HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Serafin Fanku, shuhet mistiku i kulturės shkodrane

Ne vetėasgjėsohemi - Serafin Fanku

Dje, ndėrroi jetė regjisori dhe aktori shkodran Serafin Fanku. Artisti qė theu heshtjen e gjatė tė jetės artistike nė Shkodėr. Teatri "Migjeni" ishte mjedisi qė regjisori shfrytėzoi pa smirėn dhe xhelozinė kryeqytetase. Regjģsori Serafin Fanko i pėrket njė dosje tė vetme qė lidhet me historinė e teatrit dhe filmografisė shqiptare.

Serafin Fanku Pėr Serafin Fankun dihej vetėm qė ai ishte rritur nė njė shtėpi jetimėsh nė Shkodėr, pasi prindėrit i ndėrruan jetė nė moshė fare tė njomė. Por pakkush e dinte sa ndikim pati nė jetėn dhe karrierėn e tij, fati i ligsht i fėmijėrisė. Njė prej miqve tė tij, Ilir Ēumani, me tė cilin ka pasur telefonatėn e fundit para sė tė ndėrronte jetė, thotė se ndjeshmėria e tij ndaj jetimėve, tė ngjashmėve nė fat me tė, ishte natyra e parė e tij. Arti vinte mė pas. Artistit dje iu dha lamtumira e fundit, duke marrė me vete dhimbjen e shumė miqve e kolegėve, por dhe krerėve mė tė lartė tė shtetit.

Serafin Fanku:
"Du me ju thanė njė tė fshehtė. Mua s'mė ka pėlqy asnjėherė vetja ime nė film dhe s'kam shku asnjėherė nė kinema kur ka dalė premiera e filmit. Unė kam parė vetėm dublat nė kinostudio kur dublohej zėri. Nuk mė ka pėlqy vetja absolutisht ndonjėherė. Jo se kam mendu se kisha mundėsi me punu mė mirė, por nė fakt do doja tė punoja dhe mė mirė."

Njeriu i heshtur qė refuzoi pompozitetin e Tiranės jo pėr rebelizėm, as pėr kokėfortėsi por donte tė qėndronte stoik nė kulturėn qė i dha vendi i tij i lindjes, Shkodra, Serafin Fanku, tė cilit, dje iu mbyllėn sytė, nė moshėn 70-vjeēare. Vetėm sė fundi, nė projektin e dramės "Babai" tė shkruar nga Ruzhdi Pulaha, Fanku do tė thoshte po-nė e tij pėr nė Tiranė, me shumė zor. Skena e Teatrit Kombėtar nė Tiranė pėr mė shumė se dhjetė vite ishte tabu pėr "artistėt e provincės". Ndėrsa Fanku vetė, pas heshtjes sė gjatė do tė mund tė fliste qartė, duke u rikthyer nė gjuhėn e teatrit filozofik. Teatri "Migjeni" ishte mjedisi qė regjisori shfrytėzoi pa smirėn dhe xhelozinė kryeqytetase. Ky regjisor i takon plejadės sė fundit tė artistėve tė teatrit dhe ekranit, qė ndjenė fort krizėn e shndėrrimeve demokratike nė Shqipėri, sidomos pas pėrmbysjes sė diktaturės. Dilemat pėr njė vazhdimėsi tė traditės, apo tė pėrmbysjes sė saj e kanė prekur dhe kėtė regjisor, duke u pėrpjekur nė qytetin e Shkodrės pėr tė ringjallur teatrin poetik, njė kulturė qė shkon mė herėt se vendosja e diktaturės nė kėtė qytet. Regjisori Serafin Fanko i pėrket njė dosje tė vetme qė lidhet me historinė e teatrit dhe filmografisė shqiptare.

Ndėrkohė qė motoja e tij duket se u bė risjellja nė skenėn kulturore shkodrane tė personaliteteve tė mohuar, dhe tė harruar. Kjo shėnon ndoshta rastin mė tė pastėr nė kėto vite, ku regjisori Fanku i qėndroi indiferent pėrpjekjes sė zorshme tė artistėve tė pas '90-ės pėr t'i rezistuar kohės, duke mos pranuar kompromisin me burokracinė kryeqytetase. Serafin Fanku ka lindur nė Shkodėr nė 1937-n, ku dhe ka zhvilluar pjesėn mė tė madhe tė veprimtarisė sė tij si regjisor e aktor. Filloi tė merret me art qė nė moshėn 16-vjeēare, si muzikant e balerin. Mė pas u diplomua pėr regji filmi nė akademinė e Fam Famu, nė Pragė. Me t'u kthyer nė Atdhe, nisi punėn si regjisor i Teatrit "Migjeni". Gjatė karrierės sė tij 40-vjeēare Fanku ka realizuar rreth 125 role nė kinema e teatėr dhe ka fituar shumė ēmime e tituj.

Filloi tė merret me art qė nė moshėn 16-vjeēare, si muzikant e balerin. Mė pas u diplomua pėr regji filmi nė akademinė e famshme FAMU, ne Pragė. Me t'u kthyer nė Atdhe, nisi punėn si regjisor i Teatrit "Migjeni". Ndėr pjesėt tė cilat ai ka realizuar janė: "Pse", "Shtegtimi ndėr ankth", "Ēmurosja", "Ftesė pėr darkė", "Quo vadis" etj. Serafin Fanku ka dhėnė kontributin e tij dhe nė dramaturgji me dramat: "Pėrtej pragut", "Pse", "Ēmurosja", "Quo Vadis" etj.

Homazhet pėr artistin e popullit do tė mbahen nesėr nė Teatrin Kombėtar nė orėn 10:00-11:30, ndėrsa nė orėn 12:00 artisti do tė pėrcillet pėr nė banesėn e fundit.

Fanku ėshtė fitues i mjaft ēmimeve nė regjisurė, brenda dhe jashtė vendit, madje edhe si aktor. Pėr gjithė aktivitetin e tij tė dendur artistik ėshtė vlerėsuar me titullin e lartė "Artist i Popullit". Serafin Fanku u lind mė 24 maj 1937 nė Shkodėr. Pasi mbaroi Liceun Artistik "Jordan Misja" nė Tiranė, dega dramatike, vazhdoi studimet nė Pragė, nė Akademinė e Arteve, pėr regji filmi. Nė Akademinė e Arteve tė Pragės ka studiuar tre vjet pėr regji filmike, mirėpo prishja e tė famshmit kamp socialist, e detyroi tė kthehej pa i mbaruar studimet. I pėrfundon studimet nė Institutin e Lartė tė Arteve "Aleksandėr Moisiu". Qė nė vitin 1953 ka filluar karrierėn e tij artistike. Ka qenė njė operetė, libretin e sė cilės e kishte shkruar po vetė, pa qenė profesionist. Ishte vetėm 17 vjeē. Kjo operetė u vu nė skenė nga Garnizoni i Shkodrės. Mė vonė u angazhua me teatrin e estradės, para specializimit pėr regjisurė. Ka punuar njė spektakėl, i cili pėrbėhej nga dy komedi, njė nga Jovan Vujoshi dhe tjetra e Ēehovit.

Ndėrsa shfaqja e parė qė ka vėnė nė skenėn e Teatrit "Migjeni" ka qenė pas diplomimit, njė dramė e Fadil Krajės, "Fisheku nė pajė". Mė pas ka nisur nė vitin 1963 si aktor i Teatrit "Migjeni", menjėherė pas studimeve tė larta nė Institutin e Arteve. Si aktor i "Migjenit" angazhohet deri nė 66-ėn, duke luajtur rreth 30 role, pėrfshi kėtu edhe angazhimin aktoresk tė mėvonshėm, nė kohėn kur ishte regjisor. Nė vitet '66-'67 specializohet pranė Akademisė sė Arteve pėr regji teatri dhe nė tė njėjtėn kohė ka qenė edhe pedagog nė Akademinė e Arteve tė Bukura. Qė nga ajo kohė punoi pėr afro 40 vjet si regjisor. Ndėr shfaqjet mė tė mira nė Teatrin "Migjeni" veēojmė "Toka jonė", "Kėshilli i ndrikullave", "Viti 61", "Baca i Gjetajve", "Kėnga e dhimbjes krenare", "Ēėshtja e Blertės", "Ēifti i lumtur", "Gjaku i Arbėrit", "Hetimi", "Tregim pėr Makbethin", "Pse", "Shtegtimi ndėr ankth", "Ē'murrosja", "Ftesė pėr darkė", "Quo vadis" e tjerė. Nė regjistrimin televiziv tė "Zekthi"-t, qė u quajt teledrama e parė shqiptare, me regji tė Albert Mingės dhe operator Stefan Gajo, Serafin Fanku kishte rolin kryesor. Pas kėsaj Fanku ėshtė angazhuar nė rreth 12 filma televizivė e artistikė. Filmi i parė ka qenė "Fijet qė priten". Mė pas "Shembja e idhujve", "Yjet mbi Drin", "Vendimi", "Pranvera s'erdhi vetėm", "Natė pa dritė", "Ditėt qė sollėn pranverėn", (roli i Cubel Brecės), "Emblema e dikurshme", etj.

Ka realizuar 125 projekte nė Shkodėr, Tiranė, Shkup, Strugė (nė gjuhėt shqipe dhe turke). Nė vitin '80 ftohet nė Teatrin e Kombėsive Shkup, pėr tė sjellė nė skenė dramėn "Nata" tė arbėreshit klasik Josif Rela. Josif Rela ka qenė drejtor i Teatrit Popullor tė Zarės, njė nga figurat mė tė shquara tė Kroacisė. Pjesa u shfaq shumė herė, derisa edhe u ndalua nga qeveria e atėhershme maqedonase pėr situatėn politike qė kalonte Maqedonia nė pragun e ndarjes nga Jugosllavia. Por mė vonė, nė vitin 1991, Kujtim Spahivogli dhe Serafin Fanku nderohen me rastin e 40-vjetorit tė teatrit nga Ministria pėr Kulturė e Maqedonisė me "Pllaketet e Arta" pėr kontributin e dhėnė nė ngritjen e nivelit artistik tė Teatrit tė Kombėsive Shkup.

Mė pas ka punuar me teatrin turk njė pėrshtatje tė romanit "Pse?" tė Sterio Spasses. Nė atė kohė punonte me trupėn e Malit tė Zi. Pas dramės "Quo vadis?", e cila u nderua me ēmim tė parė si shfaqja mė e mirė dhe vetė ai si regjisori mė i mirė nė Festivalin e Mbarėkombėtar tė Teatrove nė 1997. Realizoi nė Teatrin Popullor tė Malit tė Zi dhe dramėn "Urdhri i fundit" e autores malazeze Aleksandra Bosniē, premierė e cila u shfaq mė 11 prill 1998. Mė pas u rikthye nė skenėn e TK, nė vitin 2005, me dramėn "Babai", njė vepėr qė u prit mirė nga spektatori, por qė nuk pati jehonėn dhe lavdinė e veprave tė tjera.

Pėrgatiti: V. Murati, Standard


Serafin Fanku: Ne vetėasgjėsohemi

Intervistė e artistit tė njohur, dhėnė pėr ATSH-nė disa vite mė parė

Ajo qė mė mundon ėshtė se shpesh ne si ballkanas jemi viktimė e ruajtjes sė njė psikologjie arkaike

Aktor dhe regjisor, skenograf dhe kostumograf, Artisti i Popullit, Serafin Fanko, ishte i integruar prej vitesh nė njė hapėsirė tė gjerė mbarėkombėtare me veprėn e tij shumėdimensionale. I lindur nė Shkodėr nė vitin 1937, regjisori i mbi 140 veprave duket se ai nuk e ka pasur tė lehtė rrugėn e karrierės. Fillimet artistike i nisi me mėsimet e pianos, mė pas ndoqi njė kurs pikture, u mor me balet, dhe pastaj me fushėn e artit skenik qė e bėri tė njohur edhe jashtė kufijve.

Vepra e parė e vėnė nė skenė nga regjisori Fanko ėshtė opereta "Me ne ėshtė gėzimi" nė vitin '84. Ėshtė fituesi i shumė ēmimeve nė aktivitetet kombėtare dhe ndėrkombėtare, ndėr tė cilėt spikat ēmimi pėr dramėn "Quo vadis". Nė veprimtarinė e tij artistike ka bashkėpunuar me teatrin e Shkodrės, Durrėsit, Tiranės, Laēit, Lezhės si dhe me teatrin e Shkupit, Podgoricės, Malit tė Zi dhe tė Turqisė.

Keni vėnė nė skenė njė numėr tė madh dramash. Cilat janė prirjet tuaja dhe ku synoni?
Vėrtet, janė bėrė mbi 140 vepra qė kam vėnė nė skenė, ku pėrfshihen kėtu opereta, opera, drama, komedi, estrada, koncerte tė mėdha festive. Puna ime nuk ka qenė vetėm e regjisorit. Unė kam interpretuar edhe ne rreth 40 role nė teatėr dhe spektakle, por kam shkruar edhe 12 drama, tė cilat janė vėnė nė skenė, madje disa prej tyre kanė marrė edhe ēmime. Mjaft shfaqje tė miat kanė edhe skenografinė dhe kostumografinė time.

Jeni quajtur nga kritiket e artit "njė autoregjisor". E pėlqeni kėtė rol nė realķzimin e dramave tuaja apo preferoni tė bashkėpunoni me artistė tė tjerė?
Pėr artistėt ėshtė mė mirė kur bashkėpunojnė me piktorė tė nderuar, me skenografė tė mirė qė tė kuptojnė mendimin dhe sjellin mendimet e tyre pėr tė plotėsuar kėtė mendim regjisorial. Unė kam pasur fatin tė bashkėpunoj me skenografė shumė tė mirė, si me Piktorin e Popullit Agim Zajmi, Shaban Hyseni, Ksenofon Dilon e shumė tė tjerė, por nganjėherė bashkė me dramėn dhe me konceptin regjisorial nė skenė tė lind edhe mendimi individual. Kam realizuar rreth 20 skenografi, ndėr tė cilat nė dramėn "Ēmurosja", qė mori ēmimin e parė nė festivalin mbarėkombėtar tė teatrove nė vitin 1994, skenografinė e dramės "Tetė pėr darkė", e Stefan Ēapalikut, e vlerėsuar edhe kjo me ēmim nė festivalin mbarėkombėtar tė teatrove tė vitit '95, "Urdhri i fundit", etj.

Cilat janė mesazhet e dramave tuaja ku ju vetė jeni autor?
Po tė shohėsh gjithė repertorin tim nė njė farė mėnyre ėshtė dramė kombėtare. Shumė pak janė pjesė tė huaja. Ndoshta nė dramėn kombėtare kam gjetur edhe vlerat (nė qoftė se mund ti kem). Unė nuk i jam shkėputur tabanit dhe jam pėrpjekur qė pėrmes mesazheve qė sjell vet drama tė jap edhe mesazhet e mia si qytetar, mesazhe qė shkojnė drejt ruajtjes sė vlerave kombėtare. Ėshtė njė thirrje qė i bėn autori spektatorit dhe kohės pėr tė pėrballuar dhe zgjidhur njė problem, pėr tė ruajtur vlerat e mirėfillta qė kemi trashėguar si dhe pėr t'i ēuar mė tej ato. Ndoshta mė tepėr kėtu mund tė gjendet ajo qė kam bėrė diēka, kam thėnė diēka, sigurisht njė fjalė e vogėl, sepse janė shumė njerėz tė artit, qė kanė folur me zė tė bukur dhe kanė hedhur mendime tė qarta. Unė jam njė ndėr ato qė e plotėsoj kėtė thėnie.

Drama qė keni vėnė nė skenėn e teatrit tė Durrėsit, "Qyteti pa dashuri", nga pikėpamja regjisoriale zė njė vend tė rėndėsishėm nė krijimtarinė tuaj...?
Kur kjo dramė mė shėrbeu pėr ta vendosur nė skenė, plotėsonte disa kushte estetike tė miat, i pėrgjigjej kėrkesave tė brendshme qė kisha si krijues dhe si artist, plotėsonte ato vizione tė reja pėr tė cilat unė kam luftuar me kohė dhe qė ndoshta kanė krijuar edhe fizionominė time si regjisor. Shpesh kam kėrkuar tė eci me kohėn, me shije dhe nė pamundėsi pėr tė vėnė nė skenė njė teatėr alternativ, krijova teatrin poetik qė me shumė vėshtirėsi... mori dėftesėn e pjekurisė dhe u quajt nga kritika letrare "teatri poetik e filozofik i Serafin Fankos". Nė fakt ky teatėr nė krijimtarinė time filloi me shfaqjen "Kėnga e dhimbjes krenare" nė vitin 1981, njė inskenim poetik i veprės sė Migjenit nė tėrėsi. Kjo mori 'biletėn e udhėtimit', u pranua nga kritika, dhe vazhdova me dramat e tjera si "Hetimi", e autorit gjerman Petėr Vajc, "Tregimi pėr Makbethin" formuluar mbi veprėn e Shekspirit dhe tė autorėve Meri e Carl Lamb dhe tė introduktes se Nolit etj. Kėtij teatri i pėrkasin edhe "Ēmurosja" si dhe "Urdhėri i fundit". Edhe drama "Qyteti pa dashuri" ėshtė vazhdim i kėtij teatri ku unė jam edhe regjisor, skenograf, kostumograf, pėrcjellės i muzikės dhe mendoj se drama ka njė ndėr elegjitė mė tė mira qė mund tė kem bėrė, pavarėsisht nga vlerat qė mund tė jenė edhe tė diskutueshme, mbasi pėrsosja nė art nuk ekziston.

Ēfarė e mundon mė shumė Serafin Fankon?
Ajo qė mė mundon ėshtė se shpesh ne si ballkanas jemi viktimė e ruajtjes sė njė psikologjie arkaike, e mbrojtjes sė saj vetėm pėr hir tė zakonit, e kjo e ēon nė vetasgjėsim, duke shkatėrruar vetveten.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara