HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Me rastin e vdekjes sė papritur tė shkrimtarit Iljaz Prokshi

In memoriam: ...Dhe fjala ngrin nė fyt

-- nga Rizah Sheqiri*)

Lajmi i zi dhe krejt i papritur, trondit ēdo njeri kudo qoftė ai, por lajmi tragjik pėr vdekjen e njė miku e kolegu tė dashur e tė respektuar trondit mikun e kolegun edhe mė shumė. Dhembja dhe tronditja bėhet edhe mė e madhe atėherė kur njė lajm tė tillė e merr papritur e pakujtuar diku larg atdheut... Eh... Ofshama e dhembjes ėshtė e rėndė edhe pėr mua kėtu nė mėrgim.

Dhe pėr njė ēast fjala ngrin nė fyt. Dhembja seē e ngulfat fjalėn. E fjala, pėr njė moment, ndjehet aqė e pafuqishme qė ta pėrshkruajė dhembjen pėr humbjen e njė kolegu, pėr humbjen e njė miku, pėr humbjen e njė krijuesi dhe shkrimtari tė dashur siē ishte Iljaz Prokshi.

Por krenaria qė e njohėm dhe e patėm njė mik e koleg tė tillė sikur e ēliron fjalėn dhe e mund dhembjen. Po. Jemi shumė krenar pėr fisnikrinė, bujarinė dhe gjitha virtytet e tij prej njeriu e krijuesi. Me veprėn e Iljazit krenohet brezi ynė dhe do tė krenohen brezat qė do tė vijnė, sepse vepra dhe virtytet e tij i takojnė tė sotmės dhe tė ardhmės sonė.

I ndjeri, Iliaz Prokshi me urtėsi, mirėsi, fisnikėri e dashuri prej njeriu e krijuesi arriti tė lė pas vetės njė veprimtari tė begatshme, tė ēmuar dhe tė dashur letrare e njerėzore. Krahas veprimtarisė sė tij tė bujshme atdhetare, kulturore e intelektuale, arriti qė letėrsisė sonė t’ia fali njė sėr veprash me poezi, tregime e romane. Vepra kėto, qė ēmohen, lexohen e rilexohen, dhe kėshtu emrin e tij e ndrisin vazhdimisht dhe e bėjnė tė paharruar. Iljazin do ta kujtojmė gjithmonė sa tė jetojmė me librat: “Libri i kujtimeve”, “Pikė e bardhė ėndrre”, “Daullet e natės”, “Satana nė ferr”, ”Fytyrė nė pergamenė”, “Vdekja nė ėndėrr”, “Magjia e mjegullės”, "Fundi i Zemėrimit”, “Psalm arbėror”, "Vajza e trėndafilave”, “Dashuri nė Labirinth”, etj. Libra kėto qė vetė autorit i bėjnė njė vend tė ēmuar nė mesin e krijuesėve tanė dhe me vlerat qė sjellin e begatojnė opusin e letėrsisė sonė nė pėrgjithėsi.

Kėshtu kujtimi pėr tė dhe vepra e tij do tė nderohen pėrherė dhe s’do tė harrohen kurrė.

Tė ndjerit, Iljaz Prokshit, i cili vetėm fizikisht s’ėshtė mė me ne, i qoftė i lehtė dheu i Kosovės! Ndėrsa, ngushėllimet e mia mė tė sinqerta me kėtė rast ua drejtoj: familjes dhe tė afėrmėve tė tij, miqėve, kolegėve e dashamirėve tė tij tė shumtė kudo e ngado qofshin ata!

Suedi, 1 maj 2007
Rizah Sheqiri, shkrimtar (anėtar i Shoqatės sė Shkrimtarėve tė Suedisė)

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara