HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Paradigma e letėrsisė sė simboleve

-- nga Ndue Ukaj

Ndue Ukaj "Jam aventurier nė kėrkim tė thesarit tim - mendoj pėrpara se tė humbiste nė njė gjumė tė ėmbėl". Pas leximit tė romanit "Alkimisti" tė shkrimtarit Paulo Coelhs, nėse sintetizojmė dimensionet semantike dhe estetike, shohim se kjo referencė ėshtė paradigma dhe intenca e kryeheroit letrar i romanit Alkimisti, djaloshi nga Andulonazia e Spanjės, Santiago, i cili prish qetėsinė e tij prej bariu, i tronditur nga ėndrra dhe niset drejtė vendeve tė panjohura, ku i ėshtė thėnė se fshihet pėr tė thesari i paracaktuar. Por, kjo ėshtė edhe intenca estetike-letrare e autorit. Nė kėtė rrugėtim, personazhi ndesh njerėz tė ndryshėm, pėrplaset me luftėra, kalon shkretinėn dhe sfidohet me shkėndijat e njė dashuri. Me peripeci arrin tek vendi i paracaktuar dhe aty narracioni na kthehen ne fillim tė romanit, sepse mėsohet, se tė kėrkosh thesarin nuk ėshtė e domosdoshme tė ecėsh shumė, por ai gjendet aty ku jeton. Pra, heroi i romanit ketė e gjen nė kishėn e Andulonazisė, nė Spanjėn e tij, aty ku mė parė kishte qenė bari. Ky epilog ėshtė paradoks i romanit dhe esenca e dimensionit estetik dhe semantik tė kėsaj proze interesante, qė ėshtė shndėrruar nė njėrin ndėr romanet mė tė lexuar tė shekullit qė lamė pas.

Paulo Coelho, narrator i madh, mjeshtėr brilant i krijimit tė fabulave interesante, ka njė stil magjik tė rrėfimit dhe njė gjuhe atributive, me pėrplot simbole e figura retorike nga mė tė dendurat. Stili i tij i veēantė, lakonik, i zhdėrvjelltė e bėn ndėr autorėt me tė mėdhenj dhe me tė admiruar tė letėrsisė sė shek. XX dhe fillimeve tė shek. XXI. Ky shkrimtar brazilian, nėpėrmjet romanit Alkimisti. Proza e Coelhos, pėrkatėsisht romani Alkimisti ngėrthen nė vete aspekte specifike tė ligjėrimit letrare, aspekte kėto qė konfigurojnė njė tekst shumėshtresor, me forma e realizime tė shumėllojshme poetike. Kėtė autori e ndėrton pėrmes gjuhės sė alkimisė, e trajtave tė shumėllojshme stilistike. Aspekti tematikė, i zgjeruar nė aspektin e diskursit letrar, mė futje empirike funksionale, janė karakteristika tė prozės sė Coelhos nė shumė nivele letrare. Nė dimensionin tematik, pra tė pėrzgjedhjes dhe shtrirjes narrative tė temės, autori referencė letrare, si parabolė dhe model ligjėrimor, ka librin e madh biblik, nga i cili futen rrjete tekstesh, si diskurse e kode tematike, qė shpėrndahen nė diskursin narrativ me njė intencė semantike, por mbi tė gjitha nė funksion tė ligjėrimit dhe pėrmbushjes sė plotnisė artistike tė romanit "Alkimisti".

Nė tė vėrtetė ligjėrimi biblik mbetet element konstituiv i diskursit dhe i rrėfimit. Dhe, pėrmes kėtij boshti, artikulohen tablo tė gjėra e gjithėpėrfshirėse tė jetės sė individit, tė cilės autori i jep karakter universal. Kjo mėnyrė e tė shkruarit, bėhet dramatike dhe emocionale, sepse rrek sė trajtuari dukuri komplekse, tė cilat ndėrlidhen me tema tė mėdha pėr botėn dhe njeriun, si qenie e saj. Pėr tė pėrplotėsuar sa mė efektshėm intencėn letrare, autori zhvillon fabulėn me narracionit linear dhe me njė teknikė tė sofistikuar poetike. Romani ka fabul tė rrjedhshme, e cila e realizohet pėrmes procedimeve letrare mjaft tė pėrpunuar e njė sistemit artikulues prozadik modern, ka dallohen fuqishėm dialogjet lakonike dhe narracioni i gjallė, i rrjedhshėm dhe me shprehėsi emocionale, elemente kėto qė bėjnė kėtė prozė tė lexohet me pasion.
Elementet estetike konstituive tė tekstit: narracioni dhe shtrirja kohore e narracionit, gjuha e gjetun figurative dhe shumėdomethėnėse, bashkė me koherencėn poetike, kodifikojnė karakteristikat e kėsaj proze.

Kėto elementet poetike-letrare, karakteristikė tė theksuar kanė edhe njė stil magjik narracioni, me diskurs tė fuqishėm, nė pėrputhshmėri me gradacionin e romanit, qė ecėn nė drejtim tė intencės letrare, qė lidhen me kompetentet e kėrkimit dhe zbulimit. Kjo formė shkrimi, ngėrthen nė vete njė fuqi depėrtuese tė rrėfimit, ku pulson njė potencė poetike e ndėrtuar me mjeshtėri letrare, qė ka pėr pikėnisje heroin letrar, si bosht rreth sė cilės rrėfehet qė nga fillimi deri nė fund. Pėrmes simboleve dhe arketipave letrare, autori konstrukton njė prozė me ngarkesa shprehėse e emocionale. Duke depėrtuar nė botėn e brendshme tė heroit, psikologjisė sė tij, autori pėrēon mesazhe e ide universale, ku vlojnė pasione e vrulle nga mė tė ndryshimet, ndjesime kėto qė kanė karakter universal, ngase nė ndjesitė e heroit ndeshim pasionet dhe vrullin mė tė thella tė qenies njerėzore, ku pikasen fate, dėshira e kėrkime nga mė tė mistershmet: dukuri kėto qė marrin njė ngjyrė tė veēantė poetike nė romanin Alkimisti dhe heroin e saj djaloshin nga Andulonazia e Spanjės, Santiago.

Paradigma shumėshtresore narrative
Laboratori krijues i Coelhos ka diēka tė veēantė, specifike, jo vetėm natyrėn e shkrimit, boten e pasur imagjinatave dhe fiksioni i bujshėm, por edhe brumosjet e dendura estetike. Romani Alkimsti shquhet sidomos me gjetjet tematike e rrjetin e toposeve tė gjerė, tė larmishėm dhe universal dhe artikulimit tė tekstit pėrmes njė gjuhė tė brumosur e me zbukurime stilistike. Mbi tė gjitha nė kėtė prozė, letėrsia dialogun, arti letrar gjen pasqyrėn e vetidentifikimit. Nėpėrmjet diskursit letrar mjeshtėror dhe njė figuracioni letrar tė zgjedhur, kurdoherė, prozatori me name, kėrkon pa kompromis thellėsitė e magjisė, aty ku vetėm Alkimistėt e pajisur me fuqi mbinatyrore depėrtojnė, pėr tė realizuar intencėn letrar tė simetrisė estetike, qė ndėrlidhet me njė intencė tė proklamuar letrare nga autori, qė del nga ky pasues: "Vepra quhet e pėrsosur vetėm atėherė kur qėllimi i saj ėshtė i arritur".

Qėllim letrar, pėrsosmėnia estetike, jo vetėm si intencė autoriale, kapin shtresime tė ndryshme kuptimore e letrare nė tekst. Me njė stil tė veēantė narracioni, autori arrin tė ndėrton paradigmėn e letėrsisė sė simboleve, tė pėrtejme, tė tejkohėshme, qė personifikohen nė Alkimistin, i cili njeh magjitė e botes, misteret e paprekshme, pas sė cilave ecin vetėm ata qė kėrkojnė thesarin e parapėrcaktuar nga andrrimet.
Romani "Alkimisti" ka njė mėnyrė tė veēantė tė shtjellimit tė fabulės. Kjo formė nė dukje tė parė paraqitet e thjeshtė, por nė esencė ngėrthen filozofi tė thellė. Nė roman ka njė konglomerat eksperiencash, tė cilat rezultojnė nga aspekte tė ndryshme, qė njeh kultura letrare e pėrtej letrare: nė narracionin e romanit bashkėdyzohen elemente arkaike e moderne tė narrativitetit, mite e interpretime religjioze, pėr t'u derdhen "gjitha" nė shtratin e fuqishėm narrativ tė romanit qė lidhet me kryeheroin e romanit, djalin Santiago.

Autori Paulo Coelho ėshtė njohės i mirė i simboleve. Ketė e potencon edhe nė parathėnien e romanit. Pėr tė sforcuar diskursin simbolik tė romanit, me mjeshtri inkorporon simbolin pėr Mitin e Narēizit, pėr kėtė mit tė mirėnjohur, pastaj pėr traditėn letrare e filozofike biblike, por, edhe kulturat e ndryshme religjioze, siē ėshtė ajo biblike dhe islame. Pėrmendja e referencės letrare tė Oskar Ėildit pėr mitin e narēizit, qė ndėrlidhet me historinė e djaloshit, i cili shkonte pėrditė tė sodiste bukurinė e fytyrės nė ujnat e liqenit. Magjepsja pas vetės njė ditė e hodhi nė ujėra dhe ai vdiq. Por pas vdekjes liqeni thotė:

"Unė qava se, sa herė qė ai shtrihej buzė bregut arrija tė shikoja nė sytė e tij bukurinė e ujrave tė mia". Fati i pasqyrės sė thyer, si metaforė pėr shumėkuptimėsinė e artit, tingėllon si njė signifikacion letrar, i sugjeruar nga autori. Duke lexuar letėrsinė, njerėzit dashurohen e pėrhumbėn nė thellėsitė e saja, por edhe letėrsia nė njerėzit e sheh fizionominė e vet, peshėn e vet tė pazėvendėsueshme. Ėshtė kjo njė marrėdhėnie mes kuptimeve e ligjėrimeve, qė ka njė ndėrvarshmėni tė pėrjetshme. Pėrveē kėtij aspekti, futja e kėtij citati, duke shtresuar njė aspekt intertekstual tė tekstit, implikon, po ashtu, edhe njė esencė letrare: kėrkimin e magjisė letrare dhe dashurimin pas artit tė shkrimit, pėrmes njė rrjeti tė komunikimit universal tė shkrimit-kėrkimit letrar.

Romani "Alkimisti" ėshtė prozė fiksionale. U tha se teksti ėshtė ndėrtuar pėrmes simbolesh. Nė roman simbolet shenjėzojnė karakter polisemantik. Pėr tė shtresuar konotime metafizike, filozofike dhe religjioze. Autori duke inkorporuar dy komponentė letrare: fiksionin, pėr ballė tij vė simbolet letrare, si imazhe e arketipa letrare (Northrep Fraji). Romani duke u konstruktuar pėrmes simbolesh, tipash e arikitipesh letrare e kulturore, mbase edhe pėrmes figurave kryetipore, si pjesė e diskurseve tė mėparshme tė njohura nė kulturėn e shkrimit letrar (Northrep Fraji) pėrmbush kuadrin poetik tė narracionit, pėr tė realizuar signifikativitetin e origjinalitetit krijues.

Alkimia dhe shpirti i botės si perceptim pėr tė gjetur metafizikėn e identitetit
Alkimia dhe shpirti i botės, qė i lėvizin gjėrat, ėshtė mistikja qė i udhėheq njerėzit drejtė idealeve sublime, qė simbolizohen nė gjėra tė pėrtejme, tė fisme, mbetet rrjet toposesh qė lidhen me boshtin qendror tė temės sė alkimisė sė kėrkimit. Kėtė kėrkim e bėn njė djalosh qė ėshtė bari, ka jetė tė qetė nė vend tė tij, por papritur goditet nga njė ėndėrr, e cila ja trazon botėn e brendshme dhe e hedh nė rrugėt e aventurave. Dhe nė kėtė rrugė mėson se:"Alkimistėt janė njerėz tė ēuditshėm, qė mendojnė vetėm pėr vete dhe kurrė s'dinė tė japin ndimė. Kushedi, mbase kishin zbuluar fshehtėsinė e Veprės sė Madhe, Gurin Filozofik- i thotė personazhi sporadik qė e shoqėron djaloshin gjatė rrugės pėr te Piramidat".

Ēka ėshtė nė tė vėrtetė Alkimia, kjo filozofi qė tė bėn tė gjesh magjitė e botės. Ky mister filozofik, ka njė interpretim letrar: "Alkimia nuk ėshtė tjetėr veēse tė dish tė depėrtosh nė Shpirtin e Botės dhe tė gjesh thesarin qė ajo ka caktuar pėr ty." Kjo referencė komenton, parathotė esencėn e njė kėrkimi, i c cili motivohet nga njė ėndėrr dhe qė "arsyeton" nė esencė aventurėn letrare, qė niset nga njė bari delesh, drejtė rrugėve tė panjohura, nėpėr vende tė panjohura, nėpėr lufta, me rreziqe tė njėpasnjėshme, pėr tė realizuar qėllimin qė ja parapėrcakton ėndrra pas sė cilės ai ec, edhe pse shpeshherė duket se ecja e tij ėshtė fare e kotė. Nė dilemėn e madhe narrative, autori ndėrton njė tėrėsi esencash letrare, qė predominojnė rrugėn e kėrkimit: historia vetjake e sugjeruar mbetet paradigmė e narracionit dhe paradigmė e rrugėtimeve tė personazhit, deri nė cakun e fundit, ku ėshtė i fshehur thesari, i cili i ėshtė thėnė nė ėndėrr, si sugjerim.

Esencat letrare tjera qė pėrbėjnė shenja letrare mbetėn Filozofia e Jetės, Shpirti i Tokės, Shpirti i Botės. Duke sugjeruar se: ēdo njeri ka njė histori vetjake tė veēantė, personazhi hedhet nė krahėt e njė aventure tė ēuditshme, qė i zbulon fshehtėsitė e botės, pėr tė gjetur, kėrkuar thesarin e lumturisė. Nė kėtė dimension semantik, Coehlo me mjeshtėri e dije tė thellė filozofike bredh nėpėr shekuj pėr tė ndėrtuar heroin e kėrkimit tė thesarit. Ėshtė kjo filozofia qė buron nga Historia Vetjake e ēdo njeriu, nė rrugėn e lumturisė, pėrmes identifikimit tė rrugės deri te caku: historia vetjake, ecja pas asaj qė thotė zemra, guximi dhe njohja e thellė e metafizikės, mbase edhe aspektet religjioz, janė ato tipare qė personazhin e hedhin nėpėr furtuna tė ndryshme, me njė zhvillim pėrplot dramaticitet, qė pėrjeton ngritje e rėnie, por qė nė fund arrin cakun, edhe pse i rrahur keq nė fund. Fundi i romanit kthen lexuesin paradoksalisht nė fillim. Dhe ky mbetet njė ndėr misteret e kėtij romani. A ka nevojė tė kėrkohet Thesari i Ēmuar nė dhėna tė largėta, ndėrsa atė e ke aty ku gjendesh? - duket se pyet autori.

Rrjeti intertekstual i tekstit
Linda Hacion, njė nder pėrfaqėsuesit e kritikes postmoderne, shkruan se : "Vepra letrare nuk mund te konsiderohet origjinale; pra edhe ne se ėshtė origjinale, ajo megjithatė nuk mund te ketė kurrfarė ndikimi pėr lexuesin e vet.
Ēdo tekst, kuptimin dhe signifikativitetin e merr vete m si pjese e diskurseve te mėparshme" Romani Alkimisit konstruktohet pėrmes referencave letrare, filozofike e religjioze si paramodel letrar e kulturor, traditėn kristiane dhe hebraike tė shkrimit letrar.

Personazhi letrar, Santiagos, bari delesh. Kjo implikon dy figura me prejardhje biblike: Jezusin si kryetipin e bariut tė mirė (Northrep Fraji) dhe delet qė personifikojnė njė grigjėn e tij. "Pėrkundrazi: Barinjtė kanė qenė tė parėt qė e njohin njė mbret pėr tė cilin pjesa tjetėr e njerėzimit s'deshi tė dijė". Po ashtu, futja e kėtij pasuesi implikon barinjtė, figurė qė ndėrlidhet edhe me aktin e mirėnjohur kur barinjtė shkojnė te Shpella pas lindjes sė Jezu Krishtit, shpėtimtarit tė botės. Mė tej, pėr tė sforcuar kėtė soj diskursi letrar autori nė roman, njė segment me rėndėsi narrative ja vesh figurės sė bariut dhe deleve, qė nė kontekstin letrare na implikon/ parafytyrojnė Krishtin dhe grigjėn e tij. Ėshtė kjo teoria e formėsuar nga dijetari i letėrsisė Nrthrep Fraji, i cili analizon simbolet, pėrfytyrimet e arkitipeve, nė rrafshin e lidhjes zhanrore, qė ruan teksti nė qenėsinė e tij me modelet e mėparshme letrare.

Futja e citatit nga shkrimi biblik nė fillim tė romanit, si trajtė intertekstuale e fillimit tė narracionit, ndėrlidhet fuqishėm me esencėn e tekstit letrar, me atė qė konceptohet intencė letrare e statusit tė romanit. Dialogu i famshėm i Jezu Krishtit me dy motrat, Martėn dhe Marinė nė shtėpinė e tyre, ku Krishti qėndronte si mysafir, nė tė cilėn Marta ngarend pas punėve, ndėrsa Maria ulėt te kėmbėt e Jezusit dhe dėgjon, nė mėnyrė implicite na zgjedh dilemėn e personazhit, qė mes jetės baritore dhe ėndrrės (si simbolikė e pėrtej asaj qė i ofron jeta) zgjedh ėndrrėn dhe shpėrblehet, ngase kėsisoj, ajo ka zgjedhur pjesėn mė tė ēmueshme tė jetės, duke ecur pas arsyes sė zemrės. Ėshtė kjo arsye qė nuk "njeh" arsyen. Ėshtė kjo njė simbolikė konceptuale qė inkuadron edhe diskursin biblik si shenjėzus tipologjik tė esencės sė romanit. Rrjeti intertekstual i tekstit niset qysh ne fillim tė romanit pėrmes Ungjillit tė Llukės: takimit tė Jezu Krishtit mė dy motrat, nė tė cilėn Maria zgjedh pjesėn mė tė rėndėsishme qė nuk do t'i merret" Ajo gjeti thesaret magjike tė fjalės, duke lėnė anash punėt e botės konkrete, tė cilat i mveshėn Martės, e zėnė me punė konkrete.

Ėndrra si lojė narrative
Po ashtu ėndrra e ēuditėrisht e shpie nė krahėt e filozofisė sė jetės shtreson paratregimin pėr ėndrrėn si sistem letrar tė letėrsisė: ėndėrr i parathotė personazhit tė udhėtojė nėpėr botė, nė kėrkim tė thesarit tė botės, i cili fshihet nė njė vend tė largėt, nė tė cilin ky pėr tė shkuar duhet tė bėjė njė pėrpjekje, tė ec nėpėr shkretinė. Pas shumė dilemave e trazimeve tė brendshme, personazhi nis udhėtimin. Pėr tė shkuar te caku nė Egjipt, atij i duhet tė kaloj shkretinė, tė ndeshet me rreziqe te njėpasnjėshme. Futja e shkretinės nė roman ka status tė veēantė letrar, konotacioni i sė cilės natyrshėm mund tė marr domethėniet e vėshtirėsive pėr tė shkuar deri tek realizimi i ėndrrės, ēfarėdo qoftė ajo.

Kėshtu nė njė udhėtim tė mbushur me pėrplot sekuenca tė veēanta letrare, personazhi ecėn nė drejtim tė Piramidave tė Egjiptit, aty ku i ėshtė parathėnė tė ėshtė thesari i paracaktuar pėr tė. Gjatė rrugės autori ndeshet me njė plak tė ēmendur, ėndrrėn e sė cilit vendos ta bėjė realitet. Pas peripecive tė shumta, luftėrave dhe njė dashurie nė Shkretinė, arrin qėllimin pėr tė parė Piramidat dhe vendin ku ishte Thesari i shumėkėrkuar i lumturisė. Por Santiago, vetėm nė fund e kupton se tė gjesh thesarin e jetės tėnd, nuk ėshtė e nevojshme tė shkosh shumė larg. Ngase gjėrat e bukura e bukura qė formėsojnė konceptin e thesarit tė lumturisė gjendėn nė vendin tėnd, aty ku jeton.
Dymijė vjet mė parė, nė njė vend shumė tė larg qė kėtej, vėrvitėn nė njė pus e pastaj e shitėn si skllav njė burrė qė besonte shumė nė ėndrra.

Autori me mjeshtri artistike, personazhin, bariun Santiago, e shndėrron nė hero tė pėrmasave tė mėdha letrare duke i dhėnė status tė alkimistit kėrkues, hero aktual i gjitha kohėnave. Hero letrar tė admiruar dhe prototip i kėrkuesit tė paepur, identifikim i ecjes pas lumturisė; i njeriut qė dėgjon zėrin e zemrės, kundrejt zėrave tjerė, i njeriu tė pathyeshėm nė kėrkimet jetėsore dhe ideale.
Nė procedimin letrar autori inkorporon ėndrrėn, si njė element konstituiv tė tekstit, pėrmes futjes sė lojės intertekstuale dhe diskursit letrar pėrshkrues, qė njeh statusin e arkitekstit biblik. Nė fakt, futja e ėndrrės si element konstituiv tė tekstit letrar dhe ndėrlidhja e saj me gjeografinė e lashtė tė Egjiptit, fut lojėn intertekstuale tė ėndrrės sė Jozefit biblik tė Testamentit tė Vjetėr, me nuanca tė konvertimit tė lojės narrative: analogjia duket tė jetė e presupozuar.

Dhe simbolika e autorit thellohet kur ndėrlidh simbolikėn e thesarit tė ēmueshėm, qė sjell lumturinė njerėzore. Nė kėtė lojė letrare, simbolet formėsohen pėrmes njė diskursi letrar qė njeh paramodelin: interpretimi i ėndrrės nga njė plakė, pastaj dy gurėt e fatit, takimi me mbretin, rėnia nė varfėri dhe mbetja nė shkretinė, janė gjitha pjesė simbolike tė romanit. Ėndrra, shpjegimi i tyre, rrugėtimi, shkretia, alkimisti: kėto nė esencė pėrbėjnė fusha tė rėndėsishme tė proveniencės bilike, ėndrra ndėrlidh me ėndrrėn e Jozefi, rrugėtimi me rrugėtimin e popullit tė Izraelit (popullit tė zgjedhur), shkretia, simbolizon mėkatet dhe alkimisti, shpėtimtarin qė arrin tė bėjė triumfin e historisė vetjake.

Elementi i dytė e rėndėsishėm nė zhvillimin e romanit, qė endet deri nė fund paraqet ėndrra dy herė radhazi pėr njė thesar tė fshehur nė Egjipt te Piramidat. Ėndėrr kjo qė pasohet me takimet e djalit me ciganen, e cila e sugjeron tė niset nė rrugėn e kėrkimit, me plakun, me mbretin. Nga ėndrra djali kalon nė shoqėrinė e lindjes, nė tė cilėn futėn ndėrlikimet e "misionit tė tij" nė rrugėn e kėrkimit tė thesarit tė lumturisė.
Kjo lumturi kurdo herė ka qenė objekt veprash letrare. Por autori i madh i shekullit XX dhe XXI depėrton nė skuta tė errėta tė psikes njerėzore, duke i kundruar kėto nė kėndvėshtrim tė njė raporti qė ndėrton relacione: aksi i parė i kėtyre relacioneve mbetet empiria e njeriut (nė kėtė rast e personazhit me shenjėzimin djalosh, por qė vetėm nė fund tė romanit arrimė ta kuptojmė se ai ėshtė Santiago), me kėrkesat e fshehura nė skutat e ēdo krijese pėr tė arritur nė gjėra mė tė larta, mė sublime.

Djaloshi ėshtė bari. Ėshtė i lumtur me jetėn me delet e tij. Fillon tė dashurohet nė njėrėn nga vajzat e tregtarit. Por papritur sulmohet nga ėndrra, e cila e shporrė tutje botės sė tij prej bariut, pėr tė kėrkuar diēka mė tė thellė, qė ėshtė e ndėrlidhur me esenca jetėsore, qė vijnė nga thellėsitė e shekujve, qė shpie nė aventura tė paparashikuara. Kjo formė e narrativitetit si esencė zhvillohet pėrmes njė rruge tė gjatė qė realizohet nė kohė dhe hapėsirė.

Pas kėsaj elementi tjetėr qė paraqet rėndėsi nė konstruktimin e fabulės sė romanit ėshtė pengesa nė Saharė, inkorporomi i anglezit dhe ballafaqimi me luftėrat e fiseve nė shkretinė, nė tė cilat ai ndesh pengesat e rrezikshme. Po kėtu lind edhe magjia: Alkimist e vė pėrpara djaloshin drejtė qėllimit final. Ai edhe pse dashurohet nė Fatimėn, nuk arrit tė ndal vrullin e zemrės sė tij qė kėrkon thesaret, pa marrė parasysh vėshtirėsitė, sakrificat. Nė shkretinė, djaloshi kupton shumėēka nga bota e njeriut: pėrjeton trandjet e para tė zemrės pėr tė kuptuar dashurinė, kėtė dhunti njerėzore, tė komunikoj me shpirtin e botės, qė identifikohet me dashurinė nė rrugėn e ēudibėrjeve tė shumta. Ėshtė magjike fuqia e dashurisė, ashtu siē ėshtė magjike edhe rruga e personazhit pėr tė qenė vetvetja, nė vetėidentifikim pėrmes shenjės letrare tė konceptuar me mjeshtri si Histori vetjake. Ēdo kush ka kėtė histori, por ja qė ēdo kush nuk e arrin.

Kėrkimi si semantik letrare dhe qerthulli i lumturisė estetike drejtė identitetit
Romani "Alkimisti", e karakterizon elementi i kėrkimi; i kėrkimit pėrtej konkretes, qė ndėrlidhet me pėrsiatje metafizike, kur e kurė etike e filozofike, duke i hibridizuar edhe religjioze, rrafshe kėto qė ndėrtojnė estetiken e tekstit. Kjo formė e narracionit ec nė kėrkim tė qerthullit tė lumturisė, Gurit Filozofik Ēudibėrės, identitetit e identifikimit, shenja kėto qė bėhen pėrmes shenjave dhe sistemit figurativ estetik.

Gjithēka nė roman, ēdo lėvizjet ėshtė e pėrpunuara me mjeshtėri dhe zhvillohet, si e kėtillė me dramticitet letrar drejtė intencės sė fabulės dhe idesė qendrore: arritjes sė qėllimit jetėsor dhe kthimit prapė nė identitetit. Autori sikur thėrret pėr kėrkime, kėrkime tė pakufishėm, por nė fund sugjeron tiparin shenjėzues, qė djali e gjėnė nė kujtimet e jetės baritore dhe nė kishėzėn e vogėl ku i ruante delet, para se tė shihte ėndrrėn dhe tė niste aventurėn e kėrkimit pėr Qypin e Artė. Nė roman, pėrveē idesė sė kėrkimit, autori nė rrafshin tematik ndėrton idenė e mosdorėzimit tė njeriut deri nė jetėsim tė qėllimit, pa marrė parasysh sfidat, provokimit nė kėtė rrugė.
Narracioni i romanit zhvillohet pėrmes tė ashtuquajturit narrator tė gjithėdijshėm. Gjithashtu, dialogjet lakonike dhe pėrshkrimet, realizohen nė kuadėr tė asaj qė vepron dhe ndjen personazhi si hero i narrativitetit. Kėtė autori e bėn pėrmes njė diskursi nė shprehje dhe me njė origjinalitet e rrėfimi.

Nė dialogun me personazhin plakun, Santiagos Plaku i thotė se. Gjėja mė e rėndėsishme pėr ty ėshtė se ke dalė tė pėrmbushėsh Historisė Vetjake. Ky luftėtar i dritės, ka pėrmbushur intencėn e kėrkimit tė thesarit dhe ka zbuluar identitetin e tij. Autori kėshtu sintetizon intencėn e tij letrare dhe pėrmbush fiksionalitetin simbolik tė prozės sė tij.
Po e pėrfundojmė kėtė tekst me njė mendim sintetizues tė pėrkthyesit Nonda Varfi : "Letėrsia qė shkruan Coelho ėshtė letėrsi fluide dhe vetė Coelho ėshtė njė autor fluid, i cili frymėzimin e merr nga njė vepėr madhore, qė ėshtė Bibla, si parabolė dhe tė gjithė romanet kanė nė fillim citime nga Bibla. Pra, stili i tij ėshtė nė dukje njė stil biblik, por qė mundohet tė pėrcjellė njė mesazh parabolik".

Botuar nė Koha Jonė, Tiranė me 2 mars 2007

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara