HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Ndoci, suksesi i heshtur nė Helsinki

-- nga Alma Mile, 06.05.2007 - Shekulli

Frederik Ndoci zhvilloi dje provėn e dytė nė skenėn e Festivalit Evropian nė Helsinki. Vlerėsohet pozitivisht performanca shqiptare

Duket se erėra tė mbara po fryjnė pėr kėngėn shqiptare tė Eurosong. Pas dy provash nė skenėn e Hartwall-it, vlerėsimet pėr kėngėn e kėnduar nga Frederik Ndoci janė mjaft tė mira. Vlerėsohet nė veēanti vokali i kėngėtarit, por edhe atmosfera emocionale qė krijon grupi shqiptar prej 6 vetėsh. Spektatorėt kanė qenė tė pakėt gjatė interpretimit tė shqiptarėve dhe interesimi i mediave i vakėt, por pavarėsisht kėsaj, nė faqen zyrtare tė Festivalit Evropian Helsinki 2007 (www.eurovision.tv) dhe nė njė prej faqeve jo zyrtare mė serioze qė ndjekin festivalin (www.esctoday.com), kėnga qėndron e sigurt nė llojin e vet. Mėsohet se Frederik Ndoci realizoi dje provėn e tij tė dytė nė skenėn e Evropianit. "Pavarėsisht mungesės sė spektatorėve performanca e tij vazhdon tė jetė profesionale.

Frederik Ndoci gjatė provave

Ndoci solli njė performancė tė konsoliduar tė kėngės "Hear my plea" dhe vokalisht nuk ka ē'ti pėrmirėsosh mė tej. Artistėt u paraqitėn sėrish me rroba tė zakonshme dhe ende nuk ėshtė e qartė se cili do tė jetė look-u i tyre tė enjten. Njė blu e lehtė si njė lumė lotėsh sillet rreth shqiptarėve, kalon nėn kėmbėt e Frederikut teksa ai kėndon. Edhe njė herė tė gjithė artistėt nė skenė realizojnė njė performancė emocionale, sidomos kur kamera lėviz ngadalė dhe nė mėnyrė tragjike rreth tyre. Vokalistja nė veēanti ia vlen tė shihet, pasi sjell njė interpretim tepėr sensual, gati tė papeshė, nė pjesėt e pakėnduara nė fillim tė kėngės", - shkruan gazetari Richard Wet –Soley pėr Esctoday.com.

"Shqipėria i zhvilloi provat nė njė arenė tė madhe bosh, pasi shumica e njerėzve e lanė sallėn pas performancės holandeze, kėshtu qė reagimi i audiencės nuk ekzistoi fare, duke kursyer britmat e forta dhe "Bravot" pas interpretimit. Pavarėsisht mungesės sė dukshme tė interesit nė "lagjen" e gazetarėve, prezantimi i pėrgjithshėm ėshtė njė nga mė tė mirėt nė zhanrin e tij", - vazhdon ai. I njėjti gazetar pėrcolli edhe provėn e parė tė shqiptarėve nė datėn 3 maj, njė ditė pas mbėrritjes sė tyre nė arenėn e evropianit. Ai shpreson qė pas "dėshtimit tė njė viti mė parė nė skenėn e Athinės", Shqipėria tė mund tė hyjė nė finale. Mėsohet qė Frederiku mbante veshur njė xhaketė blu dhe nė skenė qėndronte nė qendėr tė grupit prej 6 vetash. Tre vokalistėt pas tij, Aida nė tė djathtė dhe violinistja Joana Kaimi nė tė majtė.

"Frederiku, i cili ngjan si njė djalė i ri nė skenė, ndryshe nga ē'tregon videoja promovuese, duket qartė se kėndon me pasion dhe ngjan se me tė vėrtetė ndin dhimbjen dhe dėshpėrimin qė ofron teksti i kėngės. Artisti duket se ėshtė njė mjeshtėr nė zhanrin e tij, nė balada. Arrin tė kontrollojė me zėrin e tij (qė e ka me tepri) frazat e gjata dhe tė ngadalta". Duket se nė njė mendje me gazetarin e "Esctoday" ka qenė edhe ai i faqes zyrtare tė festivalit, sa i pėrket anės emocionale dhe pėrjetimit tė kėngės nga ana e Ndocit. Sigurisht tė njohur me karrierėn e Ndocit dhe jetėn e tij, nuk ka qenė e vėshtirė tė zbulohet qė nė njė farė mėnyre teksti ėshtė pėrjetuar realisht nga kėngėtari. Nė Eurovision. tv vlerėsohet pozitivisht prova e Ndocit dhe vihet nė dukje performanca e thjeshtė, pa lėvizje, qė gjithsesi pritej, duke marrė parasysh frymėn e kėngės.

"Prova shqiptare shkoi mirė qė nė fillim. Edhe pse Frederik Ndoci kishte pak ftohtė, kjo nuk ndikoi nė cilėsinė e tė kėnduarit tė tij. Ashtu si edhe pritej nga njė baladė melankolike si kėnga e tij "Hear my plea", performanca skenike ishte pa lėvizje dhe efekte skenike. E gjithė skena ishte mbuluar nga njė blu e errėt, me njė qiell tė yjėzuar pas, teksa kėngėtarėt shoqėrues, mbėshtesnin baladėn e Frederikut sė bashku me gruan e tij, Aida. Njė violiniste i shton pak atmosferėn kėngės". Frederik Ndoci me kėngėn "Hear my plea" apo "Balada e gurit" nė variantin shqip, njė krijim i dyshes Adrian Hila- Pandi Laēo, ngjitet nė skenėn e Evropianit nė natėn gjysmėfinale nė datėn 10 maj. Pas votimit tė tė gjitha vendeve pjesėmarrėse nė festival, do tė mėsojmė nėse kėtė herė do tė kemi njė fat mė tė mirė se ai i njė viti mė parė nė Athinė me Luiz Ejllin, apo edhe me Leidina Ēelon nė Kiev.

Konferenca: "Pėr tė prekur zemrat e shikuesve"

Nė ditėn e dytė tė qėndrimit nė Helsinki grupi shqiptar ka dhėnė njė konferencėpėr shtyp, ku i ėshtė pėrgjigjur interesit tė gazetarėve. I emocionuar prej faktit qė pėrfaqėson Shqipėrinė nė Eurosong, Frederik Ndoci tregon pėr mediat se kishte nisur tė shihte Festivalin Evropian tė Kėngės qė prej vitit 1972, kur Vicky Leandros fiton me kėngėn "Apres toi". Gjithashtu thotė se ėshtė detyruar ta shohė nė njė stacion italian, pasi nė atė kohė ky festival ishte i ndaluar tė transmetohej nė Shqipėri. Sipas faqes zyrtare tė festivalit, Ndoci nuk ka mundur tė mos pėrmendė tė kaluarėn e vėshtirė nė Shqipėri.

"Ai shpjegon se sa e vėshtirė ishte atėherė pėr njė kėngėtar, kur vetėm disa tema si dashuria dhe paqja ishin tė lejuara tė kėndoheshin". Madje nė ėėė.erovision.tv (faqja zyrtare) Frederik Ndoci paraqitet jo vetėm si njė kėngėtar i njohur nė arenėn ndėrkombėtare (gjė qė s'mund tė mohoet), por edhe si njė artist me njė karrierė tė "cunguar", tė ēensuruar gjatė viteve tė komunizmit, gjė qė e ēoi edhe nė largimin nga vendi. Aty thuhet se Frederiku ishte ekstremisht i lumtur pėr provėn dhe mėsohet tė ketė thėnė nė konferencėn pėr shtyp se e vetmja dėshirė e tij ėshtė qė "tė arrij tė prek zemrat e shikuesve pėrmes interpretimit tim nė Festivalin Evropian".

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara