HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


DIALEKTIKA E NGJARJEVE

-- nga Shefki OLLOMANI

Shefki OLLOMANI Ligji i tė kundėrtave
Nga ligjet e shkencave natyrore e dialektike ėshtė e njohur se ngjarjet dhe fenomenet natyrore e shoqėrore janė tė lidhura dhe nė varshmėri me njėra-tjetrėn.
Njėri nga ligjet dialektike tė zhvillimit dhe tė transformimit tė materjes dhe tė shoqėrisė njerėzore, ėshtė edhe ligji i luftės dhe i unitetit tė tė kundėrtave. Nė kornizat e kėtij ligji hyn edhe lufta nacionalēlirimtare e popullit tė pushtuar kundėr luftės robėruese tė agresorit. Luftė kundėr luftės. Robėria ėshtė negacion i lirisė, kurse lufta pėr liri ėshtė mohim i robėrisė.
Gjėrat e kundėrta zhvillojnė vazhdimisht ndėrmjet tyre luftėn e tė kundėrtave. Kurrė nuk ka pasur dhe nuk mund tė ketė pajtim nė mes gjėrave dhe fenomeneve tė kundėrta. Me vullnet apo jashtė tij, tė gjithė janė tė detyruar t'i nėnshtrohen, por edhe tė ndeshen, me ligjin natyror tė luftės sė tė kundėrtave.
Ligji i luftės sė tė kundėrtave nuk njeh indiferentizėm, as neutralitet, nė ndeshjen e madhe dhe konstante tė luftės sė tė kundėrtave. Ky ligj, poashtu, nuk njeh neutralitet politik apo uashtarak gjatė zhvillimit tė luftės sė tė kundėrtave: luftės ndėrmjet lirisė dhe robėrisė, luftės midis popullit ēlirimtar dhe armikut pushtues.
Robėria e njė populli fillon nga ēasti i shkeljes sė ēizmes sė parė tė ushtarit armik mbi tokėn e popullit qė sulmohet pėr t'u robėruar. Ndėrsa lufta pėr liri fillon nga momenti i pushtimit tė atdheut nga ushtritė e huaja invaduese.
Pushtimi dhe robėria imponojnė domosdoshmėrinė e fillimit tė luftės pėr liri tė popullit tė pushtuar e tė robėruar. Ky ėshtė njė proces historik i pashmangshėm, nė tė cilin fenomenet dhe ngjarjet janė tė ndėrlidhura ngushtė me njėra-tjetrėn, kushtėzojnė njėra-tjetrėn dhe njėkohėsisht luftojnė deri nė fund njėra-tjetrėn. Pushtimi sjellė robėrinė, robėria luftėn, lufta ēlirimin, ēlirimi lirinė, liria pavarėsinė. Legjimiteti, drejtėsia dhe domosdoshmėria e qėndresės, rezistencės dhe e luftės sė armatosur tė popullit tė robėruar daton nga dita e rėnies sė tij nėn zgjedhėn e huaj. E drejta dhe detyra e popullit tė robėruar ėshtė qė tė qėndrojė, tė rezistojė, tė protestojė dhe tė luftojė, pėr tė shkėputur prangat e robėrisė, pėr tė nxjerrė jashtė atdheut pushtuesėt dhe pėr tė fituar lirinė dhe pavarėsinė kombėtare.
Asnjė pushtues nuk heq dorė vullnetarisht nga pushtimi, shtypja kombėtare dhe shfrytėzimi ekonomik ndaj popullit e vendit tjetėr. Asnjė popull nuk e don luftėn dhe gjakderdhjen, por asnjė popull nuk e duron robėrinė e huaj, nuk e pranon zhdukjen dhe nuk e nėnshkruan nėnshtrimin. Ēdo popull dėshiron dhe ka tė drejtė tė jetojė i lirė nė atdheun e vet.

Paqja
Paqė, nė jetėn e pėrditshme, do tė thotė pastėrti, mirėsi, rregull, meritė…
Paqė nė politikė do tė thotė joarmiqėsi, joshqetėsim, joturbullirė, marrėdhėnie miqėsore, gjendje pa luftė, pa grindje, pa konflikte, pa ndeshje nė mes tė popujve apo shteteve.
Paqja nuk mund tė arrihet kur mungon liria.
Paqe nuk ka pėr popullin e pushtuar dhe tė robėruar.
Paqe kurrė nuk mund tė ketė ndėrmjet pushtuesit e tė pushtuarit.
Paqja nė robėri nuk ėshtė paqe, por robėri e re.
Paqja nė emėr tė stabilitetit dhe sigurisė, kur vendi dhe populli janė nėn pushtim tė huaj nuk ėshtė paqe. Paqja mbretėron vetėm midis dy vendeve dhe popujve tė lirė e sovranė.
Paqja ekziston brenda-pėrbrenda njė shoqėrie, populli apo shteti tė lirė e sovran.
Paqja prishet kur brenda tė njėjtit popull nuk ka drejtėsi, barazi, mirėqenie sociale, punėsim e zhvillim, shtet juridik dhe kur ka sundim e shfrytėzim tė egėr tė njė klase mbi klasėn tjetėr shoqėrore.
Paqja ėshtė paqė kur dominon drejtėsia, ligji, demokracia e barazia nė rradhėt e njė shoqėrie apo tė njė shteti.
E kundėrta e paqes nė tė kėtilla raste ėshtė Revolucioni, i cili ėshtė rrebelim dhe kryengritje e dhunshme brenda shoqėrisė dhe popullit.
Atje ku nuk ka liri, drejtėsi, barazi,… ka rrebelim e kryengritje.
Atje ku nuk ka paqe tė vėrtetė, ka luftė tė armatosur.
Ata qė bėjnė thirrje pėr paqė, stabilitet e siguri, me ēdo kusht, edhe nė rrethana tė njė robėrie e pushtimi klasik tė vendit e tė popullit, ata s'janė gjė tjetėr pos antikombėtarė dhe shėrbėtorė tė pushtimit tė huaj. Por edhe ato qeveri demokratike tė botės, qė i bėjnė thirrje pėr paqė e siguri njė populli qė ėshtė i pushtuar e i robėruar, nuk janė liridashės dhe demokratė tė vėrtetė.
Pa liri e paqė kolektive, nuk ka as liri e paqė individuale.
Aktualisht nė Shqipėrinė Etnike, jashtė Shqipėrisė londineze tė Tiranės, mbretėron njė "paqė" nėn robėri! Prandaj kjo lloj paqe ėshtė e brishtė dhe e pėrkohshme. Me gjithė manipulimet dhe kėrcėnimet "shqiptaro"-ndėrkombėtare pėr ruajtjen e kėsaj "paqe", kjo nuk ėshtė e mundur dhe heret a vonė kjo "paqe" do tė shndėrrohet nė rrebelim, nė kryengritje e luftė ēlirimtare. Kjo ėshtė jo vetėm e ligjshme, por edhe e natyrshme, ligj i pashkruar i natyrės qė nuk kanė ēka t'i bėjnė as superfuqitė botėrore e jo mė pushtuesit e vegjėl dhe bashkėpunėtorėt e tyre.

Kryengritja
Kryengritja ėshtė revoltė, rezistencė, shpėrthim me zemėrim e me dhunė, luftė nacionalēlirimtare e armatosur e njė populli kundėr pushtimit dhe pushtuesve tė huaj, pėr tė ēliruar vendin dhe pėr tė fituar lirinė dhe pavarėsinė kombėtare.
Ata qė organizojnė kryengritjen quhen kryengritės, luftėtarė tė lirisė, ushtarė popullorė, ēlirimtarė, atdhetarė, liridashės, idealistė, revolucionar,…
Kėto kryengritės armiqtė pushtuesė dhe tė lirisė gjithmonė i etiketojnė, duke i quajtur: rrebelė (tekanjozė), ekstremistė, radikalė, fundamentalistė, ilegalė, njerėz me maska apo me thasė nė kokė, terroristė,…
Pjesėtarėt e njė populli tė robėruar, tė cilėt e duan lirinė, por nė rrugė paqėsore, quhen pacifistė dhe i takojnė rrymės politike tė pacifizmit, e cila predikon paqen me ēdo kusht, duke mohuar ēdo lloj lufte, sidomos luftėrat nacionalēlirimtare dhe revolucionet, me qėllim tė ruajtjes sė Status Quo-sė, tė marrėdhėnieve kapitaliste, shtypjes e shfrytėzimit tė popujve dhe ruajtjen e gjendjes sė pushtimit e tė robėrisė.

Lufta
Lufta ėshtė ndeshje e armatosur ndėrmjet shtetesh apo forcash kundėrshtare qė kalon pėrmes njė numėri betejash dhe pėrleshjesh. Lufta ėshtė pėrplasje e ashpėr sistemesh tė ndryshme shoqėrore-politike, klasash antagoniste, grupesh shoqėrore e partishė kundėrshtare pėr ruajtjen apo pėr marrjen e pushtetit. Llojet e luftėrave:
1.Luftė e drejtė: ēlirimtare, kombėtare, popullore, revolucionare, luftė mbrojtėse,…
2.Luftė e padrejtė: imperialiste, pushtuese, grabitqare, aneksuese, robėruese, invaduese, sulmuese,… Ekzistojnė edhe luftėrat civile (qytetare), luftėrat bėrthamore (kimike, bilologjike, atomike). Pastaj: luftėrat tokėsore, detare, ajrore. Kemi edhe luftėrat e nxehta ( me armė), luftėrat e ftohta (pa armė) dhe luftėrat paqėsore.
Ekzistojnė edhe luftėrat e brendshme (civile) dhe luftėrat e jashtme (midis dy apo mė shumė popujve e shteteve). Kemi luftėrat midis dy sistemeve tė ndryshme shoqėrore-politike. Pastaj: luftėn e tė kundėrtave, luftėn klasore, luftėn e mendimeve, luftėn ideologjike, luftėn politike, ekonomike, diplomatike, psikologjike (speciale), fetare,…

Revolucioni
Pėrveē luftėrave nacionalēlirimtare ekzistojnė edhe revolucionet, tė cilėt janė tė shumėllojshėm, tė dhunshėm, tė cilėt shpėrthejnė nga masat e gjera popullore pėr pėrmbysjen me forcė tė njė rendi ekzistues shoqėror-politik dhe zėvendėsimin e tij me njė rend tė ri. Me anė tė revolucioneve hiqet nga pushteti njė klasė sunduese dhe vjen nė pushtet njė klasė e re sunduese.
Nė politikė ekzistojnė revolucione borgjeze, demokratike, popullore dhe socialiste.
Revolucionet zakonisht janė progresive, pėrparimtare, sepse kalohet nga njė shkallė mė e ulėt e zhvillimit shoqėror-politik tė shoqėrisė njerėzore nė njė shkallė mė tė lartė tė zhvillimit shoqėror, politik, ekonomik e juridik tė shoqėrisė dhe tė shtetit.
Revolucionet i organizojnė dhe i udhėheqin revolucionarėt, tė cilėt janė pjesėmarrės nė revolucion, anėtarė tė partisė revolucionare qė udhėheq revolucionin, janė pėrkrahės dhe simpatizanėt tė tij, por janė edhe luftėtarė tė vendosur pėr triumfin e sė resė dhe pėrmbysjen e sė vjetrės. Revolucionarėt janė edhe luftėtarė tė lirisė pėr ēlirim dhe pavarėsi kombėtare.
Ekzistojnė edhe kundėrrevolucionet, tė cilėt janė regresivė, reaksionarė e konservativė, sepse e kthejnė zhvillimin shoqėror tė popullit e tė shtetit prapa, nė tė kaluarėn, nė tė vjetrėn dhe nė kohėn e prapambeturisė e tė padrejtėsisė.

Marrėveshja
Pas luftės paqja ėshtė marrėveshje pėr ndėrprerjen e armiqėsisė dhe tė luftės.
Marrėveshja ėshtė pajtim mendimesh midis dy apo mė shumė palėve. Apo qėndrim i pėrbashkėt e identik i dy ose mė shumė palėve pėr njė ēėshtje tė caktuar, pėr zgjidhjen e njė problemi apo konflikti.
Ekzistojnė dy lloje marrėveshjesh:
1.Marrėveshje e pėrhershme pėr ndėrprerjen e luftės, afatgjate, marrėveshje paqėsore, dhe 2.Marrėveshje e pėrkohshme, afatshkurtėr, marėveshje pėr armėpushim, e cila shėrben pėr ndėrprerjen e pėrkohshme tė luftės.
Marrėveshjet e pėrkohshme mė tė fundit janė Marrėveshja e Konēulit dhe Marrėveshja e Ohrit. Kėto dy marrėveshje nuk e kanė sjellė paqen e pėrhershme midis palėve nėnshkruese, por vetėm atė tė pėrkohshmen, sepse nuk e kanė zgjidhur pėrfundimisht shkakun pėr tė cilin u zhvilluan luftėrat dhe shkakun pėr tė cilin u lidhėn kėto dy marrėveshje. Meqenėse janė armpushim e jo pėrfundim i luftės, si tė tilla ato janė tė pa zbatueshme dhe tė dėshtuara qė nė fillim.

Bota dhe njerėzimi nė fillim tė fillimit, nė Zanafillėn Parahistorike, kanė qenė nė paqė e harmoni, tani janė nė luftė e armiqėsi. Pas luftės ose do tė vjen pėrsėri paqa, ose do tė vjen shkatėrrimi, pėrmbysja, apokalipsa, kiameti…
Kėtė askush nuk e di me saktėsi.

Nėntor 2007

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara