HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Busti i Robert Schuman nė Berat

-- nga Pierre-Pandeli Simsia

Pierre-Pandeli Simsia Qyteti 2400 vjeēar i Beratit qė pritet tė njihet nga UNESCO si pjesė e trashėgimisė kulturore tė njerėzimit dhe banorėt e tij ditėt e fundit pėrjetuan njė ngjarje tjetėr tė rėndėsishme.

Nė sheshin nė qendėr tė qytetit pėrpara Albtelekomit ėshtė vendosur busti i njėrit prej arkitektėve tė Bashkimit Evropian themeluar nė Romė mė 1950, Robert Schuman.

Robert Schuman do tė qendrojė pėrjetėsisht nė qytetin e kulturės sė lashtė, nė qytetin muzeal, nė Berat. Me vendosjen e bustit edhe sheshi tani mban emrin "Sheshi Robert Schuman".

Busti i Robert Schuman nė qendėr tė Beratit Nė ceremoninė e vendosjes sė bustit dhe emėrtimin e sheshit me emrin Schuman, krahas pėrfaqėsuesėve tė pushtetit vendor, morrėn pjesė edhe senatori Xavier de Villepin, Presidenti i Fondacionit Schuman Jean-Domenique Giuliani, ambasadorė dhe pėrfaqėsues tė trupit diplomatik, pėrfaqėsues tė Qevesirė Shqiptare dhe politikanė tė tjerė.

Berati me arkitekturėn e tij tė famshme dhe tė rrallė, me kulturėn e tij tė lashtė, me mikpritjen, gjelbėrimin... e tij, befason ēdo mysafir, vendas dhe tė huaj. Njė befasim tė tillė ndjenė edhe kėsaj radhe miqtė e huaj.

Ja si ėshtė shprehur Senatori Xavier de Villepin: "Ky ėshtė njė homazh shumė i bukur qė i bėjmė sot autoritetit tė mrekullueshėm dhe mikpritės tė Beratit dhe Robert Schumanit, njėrit nga themeluesit tė ndritur, qė sė bashku me Adenaurin, Monen de Gasperin vendosėn themelet e Bashkimit Evropian. Dėshiroj tė vė theksin mbi njė vlerė qė ėshtė shumė e shtrenjtė pėr vendin tim, ajo e diversitetit kulturor dhe gjuhėsor.
Diversiteti i gjuhėve, kulturave dhe folklorėve qė pėrbėjnė familjet tona evropiane ėshtė njė pasuri e kontinentit tonė.
Thesaret kulturore dhe shpirtėrore qė strehon qyteti i Beratit janė dėshmia e saj mė e mirė.
Pėrtej pėrpjekjeve qė duhet tė bėjė akoma Shqipėria, prirja e vendit tuaj ėshtė integrimi pėrfundimtar nė institucionet e BE dhe pėr kėtė Shqipėria do tė ketė gjithmonė mbėshtetjen e Francės
"

Pamje e pjesėshme nga Kalaja e Beratit
Pamje e pjesėshme nga Kalaja e Beratit

Ndėrsa nė pėrshėndetjen e tij Presidenti i Fondacionit Schuman Jean-Domenique Giuliani, nė emėr tė kėtij fondacioni tha: "Duke vendosur statujėn e Schumanit nė kėtė shesh nė qendėr tė kėtij qyteti tė mrekullueshėm tė lashtė dhe historik, ju nderoni me kėtė rast njė francez tė madh, gjithashtu edhe njė evropian shumė tė madh. Mesazhi i Schumanit dhe kolegėve tė tij ėshtė dhe sot e kėsaj dite aktual, ėshtė mesazh paqeje, nuk ka urrejtje, nuk ka konflikte.
Banorėt e kėsaj toke tė vjetėr prej 25 shekuj e dinė mirė pėr ēfarė po flas.
Evropa ishte lodhur me luftrat dhe konfliktet e gjata dhe kishte ardhur koha qė nė fund tė shekullit tė 20-tė tė mbyllej njė kapitull jo i ndritur i Evropės. Pėr njė kohė tė gjatė kemi ngatėrruar patriotizmin me nacionalizmin. Kemi ngatėrruar dashurinė pėr atdheun qė ėshtė normal dhe i ligjshėm me nacionalizmin qė ėshtė i ashpėr dhe konfliktual. Sa mė shumė tė jemi patriotė aq mė shumė jemi dhe evropianė. Shqiptarėt dhe beratasit i pėrkasin Evropės prej shumė shekujve dhe ky gjest qė ju po na bėni, nuk do tė tradhėtohet
".

Po pse pikėrisht Berati?
Gjatė periudhės qė zoti Besnik Mustafaj ishte shefi i Diplomacisė Shqiptare kishte zgjedhur Beratin si qyteti mė i lashtė pėr ta prezantuar nė Evropė. I pranishėm nė atė ceremoni tė rėndėsishme nė Berat, zoti Mustafaj tha: "Robert Schuman nuk ka mundur tė vinte nė Shqipėri kur ishte gjallė, sepse e tillė ishte historia e Shqipėrisė atėhere dhe sot i vetmi vend evropian qė kishte mbetur pa simbolin e tij ishte Shqipėria. Unė, midis tė gjithė qyteteve shqiptare nuk gjeta njė qytet mė tė pėrshtatshėm se Berati dhe ja pse: ja ku kemi pėrballė kėtė kishė dhe kėtė xhami, (Nė qendėr tė qytetit tė Beratit qendrojnė madhėshtore pranė njėra tjetrės xhamia e quajtur "Xhamia e Plumbit" dhe kisha e madhe e quajtur "Kisha e Vakėfit") kemi qytetėrimin mesjetar me qytetėrimin modern.
Pavėrisht se kėtu jemi pėrfaqėsues tė forcave tė ndryshme politike, ne bashkohemi te mendimi i Schuman-it, se Shqipėrinė dhe atdheun e kemi tė pėrbashkėt dhe sė bashku duhet ta ndėrtojmė dhe se vetėm duke ndėrtuar mirė atdheun tonė ne gjejmė vendin tonė nė Evropė
".

Pėr vlerėsimin dhe nderit tė madh qė i bėhet Shqipėrisė dhe Beratit me pėrjetėsimin e Robet Schumanit nė vendin tonė pėrshėndetėn edhe pushtetarėt vendorė, Prefekti i Beratit, zoti Roland Bejko dhe Kryetari i Bashkisė sė Beratit, zoti Fadil Nasufi.
Pėrshėndeti edhe Kryetari i Komisionit tė Integrimit nė Parlamentin Shqiptar, zoti Ilir Meta. Vendosja e bustit tė Schuman-it dhe emėrimi i sheshit me emrin e tij ėshtė njė nder i madh qė i bėhet qytetit tė lashtė muzeal tė Beratit dhe qytetarėve tė tij, ėshtė nder i madh pėr Shqipėrinė dhe pėr tė gjithė shqiptarėt, si vend dhe popull evropianė qė jemi dhe qė i pėrkasim Evropės.

Robert Shuman ishte njėri prej arkitektėve tė Bashkimit Evropian themeluar nė Romė nė vitin 1950, ku pėrfaqėsuesit e Italisė, Gjermanisė, Francės dhe tre vendeve tė Beneluksit u mblodhėbn mė 9 Maj 1950 nė Romė dhe ajo ditė dhe datė u konsiderua si dita e Evropės sė Bashkuar.
Arkitekti i Bashkimit Evropian Robert Schuman ka qenė Ministėr i Jashtėm i Francės nė vitet 1948-1952. Nė vitin 1960 ėshtė zgjedhur President i Parlamentit Evropian.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara