HYRJE | HISTORI | LETËRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRË


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Myftiu që krijoi Divizionin “SS” shqiptar “Skenderbeu”!

-- nga Paul Tedeschini

Paul Tedeschini Duke studjue ne internet “site” te ndryshme ne gjuhen gjermane mbi krimet naziste, kam gjete ne sitin http://de.wikipedia.org/wiki/Mohammed_Amin_al-Husseini se ne vitin 1944 ekzistonte nji divizioni shqiptar “SS” me emnin “Skenderbeg” i krijuem nga Myftiu i Madh i Palestines Haxhi Muhammed Amin al Hysejn (1893-1974).

Po paraqes ketu permbledhtas çka kam perkethye nga ky sit:

Shume dokumenta flasin per bashkepunimin e ketij myftiu (ish oficeri turk i luftes pare botnore) me nazistat gjerman gjate viteve 1934-1945, te nxjerruna nga “Kripo” (KriminalPolizei gjermane) dhe Gestapoja, nga dosjet e seksionit te Lindjes se Mesme te AbWehr (Sherbimi Sekret gjerman i admiralit Wilhelm Kanaris); nga Departamenti i Çeshtjeve Islamike te “Qendres se Stervitjes te Elementve Musulman” te Waffen SS (te Armes SS), qe varej nga Heinrich Himmler; nga “Komanda e Operacioneve Orjentale” te Divizionit Special Brandenburg – vullndetaret e lindjesafarme, veriafrikan, pertej-kaukazian dhe rus-aziatik si dhe te Arab Bureau (Zyres Arabe) te dikasterit te Ministrise se Jashtme gjermane te Joahim Ribbentropit. Myftiu i Madh u takue me Hitlerin ne Berlin me 28 nandor 1941, me te cilin vendosi nji aleance te ngushte ideologjiko-politiko-ushtarake. Myftiu u vendos pastaj ne nji nga zyret qendrore te SS-ve ne Berlin prej ku organizoi dhe ndoqi personalisht aktivitetin e reparteve SS muslimane ne Bosnje, ne Kosove si dhe ne republikat aziatike muslimane sovjetike. Per kete ai bani disa udhetime ne Bosnje, Kosove dhe Shqiperi. Po ashtu ai organizoi bashkepunimin e arabve me trupat naziste gjermane te gjeneralit Rommel ne Afriken Veriore. Ai bashkepunoi edhe per zhdukjen e çifutve ne Europen Lindore. Simbas shkresave zyrtare te Ministrise Jashtme gjermane rezulton, se ai ka fshire nga listat e vizave, qe do tu jepshin çifutve per te ikur ne Palestine me 13 maj 1943 :( 4000 femijeve dhe 500 te rriturve nga Bullgaria); me 28 korrik 1943 (te 1800 femijve dhe 200 te rriturve nga Rumania) si dhe (900 femijve dhe 100 te rriturve nga Hungaria), te cilet perfunduen ne kampet e çfarrosjes. Klikò linkun Bildmaterial (Materiale fotografike, me spjegime anglisht) ku paraqiten shume fotografi te takimeve te Myftiut me Hitlerin, me Geringun, me Himmlerin, Rippentropin etj, si dhe inspektimi nga ana e tij e reparteve SS gjermane dhe SS bosnjake. Po ashtu jepen fotografi te Myftiut mbas luftes dyte botnore si nji nder organizuesit ma aktiv dhe drejtuesit kryesor te Konferences Vendeve Islamike. Klikò edhe linkun Adolf Hitler e il Muftì di Gerusalemme. Kush deshiron te shofin rreth 20 filma dokumentar origjinal te takimt te Myftiut me Hitlerin si dhe inspektimin nga Myftiu i Divizioneve SS, mund te klikojne ne sitin: YouTube - Grand Mufti Haj Amin Al Husseini [Hitler's Mufti]

1) Krijimi i divizionit SS bosnjak “Hanxhari” ( Me stemen nji Hanxhar dhe Kryqi Thyem ) ( Materjali asht permbledh dhe perkethye nga (klikò linkun) 13. „Handschar“) Qe nga viti 1943 Haxhi Mohammed Amin al-Hysein, Myftiu i Madh i Jeruzalemit, si funksionar i zyreve SS ne Berlin asht marre me rekrutimin dhe organizimin e njisive luftarake islamike bosnjake te Armes SS te Wehrmachtit. Divizioni nr.13 i armes malore bosnjake SS “Hanxhari” u krijue me 1 mars 1943 si divizion vullnetarsh musliman bosnjak ne bashkerradhitje me divizionet çetnike kroate. Disa myfti dhe imam bosnjak nxiten rekrutimin ne kete divizion dhe çdo repart pati nga nji myfti si keshilltar, ndersa ne drejtim te ketyne reparteve ishin oficerat gjerman. Ne prill 1943 u bane rreth 12.000 ushtar, qe ma vone u arrit numri i tyne ne 21.065 veta. Ne veren e vitit 1943 rekrutet u derguen per stervitje ne Gjermani. Qe nga shkurti 1944 Divizioni “Hanxhari” veproi me egersi te forte kunder partiznve komunist ne Ballkan. Ne pranveren dhe veren e vitit 1944 anetart e ketij divizioni bane vrasje dhe krime lufte ndaj popullsise te atyshme serbe. Numri i sakt i viktimave nuk njihet, por çmohet se ka qene shume mijra te vdekun. Mbas fitoreve te partizanve te Titos rreth muejit tetor 1944 shume anetar te repartit dezertuen, 2000 iu dorezuen partizanve dhe keshtu reparti u shkri. Nji pjese e tyne, qe ndoqi repartet gjermane, u zu rob ne Austri nga anglezt.

2) Krijimi i divizionit SS shqiptar „Skenderbeu“ ( Me stemen e shqipes dykrenare ) (Materjali asht permbledhe dhe perkethye nga (klikò linkun) 21. „Skanderbeg“). Divizioni SS „Skanderbeg“ nr.21 i formuem ne mars te vitit 1944 dhe i perbame nga kosovar, asht perdore prej komandes gjermane ne Ballkan. Anetart e ketij divizioni kane ba ne Kosove dhe ne krahinat per rreth krime lufte ndaj popullates civile serbe. Kjo njisi asht pergjegjese e deportimit te disa qindra çifutve dhe romve nga Kosova ne kampet e shfarrosjes. Si u krijue dhe u organizue ky divizion? Ne mars te 1944 kryekomandanti SS Himmler me sugjerimin dhe kontributin e myftiut palestinez vendosi te krijoje divizionin SS shqiptar dhe me vendimin e dates 17 prill u krijue me 1 maj 1944 ne Pej, Prizrend dhe ne Prishtine „Arma Malore“ 21.Divizioni SS „Skenderbeg“ me 9.275 vete nga te cilet ne fakt u mbajten vetem 6500 tue perfshi edhe 300 shqiptar te kethyem nga divizioni SS i Bosnjes „Hanxhari“. Se bashku me oficerat gjerman te drejtimit divizioni arrinte 8500 ushtarak. Divizioni perbahej nga dy regjimente te kambsorise, nga regjimenti i altilerise, nji repart zbulimi, nji repart informacioni, nji repart tankesh dhe nji repart te rijsh. Komandanti i divizionit ishte August Schmidhuber. Pjesa ma e madhe e rekrutave ishin shqiptar musliman nga Kosova. Per te stimulue ushtart shqiptar u propagandue ne nji fare menyre edhe „Teoria e racave“ duke u thane se shqiptart kan prejardhje arjane dhe keshtu ata jane si te thuesh fis me rracen gjermane ne dallim me „racen e ulte sllave“. Per çka u perdor ky divizion? Divizioni SS „Skenderbeg“ do tu perdorte nga nazistat ne Jugosllavi per luftime kundra partizanve, por gjate veres ai veproi ne Kosove dhe ne Maqedonine veriore jo si njisi ushtarake luftimi. Mbrenda pak javesh u vrane ose u qiten jashte Kosoves nji numer i pa percaktuem serbesh. Komandanti Schmidhuber raportoi Berlinin se qe ne fillim u debuen nga Kosova 40.000 serb. Komandanti SS shtoi se duhen nxjerr jashte edhe 100.000 serb te tjere. Ne maj 1944 ai urdheroi krijimin ne Prishtine te Kampit te famshem te perqendrimit per te dyshimtit politik sidomos komunist. Si roje u perdorne vullnetart e divizionit SS Skenderbeg. Me 28 korrik 1944 antart e divizionit vrane ne fshatin Veliko 380 banor serb, prej te cilve 120 femij dhe u vune zjarrin 300 shpijave. Persa kohe qe çifutet e Kosoves nuk kishin ike ende nga Kosova, sidomos ne drejtim te Shqipnise ku nuk kishte perndjekje çifutesh, ata i arrestuen dhe i derguen ne kampet gjermane te perqendrimit. Ne Shkup u krijue nji kamp ku çifutet mbaheshin perkohesisht para se te dergoheshin ne Mat’hauzen-Gjermani. Ky divizion ushtroi dhune edhe kunder popullsise rome. Divizion nuk pati sukses ne luftimet me partizant e Titos, te cilet kontrollojshin pjesen ne kufi me Serbine si dhe pjesen ne kufi me Maqedonine. Forca luftarake e divizionit shqiptar ishte e kufizueme, shume antar dezertuen dhe ne shtator 1944 divizioni u shkri. Ashtu si tek divizioni boshnjak SS „Hanxhari“, nji pjese e vogel iu bashkue trupave gjermane ne vazhdim te luftes. Mbas luftes dyte botnore Myftiun e kerkuen forcat nderkombetare si kriminel lufte, por ai arriti te ikte ne Egjypt ku gjeti strehim nga aleatet e tij Enver Sadati dhe Naseri, edhe keto pronazist. Kur mbreti i Jordanise Abdallah ibn Hussein I-re deshti te ia kalonte drejtimin e palestinezve nji tjetri, myftiu shtini me e vra. Po per shkak kontradiktash Myftiu shtini te vriste nji tjeter lider palestinez, rivalin e tij Ragip Nashashibin. Ai arriti tu bante nji nder drejtuesit kryesor dhe ma aktiv te Konfernces se Vendeve Islamike. Udheheqesi i mavonshem palestinez Jaser Arafat, ishte nipi i Myftiut nga e ama dhe njikohesisht adhuruesi i tij.

(Shenim: Theksoj se une nuk mbaje asnji pergjegjesi per permbajtjen e teksti origjinal gjermanisht, te cilin e kam marre nga siti i naltpermendun. Mirepres vrejtje dhe sugjerime vetem per cilesine e perkethimit nga gjermanishtja te tekstit te masiperm!)

3) Enver Hoxha sterviste terroristet palestinez! Enver Hoxha, edhe ky nip hoxhe si Arafati, me gjithese hiqej „shume parimor“ dhe „antiklerik“, kurr nuk na foli per bashkepunimin e Myftiut palestinez me nazizmin, ndersa nga ana tjeter tinzash mbante lidhje me nipin e tij Arafatin. Gjate viteve 1965-1967 ne „Drejtorine e Dyte - te zbulimit ushtarak“ ne Tirane, sterviteshin ne sekretin ma te madh shume palestinez kamikaxe te Arafatit, te cilet bane ma vone shume aksione te tilla deri ne lojnat Olimpike ne Gjermani ne vitin1972 ku moren peng dhe vrane 11 sportista izraelit. Me 19 janar 2007 u publikue ne gazeten METROPOL se ne vitin 1961 Enver Hoxha urdheroj te arrestohet per agjitaion e propogande fshatari nga Vlora Qemal Biçaku, i cili kishte shpetue gjate luftes nji familje hebrejsh nga nazistat dhe kishte mbajte korespondence me ata. Qemal Biçaku vdiq ne burg ne vitin 1969. Ndersa gjate 16 vjetve te fundit shqiptart jane habite krejtesisht mbas ndeshjes miqesore midis „socialistve“ dhe „demokratve“, keto pasardhes te Enverit, edhe keto tinzash, e futen Shqiperine ne Konferencen e Vendeve Islamike te organizueme dhe per shume vite te drejtueme nga ky Myfti dhe ua hapen portat e Shqiprise per veprim terroristve arab, ashtu siç po rezulton nga lajmet e fundit ne shtyp.

Prandej lind pyetja:

A u intereson, sot, ma shume se kurr, shqiptarve, mbarshqiptarve, te vazhdojne politiken e hasmerise me kojshite, duke u ba keshtu, per shkak te lidhjeve fetare te nji pjese te shqiptarve, vegla qorre te politikes turko-arabe ne Ballkan, apo te ndjekin politiken e krijimit te raporteve te mira te fqinjesise dhe te bashkepunimit europian?

Paul Tedeschini, 28.12.2006

Shkoder.net... - Fjala e Lirë | Të drejtat e rezervuara