėshtė absurde, e papranueshme dhe tragjike se si nė heshtje dhe haptazi ka vėrshuar me tė madhe vala e greqizimit pėrbrenda nė Shqipėri duke ndėrtuar kisha tė panumėrta dhe shkolla jo vetėm nė mjediset e banuara me minoritetin grek, por edhe nė ato vise (fshatra dhe qytete) ku nuk ekzisotn asnjė pjesėtar i kėtij minoriteti.

Gjithashtu, tragjike dhe e pakuptueshme ėshtė se si nė krye tė Kishės Ortodokse Autoqefale Shqiptare, qe dy dekada ėshtė "fronėzuar" peshkopi grek, Anastas Janullatos. Po ashtu, tragjikomike dhe iracionale ėshtė se si Anasatas Janullatosi ėshtė shpallur "qytetar nderi" i Tiranės nga ana e disa autoriteve qeveritare shqiptare.

Krahas kėtyre tė tė gjitha defekteve dhe tė metave, gabimi mė i madh dhe i pafalshėm politik dhe diplomatik i qeverisė sė Shqipėrisė ėshtė normalizimi i marrdhėnieve ndėrshtetėrore me Greqinė nė vitet '90 tė shekullit XX, kur dihet se (as atėbotė e as sot), Greqia genocidale s'e njeh problemin ēam dhe tė Ēamėrisė shqiptare?!

Pyetjet
Parė nė kėtė prizėm tė kėndvėshtrimit tonė, nolens volens shtrohen edhe kėto pyetje qenėsore:

(1) Pse qeveria shqiptare e Tiranės ka lidhur marrėdhėnie diplomatike me Greqinė, para se tė zgjidhet problemi kolonial i Ēamerisė?

(2)Pse qeveria e Tiranės qe pothuajse dy dekada nuk ka qenė e interesuar qė tė zgjidhė problemin e emigrantėve shqiptarė nė Greqi, duke krijuar dhe hapur vende pune nė Shqipėri nė mėnyrė qė t'i shpėtonte ata nė aspektin ekonomik, material, social dhe ekzistencial, etj?

(3)Pse qė 20 vjet nė Shqipėri nuk ėshtė ndėrtuar asnjė fabrikė, asnjė kombinat i industrisė sė lehtė tė prodhimit dhe tė pėrpunimit tė frutave, tė perimeve, si dhe tė produketeve tė tjera nga fusha e bujqėsisė, e blegtorisė dhe e turizimit etj, ku do tė gjenin punė me qindra dhe mijėra punonjės shqiptarė?

(4) Pse qe 20 vjet qėndrojnė tė mbyllura, tė braktisura, nuk funksionojnė dhe, ende nuk janė rinovuar dhe modernizuar fabrikat dhe uzinat e industrisė sė rėndė?

(5) Pse fuqia punėtore shqiptare dhe Shqipėria qe 20 vjet tė "mbijetojnė", tė varura dhe tė ndėrvarura nga ekonomia dhe tregtia e Greqisė, kur dihet se Shqipėria nuk ka 30 milionė banorė, por mbi 3 milionė sish?

(6) Edhe sa dekada nevojitet tė kalojnė, qė qeveria shqiptare tė vendosė pėr fatin e ēdo qytetari shqiptar, e jo ata t'i lėrė nė "mėshirėn" e keqtrajtimit dhe tė torturės sė shtetit grek?

(7) Pse qe 20 vjet asnjė nga qeveritarėt shqiptarė nuk treguan kurrfarė aftėsie, as kapaciteti intelektual, politik, kombėtar dhe shtetėror, qė me veprat dhe me tė arrirat e tyre konkrete, t'i bindin shqiptarėt se shpėtimi dhe e nesėrmja e tyre e lumtur dhe ndritshme, duhet kėrkuar vetėm nė Shqipėri, jo nė Greqi, nė Serbi, nė Mal tė Zi, nė Maqedoni, nė Evropė, nė Amerikė, nė Argjentinė, nė Australi, nė Kinė dhe nė Rusi etj?

Pėrderisa nė mendje dhe nė praktikė, tė manipulohet me fatin dhe me ekzistencėn e shqiptarėve, nėn parullėn demagogjike tė "reformatorėve" dhe tė "demokratėve" tė korruptuar tė "elitės politike" zyrtare tė Tiranės, se "emigrimi ekonomik (me theks tė posaēėm nė Greqi!) ėshtė i vetmi shpėtim i shqiptarėve", kuptohet as Greqia me aleatėt e saj kolonialistė sllavė dhe asnjė shtet tjetėr nė botė nuk do tė na "bėjė hesap", nuk do tė ēmojė, as respektojė si partner serioz dhe tė denjė, nė asnjė aspekt tė zhvillimit tė bashkėpunimit dhe tė marrėdhėnieve tė ndėrsjella ekonomike, politike, diplomatike dhe tregtare etj. Ndėr tė tjera, tė gjitha kėto deformime dhe devijime kardinale tė politikės sė qeveritarėve "demokratė" dhe "reformistė" tė Tiranės (drejtazi dhe zhdrejtazi) kanė ndikuar negativisht, edhe nė marrėdhėniet ndėrshtetėrore ndėrmjet Tiranės dhe Athinės, si rrjedhim i mungesės sė ndėrtimit tė mirėfilltė tė staregjisė sė objektivave prioritare tė politikės sė brendshme dhe tė jashtme nė favor tė mbrojtjes dhe tė avancimit tė interesit tė pėrgjithshėm kombėtar dhe shtetėror tė Shqipėrisė.(1) Jo befasi, as frikėsim e as kanosje nga "Bregu i Fildishtė", por preventivė, vigjilencė dhe veprim konkret kundėr sė keqes greke dhe grekomane nė Shqipėri.

Ne, nuk duhet tė shqetėsohemi, as tė befasohemi tej masės se ēfarė kėndojnė ushtarėt grekė gjatė stėrvitejve ushtarake nėpėr poligonet e kazermave tė tyre nė Greqi, sepse, fundja, ata janė nė shtėpinė e tyre. "Mėsuesit" e tyre e dijnė se ēfarė kėngėsh antishqiptare apo antiturke, duhet tė kėndojnė ata. Ajo ėshtė "ēėshtje e tyre e brendshme" (!).

Pėrgjegjėsia
Mirėpo, ne mbajmė pėrgjegjėsi dhe e kemi pėr detyrė qė tė interesohemi jetėsisht se ēfarė "kėngėsh patriotike dhe demorkatike shqiptare" janė duke kėnduar qė dy dekada me radhė nė Tiranė, peshkopi grek, Anastas Janullatos dhe minoriteti grek nė Himarė, nė Gjirokastėr etj, sepse ndodhen brenda territorit tė shtetit shqiptar dhe si tė tillė e kanė pėr detyrė qė t'i respektojnė ligjet dhe Kushtetutėn e Republikės sė Shqipėrisė e jo tė veprojnė nė shpėrputhje me to, duke tentuar qė t'i fajėsojnė shqiptarėt pėr qėndrimet e tyre destruktive dhe pėr veprimet e tyre antishqiptare, nė saje tė mbėshtetjes dhe tė instruksioneve grekomėdha tė shėrbimeve tė ndryshme tė politikės zyrtare tė Greqisė.

Prandaj, ne duhet tė interesohemi seriozisht dhe denjėsisht se si tė gjejmė rrugėn e arsyeshme dhe tė drejtė tė preventivės pėr t'i ndaluar pėrzierjen, ndėrtimin e shkollave dhe tė kishave greke. tė panevojshme grekekėngėt, brohortijet, parullat dhe veprimet antishiptare tė politikės zyrtare greke, e cila ka penetruar nė tė gjitha hapėsirat e Shqipėrisė.

Zakoni
Sipas gazetės greke "Ta Nea", qėmoti qenka bėrė "zakon i detyrueshėm" qė nė radhėt e ushtrisė greke (gjatė ushtrimit tė stėrvitjeve tė ushtarėve tė saj nė terren) tė kėndohen kėngė me moto anti-shqiptare dhe anti-turke etj. Sė fundi, kėtė dukuri tė shėmtuar, gazeta "Ta Nea" e ka nxjerrė nė dritė pėrmes rėnies nė gjurmė tė tri viedokasetave tė tilla ekzistuese, ku ndėr tė tjera, ushtarėt grekė kėndojnė edhe kėshtu: "litar do tė bėjmė nga zorrėt e shqiptarėve, kurse kėpucė do tė bėjmė nga lėkura e turqve".

(www.liriakombtare.com, 4.03.2007). Lidhur me "eurekėn" e kėtij fenomeni "racist" tė ushtrisė greke, siē ėshtė shprehur edhe shkrimtari ynė, Sabri Godo, kohėve tė fundit, me tė drejtė po debatohet me tė madhe nė opinion publik shqiptar. Mirėpo, deri tani, si duket, trajtimi i kėtij problemi ėshtė bėrė nė mėnyrė tejet simplifaktive dhe, madje edhe euforike, si rrjedhim i pushtimit tė emocioneve spontane kundėr "befasisė sė ēastit" tė ushtrisė greke.

S'ka dilemė se kėndimi i kėngėve tė ushtarėve grekė me pėrmbajtje antishiqptare ėshtė pėr ēdo gjykim, sepse nxit dhe apostrofon ringjalljen e urrjetjes dhe armiqėsinė ndėrnacionale dhe ndėrshtetėrore mes dy popujve, tė armiqėsuar me shekuj pėr shkak tė politikės pushtuese hegjemoniste dhe kolonialiste tė Greqisė mbi territorin dhe mbi popullin etnik shqiptar (Ēameria dhe Epiri).

Pra, nė rastin konkret, shkaku dhe pasoja duhet kėrkuar nė njė sfond mė tė thellė, mė tė gjerė dhe mė kompleks tė historisė gjeopolitike tė marrėdhėnieve tė derisotme midis Greqisė dhe Shqipėrisė.

Reagimi
Kuptohet, e drejtė e ēdo inidividi apo kolektiviteti ėshtė qė, kur vjen nė shprehje cenimi dhe fyerja e rėndė e tyre qoftė mbi bazėn e dinjitetit njerėzor, qoftė mbi bazėn kombėtare, fetare, etnike etj., tė reagojnė atypėraty edhe si individ, edhe si kolektivitet i organizuar, sepse e keqja, shpifja dhe e pavėrteta nuk duhet pranuar kurrė, pavarėsisht nga ēmimi dhe, pavarėsisht se kush qėndron pas tyre (individi, grupi, populli apo shteti).

Pse gjatė periudhės sė viteve tė pushtetit popullor socialist nė Shqipėri, nė ushtrinė, as nė shoqėrinė e Greqisė nuk kėndoheshin kėngė me "nota antishqiptare"?

Sepse, Shqipėria nuk ishte e varur nga Greqia, duke kėrkuar nga ajo shpėtim, punėsim, pensione, kredi, investime dhe mallra tė ndryshme etj, pėr tė greqizuar shqiptarėt dhe Shqipėrinė, ashtu siē po ndodh qe 18 vjet me regjimet antipopullore dhe antidemokratike tė Shqipėrisė, tė drejtuara nga individė, grupe dhe haranga tė ndryshme politike, qė lufotjnė vetėm pėr tė qėndruar sa mė gjatė nė pushtet, jo pėr tė mirėn e interesit tė pėrgjithshėm tė popullit dhe tė shtetit shqiptar, por pėr ledverdinė e interesit tė tyre personal, grupor, partiak, ideologjik, ekonomik, tregtar dhe karrierist. Pra, edhe nė kėtė kontekst, duhet tė vėshtrohet "fenomeni i ri" paradoksal i kėndimit tė kėngėve antishqiptare nga ushtria greke.

Neve nuk kemi nevojė tė angazhohemi, as tė shpenzojmė kohė pėr t'i gjetur se cilėt janė ata ushtarė, qė paskanė kėnduar apo qė do tė kėndojnė edhe nė tė ardhmen "parodi" me nota muzikore antishqiptare, por pėr ne, e rėndėsishmja ėshtė qė, t'i identifikojmė dhe t'i neutralizojmė me kohė, interesat dhe veprimet subversive tė parapavijės sė thellė tė politikės pushtuese shekullore tė "kompozitorėve" dhe tė "dirigjentėve" tė "korit diplomatik" ndėrsyes tė qeverisė greke,

e cila qe 18 vjet rresht ėshtė infilturar nė ēdo segment tė jetės ekonomiko-politike dhe shoqėrore tė shtetit shqiptar, me tė vetim qėllim tė fundit qė, pėrmes "reformave demokratizuese-integruese" politike, ekonomike dhe tregtare (natyrisht, duke manipuluar para bashkėsisė ndėrkombėtare, edhe me minoritetin grek nė Shqipėri, ashtu sikurse Serbia me minoritetin serb nė Kosovė, kinse janė tė ?ndrydhur nga padrejtėsitė? e shumicės dėrrmuese shqiptare), ta realizojė strategjinė e interesave tė saj prioritare nė asmilimin e numirt sa mė tė madh tė shqiptarėve.

Kėtė strategji dhe taktikė perfide nė kurriz tė greqizimit tė territoreve tė caktuara shqiptare, e provojnė edhe ndėrtimi i qindra kishave e mejtepeve greke jo vetėm nė Jug, por edhe nė pjesėt e tjera tė Shqipėrisė. Vėrtet, politika zyrtare e Shqipėrisė, duhet ta dėnojė botėrisht aktin skandaloz tė ushtarakėve grekė, tė cilėt kanė kėnduar kėngė antishqiptare.

Mirėpo, kjo nuk mjafton, qė qeveria greke tė ketė marrė ndonjė mase ndėshkuese kundėr "kėngėtarėve" ushtarakė grekė, pavarėsisht nga pėrgjigjet e saj premtuese "notave" dhe "prememorieve" tė qeverisė sė Shqipėrisė, drejtuar qarqeve dhe institucioneve mė tė larta tė shtetit grek.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara