HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


TRAJTESA MBI ARTIN POETIK
– EPISTULA AD PISONES E HORACIT

-- nga Sarė GJERGJI

Sarė GJERGJI Hyrje

Kuint Horac Flaku (Quintius Horatius Flaccus, 68-5 para Krishtit)[1], i njohur nė letėrsinė europiane me emrin e dytė (Horaci), pas Virgjilit ėshtė poeti mė i madh nė letėrsinė romake dhe pas Aristotelit, teoricieni mė i rėndėsishėm i artit letrar nė letėrsinė antike greko-romake.
Ky autor i trajtesės sė njohur Arti poetik, i cili e ka pėrtėrirė satirėn romake, ka krijuar gjininė letrare tė epistolės dhe i ka vėnė rregullat e artit klasik. Nė poezinė lirike tė tij ka arritur tė kėndojė vargjet mė tė pėrsosura latine nė odet, epodet, satirat dhe epistolat, nė vargun e hekzametrit dhe nė vargje tė tjera tė metrikės sė kanonizuar greke, duke ndikuar fuqimisht nė zhvillimin e letėrsisė europiane dhe duke u shėrbyer poetėve tė rinj si mėsues i pazėvendėsueshėm.[2] Horaci me veprėn e tij “Epistula ad Pisones” ose “De arte poetica” u bė prototip i asaj poetike racionaliste, e cila p.sh. me disa qėndrime tė veta i shėrbeu si gjedhe edhe Boalo-Despros pėr veprėn, padyshim shumė tė rėndėsishme “L’art poetique” (1674), qė pėr njė kohė tė gjatė ishte kanoni suprem estetik i klasicizmit francez.[3]
Siē vėren studiuesi Arshi Pipa, Horaci ka qenė njė poet filozof, i cili atė botėkuptim jete, tė thithur qysh i ri prej librash dhe tė asimiluar mirė me pėrvojė, e realizoi nė praktikėn e jetės… Ndonėse perandor Augusti ia besoi kompozimin e “Kėngės Shekullore” – prapėseprapė diti me mbajtė dinjitetin e vet, me njė farė distance prej perandorit.[4]

Do thėnė se Horaci, mėsimet e para dhe tė mesmet i kreu nė Romė, pėr tė vazhduar studimet e larta nė Athinė, siē vepronin edhe shumė romakė tė tjerė, qė pretendonin tė merreshin me arte, shkencė e politikė.

Vepra letrare e Horacit (e shkruar nė poezi), pėr nga pėrmbajtja, mund tė ndahet nė tri pjesė:

a) poezi lirike, ku hyjnė Epodet[5] (njė pėrmbledhje me 17 poezi), Odet (4 pėrmbledhje me 103 poezi) dhe Poezia shekullore e, qė preokupim kryesor ka fatin individual tė njeriut nė raport me shoqėrinė[6],
b) poezi didaktike, ku hyjnė Satirat[7] (2 pėrmbledhje me 18 poezi) dhe Epistola ( 2 pėrmbledhje me 23 poezi) dhe
c) trajtesa mbi artin poetik-Epistula Ad Pisones , e cila, me kėtė rast, edhe do jetė objekt shqyrtimi.

* * *

Letra 3 drejtuar Pisonėve

Ajo qė mė shumė tėrheq vėmendjen e studiuesve tė shumtė tė Horacit, ėshtė Letra 3 drejtuar Pizonėve.[8] Nė kėtė letėr, siē vėren edhe dr. Z.Rrahmani, e cila qysh nė kohėn e tij konsiderohet si Ars poetica, nuk do ta ketė mė nė qendėr tė interessimit artin e tragjedisė e tė epit, po artin e poezisė pėrgjithėsisht.[9] Nė fakt, arti poetik kėtu nuk ėshtė trajtesė komplete e sistematike, e as metodikisht e punuar, siē ishte, bie fjala, para Horacit, Poetika e Aristotelit, apo pas Horacit, Shkenca e re, e Gj.B.Vikos (1668-1744).[10] Mirėpo poetika e Horacit nė vend tė kėtyre elementėve e ka natyrshmėrinė poetike tė kėndimit mbi njė materie jopoetike, e ka ndjenjen e gjallė poetike dhe ndieshmėrinė me tė cilėn trajton aspekte tė shumta e tė ndryshme tė poezisė dhe tė rregullave tė saj.[11]
Sido qė tė jetė nė kėtė letėr Horaci do tė shprehė mendime tė shumta mbi lirinė e krijimit, mbi frymėzimin, zgjedhjen e subjektit e trajtimin e tij, pra jep vlerėsime tė pėrgjithshme mbi artin e shkruar, sikundėr qė nuk lė pa prekur edhe poezinė epike e dramaturgjike, por jep vlerėsime edhe mbi teknikėn e poezisė dhe kulturėn e pėrgjithshme tė poetit.
Fillimisht, nė Letrėn 3 Pizonėve, Horaci flet pėr efektet e veprės sė dobėt artistike, pra pėr vetė veprėn dhe ndikimin qė ajo mund tė ushtrojė tek lexuesi, pra pėr raportin e krijuesit, poetit me marrėsin, publikun.

Kokėn e njeriut sikur mbi qafė t’ia ngjiste kalit piktori/ dhe gjymtyrėve tė mbledhura gjithandej t’ua shartonte/ puplat e larme asisoj qė gruaja lart mbi bel, fort e bukur,/ tė shndėrrohej nė njė peshk tė shėmtuar e tė pėrhimė,/ ju tė ftuar pėr tė parė, o miq tė mi, a do tė pėrmbaheni sė qeshuri?
Mė besoni, o Pizonė, se krejt i ngjashėm do tė ishte nė pamje/ edhe libri, kur si nė jermim tė tė sėmurit, tė pėrfytyroheshin/ figurat fantastike, qė as koka, as kėmba asnjė trupi/ s’do t’i pėrgjigjeshin. “Piktorėt, ashtu edhe poetėt, kanė pasur/ tė njėjtėn mundėsi qė me guxim tė krijonin ēdo gjė”./ E dimė, po kėtė liri, siē ua japim, ashtu e kėrkojmė prej tyre,… (Horaci, Letėr Pizonėve, 1-11).

Kjo qė ofruam mė lart, mbase flet, siē heton studiuesi Z. Rrahmani, pėr ēėshtjen e lirisė sė krijimit, e cila lidhet me diskutimin e vjetėr tė Platonit e tė Aristotelit mbi frymėzimin dhe pėrgjithėsisht me mendimin e Platonit se poeti krijon kur ėshtė nė gjendje tė pavetėdishme, tė pėrhumbur. Ndonėse poeti e ka lirinė e krijimit, sipas Horacit, ajo nuk guxon tė keqpėrdoret.[12] Mė tej, Horaci, nė letrėn drejtuar Pizonėve, shtron kėrkesėn pėr unitet tė veprės letrare dhe integritet tė saj e, nė kėtė kontekst, gjithsesi edhe kėrkesėn pėr harmoninė e kompozicionit, harmoninė e elementeve tė ndryshme nė vepėr.. Qė vepra tė jetė sa mė e mirė, sa mė e suksesshme, njė rėndėsi tė veēantė, sipas Horacit, duhet t’i kushtojmė edhe zgjedhjes sė lėndės, por pa harruar nė shtjellimin e temės, “ngase nė shtjellimin e mirė edhe tema banale shkėlqen”(Letėr… 243). Duhet tė tregohemi tė kujdesshėm nė zgjedhjen e subjektit, tė njė subjekti qė ėshtė trajtuar edhe mė parė ose qė nuk ėshtė trajtuar fare. Kėtu, sipas Z.Rrahmanit, Horaci mbase prek edhe ēėshtjen e raportit midis tė resė dhe tė vjetrės, pra edhe diskutimin mbi tė renė dhe origjinalitetin nė poezi.[13]

Horaci sugjeron subjektin qė ėshtė nė pėrkim me mundėsitė tona si krijues, pėr njė zgjedhje tė vullnetshme tė subjektit, por edhe nė zgjedhjen e fjalėve, madje nė rast se mungon shprehja e duhur ai thėrret nė krijimin e fjalėve e shprehjeve tė reja.[14]

* * *

Horaci, i shkolluar nė Athinė dhe duke njohur mirė artin grek, shpreh konsideratė tė thellė ndaj kėtij arti, prandaj porositė krijuesit (sidomos tė rinjtė) : “Po ju modelet greke natė e ditė shfletoni zellshėm” (Letėr… v. 269). Ndonėse, sipas shumė studiuesve, tragjedia nė Romė nuk kishte rolin dhe funksionin qė kishte nė Greqi, ēėshtjeve tė tragjedisė, Horaci, do t’i kushtojė njė hapėsirė relativisht tė madhe (mbi poezinė epike dhe dramaturgjike shih nė vargjet 73 – 294), ndoshta edhe pėr tė tėrhequr vėmendjen e krijuesve latin kah kjo gjini letrare pak e zhvilluar nė Romė. Kur ėshtė fjala pėr strukturėn e veprės letrare, do thėnė se Horaci jep kėshilla praktike: drama tė ndahej nė pesė akte e nė skenė tė dilnin jo mė shumė se tre personazhe, karakteret (qofshin ato mitike ose historike) duhet tė jenė tė besueshme ndėrkaq kori, sipas tij, luan njė rolė tė veēantė.
Vargjet e mėposhtme tė Horacit tregojnė qėndrimin, shijen e tij pėr dramėn, por jo dhe kėrkesėn qė kjo tė merret pėr rregull.

Mirėpo, mos i vėr nė skenė veprimet qė duhen kryer jashtė
dhe largoji sysh ato qė aktori do t’i thotė vetė.
Tė mos i mbys medeja fėmijėt e vet para botės,
o tė mos i ziejė zorrėt e njeriut Atreu jashtė
ose tė mos shndėrrohet Prokna nė zog, e kadmi nė gjarpėr.
Kėshtu ēdo gjė qė tė mė tregosh, e urrej sit ė pabesueshme.

(Horaci, Letėr…,182-188)

Po edhe retorika del mjaft e rėndėsishme nė poetikėn e Horacit, ndėrkaq pėr tė krijuar vepra tė mėdha, pėrveē talentit,sipas tij, duhet edhe angazhim e punė sistematike e krijuesit:

“poezia, ėshtė lavdėruar pse natyra ia dhuroi poetit, ose ėshtė fryt I mjeshtėrisė sė tij, mbi kėtė diskutohet. Unė nuk e shoh se puna jep fryt nėse nuk ka pasuri shpirti, po as gjeni pa snjė dije: njėra ndihmohet prej tjetrės dhe lidhen kėndshėm sė bashku.”[15]

Vetėm kombinimi i kėtillė sipas tij na jep atė poezinė e mrekullueshme e cila pėrveē tė tjerash, ofron kėnaqėsi dhe ėshtė e dobishme pėr jetėn njerėzore. [16] Kemi tė bėjmė kėtu me konceptin e Horacit pėr tė kėndshmėn dhe tė dobishmėn nė art dhe, modele tė tilla arti, sipas Horacit janė veprat e Homerit, Iliada e Odisea.

Nė vend tė pėrmbylljes

Me veprimtarinė e tij letrare, Horaci ka treguar individualitetin e tij intelektual duke lėnė gjurmė tė pashlyera nė periudhėn e artė tė letėrsisė romake. Ndonėse nuk shquhet pėr origjinalitet tė veēantė, pėr sistematicitet e thellėsi mendimi, siē ėshtė, ta zėmė, Poetika e Aristotelit, megjithatė vepra poetike e Horacit pati njė ndikim tė madh nė krijimtarinė e shumė poetėve tė kohės sė mesjetės, kurse interesimi pėr veprėn e tij nuk u shua as sot. Mendimet e tij pėr shumė ēėshtje tė artit, formės e pėrmbajtjes sė veprės poetike, unitetit tė stilit dhe temės, shprehjes e pėrzgjedhjes sė fjalėve etj. etj. bėjnė qė ndikimi i Horacit si poet dhe teoricien, tė jetė nė shumė periudha, i madh. Veē kėsaj, “Arti poetik i Horacit - siē thotė studiuesi Zejnullah Rrahmani, ka aktualizuar dhe pėrcjellė drejt kohėve tė reja poetikėn klasike greke…”.

____________________________
[1] Horaci ishte bashkėkohanik i Virgjilit dhe i Ovidit. Lindi nė vitin 68 nė Venuzi, qytet i vogėl i Apulisė, nė Italinė Jugore.
[2] Sedaj, dr. Engjėll, Horaci - Arti poetik, f.5, “Buzuku”, 2000,Prishtinė; shih edhe: Arti poetik i Horacit, Mustafa Ferizi, Fjala, f.16
[3] Gėrliq, Danko, Estetika – historia e problemeve filozofike, f. 145, “Rilindja”, Pr.1984
[4] Pipa, Arshi, Lyrika latine, Maluka, f. 34-35, 2000. Shqipėri,
[5]Studiuesit e mėvonshėm i kanė quajtur Epode, ndėrkaq vetė Horaci i ka quajtur Jambe. Greq. Epoidos – quhet vargu i shkurtėr qė pason pas atij tė gjatit.
[6] Vinca, Agim, Kurs i teorive letrare, f.74, “Libri shkollor”, Prishtinė, 2002
[7]Vinca, Agim, vep.e cit. f.74: “Nė satirat e tij ironizohen mendjelehtėt, servilėt, fajdexhinjtė, kundėrshatėrt e tij letrarė etj.”. Shih edhe Pipa, vep. e cit. f.34-39
[8] Letrėn ia ka dėrguar Luk Pizonit, personalitetit tė shquar tė jetės shoqėrore romake, sikur edhe dy tė bijve tė tij pėr t’i udhėzuar sa mė mirė nė punė tė artit.
[9] Rrahmani, Zejnullah, Teoritė letrare klasike, f. 227, “Faik Konica”, Prishtinė, 2001
[10] Sedaj, Engjėll, vep. e cit. f.22
[11] Rrahmnai, Zejnullah, vep. e cit. f.227
[12] Rrahmani, Zejnullah, vep.e cit. f.229
[13] Shih, po aty, fq. 231
[14] Ja se si shprehet vetė Horaci pėr gjėrat qė i shtruam mė lart:
Shkurt: sidoqoftė, ēdo vepėr le tė jetė njė tėrėsi e plotė!
Shumica e poetėve, or baba dhe ju djem tė denjė t’et, mashtrohemi nga pamja e jashtme, derisa vėmendshėm kėrkoj thjeshtėsinė, mu atėherė bėhem i errėt:kur ndjek stilin e lehtė, mė mungon frymėzimi, kurse ai qė premton stilin e lartė, del i fryrė dhe pėrtokė zvarritet

(vargjet 23-28)
…………………………
Ai qė dėshiron tė ndryshojė njė gjė nė mėnyrė jotė. Natyrshme, e pikturon delfinin nė mal e derrin e egėr nė ujė.
(v. 30-31)
…………………………
dhe duke qenė i paaftė pėr pikėn kryesore tė veprės, nuk do tė dijė ta punojė tėrėsinė
(v. 35-36).
…Ju qė shkruani zgjidhni lėndėn qė u pėrshtatet fuqive dhe mendoni gjatė se ēfarė mund e ēfarė s’mund tė bartin supet tuaja…
(v.38-40)
Krijuesi i vjershės duhet tė jetė i hollė dhe i kujdesshėm nė zgjedhjen e fjalėve,…
(v. 45-46)
Unė si shkrimtar i Satirave, s’do tė dashurohem nė shprehjen e rėndomtė, tė pastolisur… (v.234-235)
[15] Cit, sipas, Z.Rrahmani, vep. e cit. f. 235
[16] Po aty

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara