HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Debati pėr qorrsokak

-- nga Ndue Ukaj

Ndue Ukaj Njė debat krejt i pazakontė dhe aspak i dobishėm pėr proceset nė Kosovė, veēanėrisht pėr perspektivat e sė ardhmes, mbetet debati dhe mėdyshja e ndezur kėto ditė, lidhur me pjesėmarrjen apo jo tė delegacionit tė Kosovės, nė Konferencės e organizatės sė shteteve Islamike, nė Islamabad. Vetė parashenja, parashtesa dhe pėrmasa semantike, krejt e dyshimtė e kėsaj organizate, dilemat qė ngėrthen nė vete kjo organizatė nė botėn perėndimore, parashenja religjioze si sinonim i simbolizmit politikė dhe "vlerės" politike qė mbart nė vete, nė kontekstin kosovar, duhet tė kuptohen si indikacione tė fuqishėm dhe tė mjaftueshme, se Kosova, jo qė nuk duhet tė marr pjesė nė kėso Konferencash, por nė tė kundėrtėn, duhet tė qėndroj sa mė larg tyre, sepse kauza e Kosovės mė sė paku ndihmohet me ofrimin e Kosovės me kėto vende.

Arsyet dhe argumentet janė tė shumta, e kėto mė sė miri i din vet anėtarėt e Grupit Negociator tė Kosovės, sidomos tė pasionuarit pėr tė marr pjesė nė kėtė takim, prej sė cilit, Kosova aspak s'do tė pėrfitonte, pėrkundrazi do tė humbte, pėr tė fituar ndokush ndonjė poenė politikė apo edhe biznes tė caktuar. Nė tė kundėrtėn, ēdo shkuarje atyre dhe ēdo flirtim me kėto shtete, shumica e sė cilėve nė botėn e qytetėruar janė tė dyshimta, me qeveri aspak demokratike dhe me pėrplot elemente fundamentaliste brenda, jep njė sinjal aspak tė mirė pėr miqtė perėndimore, pa tė cilėt, procesi s'do tė mund tė pėrfundojė, madje edhe nė qoftė se binden, jo kjo organizatė, por edhe pesėdhjetė tė tilla, ngase edhe naivėt e patetikėt mė tė mėdhenj e kuptojnė se ēėshtja e Kosovės kalon nėpėr Uashington, Bruksel, Londėr, Paris, Berlin e Romė dhe jo nėpėr vende gjysmėdemokratike ose aspak demokratike.

Pa pėrkrahjen e kėtyre qendrave tė pėrmendura, Kosova asnjėherė s'mund ta fitojė Pavarėsinė, madje kurėn e kurrės as s'do tė ndihmohej tė ēlirohej nga shteti serb. Andaj, tė shkohet kėtu, vetėdijshėm apo jo, domethėnė te dilet nė antagonizėm tė thellė me proklamimet tona, me traditėn tonė politike qė kemi ndėrtuar deri tash, me synimet e pėrbashkėta me botėn perėndimore pėr tė paqtuar rajonin dhe pėr ta integruar nė Familjen e madhe Perėndimore.

Nėse presidenti Fatmir Sejdiu ka shprehur rezerva kundėr ēdo "nostalgjie" pėr tė marr pjesė dhe pėr tė fituar pėrkrahjen e kėtyre vendeve, apo edhe nėse e ka pėrdor autoritetin e presidentit, ai i ka bėrė nderin mė tė madh Kosovės, e ka preventu njė nismė, e cila mund tė pėrfundonte me pandehmin e Shqipėrisė, inkuadrimin nė kėtė organizatė, fakt ky qė shtetit amė i ka sjellur dhe i sjell, edhe sot vėshtirėsi nė mėkėmbjen ekonomike, sidomos kur bėhet fjalė pėr integrimin nė botėn perėndimore.

Nė sfondin e zhvillimeve politike nė marrėdhėniet ndėrkombėtare, sidomos nėse kėtė e kontekstualizojmė nė gjendjen kosovare dhe "delikatėsinė" e zgjedhjes sė kėtij problemi, ēdo trumbetim i tillė ėshtė absurd, madje aq sa degradon edhe vetė pėrpjekjet e qeverive perėndimore, tė diplomacisė amerikane dhe europiane, tė cilat kanė marr pėrsipėr zgjedhjen e statusit politikė tė Kosovės, natyrisht nė favor tė kėrkesave tė shqiptarėve pėr Pavarėsi dhe qė bėjnė lobingun duhur pėr tė sendėrtuar kėtė objektivė dhe pėr tė arritur kėtė qėllim.

Kėto lėvizje tė fundit tė Grupit tė Unitetit tė Kosovės, apo individėve brenda tij, janė njė blof i madh dhe nėse i vėmė nė analogji edhe me vizitėn qė pati bėrė mė herėt kryeministri Agim Ceku nė Rusi, janė dėshmi e papjekurisė dhe naivitetit politikė tė spektrit politik kosovar; dėshmi e njė konflikti pėr tė fituar nam e poenė politike, nė Kosovėn e pas statusit kur pritet tė ndahet kontributi nga kėta burra tė shtetit. E kam thėnė edhe mė herėt dhe kjo tashmė po shihet sheshazi, se ėshtė mė shumė se iluzion tė besohet se Agim Ceku mund tė ia ndryshojė bindjen Rusisė pėr Kosovėn dhe kėtė gjė duhet ta themi, pa asnjė ngarkesė, edhe me rastin e shteteve islamike, tė cilat aspak s'do binden nėse Veton Surroi e Lutfi Haziri do tė merrnin pjesė apo jo nė kėtė takim. Me pjesmarrjėn e tyre, kėta vetėm do e degradonin imazhin e Kosovės nėpėr qarqe perėndimore, sidomos nė botėn intelektuale e mediatike.

Nėse shihet procesi i Kosovės nė suaza me tė gjėra dhe nė dioptri tė gjatė, larg njėmendėsisė sė tipit ballkanik, euforik e megalomanė, kuptohet se lufta diplomatike mes fuqive tė mėdha, sa i pėrket ēėshtjes sė statusit tė Kosovės, kaherė ka kaluar nga duart dhe fuqitė e liderve vendorė, tė cilėt nė gjithė kėtė proces, mė shumė vetėkėnaqėn e vetėdeklarohen se sa kryejnė punė dhe tė shumtėn e herave luajnė rol tretėsor, mos tė themi krejt teknik. E rėndėsishme ėshtė qė ata vetėm tė ruajnė dhe sforcojnė partneritetin me miqtė e mėdhenj perėndimore. Sepse ata nuk kanė kaēik, pėr fat tė keq, pėr tė ushtruar ndikim nė pėrceptimet e ndryshme karshi propozim zgjedhjeve pėr Kosovės, nė kėtė rast Pakos sė ish Presidentit Ahtisari, pėr Pavarėsi tė mbikėqyrur pėr Kosovės.

Andaj, pjesėmarrja e Kosovės nė kėtė konferencė, i ngjason luftės sė Don Kishotit dhe Sanco Pancos me mullinjtė e erės. Kosova s'ka nevojė pėr Don Kishota, e sidomos mė sė paku nė kėtė fazė kaq tė ndjeshme; shoqėria kosovare e stėrvuajtur dhe e degraduar ka nevojė tė pėrafrohet me gjitha komponentet nga bota perėndimore, nė tė kundėrtėn edhe njė kohė tė gjatė do tė sorollatet kėshtu dhe do tė numėron regjistrin e pafundmė tė vuajtjeve dhe paperspektivės. Ndėrsa rinia kosovare s'do kėrkoj rrugė emigrimi nga OIK, por nė EU dhe SHBA-tė. Kjo ėshtė pėrgjegjėsi e kėsaj klase politike.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara