HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


SFIDĖ STEREOTIPEVE TĖ SAJUARA

-- nga Mentor Quku

Dr. Nail Draga (Nail Draga, Meditime pėr identitetin, Botoi:Art Club, Ulqin 2005)
Me botimin e ri, Dr. Nail Draga na jep profilin e intelektualit, i cili nė situatėn e demokratizimit shoqėror dhe shtetėror kėrkon tė angazhohet nė misionin e ndėrgjegjėsimit tė identitetit kombėtar. Autori ka arritur tė prezantohet me imazhin, qė mė parė asnjė studiues shqiptar nuk e kishte arritur nė Mal tė Zi. Ai mbetet ndėr intelektualėt e rrallė qė, me guxim qytetar u bėri sfidė stereotipeve tė sajuara politike, kulturore e arsimore pėr shqiptarėt nė Mal tė Zi, ku me njė kėmbėngulje dhe pasion tė veēantė iu kundėrvu dukurive negative, duke demaskuar prapavijėn e tyre. I pajisur me dijet e duhura nė shkencat humane dhe shoqėrore, Nail Draga bėri interpretimin mė analitik dhe mė tė plotė tė identitetit kombėtar dhe ēėshtjes shqiptare nė Mal tė Zi.

Kohė mė parė studiuesi, publicisti dhe pedagogu i njohur, Dr. Nail Draga, u paraqit para lexuesit me dy vepra tė karakterit opinionistik dhe analitik, qė u pritėn me kėnaqėsi nga opinioni skencor dhe intelektual nė pėrgjithėsi, "Shqiptarėt nė Mal tė Zi" dhe "Komente dhe opinione". Tani, me librin e ri, "Meditime pėr identitetin", autori pėrmbyll trilogjinnė e planifikuar prej tij lidhur me statusin e shqiptarėve nė Mal tė Zi. Janė tri vepra qė profilizojnė intelektualin dhe veprimtarin e shquar, qė nė veprėn e fundit, i ka shtuar vetes edhe njė dimension tė ri, atė tė njė politikani tė aftė dhe tė besueshėm. Kemi kėtu tabllonė e rritjes sė figurės sė njė intelektuali dhe studiuesi, organizatori dhe pedagogu, deri nė pėrmasat e njė politikani tė shquar e aktiv. Me botimin e ri, Dr. Nail Draga na jep profilin e intelektualit, i cili nė situatėn e demokratizimit shoqėror dhe shtetėror kėrkon tė angazhohet nė misionin e ndėrgjegjėsimit tė identitetit kombėtar. Autori ka arritur tė prezantohet me imazhin, qė mė parė asnjė studiues shqiptar nuk e kishte arritur nė Mal tė Zi. Ai mbetet ndėr intelektualėt e rrallė qė, me guxim qytetar u bėri sfidė stereotipeve tė sajuara politike, kulturore e arsimore pėr shqiptarėt nė Mal tė Zi, ku me njė kėmbėngulje dhe pasion tė veēantė iu kundėrvu dukurive negative, duke demaskuar prapavijėn e tyre. I pajisur me dijet e duhura nė shkencat humane dhe shoqėrore, Nail Draga bėri interpretimin mė analitik dhe mė tė plotė tė identitetit kombėtar dhe ēėshtjes shqiptare nė Mal tė Zi.

Vepra hapet me njė parathėnie tė shkurtėr, por tė ngjeshur e domethėnėse, tė hartuar nga redaktori i saj Ali Salaj, njohės i personalitetit dhe i veprės sė Nail Dragės. Pėrmes kėsaj parathėnieje autori Salaj ka paraqitur mendime si mbi autorin, ashtu edhe pėr veprėn e tij, meditime pėr identitetin, duke i parė si njė tėrėsi organike.
Prezenca e shkencėtarėve tė shquar Dr. Ruzhdi Ushaku, Dr. Anton Berishaj dhe Dr. Jusuf Shpuza, nė panellin e bashkėpunėtorėve, (dy tė parėt si recensentė dhe i treti lektor) e rrit sė tepėrmi veprėn nė sytė e lexuesve.

Vepra ėshtė ndėrtuar si njė pėrmbledhje ligjėratash tė mbajtura nga autori, nė formė analizash, opinionesh dhe esesh. Kjo i ka dhėnė veprės njė karakter tė thukėt pragmatist, i cili, i gėrshetuar me njė masė idealizmi latent ka bėrė qė vepra tė tingėllojė moderne. Mbasi pėrfundon sė lexuari kėtė vepėr, tė mbetet shija se autori ka si shqetėsim kryesor problemet e identitetit kombėtar tė shqiptarėve nė Mal tė Zi. Pėrmes njė aktiviteti tė stėrmadh, autori ka arritur tė kuptojė se problemi kryesor i prezantimit tė shqiptarėve nė tryezėn e ditės tė popujve tė Ballkanit Pėrendimor ka qenė problemi mė nevralgjik, ndofta mė i neglizhuari nga rutinat burokratike tė momentit, problemi i identitetit kombėtar tė shqiptarėve nė Mal tė Zi.
Identitetin kombėtar autori e sheh nė raport me pluralizmin, si dhe me gjuhėn dhe shkollėn shqipe, qė pasqyrojnė elementin mė tė qenėsishėm, pse jo edhe mė tė sulmuar tė kombėsisė shqiptare. Nė trajtimin e kėtij problemi themelor, autori ka treguar profesionalizėm dhe kulturė demokratike tė njė standarti tė lartė.

Pėrgatitja e tij si pedagog i shkencave humane e shoqėrore, i ka dhėnė ideve dhe metodave tė analizės hapėsirėn dhe kohėn e duhur pėr tė nxjerrė konkluzione sa mė pranė sė tė vėrtetės.
Mbėshtetur nė statistika dhe terminologjinė shkencore, autori u del zot tė drejtave njerėzore pakicave qoftė pjesėve tė popujve. Ai ėshtė pėr vendosjen e shqiptarėve si popull me tė drejtat e tij. Ai kėrkon qė termi popull pakicė, i cili tashmė ka hyrė nė veprim nė mėnyrė tė arsyeshme nė Mal tė Zi tė jetė edhe kategori kushtetuese. Lidhur me kėtė ai pėrcakton tre faktorėt pėr pėrcaktimin e statusit tė popujt e vegjėl apo popujt nė pakicė: vullnetin e pushtetit, angazhimin e partive nacionale si dhe bashkėpunimin me shtetin amė dhe faktorin ndėrkombėtar. Ėshtė tragjike e dhėna se nxėnėsi shqiptar, deri nė klasėn e tetė, mėson vetėm 2.5% tė historisė kombėtare ndėrsa 97% tė historisė sė popujve tė tjerė. Autori kėrkon qė nxėnėsi shqiptar tė edukohet nė frymėn e identitetit kombėtar si kudo nė botėn bashkėkohore dhe demokratike. Me tė drejtė autori vė nė dukje se gjendja e pakicės ėshtė pasqyra e shumicės, e cila ka pėrgjegjėsi morale pėr tė mbrojtur pakicėn nė tėrė elementėt e barazisė, sepse pjesėtarėt e popullit shumicė nuk do tė jenė tė lirė, deri sa pjesėtarėt e popujve nė pakicė tė mos relizojnė tė njėjtat tė drejta. Nė botėn bashkėkohore tė drejtat njerėzore dhe tė drejtat e pakicave nuk janė mė ēėshtje tė brendshme tė njė vendi. Natyrshėm, Dr. Nail Draga vėn shenjėn e dallimit rrėnjėsor mes shoqėrisė civile demokratike dhe shteteve tė ish-kampit socialist tė Evropės JL, tė cilėt kanė patur mungesa elementare nė lidhje me tė drejtat e njeriut dhe barazinė nacionale.

Nė tėrė faqet e librit, autori trajton nė kėndvėshtrime tė ndryshme raportet mes pushtetit dhe demokratizimit tė shoqėrisė, e tė shtetit. Ai kėrkon qė shqiptarėt tė mos jenė njė dekor nė qeveri, por tė eleminohen dėshtimet qė kanė ekzistuar pėr dekada lidhur me kėrkesat e shqiptarėve mbi gjuhėn e arsimin shqip, tė drejtėn e informimit si dhe tė pėrdorimit tė simboleve kombėtare. Nė mjediset multinacionale duhet tė ekzistojė decentralizimi i pushtetit dhe pėr kėtė autori sjell modelet e Belgjikės, Zvicrės, Suedisė, Finlandės, Hungarisė etj. Ai kėrkon qė pėr njė mjedis multinacional, multikulturor dhe multikonfesional, siē ėshtė Mali i Zi, nevojitet njė qasje mė pragmatike e pranueshme pėr tė gjithė qytetarėt e republikės, duke iu larguar qasjeve totalitare me premisa hegjemoniste qė duhet t`i kalojnė sė kaluarės. Si zgjidhje pėr bashkėsitė multinacionale, autori propozon barazinė mes popujve si kategori juridike dhe politike tė pranueshme pėr tė gjithė. Nė kėtė dimension pluralizmi ofron mundėsi dhe mekanizma mbrojtės pėr popujt e vegjėl, deri mė tani tė rrezikuar dhe tė nėpėrkėmbur nga pushteti dhe burokracia totalitare. Lidhur me situatėn e shqiptarėve nė Mal tė Zi autori kėrkon modele pėr realizimin e dimensionit kulturor, lidhur me organizimin e veprimtarive kulturore, si dhe tė atyre botuese. Pėr kėtė kėrkon krijimin e fondeve pėr botimet shqipe, si dhe pėr kulturėn shqiptare, parė nė planin lokal dhe republikan, e nė mėnyrė tė veēantė pėr komunėn e Ulqinit. Ai bėn pyetjen: A nuk e kishin merituar shqiptarėt qė japin kontributet e tyre, qė tė botohet tė paktėn njė libėr nė gjuhėn shqipe? Gjė qė vlen edhe pėr mosfinancimin e revistave tė ndryshme qė botohen nė gjuhėn shqipe nė Mal tė Zi.

Pėr trajtimin e statusit tė shqiptarėve nė Mal tė Zi autori ndalet edhe nė problemet historike tė dimensioneve demografike nė rrethanat e luftės. Ai hedh dritė mbi dy projektet hegjemoniste nė shekullin e kaluar nė Evropėn JL, "Megaliidean" greke dhe "Naēertanien" serbe. Kėto projekte hegjemoniste kanė fituar terren nė kushtet e luftėrave dhe tė konstituimit tė shteteve tė ndryshme nacionale nė Evropė dhe gjetiu, me rastin e okupimit tė territoreve tė ndryshme, duke u shoqėruar me lėvizje tė dhunshme tė popullsisė, me lėndime e pasoja tė rėnda. Gadishulli Ballkanik ėshtė shembulli tipik i dhunės dhe i spastrimit etnik qė u dėshmua praktikisht nė dekadėn e fundit tė shekullit qė sapo kaloi. Si rezultat i rrezikimit qė kanė ndjerė popujt numerikisht mė tė pakėt kemi njė emigrim tė vazhdueshėm tė shqiptarėve nė botėn e jashtme. Pėrmes statistikave tė hollėsishme e bindėse, autori tregon pasojat e luftės, tė dhunės, shoqėruar me emigrim nga krahina e Anės sė Malit. Kurse me njė ligjėratė tė dhimbshme flet mbi emigrimin e dhunshėm tė kosovarėve nė Mal tė Zi, nė formėn e eksodit biblik nė vitet 1998-1999.

Nisur nga tema qendrore e ditėve tė fundit nė Ulqin, si dhe nė tėrė Malin e Zi, Projektligjin pėr qeverisjen lokale, autori merr njė qėndrim identifikues, duke theksuar historinė e bujshme tė qytetit, i cili qė nga viti 1330 ka pasur statutin e vet, statut i ruajtur me xhelozi nga banorėt e qytetit bregdetar. Por kėtė radhė nė kushtet e njė demokratizimi tė jetės sociale e shtetėrore me tė drejtė kėrkon qė Ulqini antik meriton, pėrveē statutit tė qytetit, edhe njė statut tė veēantė, i cili parashikon iniciativėn pėr vendosjen e tij nėn mbrojtjen e UNESCOS, si monument kulturor i kategorisė sė parė.

Duke iu qasur konkluzioneve lidhur me identitetetin e shqiptarėve nė Mal tė ZI, Dr. Nail Draga kėrkon integrim, por me identitetin e tyre kombėtar. Nė kėtė kuadėr ai ngre me forcė problemin e angazhimit maksimal pėr rikthimin e statusit tė komunės sė Tuzit, e quajtur ndryshe Komuna e Malėsisė. Autori bėn fajtor pėr mbrapambetjen ekonomike e sociale tė kėsaj krahine, eliminimin e statusit tė komunės sė Tuzit nė vitin 1957, pa pėlqimin e banorėve vendas, duke kėrkuar rivendosjen e njė tė drejtė tė popullsisė vendase, tė mohuar vite me radhė. Duke qenė se shqiptarėt nė Mal tė Zi nuk kanė kėrkesa maksimaliste, autori kėrkon qė, si nė ēdo shoqėri demokratike tė plotėsohet kėrkesa e tyre. Kjo sepse realizimi praktik i tė drejtave tė pjesėtarėve tė popujve pakicė sipas standardeve ndėrkombėtare ėshtė nė interes edhe tė vetė Malit tė Zi. Kjo temė shumė e ndjeshme pėr shqiptarėt mbyllet me sentencėn se shqiptarėt do ta pranojnė Malin e Zi si shtet tė tyre nė masėn sa ai do t`i trajtojė ata si qytetarė tė tij, me tė drejta tė barabarta.

Njė kapitull i veēantė i problemeve tė statusit tė shqiptarėve nė Mal tė Zi ėshtė ligjėrata qė autori ka mbajtur nė Kongresin Amerikan mė 30 tetor 2003. Para organit kryesor vendimmarrės nė botė, autori ngre zėrin pėr probleme si letėrnjoftimi i shqiptarėve, regjistrimi i fėmijėve shqiptarė nė gjendjen civile, emėrtimet e vendeve publike, si sheshe, rrugė, plazhe, vendbanime, pėrdorimi i gjuhės shqipe nė tabelat rrugore nė Komunėn e Ulqinit, etj. Autori bėri prezent para Kongresit Amerikan qėndrimet diskriminuese ndaj shqiptarėve si popull nė pakicė nė fushėn e arsimit e nė mėnyrė tė veēantė tė lėndėve tė identitetit kombėtar, tė centralizimit tė pushtetit qendror, i cili u ka marrė shqiptarėve kompetencat, kryesisht pėr formimin e Komunės sė Malėsisė me qendėr nė Tuz.

Kapitull mė vete ėshtė identiteti arsimor, duke treguar me shembuj se si janė shkelur elementet e identitetit arsimor tė shqiptarėve nė Mal tė Zi ku kėrkohet njė shoqėri e tė barabartėve. Autori kundėrshton fenomenin e imponimit tė teksteve shkollore pėr shqiptarėt, ku nė Mal tė Zi gjendja ėshtė identike si nė kohėn e monizmit.
Kapitulli i tretė kushtuar personaliteteve kombėtare si Gjergj Fishta, Nėna Terezė, Dedė Gjo' Luli e Simon Filipaj, si ligjėrata mbajtur me raste pėrkujtimesh ka ngritur problemin e rindėrtimit tė Panteonit Kombėtar. Nė mėnyrė organike vjen nė fund njė tubė reēensionesh tė mbajtur pėr veprimtari kulturologjike, duke nėnvizuar tė gjitha sė bashku vlerat dhe arritjet nė fushėn e kulturės, shkencės e artit shqiptar. Kėshtu autori ka dashur tė nėnvizojė se ngritja nė kult tė identitetit kombėtar mbetet nė kuadrin e dimensioneve kulturore, e pse jo edhe politike, tė zgjidhjes nė kuadrin e pluralizmit kombėtar, kulturor e konfesional.
Pėr tė nėnvizuar idenė e tij qėndrore ka shėrbyer zgjidhja grafike e mbulesės, e cila pasqyron njeriun e ditėve tona, duke medituar pėr aftet e veta, ardhmėrinė e vet, por ende me gjylen e ideologjisė sė diktaturės sė mbetur trashėgim.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara