HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Kur prisnim Festivalin e 12-tė tė Kėngės nė RTVSH

-- nga Pierre-Pandeli Simsia

Pierre-Pandeli Simsia Menjėherė pas goditjes qė morri Festivali i 11-tė i Kėngės ne RTVSH nga diktatori Hoxha, goditje qe u shoqerua edhe me "prerjen" e kokave te njerėzve tė shquar tė artit, kulturės dhe skenės shqiptare, muajt e parė tė vitit 1973 e nė vazhdim i gjithė viti pėr mbarė popullin shqiptar, veēanėrisht rinia, ishte njė periudhė frike, ankthi, stresi, hutimi...Njerėzit ne pergjithesi ishin te ē'orientuar. Mė tepėr ky ē'orientim u ndje tek ata, krijuesit, njerėzit e artit.

Udhėzimet nga lart, nga partia shtet ishin tė njė fryme revolucionare, kėshtu edhe arti shqiptar duhet tė krijohej me tė tillė fryme. Kėngėt mė tė shumta duhej t'i kushtoheshin partisė sė diktatorit dha atij vetė. Viktima te fushatės "antiart" u bėnė shumė artistė, krijues, kėngėtarė... Skenės shqiptare do t'i mungonin pėr vite me radhė krijuesit, kėngėtarėt artista mė tė mirė te asaj kohe, Justina Aliaj, Sheriff Merdani, Nevruz Yzeiri...

Nė ato vite, si shumė tė tjerė edhe unė kam qenė njė fans i kėngėtares aktore Justina Aliaj, fans, qė e ruaj akoma tė jem. Shpesh herė kam pyetur veten nė ato vite: "Ēfare beri Justina Aliaj qė u dėnua, qė nuk e lanė tė kėndojė pėr vite e vite me radhė? Pse, se kėndoi njė kėngė me ndjenjė nė festivalin e 11-tė nė mėnyrė tė shkėlqyer? "Nė ekranin e televizorit" ; Po Sheriff Merdani? Po Nevruz Yzeiri? Po...? Po...?

Nė ato vite tė zjarrta te dhunės psiqike tek njerėzit qė partia e diktatorit nė pushtet ushtronte mbi njerėzit, veēanėrisht mbi rininė, po na mungonin kėngėt mė tė bukura tė kėnduar nga kėta kėngėtarė. Por edhe nga kėngėtarė tė tjere, siē ėshtė e madhja Vaēe Zela, disa kėngė tė bukura rinore tė kėnduara nga ajo me mjeshtėrine e zerit dhe interpretimit, qė vetėm ajo di te na i sjellė, do "burgoseshin" pėr tė dalė nė njė kohė tjetėr pas shumė vitesh pėr t'u rikėnduar, nė kohėn e demokracise. Tė tilla ishin kėngėt: "Djaloshi dhe shiu", "Lemza", "Esperanca", "Nuk e fshehim dashurinė", "Sot jam 20 vjeē", etj. etj.

Duke jetuar vitin 1973, atė vit ankthi, frike, hutimi... siē e kam pėrmendur edhe mė sipėr, vjen fundi i Dhjetorit i atij viti e bashkė me tė vjen edhe festivali i ri i radhės i kėngės shqiptare.
Kush e ka ndjerė dhe e ndjen muzikėn, besoj se i ka provuar ato ndjenja dhe emocione, kur zinim vend para ekranit tė vogėl tė televizorit te mbledhur disa familje tek ndonjė komshi a shok, dhe prisnim me ankth kėngėt e reja qė do te na sillte ai festival. Dhe pas atij ankthi, fshihej zhgėnjimi ynė pėr kėngėt dhe mėnyren e interpretimit tė kėngės nga kėngėtarėt.

Vetė kėngėtarėt nė skenė ishin te hutuar mes frikės dhe ankthit. Ēfare duhet tė bėnin gjatė interpretimit tė kėngės?, sepse udhėzimet ishin dhėnė qė kėngetar-i-ja, duhet tė qendronte nė kėmbė si statujė, qiri nė kėmbė, pa bėrė as edhe mė tė voglin veprim levizje tė duarėve dhe tė kėmbėve.

Si mund tė denohen kėngėtarėt, kur vetė ata, gjatė interpretimit tė kėngės hyjnė vetvetiu me ndjenjėn e melodisė sė kėngės, nė lojėn e tė interpretuarit dhe pa vetedijen e tyre, lėvizin vetė duart dhe kėmbėt!?
Udhėzimi pėr kėngėtarėt, qė nė skenė kur tė kėndonin tė qendronin si statuja tė palevizshme do t'i shoqėronte ata deri ne vitin 1984, atėhere edhe kur u zhvillua Festivali i 23-tė i kėngės, sepse njė vit mė vonė, nė Festivalin e 24 kur edhe ngordhi kolera diktator, u lejua qė kėngėtarėt tė kėndonin, duke e marrė edhe mikrofon nė dorė.

Sot ky turp duket qesharak dhe i pabesuar, tė lejohesh tė kėndosh me mikrofon nė dorė, por ėshtė njė fakt, qė e patėn fatin e tyre tė keq ta jetonin ata kėngėtarė te asaj kohe.
Sa herė kėngėtarėt nė skenėn e festivalit harronin tekstin e kėngės? Kjo, sepse nė ēastet e fundit teksteve u ndėrroheshin vargjet e tyre nga tė dėrguarit e partisė komuniste, te cilėt bėnin edhe "pastrimin" e teksteve. Per kėtė mund te flasin vetė kėngėtarėt e shumtė, njė ndėr ato ėshtė edhe Myfarete Laze, e cila e ka pėrmendur nė njė intervistė tė saj.

Kjo i ndodhi edhe kompozitorit Valentin Veizi nė Festivalin e 28-tė tė Kėnges, i cili ne Sallen e Teatrit te Operas dhe Baletit ku rrinte ulur si spektator u befasu kur degjoi kengen e tij te kenduar nga Telemak Papapano, kenge qe i ishte transformuar plotesisht teksti.
Keto shembuj te shumte me mire se kushdo tjeter i di poetesha jone e nderuar Zhuliana Jorganxhi, e cila ka patur fatin te kete punuar per vite me radhe si redaktore letrare e teksteve te kenges ne Radio Tirana.

Me kujtohet Dhjetori i vitit 1986. Ishte dita kur do zhvillohej festivali i 25-se i kenges dhe, une duke biseduar me poeten Jorganxhiu ne hyrjen prapa Teatrit te Operas dhe Baletit ne Tirane, dikush i nderhyri. Degjova vetem pergjigjen e Zhulianes, e cila ishte ende e hutuar dhe e shqetesuar. "Me vjen shume keq, se, ... Koci Petritin e shkaterruan komplet..." - tha. Ishte fjala per poetin Koci Petriti qe i kishin bere nje "nderhyrje kirurgjikale" ne tekstin e kenges se tij "Pema e Lirise" kompozuar nga Alfons Ballici dhe e kenduar ne ate festival nga Lindita Theodhori.

Raste te tille ka plot, por une do permend edhe nje rast tjeter. Pasi kishte bere provat per te kenduar ne festival kengetari Shaban Shabani, ne ditet e pragfestivalit ia heqin kengen "Neper dete e oqeane" duke e detyruar kengetarin te kthehet ne qytetin e tij, Vlore dhe fusin kengen "Krahe hapur pritna fshat" Kompozuar nga Todi Dori me tekst te Kudret Isait (Djali i ish ministrit te brendshem te asaj kohe) dhe kenduar nga Irma Libohova dhe Pellumb Elmazi.

Askush nuk e morri vesh nderhyrjet e shpejta qe u bene te rekomanduara nga lart, por ajo qe dihet eshte se, edhe kete kenge e hoqen, disa thoshin se ishte vete nderhyrja e ish ministrit, qe djali i tij te mos debutonte menjehere ne festival, dhe menjehere kane shkuar dhe kane marre ne Vlore Shaban Shabanin, duke e sjelle ne Tirane per t'a kenduar ate kenge te nesermen ne festival.

Ndoshta u zgjata pak sa nga tema, por i shkruajta keto, per t'i bere te ditur edhe atyre lexueseve qe jane kurrershtare ter dine se cfare ndodhte me festivalet, me kenget dhe me nderhyrjet e tyre nga partia e diktatorit.Festivali i ri i kenges se lehte shqiptare ne fundin e Dhjetorit 1973, sipas radhes u quajt Festivali i 12-te.

Askush nuk e harron ate festival, qe quhet festivali i muzikes se lehte shqiptare, por qe ne te merrnin pjese edhe kengetaret dhe kompleksi i Teatrit te Operas dhe Baletit.
Cfare zhgenjimi i madh, sidomos kur mendon qe ai festival erdhi menjehere pas Festivalit te 11-te qe ende e kishte lene eren e embel pranverore me kenget, kengetaret dhe interpretimin e tyre.

Festivalin e 12-te e hapi kengetari Ramiz Kovaci me kengen per partine e diktatorit, kompozuar nga Ferdinand Deda. Pastaj vinin me radhe kenget per fshatin, per marrshimin e Shqiperise Socialiste, qe nuk i dridhej qerpiku nga armiqte e jashtem dhe te brendshem...

Iu kendua trimerise shqiptare qe hidhnim vallen ne gojen e ujkut "Sup me sup si malet" kompozuar nga Agim Prodani, iu kendua hekurudhes, fshatit te bardhe shqiptar, (Sa ironike! T'i kendosh fshatit shqiptar, duke e quajtur te bardhe qe ishte i denuar te hante buke gruri edhe pse per ta mbjelle, rritur, korrur ate grure, derdhte djersen e tij). Aty kėtu pati edhe ndonjė kėngė pėr rininė, pėr aksionet e saja nė hekurudha, kantiere...

Nė Festivalin i 12-tė filloi edhe praktika qė kėngėt duhet tė shoqėroheshin nga Orkestra e madhe Simfonike e RTVSH, si dhe nga kompleksi i Teatrit tė Operas dhe Baletit, ku numri i tyre do te arrinte nė 18-19 kėngėtarė. Kėngėt u kėnduan nė dy interpretime tė ndryshme nga kėngėtarėt.
Meritė tė madhe nė Festivalin e 12-tė nė drejtimin e orkestres pati dirigjenti Ferdinant Deda, i cili e drejtoi i vetėm Orkestrėn Simfonike nė tė gjitha kėngėt e tė trija netėve.

Kėnga fituese e ēmimit tė parė e Festivalit tė 12-tė tė Kėnges nė RTVSH ėshtė ajo me titull: "Gjurme te arta", kompozuar nga Kujtim Laro me tekst nga Lirim Deda dhe e kėnduar nga Vaēe Zela dhe Ema Qazimi. Ēmimi i dytė, kėnga: "Si agim i kuq", Muzika Josif Minga, teksti Nasi Lera. Kėnduar nga Alida Hisku dhe Vaēe Zela. Cmimi i tretė, kėnga: "Poeti partizan" muzika Pjetėr Gaci, teksti Ruzhdi Qatipi.

Kėnduar nga Gaqo Ēako dhe Zeliha Sina. Kėngėn fituese tė ēmimit tė parė nė fund e kėndoi Vaēe Zela, tė cilės i dhuruan edhe nje shportė tė madhe me lule. Kjo ishte edhe nje shpėrblim pėr Vaēen e njė viti mė parė nė Fest. e 11-tė, kur orkestra ia la kėngen pėrgjysmė, duke ndaluar dhe duke e detyruar kėngėtaren e madhe tė ikte nga skena me njė gjysėm kėnge. Kėshtu e perjetuam ne tė gjithė Festivalin e 12-tė tė Kėngės ne Radio Televizion, mes frikės, ankthit, stresit..., qė do tė na shoqėronin edhe nė vitet ne vazhdim.

Kėngėt e Festivalit tė 12-tė tė Kėngės nė RTVSH, Dhjetor 1973

Titulli i Kėngės Kėngėtari Muzika
1) Gjurmė tė arta Vaēe Zela, Ema Qazimi Kujtim Laro
2) Si agim i kuq Vaēe Zela, Alida Hisku Josif Minga
3) Sup mė sup si malet Ema Qazimi, Q. Kėrtusha Agim Prodani
4) Shoku ynė Alida Hisku, Vera Meka
5) Tė dua bregdeti i kaltėr Kleopatra Skarēo, Valentina Gjoni Nikollaq Bulo
6) Kėnga e lumenjve K. Skarco, Hėna Xhemali Tish Daia
7) Nė zemrat tona flladi fryn V. Gjoni, Rozeta Doraci
8) Hekurudha kėnga jonė Lindita Sota, Dhimiter Disho Agim Krajka
9) Gezime punėtore L.Sota, Zija Saraēi Akleksander Peēi
10) Qyteti i ri Z. Saraēi, Ramadan Muhameti Rexhep Hasimi
11) Kur buzėqeshin fėmijėt Lefter Agora
12) Partia... Ramiz Kovaēi, Hysen Koēia F. Deda
13) Gėzojmė siē gėzon kjo tokė Kompleksi i Operas
14) Hėnė e netėve tė vona Meli Bozgo, Nurie Emiri Reshat Osmani
15) Poeti partizan Zeliha Sina, Gaqo Ēako Pjeter Gaci
16) Fshati im i bardhė Zeliha Sina, Ramiz Kovaēi Ēesk Zadeja
17) Takim i brezave Suzana Qatipi, Q. Kėrtusha Nexhmedin Doko
18) Kur je nė rresht me partizanėt S. Qatipi, Thėllėnxa Akcani
19) Njė vajzė Niko Vasili, Dhimitėr Disho Vasil Ēuni
20) Marrshon Shqiperia Hysen Koēia, Gaqo Ēako


Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara