HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Njė nėnė nuk na ka bėrė, po njė vend kemi tė tėrė

-- nga Mirsim Maliqi

E dimė se "Heshtja ėshtė flori". Porse, gjithashtu e dimė se, po qe se e pėrdorim kėtė floririn nė momente qė duhet tė flasim tė vėrtetėn, atėherė ajo shėndėrrohet nė djallėzi. Tė heshtėsh e tė mos e thuash realitetin se nė shtetet tona kemi armiq tė brendshėm greko e serbofila, ėshtė hipokrizi. Tė heshtėsh e tė mos e thuash realitetin se Janullatos orthodoksi punon si spiun grek ėshtė vetmashtrim. Tė heshtėsh e tė mos e thuash tė vertėtėn se, ata qė duan tė shtrembėrojnė identitetin e vėrtetė tė shqiptarėve janė nė njė rrugė tė gabuar, ėshtė injorancė.
"Dhe durimi ka kufi" - kjo fjalė e bukur na ėshtė transmetuar nga Jugu, pra, vjen po nga ajo pjesė e Shqipėrisė sė tė parėve tanė, ku aty grekofilizmi sot po frymon. Po frymojnė edhe ata pseudoanalistė, qė pa fije turpi Faik bej Konicėn e akuzojnė duke shpifuar pėr tė pa kurrfarė baze, vetėm pse ai kishte treguar realitetin se me pranimin e Islamit nga ana e popullit shqiptar, u shua mundėsia e sllavizimit tė popullit tonė. Nė njė nga fjalėt e tij mėsojmė se: "Po tė mos ishte feja Islame, populli shqiptarė do tė ishte shumė i madh nė numėr, por jo shqiptarė".
"Kemi tri fe, por kemi njė Atdhe tė pėrbashkėt, njė gjak vėllazeror, njė gjuhė, njė diell e njė Zot. Detyrė, mbi detyra kemi bashkimin dhe mbrojtjen e Atdheut..." - kjo fjalė e Mulla Idriz Gjilanit flet shumė pėr rolin e ulemasė sė shqiptarėve pėr bashkimin e Shqipėrisė Etnike. Vetėm duke ndjekur shembullin e tyre, ne si shqiptarė mund tė vazhdojmė nė promovimin e tolerancės ndėrfetare nė popullin tonė, e asesi duke pasuar qorrazi provokimet e klerėve krishterė, si puna e Dom Lush Gjergjit, i cili pa ndėrprerė provokon "vėllezėrit myslimanė tė islamizuar". Ndoshta nuk i kushton asgjė kėtij "promovuesi" tė mirėkuptimit tė thotė "besimtarėt myslimanė" apo "vėllezėrit myslimanė", pasi qė siē thotė ai (sa pėr sy e faqe): "Kisha katolike nė Kosovė ėshtė e hapur pėr dialog dhe mirėkuptimi nuk mungon", e qė kėtė asnjėherė s'e kanė dėshmuar.
"Shkrimi kritik duhet tė jetė i guximshėm dhe "i vrazhdė", absolutisht me miqtė dhe kundershtarėt" - ėshtė njė koncept qė nxirret nga mėsimet e komunikimit masiv. Nisur nga kjo, personalisht nuk mendoj t'i bėj qef ndokujt, e tė mos e them realitetin se dokrrat atyre qė thonė se, populli shqiptar duhet tė kthehet nė fenė e vjetėr, s'janė gjė tjetėr pėrpos interesa joshqiptare, qė nuk i shėrbejnė ēėshtjes sonė kombėtare.
Ata qė sot thėrrasin nė fenė e vjetėr, e qė punėdhėnės e kanė Vatikanit, njė gjė duhet ta dinė e tė mos e harrojnė se kur tė flasin, shkruajnė, e japin deklarata nė publik, dėgjuesit, transmetuesit dhe shikuesit nuk janė tė gjithė qė shkarkohen nga mėkatet duke u rrėfyer tek priftėrinjėt... Por janė intelektualė, brez i ri i integruar nė vlerat demokratike, historianė e mendje tė ndritura qė s'tolerojnė dot shpėrlarje truri nga librat qė janė bėrė nėn urdhėrin e komunizmit gjatė kohės sė bashkėpunimit shqiptaro-sovjetik, tė cilėt ia mbanin krahun vėllezėrve tė rusėve, serbo-sllavėve, tė cilėt vetėm pasi u largua Perandoria Osmane nga tokat shqiptare nė 1912, filluan masakrat ndaj popullit shqiptar.
Njė ditė isha shumė i emocionuar pėrderisa lexoja njė urim pėr Fitėr Bajramin, nga vėllau ynė, patrioti i shquar, Faik Miftari, i cili uronte tė gjithė besimtarėt kudo qofshin, (citoj) "nė Kosovėn kreshnike, nė nėnėn Shqipėri, nė Iliridėn besnike, nė Luginėn tonė, nė Ulqinin denbabaden shqiptar, nė Ēamėrinė e braktisur", vende kėto tė Shqipėrisė Etnike, tė cilave iu vėrsulėn armiqėt tanė vetėm atėherė kur mė shqiptarėt s'kishin afėr Perandorinė Osmane. Prandaj jo rastėsisht, nė 12 maj tė vitit 1878 banorėt e Prizrenit i dėrguan telegrame ambasadave tė Anglisė, Francės, Italisė dhe Austro-Hungarisė nė Stamboll ku deklaronin se: "ne nuk i nėnshtrohemi admninistratės serbe dhe bullgare. Ne nuk njohim asnjė qeveri pėrveē asaj osmane... dhe jemi tė gatshėm pėr ēdo flijim, qoftė edhe tė vdesim, pėr tė mbrojtur tė drejtėn tonė tė pacenueshme". Pra ky admirim ndaj Perandorisė nga ana e popullit shqiptar vjen si rrjedhojė e asaj se, populli e dinin se e vetmja administratė qė ia donte tė mirėn shqiptarėve ishte Perandoria Osmane, e cila brenda qeverisjes sė saj disa shekullore, siē tregon dijetari i shquar, Sami bej Frashėri, kishte 25 kryeministra shqiptarė.
Fillimi i aneksimit tė tokave autoktone shqiptare dhe dhunės ndaj kėsaj popullate, ishte fill pas shkėputjes sė shqiptarėve nga Perandoria Osmane, largimin e tė cilės Perandori serbo-sllavėt, siē thoshte njė analist i huaj "e kishin pritur pesė-gjashtė shekuj tė tėrė pėr tė marrė Kosovėn". Pas rėnies sė perandorisė, kur serbėt filluan tė pushtojnė tokat shqiptare, ata masakruan 50.000 civilė shqiptarė pėr disa javė... Kurse mė vonė, nga ana tjetėr grekėt filluan spastrimin etnik, duke ushtruar dhunė ndaj ēamėve, vėllezėrve tanė qė jetonin nė tokėn mė tė bukur tė Europės, ku shtrihen tokat e Shqipėrisė Etnike, e qė si pasojė e shtypjes nė atėkohė popullsia ēame prej 35.000 vetėsh, mbeti vetėm me disa dhjetra familje, pasi qė helenėt vranė mijėra familje shqiptare, pleq, gra e fėmijė, e dogjėn mijėra shtėpi. Mė tej, nė konferencat e mashtrimeve, tokat shqiptare i'u premtuan disa shteteve, e qė pasojat e atyre tradhėtirave tė promovuesve tė "mirėkuptimit" po i shohim edhe sot. Mė pas erdhi regjimi sllavo-komunist nė dekadat e fundit dhe persekutoi shqiptarėt deri nė pikėn e fundit.
Sot shohim se shumė nga publicistėt e historianėt tanė kanė njė urrejtje tė papėrshkrueshme ndaj Perandorisė Osmane, e qė admirimin e shqiptarėve ndaj saj, kolosi Sami bej Frashėri e shpjegonte duke thėnė se: "Shqiptarėt qė nuk iu bindėn shtetit romak dhe bizantin dhe qė deri diku nuk e dėgjuan Lekėn e Madh, i cili ishte bashkėkombės i tyre, u bėnė tė pėrbashkėt me osmanlinjtė, kaluan nė ngritjen dhe famėn e Shtetit Osman, u bėnė shumė dashamirės dhe ndihmės nė zgjėrimin e pushtimeve osmane dhe islame". Ndėrsa sot sipas disa kristianėve, tė urresh Perandorinė Osmane do tė thotė qė pse jo, tė kesh edhe nostalgji pėr regjimin serbo-sllavo-komunist vetėm e vetėm jo tė pranojmė osmanllinjtė. Apo nė gjuhėn e sotshme do tė thotė, qė pėr hir tė historisė komuniste qė u ėshtė servuar shumicės sė shqiptarėve sot, tė kesh mall pėr regjimet serbe, siē bėjnė disa nga "shkenctarėt" e sotshem shqipfolės, vetėm jo tė pėrkrahėsh qėndrimin e shqiptarėve pro-osman, tė cilėt pėr pesė shekuj jetuan sė bashku me perandorinė. Prandaj, mua personalisht s'mė ēuditė fare Mark Shkreli kur thotė se: "ėshtė mė e kuptueshme nostalgjija pėr njė regjim tė para 20 vjetėve sesa pėr njė regjim tė para 100 vjetėve".
Shkrimi, nė tė vėrtetė s'ėshtė pėr kėta, pra pėr priftėrinjtė, porse pėr ca tė tjera, si Baki Ymeri, alias Albert Voka, i cili pa fije turpi pohon se "Vetėm kopilat e kombit mund tė lehin kundėr Kadaresė", e me kėtė fjalė ky intelektual i lazdruar, qė akuzon kombin tonė shqiptarė si prodhues edhe tė kopilave, atribut ky i lavireve, dėshmon frymėn e tij tė dyshimtė ideologjike.
Pse nė tė vėrtetė, shkrimi ynė s'ka tė bėjė rreth klerit tė krishterė...? Sepse thirrja e disa prej tyre kundėr historisė sė vėrtetė ėshtė e qartė dhe e hapur, ndėrsa ne duke e pasur parasysh se kurreshtja e popullit ėshtė t'i zbulojė fshehtėsitė, po shkruajmė rreth atyre qė mbahen/fshihen pėr patriot (me demagogji tė dėshmuar), e nė anėn tjetėr e vetautorizojnė vetėn pėr ligjerimin nacionalist, nė bazė tė sistemit komunisto-antishqiptar.
Nejse, tė kthehemi tek thelbi i shkrimit. Pra, njerėzit gjithėnjė janė tė interesuar pėr t'i zbėrhyer "pse"-tė enigmatike. Ndokush tani mund tė pyesė rreth filozofisė... E ndokush pyet pse jetojmė, e ndokush pyet pse tė ekzistojnė e mira dhe e keqja, apo mė qartė pse tė ekzistojė ana pozitive dhe ajo negative? E qė pėr t'iu pėrgjigjur kėtij tė fundit nė pyetjen e tij, unė do mirrja ca shembuj qė do i mundėsonin atij ta percepton vet kėtė ēėshtje, paraprakisht duke i treguar ca realitete qė ndodhėn e ndodhin nė tokat e Shqipėrisė Etnike.
Pėr ilustrim: Me daljen e falsifikatorėve tė historisė (lexo argatėt e komunizmit), u manipulua populli ynė rreth historisė autentike; me daljen e shqipfolėsave "intelektualė" tradhėtarė (lexo UDB-ashat), filluan burgosjet e vėllezėrve dhe motrave tona shqiptare me dekada nėpėr burgjet serbo-sllavo-maqedonase; me daljen e ideologjisė sė shqipfolėsve (lexo hajdutėt hipokritė) pėr ndarjen e Kosovės dul edhe njė mbeturinė e sllavėve shqipfolės; me daljen e atyre qė harruan tokat shqiptare prej Nishit, Leskocit, Kurshumlisė, Vranjės, Surdulicės e deri ne Ēamėri (lexo serbofilėt dhe grekofilat) u shfaqėn lėvizjet shqipfolėse qė punojnė pėr shkėputjen madje edhe tė Jugut tė Shqipėrisė.
E drejta s'mund tė jetė kurrė e tė dy palėve, ajo i pėrket vetėm njėrės, kėshtu thoshte Eskili. Pėr ato qė pėrmendem mė lartė, e drejta i takon shqiptarėve... I takon Shqipėrisė Etnike, Kosovės, Ēamėrisė, Preshevės e Iliridės... i takon popullit shqiptarė, i cili kishte njė kolos tė dijės qė e quanin Sami bej Frashėri, qė thoshte: "Dashuria pėr atdheun ėshtė topi qė shkatėrron kalatė mė tė forta dhe kalaja qė mund t'u qėndrojė topave mė tė forta". Pra, e vėrteta s'i takon komunistave, UDB-ashėve, hajdutėve hipokritė, e grekofilave, serbofilėve, porse shqiptarėve tė cilėt gjithnjė kanė qenė kundėr tyre.
Kur S. Frashėri sqaronte se si erdhi Islami tek populli ynė, thoshte: "Kėshtu, pasi shqiptarėt hynė nėn administratėn osmane, tė gjithė bejlerėt dhe njerėzit autoritativė menjėherė e pranuan fenė e drejtė islame. Pas pranimit tė Fesė islame nga ana e tyre, gradualisht edhe tė tjerėt filluan ta pranojnė, kėshtu, pėr njė kohė tė shkurtėr 2/3 e popullit shqiptar u bėnė muslimanė, kurse 1/3 qė mbetėn u ndanė, gjysma nė ortodoksė dhe gjysma nė katolikė". Ndoshta me tė lexuar kėto fjalė ndonjė pioner i komunizmit do e shpall turkofil antishqiptarė kėtė mendje tė ndritur tė shqiptarėve... Nga librat e tė cilit mėsojmė se me ardhjen e fesė sė drejtė Islame nė trojet tona, populli shqiptarė shpėtoi nga asimilimi qė i kanosej nga serbėt e grekėt ortodoksė. Pra, me ardhjen e kėsaj administrate osmane, shqiptarėt nuk ishin mė nėn tmerrin e ortodoksizė bizantino-greke e serbe, porse nėn hijėn e njė Perandorie e quajtur Osmane, emėr ky i njė njeriut tė urtė.
Ata qė angazhohen nga Vatikani pėr tė pėrēarė shqiptarėt, me "tė dhėnat historike" tė servuara nga Enver Hoxha, si Shan Zefi, tė mos mendojnė se ideologjija e tyre joshqiptare mund tė pijė ujė tek populli shqiptar. Shan Zefi, qė inicon pėrēarjen e shqiptarėve, e qė inkurajon luftė kundėr myslimanėve e Islamit, tė cilės fe i takon shumica e popullit shqiptarė, njė njė shkrim thotė: "Populli i Kosovės, njė popull katolik, i cili nėn preteksin e dhunės, tė tė hollave dhe motiveve tjera u konvertua nė fenė myslimane shpreson se njė ditė do t'i kthehet rrėnjėve tė veta si kombėtare po ashtu edhe fetare dhe tė besimit". Ju, zotri Zefi, ndoshta mund tė mendoni se kur shqiptarėt kundėrshtuan sėrbėt dhe bizantinėt dhe u bashkuan me osmanėt ishin nėn presionin dhe dhunėn e shtypjes osmane, porse s'mund tė vetmashtroni vetėn se, sot ekzistojnė shqiptarė qė dėshirojnė tė kthehen nė idhujtarizmat e politeizmat mesjetare tė imponuara nga greko-bizantinėt dhe sllavėt.
Vlerat kombėtare ne si popull i kemi ruajtur gjithėnjė. Pėr ato vlera ėshtė luftuar me shekuj tė tėrė, prandaj nuk e di se ē'do tė thotė ky "kthimi tek rrėnjė kombėtare" sipas Zefit, pėrderisa pėr rrėnjėt tona tė vėrteta tė cilat sot i kemi, ne si popull edhe kemi dhėnė jetėn. A mos vallė pretendoni se kemi "rrėnjė tė tjera" pos atyre, pėr ruajtjen e tė cilave kemi sakrifikuar me shekuj?
Nuk e di nėse nga fjalėt e Shan Zefit, i cili ua pėrkujton shqiptarėve se kishim emra si Gjona e Gjergja, u motivuan ca pseudointelektualė shqiptarė t'i ndėrrojnė emrat nė emėr tė shqiptarizmit... Si puna e Baki Ymerit e Kadri Manit (Kont Uranit). Nėse pėr kėta tė sipėrpėrmendur, patriotizėm ėshtė t'i trashėgosh ato emra Albert e Kont, atėherė pėr mua dhe miliona shqiptarė tė tjerė patriotizėm ėshtė t'i trashėgojmė emrat si: Adem, Hamza, Shaban, Jashar, Isa, Azem, Hasan, Ismajl, Ismet e Qemajl, Abdyl, e Naim, e mijėra emra tė tjerė, qė dashtė Zoti do jenė njė shkak qė tė pėrkujtohen kėta burra tė shqiptarisė, derisa nė Tokė te ketė njerėz qė bukės i thonė bukė, e ujit ujė.
Para pėrfundimit dua tė pyes se, si kanė tė drejtė qė sot, nė kėtė tokė tė shtrenjtė tė Kosovės, ndokush nė emėr tė ligjit tė privon nga e drejta e mėsimit vajzėn shqiptare myslimane, vetėm pse ajo mban shaminė nė kokė? A nuk ėshtė kjo nė njė farė mėnyrė mbeturinė e komunizmit antishqiptarė qė promovonte dhunėn, shtypjen, dhe shkeljen e tė drejtave tė njeriut? Nė shtetet tona "Liria pėr tė manifestuar besimin religjioz pėrfshin mbrojtjen e fjalėve, mėsimeve, praktikimeve, kulteve dhe zbatimin tė atij besimi. Sipas kėsaj ke tė drejtė tė flasėsh pėr fenė tė tėnde, ta mėsosh atė, ta praktikosh vetė ose sė bashku me tjerėt dhe t'i zbatosh rregullat lidhur me ushqimin, veshjen ose pėrdorimin e njė gjuhe tė caktuar, si dhe ritualet e lidhura me besimin e caktuar." (Shih: Dr. Benita Ferrero-Ualdner, Kuptimi i tė drejtave tė njeriut, fq. 187)
Para se tė pėrfundoj kėtė shkrim, pasi qė kam pėrcjellė debatin e tė nderuarit Faton Zharku me Blerim Gashin, kėtij tė fundit profesor Blerimit, dua t'ia bėj nja dy pyetje... Kur keni thėnė: "O i madhi Skenderbe, rroke edhe njė herė shpatėn pėr kėtė dhé", vallė, ishe i inspiruar pėr kėto fjalė nga filmi "Skenderbeu", i regjisorit Sergej Jutkeviē, tė cilin film televizionet tona shqiptare e kanė shfaqur me mijėra herė, qė kur ishte prodhuar nė vitin 1953, nėn urdhėrin e Leninit, nė kohėn e bashkėpunimit shqiptaro-sovjetik apo nga ndonjė libėr historik i Barletit, Frangut, Biēikemit, Segonit e Muzakasė? Dhe pyetja e dytė: Skenderbeun, i cili siē thonė tė krishterėt: "mbrojti Krishterimin e shenjtė e tė lartė nga tė pafetė", e quani ēlirimtarė, patriot e trim tė shqiptarisė, apo e quani njėllojė sikur Vatikani: "Kalorėsi i Krishterimit"?
Pėr fund: "Nuk vlen asgjė tė dashurosh - thotė njė fjalė e urtė - nėse vajtimi i vendit tėnd nuk prek zemrėn tėnde". Shqipėrisė i duhen burra si Mulla Idriz Gjilani, thėnien e tė cilit po e ripėrsėrisė: "Kemi tri fe, por kemi njė Atdhe tė pėrbashkėt, njė gjak vėllazeror, njė gjuhė, njė diell e njė Zot. Detyrė, mbi detyra kemi bashkimin dhe mbrojtjen e Atdheut...". Shqipėrisė nuk i duhen njerėz tė atillė qė pėr interesa vetjake dhe tė partive e grupeve e kulteve qė pėrfaqėsojnė prishin, shkatrrojnė, e rrėnojnė tolerancėn qė e kemi kultivuar ndėrshekuj mes vete. Naim Frashėri ka thėnė: "Rruga jonė ėshtė e mbushur me gjemba, po ideali ėshtė aq i lartė sa ia vlen tė ecėsh edhe mbi gjemba". Ideali i shqiptarėve, ėshtė t'i shohim tė gjithė shqiptarėt e bashkuar nė njė shtet. Kenedi ka thėnė: "Mos pyet se ē'do tė bėjė atdheu pėr ty, pyet me gėzim ē'mund tė bėsh ti pėr tė!" Ti mund tė bėsh shumė pėr Shqipėrinė, ti mund tė pėrkrahėsh bashkimin e shqiptarėve, dhe tė kundėrshtosh pėrēarėsit dhe t'i injorosh ata, pasi ata s'na duan tė mirėn. Prandaj ec pėrpara duke punuar pėr Shqipėrinė e tė parėve tanė, dhe mos lejo qė i huaji tė tė prish me vėllanė me tė cilin flet njė gjuhė, e dije se: "Gjuha bashkon kombin". Prandaj t'i bashkohemi fjalėve tė patriotėve shqiptarė tė Beratit, se: "Njė nėnė nuk na ka bėrė, po njė vend kemi tė tėrė."

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara