HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Tabllo e njė jete tė zhdukur

-- nga Robert Elsie, albanolog dhe pėrkthyes, Gjermani

Robert Elsie Albanisches Bauernleben im oberen Rekatal bei Dibra (Makedonien),
botuar nga Robert Elsie nė Vjenė, 2007

Dritėhedhje e rrallė nė njė botė tė shkuar. Nė librin qė do tė shpėrfaqet nė vazhdim, Jeta e fshatarėve shqiptarė nė Rekėn e Epėrme pranė Dibrės (Maqedoni), bėhet fjalė pėr njė studim shumė tė rėndėsishėm dhe shumėdimensional etnologjik rreth njė bashkėsie tė mbyllur nė Evropėn Juglindore gjatė dhjetėvjeēarin e fundit tė Perandorisė Osmane, d.m.th. tė njė kohe saktėsisht para njėqind vjetėsh. Rajoni i Rekės sė Epėrme shtrihet nė pjesėn lindore tė malit Korab, pikėrisht nė kufirin e sotėm mes Shqipėrisė dhe Maqedonisė, nė territorin shtetėror tė Republikės sė Maqedonisė.

Studimi qė u hartua nga Bajazid Elmaz Doda, mė 1914, nėn mbikėqyrjen e studiuesit tė njohur tė Shqipėrisė, baroni hungarez Franc Nopēa (1877-1933), pėrmban njė pėrshkrim gjeografik tė Rekės sė Epėrme, veēanėrisht tė vendlindjes sė autorit, Shtirovica, tė dokeve dhe zakoneve tė banorėve tė atjeshėm, tė bazės ekonomike tė tyre, nė mes tjerash me njė pėrshkrim tė hollėsishėm tė kultivimit tė deleve dhe pėrpunimit tė qumeshtit, si dhe tė ēėshtjes sė mėrgimit. Po ashtu hedh dritė mbi kulturėn materiale tė banorėve tė atjeshėm, ndėr tė tjera edhe rreth ndėrtimit tė shtėpive, rregullimit tė tyre, veshjeve, ushqimeve, dhe vė nė spikamė vitet e fundit tė sundimit osman, si dhe pėrfshin pėrrallat dhe gojėdhėnat e atjeshme, dike mos lėnė anash edhe dialektin e shqipes sė Rekės.

Ky studim ėshtė para sė gjithash njė vėshtrim i rrallė mbi njė botė tė shkuar edhe pėr faktin se Shtirovica, dy vjet pas hartimit tė kėtij studimi, u shkatėrrua dhe u bė rrafsh me tokė nga forcat ushtarake bullgare. Popullsia shqiptare e atjeshme u dėbua. Mė vonė, shumė prej tyre qenė detyruar tė shpėrnguleshin nė Turqi. Sot, rajoni pothuajse ėshtė i pabanuar. Njė botė e pėrftuar.

Rreth autorit:

Bajazid Doda ėshtė lindur rreth vitit 1888 nė fshatin malor Shtirovicė ku edhe ka kaluar fėmijėrinė. Si shumė djem tė Rekės edhe ai mori rrugėn e mėrgimit dhe shkoi nė Rumani pėr tė punuar. Mė 20 nėntor 1906, nė Bukuresht, ai takon albanologun, baron Franc Nopēa, i cili tetėmbėdhjetėvjeēarin e pranon nė punė si shėrbėtor. Nga marrėdhėnia e punės lindi njė dashuri dhe njė bashkėjetesė e lumtur dhe shumėvjeēare. Nė kujtimet e jetės sė tij botuar mė 2001 me titullin Reisen in den Balkan (Udhėtime nėpėr Ballkan), Nopēa ka pėrshkruar me pak fjalė takimin e parė me tė dashurin e tij, i cili gjithkund figuronte si sekretar i tij privat:

“Mė 20 nėntor 1906, nė Bukuresht, jam njoftuar me Bajazid Dodėn. Qė nga ajo kohė Bajazidi ka qėndruar pranė meje dhe qė nga vdekja e Luis Drashkoviqit ai ka mbetur i vetmi njeri, qė mė donte me tė vėrtetė, dhe nė tė cilin unė pata besim tė plotė nė tė gjitha gjėrat, pa mė shkuar kurrė mendja nė ndonjė dyshim se ai do tė mund tė keqpėrdorte besimin tim. Edhe ai kishte gabime, por duke parė gjithė tė mirat e tij, kam injoruar ato. Nga urrejtja kundėr ēdo gjėje austro-hungareze, dhe ngaqė unė isha angazhuar shumė posaēėrisht pėr Shqipėrinė, nga urrejtja ndaj meje, serbėt vranė nė Shtirovicė babain dhe vėllanė e Bajazidit mė 1913.”

Mė vonė Nopēa, sė bashku me shėrbėtorin e tij tė ri, udhėtoi pėr nė vendlindjen e tij, nė pronėn e prindėrve nė Saēal afėr Hacegut nė Transilvani, dhe pas disa muajsh nė Londėr, ku Bajazidi u sėmurė nga njė grip i rėndė. Kah mesi i nėntorit tė dy bashkė u nisėn nga Shkodra, ku Nopēa, nė vitet 1907-1910 dhe mė vonė pas tetorit 1913 kishte njė shtėpi, pėr nė Mirditė dhe Kalis, ku ranė peng tė plaēkitėsit namkeq Mustafa Lita. Pas lirimit tė tyre nė Prizren, ata udhėtuan pėr nė Shkup dhe, me gjasė, siē kishin planifikuar mė parė, kanė kaluar edhe nėpėr Rekėn e Epėrme. Pastaj ata udhėtuan prapė pėr nė Shkodėr, pėr tė studiuar rajonin e fiseve Hoti dhe Gruda.
Edhe nė vitet para dhe gjatė Luftėrave Ballkanike, Nopēa dhe sekretari i tij me shumė temperament udhėtuan nėpėr shumė zona e Shqipėrisė Veriore, nėpėr Kosovė e Maqedoni. Nė vjeshtė tė vitit 1913, Nopēa shkruan:

“Njėherė, kur Nikollė Gega dhe Bajazidi ishin ndezur kundėr njėri-tjetrit nė njė inat tė atypėratyshėm, duke rrokur secili nga njė revole pėr tė vrarė tjetrin, nė mes u hynė Gjok Prenga dhe Mehmed Zeneli pėr t’i ndarė, ndėrsa mua pastaj mė shkoi pėrdore qė gjithė atė ēėshtje ta pajtoja krejtėsisht pa dėmtuar njeri, madje, pas njė copė kohe, arrita t’i pajtoj tė dy. Mė shumė mė habiste fakti se si unė, si evropian, arrija t’i mbaja bashkė gjithė ato karaktere tė ndryshme shqiptare, tė cilat veē kėsaj ishin edhe tė ngarkuara me njė ndjenjė inati dhe xhelozie reciproke. Sapo kisha rregulluar ēėshtjet financiare, u nisa nga Shkodra pėr nė male. Qėllimi im ishte qė sė pari tė studioja anėn jugore tė Alpeve Shqiptare, pastaj rajonin qė bėnte afėrsisht nė perėndim tė Bjeshkėve tė Nemuna. Por, pėr shkak tė malaries, u detyrova qė pjesėn e fundit tė programit tim ta anuloja, pėr tė zbritur pastaj pėrmes pjesės malore, por lehtė tė kalueshme, tė Kastratit. Nė vend timin, Bajazidi u ngjit deri nė majėn e Veleēikut, nė Kunoren e Keneshdolit dhe nė disa male tė tjera, ku ai u pėrpoq tė pėrpilonte njė hartė speciale tė pjesė veriore tė Alpeve duke bėrė fotografitė e nevojshme.”

Sekretarin e vetė Nopēa e mori me vete edhe nė luftėn e viteve 1915-1916, kur ai po shėrbentė me trupat austro-hungareze nė Kosovė. Pas luftės ata jetuan kryesisht nė Vjenė, ku shkencėtari Nopēa botoi studime tė rėndėsishme si nė lėmin e albanologjisė, po ashu edhe nė paleontologji dhe gjeologji, duke fituar respekt tė madh shkencor.
Mė 25 prill 1933, pas njė vuajtjeje tė gjatė nga depresionet, ai i mori jetėn vetes me njė plumb nė gojė. Pak ēaste mė herėt, ai veē kishte vrarė edhe shėrbėtorin e vet besnik dhe bashkėshortin. Nė letrėn e tij pėr policinė, Nopēa kishte shkruar:

“Shkaku i vetėvrasjes sime ėshtė sistemi im nervor i shkallmuar. Arsyeja pse unė e kam vrarė nė gjumė, krejt pahetueshėm, edhe shokun tim tė moēėm dhe sekretarin tim, Bajazid Elmaz Doda, ėshtė se unė nuk mund ta lija atė tė sėmurė, tė shkretė dhe pa para nė kėtė botė, sepse ashtu ai do tė vuante sė tepėrmi. Dua tė mė djegin.”

Rreth veprės:

Dorėshkrimi Jeta e fshatarėve shqiptarė nė Rekėn e Epėrme, i ruajtur nė Bibliotekėn Kombėtare tė Austrisė, ėshtė pėrfunduar nga autori, atėbotė njėzetegjashtėvjeēar, nė Vjenė, nė prill tė vitit 1914, por nuk u botua kurrė. Nga parafjala e autorit del se teksti ishte pėrkthyer nė gjermanisht nga Nopēa. Ngaqė teksti nė gjermanisht ngjan shumė me shkrimet e tjera etnografike tė Nopēės, mund tė pėrfundohet se ky kishte ndikuar shumė nė pėrpilimin e kėtij studimi. Kjo bėhet edhe mė e qartė nė shumė plotėsimet dhe shkrimet anėsore tė dorėshkrimit, ku njihet qartė kaligrafia e Nopēės. Dorėshkrimi origjinal nė shqip, nėse njė tė tillė ka pasur, tani mund tė merret si i zhdukur.
Jeta e fshatarėve shqiptarė nė Rekėn e Epėrme ėshtė shkruar nė njė kohė kur gjuha shqipe nuk kishte njė alfabet tė pranuar gjithandej, aq mė pak e folmja tashmė tė vdekur tė rajonit tė Rekės. Fjalėt e shumta nė shqip dhe toponimet, qė pėrmenden nė tekst, Doda dhe Nopēa i kanė shkruar nė gjermanisht, megjithėse jo gjithmonė dhe jo me aq pėrpikshmėri. Ato kėtu do tė jepen nė formėn e shtypur si nė origjinal. Lexuesi njohės i shqipes nuk do tė ketė asnjė vėshtirėsi me formėn shkrimore tė kėtyre fjalėve.
Ky studim pėrmban njė mori tė dhėnash dhe informatash nga lėmenjtė mė tė ndryshėm, ndaj mu pėr kėtė arsye do tė mund tė zgjonte interesim pėr shumė fusha shkencore dhe tė gjente pėrdorim gjithandej. Tutje, ky do tė mund tė ishte studimi i parė etnografik i hartuar nė gjermanisht nga njė autor shqiptar. Edhe pėr kėtė arsye ėshtė nė kėnaqėsi e veēantė, pas aq shumė vitesh, publikut t’ia paraqesim librin Jeta e fshatarėve shqiptarė nė Rekėn e Epėrme.

Fjala e autorit, Bajazid Elmaz Doda

“Vendlindja ime, Reka e Epėrme, nė kohėn e Turqisė, si pasojė e njė politike shkurtpamėse dhe tė prirur nga barbaria, ėshtė ndarė i tėri nga bota. Gjatė ndodhive tė fundit ajo mbeti nė sundimin serb, dhe brengos fakti qė popullsia shqiptare e kėtij rajoni, si pasojė e ndarjes nga bota, mund tė zhbėhet tėrėsisht nga faqja e dheut. Mė qėllim qė ta luftoj kėtė tė keqe, t’u ndihmoj bashkėfshatarėve tė mi qė tė ruajnė tėrėsinė e tyre dhe njėkohėsisht qė tė lė njė vepėr pėr tė qenė nė Shqipėri, unė kam shkruar kėtė studim mbi jetėn e shqiptarėve nė Rekėn e Epėrme. Ajo ēka ka shkruar Spiridon Gopēeviq nė librin e tij namkeq mbi Maqedoninė (Maqedonia dhe Serbia e Vjetėr, 1889) rreth Rekės ėshtė tėrėsisht e pavėrtetė dhe gėnjeshtėr tendencioze, gjė qė ėshtė argumentuar nga unė dhe shtegtarė tė tjerė. Unė nuk kam dashur as tė bėj njė studim etnografik, as ndonjė punim tjetėr tė ngjashėm e shumė sfidues, por thjesht, trup e kėput, tė pėrshkruaj jetėn e kėsaj pjese tė botės, ashtu siē e kam pėrjetuar ditė pėr ditė. Tevona, mu ata qė kanė zhbėrė shqiptarėt e rrethit tė Nishit, duket se do bėjnė tė njėjtėn edhe me bashkėfshatarėt e mi. Atėherė, edhe pėrshkrimet mė tė thjeshta dhe autentike tė jetės sė pėrditshme tė njerėzve tė mi do tė mbeten si njė monument i njė qenėsie tė dikurshme dhe njėkohėsisht do tė jenė njė kallėzim kundėr asgjėsuesve tė saj. Pėrkthimin e dorėshkrimit e ka bėrė Dr. Baron Nopēa. Ilustrimet janė bėrė nga fotografitė vetjake.”

(Vjenė, prill 1914)

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara