HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Tė jesh poet, Grigor Jovani

-- nga NASE JANI

Qė kur e njoha Grigor Jovanin, para disa vjetėsh, dhe i lexova librin “Punishtja e ėndrrave”, thashė me vete: “Ky ėshtė poet!”
E thashė ca me guxim, por mirė bėra qė e thashė...
Poet ėshtė fjala mė e magjishme dhe mė e pasigurtė qė mund tė thuhet. Ėshtė fjala qė e grabisin shumė e shumė, nga ata qė vėnė disa fjalė njėra nėn tjetrėn, apo brinjas, apo si t’ju vijė pėr mbarė dhe mbushin faqe librash me “poezi”... Pastaj vetėorganizojnė ceremoni “koktejl-poetik” dhe vetėshkruajnė, apo porosi-shkruajnė nėpėr gazeta e faqe interneti, pėr talentin e tyre... Dhe si tė mos “fitojnė” ndonjė ēmim + ēmim + ēmim?! I japin vlera monetare fitimit... Pastaj nė faqen e parė tė librit tė ri vendosin edhe “Diplomėn” e ēmimit...

Ėshtė e ēuditshme, por edhe mbretėr, perandorė apo presidentė, tė tė gjithė kohrave, kanė dashur, qė pranė kolltukut tė tyre tė ndodhej dhe poezia. Nuk u arrinte madhėshtia e pushtetit, por u duhej edhe emri “Poet”. Ē’ėshtė kjo e “Mbipushtetshme”, qė e lakmojnė edhe tė menēurit edhe tė marrėt, edhe shpirtbukurit, edhe shpirttharėt...
Ėshtė Poezia e Poetėve...

“Poezia ėshtė gjuha qė kėndon dhe unė e besoj se kjo nuk ka pėr tė ndryshuar kurrė ndonjėherė”, thotė Pol Elyar. Dhe unė e besoj Elyar-in, siē besoj Borges-in, siē besoj Migjenin, siē besoj Elitis-in, siē besoj Agollin, siē besoj Camėn, siē besoj Pushkinin, siē besoj Lorkėn, siē besoj Uitmanin, edhe Shilerin qė thotė: “Poeti ėshtė erdhacak nė tokė, dhuratė e Zeusit pėr njerėzit...”

Por le tė kthehem tek fjala “Poet”, qė thashė pėr Grigor Jovanin. Qysh nga dita kur e njoha dhe ia lexova poezinė, e kuptova se atij i kėndonte zemra. Nga ajo kohė, kanė kaluar shumė kohė... Them shumė kohė, se pėr poetin kohėt nuk maten me kalendarėt e ditėve, por me hovet poetikė qė nuk i mban dot brenda gjoksit e nuk i fsheh dot nė kanionet e trurit. Grigor Jovani ėshtė aq i “sėmurė” nga poezia, rron aq intesivisht jetėn me tė, sa edhe nė pasmesnatė mė merr nė telefon e mė lexon “tė pa zhvirgjėruarėn”... M’i lexon aq ngutshėm, sa i zihet fryma... Nuk je poet po nuk t’u zu fryma...
Poezia ėshtė aq e magjishme, sa tė kap prej fyti e tė ngatėrron frymėmarrjen, tė aritmon zemrėn, e ē’nuk tė bėn, pa pyetur pėr pasojat... Kėshtu i ndodh edhe Grigorit, qė ka thurrur “Kalendarin e vetė Poetik” dhe natėn s’e quan natė dhe ditėn s’e quan ditė, dhe muajt i bėn edhe me 13 apo 21 ditė, edhe vitet i ve nė rrėnjė katrore pėr tė mos i zgjidhur dot as vetė...
“Ah, tė kthehej makina e kohės pas,
tė flizgjohesha me vargjet vetėm...
”
Ja ēmenduria e Grigor Jovanit. Edhe vitet do t’i kthejė pas, pėr tė bėrė atė qė ai do tė bėjė. Paēka se kjo “marrėzi” ka filluar t’i kushtojė ca shtrenjtė. Aq sa para disa muajsh na llahtarisi. E rrėfen vetė “aventurėn” shėndetėsore qė kaloi, nė njė nga vjershat:
“Ra njė zjarr i madh,
qė quhet hemoragji celebrale
dhe ma dogji krejt magazinėn e vjetėr...
”
Por shyqyr qė i shpėtoi poezia.
“Po sikur t’i shkrepet tė mė lerė ndonjė ditė,
Ē’do tė bėj me veten time tė huaj?
”
Kėshtu pyet veten poeti nė njė nga poezitė e tij.
Ka tre libra gati pėr botim, tė pėrfunduar, tė faqosur, tė hedhura nėpėr disketa. Dy prej tyre ia ka dėrguar botuesit. “...pastaj erdhėn gratė”, “Njė verė nė Monemvasia” dhe “Udhėtoj brenda vetes”. Le tė bėhen gati miqtė e tij dhe lexuesit tė shijojnė musht tė vėrtetė poetik.
E kam shijuar unė dhe jam dehur. Unė, lunxhioti, qė di nga rakia...
Tre libra tė rinj, pas librit tė parė “Botė pa dashuri” dhe pas tė dytit, “Punishtes sė ėndrrave”. Tek tė tre librat e rinj ėshtė Grigori i vėrtetė, se ėshtė e vėrtetė poezia e tij, me gjuhė tė pastėr e me fjalė tė menēura, ashtu siē i do poezia. Poezia ėshtė e shenjtė. Por kėtė “shenjtėri” e modelojnė deri tek gėnjeshtra ata qė duan tė duken, kur s’kanė ē’tė tregojnė... Ja ē’thotė Grigor Jovani tek vjersha “Poezia”:
Ashtu si Zoti: ata qė s’e tradhtojnė
i cakton profetė.
Ata qė e shesin pėr tridhjetė aspra,
i damkos pėrjetė.
As guximin e Judės nuk kanė:
tė varren vetė.

Vetė Poezia ėshtė antigėnjeshtėr. Do dėshminė e shpirtit tė poetit? Lexoi poezinė. Nuk ėshtė ai qė njihni ju, ėshtė ai qė lexoni. Ai ėshtė i vėrteti... Poeti dhe nė ėndėrr ėshtė i vėrtetė, duhet besuar edhe ėndrra e tij... “Tė parėn herė qė Adamit iu dha mundėsia, e hodhi fajin tek gratė...” thotė Nansi Astor. Por autori i “...pastaj erdhėn gratė”, kėtij libri erotik, tė cilin e bėjnė mė tė pėrveēėm skicat grafike tė Leonidha Bullgarit, kėtij poeti tė vizatimit, edhe pse e ka venė nė krye tė vėllimit kėtė tė vėrtetė, bėhet mė sė shumti “avokat” i gjinisė femėrore... Edhe kur “akuzon”, ai mbron gjinifemrėn... Por pse nuk ndodhi kėshtu edhe me Adamin? Se Adami nuk ishte poet.
Dashuri e largėt, e pafat,
borzilok i tharė,
i palulzuar.
Nėse ajo ē’ka patėm ishte dramė,
vepėr mė tė dhimbshme
nuk kam shkruar.

Poezia e Jovanit del nga shtrati dashuror natyrshėm dhe krijon gjeografinė e vet pėr stinėt e jetės. Mban nė rrėnjė dhimbjen dhe ku nuk fluturon pastaj?! Nga Jorgucati i Gjirokastrės, fshati i tij i lindjes, ku vendos njė tufėlulesh tek varri i nėnės dhe i babait, kalon Kakavijen pa doganė (“hyj apo dal nė Atdhe?” pyet me njė sinqeritet prej fėmije nė njė nga vjershat) dhe zbret nė Athinė, aty pranė stadiumit “Karaiskaqi”, nė breg tė detit, tek shtėpia e tij e re me oxhak e me studio gurėgdhendur, ku ka gruan, tė cilės nuk lodhet s’i kushtuari vargje dhe vajzėn qė rritet ēdo ditė...

Pse vetėm kaq? Gjithė shtėpitė e miqve dhe shokėve i bredh, gjithė mejhanet e poetėve (padyshim, poezia dhe rakia ia dogjėn “magazinėn”, siē thotė), gjithė udhėkryqet, ku pritja nganjėherė zgjat sa njė jetė... Ka hedhur nė trevat poetike edhe njė kalė pėrrallor, “Pegasin”, pėrkrah “Pelegrinit” tim, tė cilit i ishte dikur kryeredaktor. I ėshtė pėrkushtuar kėtij kali fluturues (e ka fati i tij tė dashurohet me fluturimet), paēka se hera-herės bėn naze, si poet qė ėshtė:
“Do ta shes kėtė kalė,
nuk ia dal,
... kaq pėr ushqim,
... kaq pėr patkonj...
”

Po si ta shesė kėtė kalė? Shitet shpirti? Anekėnd botės i erdhėn mesazhe nga miqtė: “Mos e shit kėtė kalė, Grigor Jovani! Ai e nxjerr vetė tagjinė e tij...”
Kėshtu, nisi ta “niqasė” kalėfluturuesin e tij tek shokėt dhe miqtė e e letrave. Kėtej dhe andej oqeanit. Mirė bėn! Nėpėrmjet tij sjell poezinė shqiptare kėtu nė Athinė, udhėton tonėn anekėnd globit. “Pelegrini” dhe “Pegasi”.

Shpendi dhe kali fluturues i letrave shqipe. Pranė e pranė. Si dy miq. Siē jam unė me Grigorin. Poezia fluturake qė nis fluturimin nga Akropoli, pėr tė ardhur prapė kėtu.
I ėshtė bėrė aq e natyrshme kjo gjė, saqė kur i ankohet e shoqja (nė poezi, natyrisht) se kanė kaq vite pa shkuar me pushime diku, ai hidhet pėrpjetė:
“Ē’thua, shpirti im, - i them i habitur, -
poetėt e botės ku s’na kanė shėtitur...
”
Nga dhimbja lind poezia, kam thenė dikur. Dhe dashuria ėshtė dhimbje e pashėrueshme. Dhemb edhe kur harrohet... I jap tė drejtė poetit kur shkruan:

U shkėmbyem
me dashurinė e parė.
E shkurtėr siē qe,
rėndėsi nuk i dhashė.
U ktheva t’i flas,
kur m’u kujtua.
Humbi mes turmės
dhe s’e pashė.

Nuk dua tė marr shembuj ilustrues me poezi tė tjera. Ato le t’i gjejė vetė lexuesi, sipas mėngjesit tė vetė poetik (se ēdo lexues poezie, e ka njė mėngjes poetik. E ka dhuratė nga poezia e poetit qė lexon). Veē dua tė them se Grigor Jovani, siē ėshtė me frymėzim tė nxituar nė krijimtari, ėshtė i vonuar nė botim librash. Ēuditėrisht, nuk e bren ky merak, si shumė tė tjerė nga sinafi ynė. Kjo tregon jo moskokėēarje, as ndruajtje, por respekt pėr lexuesin dhe seriozitet poetik. Vepra e tij, e botuara nė dy librat, por edhe nėpėr faqet e shumta poetike, ajo nė dorėshkrim e nė kompjuter bėhet disa vėllime.

Do t’i lexoni e do tė mė besoni.
Pėr tė mos folur pėr publicistikėn, e cila ėshtė “alter ego”-ja e portretit tė tij krijues. Grigor Jovani ėshtė njė nga zėrat mė tė njohur tė shtypit shqiptar nė emigracion. Vėrtet qė dashuria e tij e pėrjetshme ėshtė poezia, por tė mos harrojmė qė dasmėn, qysh nė Shqipėri, e ka bėrė me gazetarinė. Ka publicistikė tė guximshme e tė zgjuar, tejet profesionale, qė autopson kohėn dhe njerėzit. Me tė po merret kėto kohė. Po pėrgatit librin publicistik “Plaga qė pikon”. Njė ėndėrr qė e mundon kaq kohė...
Do e lexoni dhe do tė mė besoni...
Do t’i dalė lexuesit me dy vėllime, gati njėherėsh, siē thamė, ku edhe mė kujtesėhumburi do tė ketė aq fuqi kujtese, sa tė mbajė nė mend disa vargje “GrigorJovane”... Kėshtu ka ndodhur dikur edhe me “Punishten e ėndrrave”. Por ka dhe tregime, proza poetike me njeriun qė e kėrkon jetėn dhe e jeton.

Do t’i lexoni e do tė mė kujtoni!
Atėherė mbase do tė mė besoni, se nuk jam shpejtuar qė, qysh para disa vjetėsh, pranė emrit Grigor Jovani, vura fjalėn e nderuar Poet! Guxova, por mirė bėra!

Nase Jani dhe Grigor Jovani, nė njė pritje dhėnė nga Ambasada Shqiptare nė Hotel “Caravel”, me rastin e Festave Kombėtare. Drejtori i “Pelegrinit”, Nase Jani dhe Drejtori i “Pegasit”, Grigor Jovani … Duke pirė nga damixhanija e Nase Janit. (fotot nuk kanė ardhur mė email)

Athinė, gusht 2007


Njė fundjavė e mrekullueshme

E shtuna dhe e djela e javės qė kaloi me thėnė, tė drejtėn do mė ngelet nė kujtesė

Mora rrugen se bashku me femijet e mi per ne Fhiladelfia, ku do te mernim pjese ne ceremonine e pagezimit te nje vogelusheje Shqiptare e cila do pagezohej nga Elsa, nusja e tim biri. Ajo quhej Aleksja !
Nuk dua te shkruaj per organizimin dhe darken e shkelqyer qe u be me rastin e ketij pagezimi, mbasi edhe mund te mos keni shume interes per te, por e mrekullushmja ishte dita e diel para pagezimit, kur une i ndodhur mes mikut tim shkrimtarit Vlashi Filit, i cili erdhi enkas e me mori, dhe me priti me nje dashuri dhe ngrohtesi te vecante.
Kafen menduam ta pime tek qendra e shoqates "bijte e shqipes" per te cilen jemi shume te informuar qe te gjithe, si per organizimin, aktivitetet por edhe per "lidhjen" e kesaj shoqate me njerezit.

Kisha degjuar e lexuar shume per ta, dhe ashtu sic e mendoja e gjeta, me priti me shume entusiazem dhe mirenjohje vete kryetari i kesaj shoqate z. LLazar Vero per te cilin miku im Vlashi me kishte folur edhe me pare me plot konsiderate e respekt.
Llazar Verua, eshte nje tip i vecante vec suksesit ne letrat shqipe ai eshte hokatar, buzegaz i embel, intelektual, aktivist i pa pare, organizator dhe puntor i palodhur per ceshtjen shqiptare. Nje njeri fisnik dhe teper i kompletuar.

Qendra e shqates "bijte e shqipes" eshte nje qender e respektuar, kaq e respektuar sa kudo ku jane shqiptaret ne bote duhet te marin shembull atje. Historiku 5 vjecar i kesaj shoqate flet per pune e madhe titanike qe ka bere kryesia dhe antaret e saj.
Une u befasova : me pane syte femije qe te organizuar neper klasa mesojne abetaren shqip, nje mrekulli e vertete, klasa me te larta, muzeum, biblioteka, promovime, aktivitete, kend fotografish, piano, muzike shqiptare... ah sa u kenaqa me ta, nuk dua te bej komente te teperta as te bej nje reportazh si me priten e si kalova me ta, por dua te them nje gje: I uroj shoqates vecse mbaresi, dhe miqve te mi shendet !

Sinqerisht Petraq J.Pali

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara