HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Fati dhe fataliteti i femrės shqiptare

-- nga Dukagjin Hata

Romani “Njė dashuri e vrarė”, njė rrėfim provokues i shkrimtarit Pierre-Pandeli Simsia

Nė vazhdėn e asaj tradite, ku kanė hedhur themelet e ngrehinės sė tyre estetike ikonat e letrave dhe kulturės shqiptare nė diasporė, Noli, Konica etj. po ecin dhe krijuesit e rinj, tė cilėt nė njė raport tė ri psiko-gjeografik me “lėndėn e parė” tė frymėzimit, pėrcjellin nė krijimtarinė e tyre metaforėn e kėrkimit tė lirisė, kryetema e thuajse tė gjitha veprave tė vėrteta dhe autorėve dinjitozė. Radha e kėtyre shkrimtarėve, kryesisht tė rinj, kėrkojnė nė shtratin psiko-estetik tė njė realiteti global, nė bashkėsinė e pikave konverguese dhe diverguese, tė veēantat e botės shqiptare nė pėrgjithėsi dhe dhe tė atij qė quhet “trungu amė”

Njė dashuri e vrarė
"Njė dashuri e vrarė" - roman nga P.P. Simsia

Njė i tillė syresh, Pierre Pandeli Simsia, njė djalė energjik nga Berati, emigrant nė SHBA, me dy librat e tij nė prozė, botime tė Shtėpisė Botuese “Arbėria” Tiranė, shpalos realitetet post-diktatoriale nė vendin e tij, nė sferėn e marrėdhėnieve sociale, sidomos nė fushėn e marrėdhėnieve dashurore. Pas librit me tregime “Le tė jem unė Zamira”, qė u mirėprit nga lexuesi dhe kritika, Pierre Pandeli Simsia, vjen me romanin e tij tė parė me titull “Njė dashuri e vrarė”, njė narracion i ngjeshur, ku fati i kryepersonazhes paradestinohet nga rrethanat psiko-sociale tė njė komuniteti, ku dukuritė e reja tė modernitetit bėjnė njė reaksion tė egėr, duke provokuar frikė dhe paragjykim kolektiv. Fati tragjik i Dorinės, jeta e sė cilės, nga ajo e njė vajze tė pastėr e plot ėndrra tė bukura pėr jetėn, nė atė tė njė prostitute qė masakrohet nė mėnyrė barbare nga tutori i saj, ėshtė fati i qindra vajzave tė tokės sė shqiponjave, qė nė kėrkim tė dashurisė dhe lirisė, gjejnė ankth, zhgėnjim, lot e pėrdhunime.

Ato nisėn nė kėrkim tė “Tokės sė Premtuar” tė ėndrrės dhe dashurisė, por pėrfundojnė si “skllave tė seksit” nė bodrumet e instinkteve kriminale tė bashkėkombasve tė tyre, trotuareve tė vendit tė tyre apo metropoleve tė huaja. Akti tragjik i kėsaj drame, bėhet akoma mė i trishtė nė njė realitet global, ku lufta ndaj krimit dhe trafikut ka shėnuar arritje tė epėrme, ndėrkohė qė vendi i vogėl ballkanik vazhdon tė furnizojė me “lėndė tė parė” industrinė kriminale tė qejfit bodrumeve dhe skutave tė Evropės e mė gjėrė. “Njė dashuri e vrarė" nuk ėshtė njė histori sentimentale dashurie, por njė narracion provokues i fatit njerėzor, nė njė vend ku psikozat totalitare janė zėvėndėsuar me sindromat e skllavėrimit tė qėnieve tė dobėta.

Maniakėt, perversėt, tutorėt dhe gjithė kontigjentėt e botės sė krimit, nė lulėzim e sipėr, janė njerėz tė veshur me pushtetin e egove kriminale, qė nuk ndalen para asnjė ndjenje humane, nė rrugėn e aferave tė tyre mafioze. Rrėfimi ėshtė njė akuzė e gjallė pėr klasėn politike shqiptare, pėr atė muranė tė trishtė tė indiferencės, ku pėrplaset njeriu i thjeshtė, deri tek viktimizimi sipėror i tij. Mijėra vajzat shqiptare qė mbushin semaforet e Evropės, janė pengu i kėsaj klase, qė vazhdon ta mbajė shoqėrinė shqiptare nė kthetrat e njė tranzicioni pėrtej tė gjitha parashikimeve. Historinė lexuesi le ta ndjekė nė faqet e romanit, por ajo qė ia vlen tė evidentohet ėshtė humanizmi i autorit, shkrirja e tij ideoemocionale me fatin e personazhes, me dramėn e saj deri nė tragjizėm. Simsia nuk rrėfen nė mėnyrė tė ftohtė, por bėhet njė me personazhen e tij, pjesė e dhimbjes dhe shpresės se njė ditė ky realitet ngjyrė gri do tė ndryshojė…

Ndonėse i njė formati dhe mjedisi krejt tė ndryshėm, pėr nga kurba emocionale qė pėrcjell, pėr nga tharmi tragjik qė mbart, “Njė dashuri e vrarė” e shkrimtarit shqiptaro-amerikan Pierre-Pandeli Simsia, tė kujton romanin e famshėm “Njė tragjedi amerikane” tė Drajzer-it. Larg vendit tė tij, me banim nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, ku historikisht ėshtė krijuar njė letėrsi e vėrtetė nga shkrimtarėt tanė tė diasporas, qysh nga apostujt Noli e Konica e deri te mė pak tė njohurit, Simsia ndėrton njė univers narrativ me “miellin e tij”, ku detaji artistik dhe mesazhi shkrihen nė njė amplitudė poetike, ku gjallon dashuria pėr jetėn dhe lirinė, si vlera mė autentike e njeriut. Arkitipi i lirisė sė zgjedhjes sė dashurisė, qė kėputet nė mes nga psikozat delirante tė tutorėve, ėshtė njė metaforė e kėrkimit tė shkrimtarit nė natyrėn psikike tė njeriut, nė etjen e tij pėr jetė tė vėrtetė.

Romani ėshtė ndėrtuar me njė kompozicion tė thjeshtė, por funksional. Shkrirja e monologjeve dhe dialogjeve, tekstit dhe nėntekstit, paralelizmi figurativ midis dukurive tė natyrės dhe gjendjes shpirtėrore tė personazheve, ambientet e gjallė dhe ekspresivė, dialogjet e ngjeshur, pasazhet e kursyera, por funksionale, e bėjnė rrėfimin tė njė natyre disi filmike, ku paragrafet ngjajnė me blicet e njė filmi artistik. Romani ėshtė shkruar me njė gjuhė tė zhdėrvjellėt dhe lexohet me njė frymė. Romani “Njė dashuri e vrarė” i shkrimtarit Pierre-Pandeli Simisia ėshtė njė prozė kualitative, e shkruar me tharm dhe ndjenjė, ku humanizmi ėshtė kryefjala e ēdo pasazhi dhe njė thirrje pėr ridimensionimin e vetvetes sonė, nė raport me tė keqen brenda nesh dhe tė keqen brenda shoqėrisė shqiptare.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara