HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Intervistė me Drejtorin e Festivalit Folklorik tė Diasporės nė Sh.B.A. zotin Mark Shkreli

Kush do t'i dėgjonte kėngėtarėt shqiptarė nė Nju Jork pa Komunitetin Shqiptar?

-- nga Pierre-Pandeli Simsia, Nju Jork

Pierre-Pandeli Simsia

Siē edhe jemi njoftuar, ditėt e fundit nė "Lehman Center for the Performing Arts" nė Nju Jork u zhvillua Festivali i 17-tė Folklorik i Diasporės Shqiptare, organizuar nga Qendra Kulturore "Nėnė Tereza" e Kishės Katolike me qendėr nė Harrtsdale nė Nju Jork.
Ky aktivitet shumė i rėndėsishėm kulturor nė pragmbyllje tė ēdo viti, si rruajtės dhe pėrkrahės i traditave tė shkėlqyera folklorike dhe muzikore shqiptare, ka si qellim tė mbajė pėrherė gjallė vlerat e larta tė Kulturės dhe Folklorit tonė, duke na bashkuar tė gjithė sė bashku pa dallim feje dhe nga cila krahinė jemi. Nė fund, pasi pėrfundoi Festivali i 17-tė Folklorik i Diasporės, Drejtori i Festivalit zoti Mark Shkreli pranoi tė mė jepte kėtė intervistė interesante pėr lexuesin.

- Zoti Shkreli, sapo ka pėrfunduar me sukses Festivali i 17-tė Folklorik i Diasporės, zhvilluar nė Nju Jork dhe Ju keni qenė drejtor i festivalit. Do ishte nė interesin e lexuesve tė dinim pėr punėn tuaj dhe tė gjithė organizatorėve tė atij festivali.

Pėr tė organizuar njė ngjarje me pėrmasa sikur ėshtė Festivali Shqiptar, duhet njė organizim shumė intensiv, duhen njerėz tė aftė dhe tė vullnetshėm, tė cilėt nuk e kursejnė as kohėn as mundimin, e as qė kėrkojnė ndonjė shpėrblim material. Pėr kėtė, ne, sikur ēdo vit, edhe sivjet kemi pasė fatin tė kemi njė numėr tė mjaftueshėm vullnetarėsh entuziastė pėr tė cilėt suksesi i Festivalit kishte mė shumė rėndėsi sesa koha me lirė e tyre. Hapat paraprakė janė marrė qė nga viti i kaluar me sigurimin e sallės, orkestres dhe tė fonisė. Kurse komisioni i gjerė ėshtė formuar dhe ka filluar punėn nė shtator, pothuajse tė gjithė qė kanė marrė pjesė edhe nė tė kaluaren, gjė qė e bėn edhe punėn mė tė lehtė. Qė nė fillim ne formojmė grupe pune me detyra tė caktuara, si Grupi Artistik dhe Grupi i skenės dhe Grupi organizativ, tė cilat udhėhiqen nga ekspertė. Unė, si drejtor i Festivalit, koordinoj aktivitetet e kėtyre grupeve dhe kujdesem qė ēdo gjė tė bėhet me kohė.

- Si lindi ideja nga Kisha Katolike "Zoja e Shkodrės" pėr tė zhvilluar festivalin e parė folklorik nė diasporė dhe pėr ta vazhduar atė ēdo vit, deri te ky i sivjetmi?

Fara e festivalit e ka origjinėn qė nga viti 1974, kur me inisiativėn e klerikėve shqiptarė, tė pėrndershmit Dom Zef Oroshi, Dom Rrok Mirdita dhe Imam Isa Hoxha, njė grup entuziastės nga i tėrė komuniteti, filluam bisedimet pėr organizimin tė njė shfafqje kulturore, pėr mėrgimtarėt tanė, numri i tė cilėve vinte duke u rritur dita ditės. Kisha jonė atėherė ishte nė 4221 Park Avenue nė Bronx, ku edhe u mblodhėm. Mbasi qė ky synim u shpall, shumė artistė popullorė na u lajmėruan dhe ashtu filluan pėrgatitjet. Nė kėtė pėrpjekje ndihmė tė madhe kemi pasė nga Ethnic Falk Arts Center nga Manhattan. Sipas kėshillave tė tyre ne morem pjesė nė Festivalin Ballkanik, i cili u mbajt nė Clinton High School, nė Bronx, me praninė e shumė bashkatdhetarėve.
Qė nga ajo ngjarje, qė u prit shumė mirė nga publiku, kemi bėrė shumė pėrpjekje, nganjėherė shfaqje, koncerte dhe pjesėmarrje nė spektakle tė ndryshėm, nga tė cilėt dallohen 200-vjetori i pavarsisė sė atdheut tonė tė ri, Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės dhe 100-vjetori i Shtatores sė Lirisė. Ama, akoma nuk kishim njė ngjarje kulturore qė mund ta quanim tonėn. Kjo ndodhi nė Nėntorin e viti 1991 kur, me inisiativėn e Famullitarit Dom Rrok Mirditės (tani Arqipeshkėv Metropolit i Tiranė-Durrės) dhe Nd/Famullitarit Dom Pjetėr Poaj (tani Famullitar i Kishės Katolike "Zoja e Shkodrės"), u organizua Festivali i Parė Shqiptar, nė Clinton High School. Drejtor i Festivalit ishte z. Tonin Mirakaj. Njė vit mė vonė, nėn drejtimin e z. Prelė Sinishtaj, u zhvillua Festivali i Dytė, kurse mė 1993, drejtimi i festivalit m'u besua mua, gjė qė e bėj edhe sot me pėrjashtimin e atij tė gjashtit, qė pėr arsye tragjedie familjare, nuk mund ta bėja, por festivali nuk humbi gjė, sepse mejshtėrisht e drejtoi z. Marjan Cubi.
Dua tė them se lista e atyre qė kanė asistuar nė organizimin e festivaleve do tė ishte tepėr e gjatė, por dua tė pėrmendi vetėm ata qė kanė marrė pjesė qė nga fillimi dhe marrin pjesė edhe sot, sikur Fran Shala, Ismer Mjeku, Marjan Cubi, Nikė Gjuravbēaj, Hila Popaj.
Gjatė gjithė kėtyre viteve, pėrkrahja e pakursyeshme e Dom Pjetėr Popaj ka qenė njė nga arsyet qė festivali ka vazhduar dhe, jam mė se i sigurtė, se do tė vazhdojė, sepse ai jo vetėm se ėshtė dashurues i folklorit por ėshtė edhe atdhetar i flakėt dhe ėshtė dėshira e tij qė traditat e mira shqiptare tė trashigohėn nga breznitė e reja.

- Mund tė na thoni kush kanė qenė pionierėt e parė tė festivalit, meqenėse mė sipėr pėrmendėt origjinėn e tij qė e ka qė nga viti 1974 dhe Ethnic Falk Arts Center nga Manhattan?

Po, sikur e theksova mė parė, ishin dy persona nga Ethnic Falk Arts Center, Ms. Ethel Raim dhe Mr. Martin Keonig (me origjinė hebreje), tė cilėt na e kanė pėrkrahur qė nga shfaqja e parė, mė 28 Nėntor 1974. Me ta ishte edhe profesoresha Jane Sugarman, e cila ka doktoruar nė artin popullor ballkanas dhe ka vizituar trevat shqiptare tė Kosovės dhe Maqedonisė. Por do tė ishte e padrejtė sikur tė mos pėrmendim edhe pionierėt nga komuniteti ynė. Nuk po kthehem rishtas nė vitin 1974, por vetėm nė vitin qė filluam t'i njehsojmė festivalet, pra 1991. Nuk e kam listėn e plotė tė oragnizatorėve por mė kujtohėn disa emra, si Tonin Mirakaj, Shpresa Uli, Fran Shala, Prelė Sinishtaj, Marjam Cubi, Vera Lekoēaj, Zoja Gjuravēaj, Marjan Marku, Ismer Mjeku, Drita Perezaj, Vasel Gjolaj, qė ishin qė nė fillim, Mė vonė duhet pėrmendur Simon Vukel, Gjon Chota, Gjon Dedvukaj, Mimoza Dajēi, Astrit Tota, z. Edmond Xhani, avokaten Agela Zagreda, Idriz Ēelaj, Lekė dhe Elsa Lulaj, palok Rudaj, Gjok Selca, Gjergj Simolacaj, Xhavit Limani, Kreshnik Zhabjaku, Tonin Lumaj, Luc Malota, Flamur Husaj, etj, etj., qė tani s'po mė kujtohen. Puna e tyre ka qenė shumė e vleftshme pėr ē'ka ju kemi boxh mirėnjohje dhe respekt ne dhe i tėrė komuniteti shqiptar i Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės.

- Ju personalisht, sa kohė keni qė organizoheni me festivalet folklorike?

Unė kam marrė pjesė qė nga takimet e para, mė 1974, dhe nga Festivali i Parė, mė 1991. Siē ju tregova mė parė, personalisht kam drejtuar tė gjithė festivalet, duke filluar nga i treti, me pėrjashtim tė tė gjastit. Pėr mua ėshtė kėnaqėsi tė punoj me dashamirė tė folklorit nga tė gjitha trojet tona, pa kurrėfarė dallimi, por vetėm si vėllezėr tė njė gjaku qė jemi.

- Brenda Komunitetit tonė nė Nju Jork dhe jashtė tij njohim shumė kėngėtarė, artistė tė skenės shqiptare qė japin koncerte nė festa tė ndryshme dhe nė gėzime familiare, qė festivalit tė fundit i munguan. Si e spjegoni mospjesėmarjen e tyre, nuk kanė pranuar tė marrin pjesė nė festival, apo nuk kanė patur ftesa nga organizatorėt e festivalit?

Ėshtė e vėrtetė se shumė munguan dhe kanė munguar nė tė kaluarėn. Arėsyeja ėshtė dollari i gjithėfuqishėm. Disa nga artistėt nuk e ndjejnė obligimin qė kanė ndaj komunitetit nga i cili edhe jetojnė. Imagjinoje njė kėngėtar ose kėngėtare shqiptare nė New York pa komunitetin shqiptar - kush do t'i dėgjonte.
U bėj ftesė tė gjithė artistėve qė tė bėjnė njė sakrificė tė vogėl - njė herė nė vit, dy orė t'ia dhurojnė komunitetit. Ia kanė borxh!
Dua tė shtoj se askush nga organizatorėt nuk merr asnjė lloj shpėrblimi pėr punėn qė bėjnė.

- Ēdo vit festivalet folklorike kanė qenė tė njė niveli tė lartė, kėtė e tregoi edhe numri shumė i madh i pjesėmarrėsve, por ky i fundit, sikurse u tha edhe nga disa bashkatdhetarė ishe mė i bukur, mė i plotė dhe pėr kėtė, sigurisht, qė kanė meritė tė madhe jo vetėm organizatorėt, por edhe artistėt pjesėmarrės. Ka ndonjė pėrzgjedhje tė grupeve artistike nga ana juaj organizative, apo grupet konkuruese i zgjedhin vetė pjesėt e tyre me tė cilat do tė konkurojnė?

Vėrtetė ftesa pėr pjesėmarrje ėshtė e hapur pėr tė gjitha grupet dhe individėt. Ėshtė vullneti i tyre nėse marrin pjesė apo jo. Ėshtė e ditur se ndonjėherė qė paraqiten mė shumė se ne kemi kohė pėr festivalin, atėherė bėhet njė pėrzgjedhje, kryesisht bazuar nė nevojen pėr reprezentim gjithėkombėtar.

- Festivali i 17-tė ishte vazhdimėsia e aktiviteteve tė ndryshme qė Kisha Katolike nė Nju Jork i zhvillon me njė frymė kombėtare, pa dallim feje apo krahine pėr tė mbajtur tė bashkuar komunitetin tonė. Edhe kohėt e fundit nė aktivitetet e ndryshme tė Kishės pjesėmarrja ka qenė shqiptarēe, pra pa dallim feje.

Merita pėr kėtė u shkon, nė vend tė parė, prijėsėve tė Kishės, tė cilėt, duke filluar nga themeluesi i kishės sė parė katolike shqiptare nė SHBA, Imzot Zef Oroshi dhe duke vazhduar me ish-famullitarin, tani Imz. Rrok Mirditėn dhe famullitarin er tanishėm Dom Pjetėr Popaj, kanė bėrė ē'ėshtė e mundur qė tė mbajnė kontakte me prijėsit fetarė tė dy besimeve tė tjera shqiptare. Ne, si ent besimi, pėr ēdo ngjarje kemi ftuar komunitet fetare shqiptare. Besoj se kjo gjė ėshtė vazhdimėsi e traditės sė bukur tė klerit katolik shqiptar ndėr shekuj. Si parim ne ē'doherė kemi fjalėt e Ungjillit, "Duaje tė afėrmin tėnd porsi vetėveten" (Mt. 22:39), sikur dhe thėnia e Dom Pjetrit, "Tė kultivojmė ata ēka na bashkon e jo ēka na ndanė".

- Si ėshtė bashkėpunimi artistik i Kishės Katolike me Grupin Muzikor tashmė tė Njohur "ALBA", i cili shoqėroi edhe kėngėt e festivalit tė fundit?

Udhėheqėsi i grupit "Alba", Edmond Xhani, me pėrvuajtėrinė e tij i ka pushtuar zemrat e tė gjithė anėtarėve tė grupit organizativ. Ėshtė vėrtetė njė kėnaqėsi tė punosh me Edin. Ai, me grupin e tij, bėn shumė sakrifica pėr ta bėrė festivalin sa mė tė sukseshėm. Grupi "Alba" ėshtė gati qė nė ēdo kohė tė improvizojė provat, duke udhėtuar me orė pėr t'ua bėrė artistėve mė tė lehtė pėrgatitjen pėr festival. Ėshtė dėshira e tė gjithėve, qė edhe nė tė ardhmen, Grupi Muzikor "Alba" tė jetė "grupi zyrtar i festivalit".

- Jeni Kryeredaktor i revistės "Jeta Katolike", por pėr vetė emrin qė mban ajo revistė, shpesh herė nė faqet e saja tė brendėshme zenė vend shkrime nga autorė tė tė gjitha feve dhe krahinave shqiptare, madje edhe shkrime dhe foto tė klerikėve tė feve tė ndryshme, tė cilat e bėjnė revistėn tė pėlqyeshme dhe tė lexueshme nga tė gjithė. Mund tė flisni, ju lutem?

Tradita e shtypit katolik shqiptar ka qenė gjithmonė e tillė. Duke shfletuar revistat e moēme, ne gjejmė shumė emra autorėsh tė besimit Islam. Jeta Katolike ėshtė revistė fetaro-kulturore, por jo edhe polemizuese. Ne botojmė artikuj fetar qė i pėrkasin besimit kristian por nuk lejojmė artikuj qė pėr qellim kanė pėruljen e besimeve tė tjera. Personalitet e ndershme shqiptare, pa dallim feje, janė gjithmonė tė mirėseardhur pėr bashkėpunim. Kjo ėshtė filozofia ime dhe e udhėheqėsit tė kishės sonė, Dom Pjetėr Popaj.

- Mendoni se Revista "Jeta Katolike", duhet tė jetė mė shpesh pranė lexuesit, nga njė herė nė tre muaj qė botohet tani tė botohet dy herė nė muaj, ose edhe mė shpesh?

Po. Por (kjo fjalė "por" ėshtė gjithmonė e pranishme) mundėsitė janė tė vogla. Puna ėshtė nė bazė vullnetare, e punėtorė janė pak. Mandej ėshtė edhe mundėsia financiare. Shtypi nė Amerikė kushton shumė, kurse lexuesit janė tė pakėt. "Shqiptarėt janė qitap-suza" thonte Imz. Zef Oroshi, i cili ėshtė edhe themeluesi i revistės, tė cilėn e botonte atėherė kur nuk kishte kompjuterė. Pėr disa vite revista u pezullua dhe falė vullnetit tė famullitarit tonė Dom Pjetrit, ajo rifilloi botimin e rregulltė mė 1996. Me gjithė vėshtirėsitė, ai dhe Nd./Famullitari Dom Nikolin Pergjini, vazhdojnė ta pėrkrahin pa rezervime. Unė dhe bashkia katolike e SHBA ju jemi mirėnjohės pėr kėtė.

Ju faleminderit i nderuar zoti Shkreli pėr kėto qė thatė dhe j'u uroj suksese nė punėn tuaj fisnike dhe tė palodhur qė bėni nė shėrbim tė komunitetit tonė nė Sh.B.A. I uroj suksese vazhdimėsisė sė festivalit folklorik tė pėrvitshme tė Diasporės, si rruajtės dhe pėrkrahės i traditave tė shkėlqyera folklorike dhe muzikore shqiptare . Urime dhe revistės "Jeta Katolike" revistė e dashur dhe e lexuar nga lexuesit e shumtė, duke na bashkuar tė gjithė sė bashku pa dallim feje dhe nga cila krahinė jemi.
Kėnaqėsia ėshtė e imja, zoti Simsia. Ėshtė vėrtetė kėnaqėsi pėr tė gjithė neve tė jemi gjithmonė tė bashkuar ndėr tė mira, ama ėshtė detyrė tė jemi sė bashku nė ditė tė vėshtira, kur Kombi ka nevojėn tonė. Shpresoj se kėtė mėndim e ndajė me tė gjithe bashkėkombasit, pa dallim.
Nė fund, edhe njė herė i ftoj tė gjithė shqiptarėt nė bashkėpunim pėr tė mirėn e diasporės dhe kombit nė pėrgjithėsi. Mos t'i harrojmė klithjet e Nolit, "Mbahu nėno, mos ki frikė…".

Festivalit tė 17-tė Folklorik tė Diasporės Shqiptare i kanė ardhur shumė urime dhe pėrshėndetje nga bashkatdhetarė tė ndryshėm.

Mė poshtė janė disa nga emrat e shumtė tė urimeve ardhur nė adrsėn e organizatorėve tė festivalit.
- Familja Ndoc Mati Gjonaj nga Reēi i Ulqinit
- Andrew Glass Brokerage, INC
- Two Star Restaurant, 718 East 187-th Street, Bronx, NY
- Harry Bajraktari &Rustem Gecaj bajraktari mangement corp.
- Adriatic Artisan Work, INC 907 Pierce Avenue, Bronx, NY 10452
- The Greentree Country Club Michael&Dennis Gramas & From all of us at Green Tree
- DNC Management, LLC Doda Curanaj me familje 718-365-3150
- VTS Realty INC Frank Ēotaj Sales Representativ 2578 East Tremont Avenue, Bronx, NY 10461 718-863-4000
- All State Scaffolding, Inc. All Types of Roofing 150 Mill Street, Brooklyn, NY 718-858-7770 Owner Ilber Pilku
- P.D. Income Tax Service Peter Dedaj 2322 Arthur Avenue, Suite 11, Bronx, NY 10458 718-364-9178
- The Pan-Albanian Federation of America VATRA (The Hearth)
Founders: Fan S. Noli & Faik Konica
- Sabri (Sam) Gjoni Attorney At Law 212-625-8333
- Gojēaj Foundation Lekė & Pashko Gojēaj
- Oil Heats Best Boiler&Tube repair President Tany Ulaj 718-401-1166
- Europa General Contracting Co the better custom building
79 Windom Street White Plans, NY 10607 914-347-3254
- Welcome to "ILLYRIA" The only Albanian-American Newspaper 481 8th Avenue. A-9 Suite 937 NY 10001 212-868-2224
- "Bota Sot" Albanian Daily Newspaper Albanian American Media Center
2322 Arthur Avenue #12 Bronx, NY 10458 718-733-4000
- Vuksanaj Realty CO Nik & Marash Vuksanaj 718-033-9980
271 E. Kingsbridge Road, Bronx, NY 10458
- Mėrgimtari Meat&Grocery 565 East 187th Street Bronx, NY 10458 Flamur Mushkala 718-562-4234
- WRA Properties, INC 234-19 41st Avenue Daglaston,NY 11363 718-224-9500
- Micali Terrace Lokal i specializuar pėr ceremonitė familiare shqiptare 1521 86th Street, Brooklyn, NY 718-331-3533
- NCC Design Quality Comes First 193 Yonkers Ave. Yonkers, NY 10701 Nick Camaj 914-375-3400
- Country Wide Home Loans
Joseph Gega Regional Manager, 203-496-9959, Ilir Osmėni Home Loan Consultant 917-574-2213
- Income Tax Accountig 1809 Paulding Ave. Bronx, NY 10462 Pashk Berisha 718-892-1000
- Henry Djonbalaj Realty&Associates 655 McLean Avenue Yonkers, NY 10705 914-376-1000
- I &J Cubi Construction Corp Ilir Cubi, President. 51 Flowler Ave. Yonkers, NY 10701
- Age Ivezaj, LUTCF Financial Services Executive 718-267-3600
- SHKA "Bashkimi Kombėtar" 2342 Arthur Avenue, Bronx, NY 10458 718-933-4141
- Zef Balaj & Sons Associates, Inc Sales, Rental. Management, Consulting Mortgages.
718-654-1319 3062 Bainbridge Ave. Suite 1F, Bronx, NY
- Albanian Yellow Pages 2322 Arthur Ave. Suite # 10 Bronx, NY 10458 718-584-1620

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara