HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Arti poetik rumun flet shqip

-- nga Ndue Ukaj

Ndue Ukaj Antologjia e poezisė sė sotme rumune, "Mosha e Artė e Dashurisė" (Rozafa, 2007) e ardhur nė shqip me pėrkthimin tė bukur, me njė gjuhė poetike tė kėndshme e tingėllimore, nga ana e poetit dhe veprimtarit tė dalluar Baki Ymeri, shėnon njė moment me rėndėsi pėr sforcimin e lidhjeve mes kulturės letrare shqiptare dhe asaj rumune. Kjo antologji e projektuar nga prizmi i njė kėrkimi letrar qė ec nėpėr dekadat e fundit tė zhvillimit tė poezisė rumune, pėrfshin njėzetenjė poetė eminentė rumunė qė vijnė nė shqip me njė pėrgatitje profesionale, me nivel te kėnaqshėm estetik

1.
Poezia e sotme rumune e influencuar nga poeti brilant Mihail Eminescu, ka inovacionin e duhur brenda njė moderne qė e ruan dhe e kultivon klasiken; ka qartėsinė lirike brenda njė tendence pėr tė kultivuar hermetizmin, ka mendimin e thellė e filozofik brenda njė poetike tė prekshme e konkrete. Pėrmes lirikės sė kodeve tė mėdha tė fjalės poetike, kjo poezi universalen e pėrkthen me pėrjetime e situata narrative personale, metafizikėn me fizikėn, tė bukurėn dhe humanen me estetikėn e tekstit tė veshur me metafora e figura tė gjetura poetike. Poezia rumune, nė mėnyrė tė veēantė ruan nė shtatin e saj dy konceptet e Horacit pėr artin, pėr tė dobishme dhe tė kėndshmen nė art e letėrsi (Dulce et Utule).

Gjuha e kėsaj poezi ėshtė e ėmbėl, ndėrsa sistemi poetik fjalėformues harmonike, ku ritmi dhe rima janė nė funksion tė plotė tė vargjeve dhe poezive, nė funksion tė ideve e mesazheve poetike. Kjo poezi e ndėrtuar nė kontraste tė fuqishme, lėvron paradoksin si element tė fuqishėm lirik. Gjitha kėto elemente konstituive poetike, e bėjnė kėtė korpus letrar krejt tė veēantė, sui generis nė kontekstin e gjerė letrar ballkanik e europian. Madje, edhe pėr fakti tjetėr qė e thotė Alexandru Condeescu: "sado dramatike do tė ishte vuajtja e poetit, ai e siguron lexuesin e vet pėr mundėsinė, qoftė kjo e largėt, e gjetjes sė qartėsive ekzistenciale, duke ndjekur nė masė tė madhe njė logjikė tė natyrshme, nganjėherė ndoshta e tejkaluar, por gjithsesi e kuptuar si njė pajtim i pėrbashkėt, por jo edhe si njė gjendje e ēuditshme, dhembje abstrakte, mundime tė trurit, qartėsi tė ndryshme nga ato qė i janė tė njohura ndjenjės sė mirė tė shpirtit tė pajtuar me botėn".

Kėto trajta dhe kėtė diskurs poetik e hasim rrallė nė poezinė e sotme tė mbytur nga pesimizmi, tragjikja e jetės dhe pakuptimėsia e njeriut qė sorollatet nė absurdet e shumta tė kohės, nė universin e pafundmė tė krizash. Nė tė vėrtetė, pas leximit tė antologjisė sė poezisė sė sotme rumune "Mosha e artė e dashurisė", kuptojmė se fjala poetike rumune, e dalur nga penat mė tė ndritura tė saj, ėshtė kondensuar dhe e brumosur me trajta stilistike tė bukura; ėshtė e ndėrtuar pėrmes ritme tė brendshėm tė tingullit dhe mendimit tė thellė e filozofik, ku spikaten trajtat e njė lirike impulsive me perceptime universale, tė ndėrtuara me njė figuracion tė thjeshtė, por qė shtresojnė nė vete kuptime tė shumta. Si e tillė kjo poezi hynė nė panteonin e vlerave tė mėdha tė letėrsisė europiane. Dijetari i madh i letėrsisė Northrep Frajo shkruan se "lirika ėshtė mimezis i brendshėm i tingullit dhe imazhit, kėshtu lirika mėton tė jetė njė modues tematik". Andaj procesi orakullor (predikues) koncentrohet nga predominanca e tingullit dhe dykuptimėsisė sė kuptimit. Kjo ndjehet kudo nė kėtė pėrmbledhje poezish.

Letėrsia rumune e zhvilluar nė shtratin e Ballkanit, ku ndėrkomunikimet kulturore dhe mitologjike kanė qenė tė hershme e funksionale, bart nė vete shenja specifike tė lidhjeve ndėrletrare e ndėrkulturore. Andaj mė tė drejtė shkruan Rexhep Ismajli se letėrsia e sotme rumune hyn nė radhėn e letėrsive interesante dhe tė rėndėsishme tė Europės. Prandaj, kontekstualizimi dhe pėrkthimi i saj nė ambientin letrar shqiptar, duhet kuptuar si ndihmesė e madhe pėr artin poetik shqiptar, jo vetėm nė hapje e universalizėm, por edhe nė gjetjen e formave tė reja tė kėndimit poetik.

2.
Antologjia e poezisė sė sotme rumune, "Mosha e Artė e Dashurisė" e ardhur nė shqip me pėrkthimin tė bukur, me njė gjuhe poetike tė kėndshme e tingėllimore, nga ana e poetit dhe veprimtarit tė dalluar Baki Ymeri, shėnon njė moment me rėndėsi pėr sforcimin e lidhjeve mes kulturės letrare shqiptare dhe asaj rumune. Kjo antologji e projektuar nga prizmi i njė kėrkimi letrar qė ec nėpėr dekadat e fundit tė zhvillimit tė poezisė rumune, pėrfshin njėzetenjė poetė eminentė rumunė, qė vijnė nė shqip me njė pėrgatitje profesionale tė kėnaqshme estetike. Nė kėtė kontekst, ky projekt duhet vlerėsuar si pėrpjekje tejet serioze qė ndihmon afrimin e dy kulturave, pėr tė cilėn gjė njė kontribute tė ēmueshėm jep Baki Ymeri, punėtor i devotshėm nė afirmimin e letėrsisė shqipe ne Rumani, respektivisht kėsaj tė fundit tek ne.

Antologjia hapet me njė poezi me pėrplot drithėrima vibruese tė poetit tė madh, Emilia Dabu, titulluar "Shqiponjat", dedikuar Kosovės nė vitin 1999 dhe tragjikes qė ka pėrjetuar ajo. Nė kėtė poezi, poeti pėrshkon tragjiken nėn qiellin kosovar me nota trishutese, ku bota pėrballet me luftėn e sė drejtės. Vargjet janė tė sofistikuara me kode poetike universale, ato mbartin ne vete tėrė dramatiken e njė gjendje, ndėrsa semantikė e tyre del e shumėfishtė: "Kosova e trishtė si vullkan shpėrthente/Zemra shakmisej nga shkrepjet e djeshme/Amerika rizgjohet tė bėjė drejtėsi/Tė djeshmen pėr ta gjetur nė vėrtetėsi /I love you - tė thuhet se je i zėnė/Pėrrallat qenje mbitokėsore t'u bėnė/Mrekullia e jetės reket tė jetė anuluar/Qenje hyjnore me tė shenjtėn jetė/ pėr atdhe flijuar /Nė botė ekzistojnė luftėtarė tė sė vėrtetė/Krenaria e tyre pret vendimet tona jo lutje/Tė plagosur nėse jeni nga ngjyrat e vjeshtės"

3.
Nė komunitetin e kritikės letrare ekzistojnė pikėpamje pėr letėrsinė, sipas sė cilave, forma e letėrsisė qė definohet si poezi, ėshtė pėrfaqėsim i letėrsisė qė ka vlera estetike (kritika e re anglo-amerikane) dhe se vlerat e saj lidhen me realizimin prej saj tė funksionit emotiv tė gjuhės. Pra, gjuha, pėrveē se ėshtė esencė pėr letėrsinė, pėr poezinė, veēanėrisht ėshtė vetidentifikim e objekt, pėrfaqėsimi dhe sintetizimi i tė gjitha niveleve tė tjera qė pėrcaktojnė dhe definojnė poezinė si formė e shkrimit artistik. Duke pėrjashtuar rrėfimin, poezia, pėrmes gjuhės evokon situata, ide a ndjenja poetike, qė e bėjnė kėtė formė shkrimi, art tė madh letrar, mbretėreshėn e arteve apo edhe artin mė universal.

Duke qenė "arti sfera e lirisė" (Jurij Lutman), ekuivalenti i kėsaj poezi rumune qė e lexojmė tash ėshtė sfera mė sublime e pėrjetėsisė sė fjalės me gjuhėn e orakujve, qė nuk ėshtė gjuhė e zakonshmėrisė, ajo ėshtė gjuhė e shpirti dhe e mendjes sė fisme, e tingullit dhe ritmit si jehonė kuptimeve tė mendjes e arsyes. Duke u realizuar pėrmes asociacionit tė fjalėve tė figurshme qė zhvendosen nga kuptimet e zakonshme, poezia me ornamente e vetėpėrcaktuese zbukuruese, mendimeve ju jep ngjyrė emocionale, ideve drithėrima e copėza shpirtėrore, gjykimeve ndjenja sentimentale.

Kėto trajta tė diskursit poetik i hasim nė pėrgjithėsi nė antologjinė nė fjalė, nė tė cilėn pikasen perceptime specifike pėr njeriun, botėn e tij pėr rreth, dashurinė, pėr arin dhe poezinė dhe gjitha segmentet qė lidhen mė te, pėrmes njė gjuhe tė veshur nga njė sistem stilistik i pėrpunuar, ku simbolet dhe metaforat luajnė rolin dominues. Dhe ku idetė mishėrohen me perceptimet emocionale me figura tė shumta stilistike. Kėshtu tek poezia e poetit tė njohur Nichita Stćnescu, vargjet ndėrtohen pėrmes lojės specifike tė fjalėve e imazhesh, gjithnjė nė funksion tė intencės poetike: I shtriu ndaj meje gjethin/Si njė dorė me gishtėrinj/Unė shtriva ndaj tij dorėn/ Si njė gjeth me dhėmbė (Jofjalėt).

4.
Poezia rumune, e prezantuar nė kėtė antologji, karakterizohet nga shprehja lakonike e mendimi i thellė, gjuha simbolike dhe inspirimi i pėrhershėm. Gjithė poetėt shkruajnė me ndjesi tė holla poetike, kultivojnė vargjet moderne e posmoderne, brenda njė sistemi vjershėrmi thuajse klasikes. Nė kėtė aspekt, poezia e njėrit prej shkrimtarėve mė tė mėdhenj tė sotėm rumun, Mircea Cćrtćrescu, preokupimin e shtrin nė sferat afektive, ku pėrthyen e bukura dhe e dobishmja nė kontekstin e njė estetike tė dėshirueshme. Lirika e tij ėshtė i ēliruar nga nostalgjitė dhe pėlcet nga drama e njeriut pa shtegdalje, me njė sentimentalizėm tė matur: Ēfarė skllavėrimi/Ēfarė neverie,/Ēfarė mėrzie.../(Dokument Olograf). Kėto pyetje retorike, qė nxisin gradacionin poetik, shprehin kulmin e njė dėshpėrimi qė pėlcet nė mėrzi, por tė cilėn e mposhtė poezia dhe bota e saj sublime.

Ky poet, poezinė e ndėrton me kontraste tė fuqishme dhe paradokse mendimesh, tė cilat e bėjnė tė admirueshme: "Kur duhet tė dashurosh nuk dashurohesh/Kur je i vetmuar nuk mund tė shpėtosh nga vetmia/Kur je i shqetsuar nuk ka kuptim tė tregosh/Kur don tė shtrėngosh nė kraharor nuk ke kend/Kur don tė telefonosh askush nuk ėshtė aty". (Kur ke nevojė pėr dashuri). Nė fakt, kontrasti ėshtė njė element specifik konstituiv e gjithė kėsaj poezie, njė element dominues i shoqėruar nga parodia dhe njė sistem leksikor qė del nga jeta e pėrditshme. Kjo poezi nuk prirėt nga abstraksioni, ndėrsa nė vend tė kėsaj kultivon mendimin e brumosur me nuanca tė lehta filozofik.

Tematika dhe motivet qė e dominojnė poezinė e kėtij libri janė tė nduarndurėshme. Megjithatė, bota e njeriut rumun nė katrahurat e kohės ėshtė temė nė vete. Ajo ndėrlidhet me gjitha segmentet tjera, me dashurinė, artin, metafizikėn dhe kodet e mėdha religjioze, qė kurdoherė enden nė trajtat e diskursit biblik nėpėr vargje, si tek poezia Marius Chelaru: "Krijimi", ku kodi dhe diskursi biblik endet nė poezi me status tė veēantė e ekuivok, vargjet evokojnė njė situatė tė njohur nė kontekstin e njė gjendje poetik tė dhimbshme, aluzionet janė tė vetėkuptueshme:"Bota ėshtė ngritur nga pyje lotėsh/ qerpikėve"Tė Zotit tė zhuritur / nga secili lot kanė rrjedhur/Njė nga njė zemrat tona me kundėrmim jete/Adami e kafshoi gjirin e Evės/Duke e thithur helmin e klithmės sė parė/Nga faqet e buzėve tė Evės".

Nė kėtė sens, me interes tė veēantė paraqitet edhe poezia e Simona Popescu, tė cilėn e pėrshkojnė ndjenjat e dėshpėrimit, vargjet kanė nė vete njė ritėm rebelues: "Unė erdha nė botė/Qė tė mos kuptoj asgjė/Dhe t'i ngatėrroj tė tjerėt/" (Helikė). Kėto trajta tė bukura lirike, tek poezia e Florentin Popescu, shkrihet nėn dominancėn e arsyeshme tė simboleve si imazhe e arketipa letrare. Nė vjershėn "Kėngė pėr t'i renduar kuajt nė hėnė" pėrmes simbolit tė kalit dhe kullosės, figura kėto tė ngritura nė arketipe letrare, ngrihet njė klithmė e njeriut qė pėrballet me kėmbona tė mėdha tė errėsirės, andaj vnerin e tij poetik e derdh pėr tė sfiduar kosėn e stuhisė, qė e zhvendos nė kontekst kohor, qė mund tė ndėrlidhet me diktaturat e shumta qė kanė vėrshuar gjeografinė e poetit: "Ikni, ngase heshtja barbare shtrin takėme kuajsh" Ka ngrirė dhe fryma nė kullosė/Dhe trupi i tymtė i shelqeve rėnkon/Ikni, ngase po ju kaplon kosa e stuhisė/Ikni, ngase rrugės sė kaltėrt/Nėpėrka e derdh vrerin".

Pėrsiatjet pėr artin, pėr klithmat e tij dhe shqetėsimet e tij, pikasen mrekullueshėm nė poezinė "Nuk ekziston", tė Cassian Maria Spiridon, ku poeti i kthyer nė botėn e poezisė, pėrballė shkrimit dhe artit, aty ku prehet lumtura e shkrimit si imagjinacion pėr jetėn. Nė kontraste tė fuqishėm, shkrimtari pikėtakon dileriumin krijues, nė qaste tė veēanta ekzaltimi. Pėr tė funksionalizuar intencėn, poezia ka nė vete paradoksin si goditje, statusi i vargjeve ėshtė paradoksal, aliteracioni ėshtė funksional: "Nuk ekziston qenje mė gėnjeshtare se sa poeti/Ai kur thot / tė dua / mos i beso. Por gjitha kėto i bėn me njė qėllim tė fismė, universal: Nuk ka besė dhe shpresė/Nė ėndėrrat e veta/I masakron /I tradhton/I dėbon nė poema/Pėr t'u bėrė jeta e tij".

Nė kuadėr tė antologjisė nė fjalė, shkėlqen si njė margaritar poetika e tejet specifike poeti *Marin Sorescu*, ky emri i madh i poezisė rumune. Poet mė botė tė pasur e imagjinatė tė bujshme, kultivon vargje tė gdhendura nga ēdo shprehje e tepėr, fjalėt rrjedhin si margaritar, figurat iu vishen mendimeve nė mėnyrė brilante, ndėrsa sistemin figurativ ėshtė krejt autentik. Me perceptimet poetike tė holla, ai kultivon vargje kontrastesh tė fuqishme, ku simbolet funksionalizojnė intencėn poetike tė hyrjes nė universin e kėnaqėsisė sė artit dhe poezisė. Poezia e tij ndėrtohet pėrmes njė humor dhe parodie tė hidhur, ku gradacioni poetik dhe ritmi i brendshėm transfigurohen ne vargje tė fuqishme: "Ua lidha sytė drurėve/Me njė shami tė blertė/Dhe u thashė tė mė gjejnė/Drurėt mė gjetėn pėrnjėherė/Me njė fėrgėllimė gjethesh/Ua lidha sytė zogjve/Me njė shami reshė/Dhe u thashė tė mė gjejnė/Edhe zogjtė mė gjetėn/Me njė kėngė/Ia lidha sytė trishtimit/Me njė buzėqeshje/Dhe trishtimi mė gjeti tė nesėrmen/Nė njė dashuri/Ia lidha sytė diellit/Me netėt e mia/Dhe i thash tė mė gjejė/Je atje tha dielli/Dhe mos u fsheh mė/Pas asaj kohe/Mos u fsheh/Mė thanė krejt sendet/Dhe krejt ndjenjat/Tė cilave u mundova t'ua lidh/Sytė(Ua lidha).

Nė vazhdimėsi, poeti manifeston trajta tė fuqishme klithėm pėr dashurinė, apo edhe pezmin e saj: "Jo e dashur mos u mundo tė mė dashurosh/Njė kafe tė zezė megjithatė do ta seroj/Nga dora jote/Mė pėlqeu ngase ti di ta bėsh/Tė hidhur" (E kundrova dritėn). Ndėrsa nė poezinė "Tekė" pėrsiatjet poetike janė ankthe pėr brengėn e artit dhe poezisė, e cila nuk kuptohet nga injorant, qė simbolizohet me kėrrigat e zbrazėta: "Mbrėmje pėr mbrėmje/I mbledh/Krejt kėrrigat e fqinjėve/Dhe u lexoj vargje/Karriget janė shumė tė ndjeshme/Ndaj poezisė/Nuk dimė t'ua prekim telin". Nė shkalle tė lartė poetike qėndron edhe poezia "Shah". Duke zhvilluar edhe nė kėtė rast kontrastin poetik, diskursi i kėsaj poezie parodizon lojėn dhe sfidat e njė beteje pėr tė mposhtur fitoren kundruall njė dite tė zezė. Bota subjektive e poetit ndeshet me njė ditė tė zezė, edhe pse ai manifeston ditėn e bardhė: "Unė pėrparoj me njė ėndėrr/Ai ma merr me luftė".

Pėrsiatjet poetike pėr tema tė metafizikės ndeshen edhe tek poezia e Marin Codreanu, poezia "Luaneshė e kaltėrt". Ndėrkaq tema e dashurisė, me gjitha nuancat e saja komplekse, ėshtė pjesė e rėndėsishme e krejt kėtij korpusi poetik, ku del mė e theksuar, e ku pėrhumbet nėn toposet tjera. Kėshtu tek poezia "Dashuria" Angela Marinescut, ritmet e dashurisė i pėrkund nė krahėt e njė dėshire zhuritėse: "Dashuroj kur era ma pėrkund trupin e papjekur/Kur jeta ime shkon nė drejtim tė qiejve/ Digjem Mbi turrė pėrpėlitem e gjallė zėri mė ulėrin". Trajtat e bukura tė lirikės sė dashurisė spikaten edhe tek poezia e Gabriela Melinescu, sidomos tek poezia "Kėngė". Ndėrsa pėr pėrsiatje metafizike poetike, dallohen Varujan Vosganian, Gražiela Popescu etj. Kjo e fundit madje ka njė poezi brilante "Konvikti Kafka", ku tablotė e imazhet janė tė trishta, tė ankthshme. Mė tutje, Clara Mćrgineanu rikthehet tek arti dhe magjia e tij dhe tek poezia "Kushtrimi i fundit", klithma e brendshme ėshtė intencė e njė poeme tė pashkruar, pėr kohėn e shkulur nėnė kėmbė. Me njė impuls poetik tė kondensuar poezia e Dan Mircea Cipariu, endet nė mes tė bukurės dhe tragjikes sė jetės, vargjet e sė cilit enden nė tehun e thepisur tė ekuivokėve. "Do tė doja tė tė shoh nė televizor/Me shapinin supeve /Duke paralajmėruar njė paqė pėr njėmijė vjet (Biografi subjektive).

Pra, shikuar pėrgjithėsisht, poezia rumune, e pėrfaqėsuar nga njė numėr e konsideruar poetėsh dhe poeteshash, disa tė njohur edhe nė rrafshin europian e mė gjerė, reflekton tė bukurėn me metafora tė qėlluara, tė kėndshmen me simbole tė pėrpunuara, idetė me nuanca kontrastesh tė fuqishme. Janė kėto elemente qė e bėjnė kėtė poezi tė rėndėsishme, pėr kontekstin tonė letrar.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara