HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Qose apo Kadarč?

-- nga Paul Tedeschini, 05.09.2007

Paul Tedeschini Populli thote: "Tek nusja hane e pijne e tek dhandrri gją nuk dijne!". Ne "Shtepine tone" jena tue u hanger boll me njeni-tjetrin se kujt i takonka ēmimi Nobel, Qoses apo Kadares, e atje ne Svedģ ndoshta nuk din gja kerkush per kete pune! Si asht ne fakt puna?

Regjimi komunist zhduki intelektualt me kulture te vertete europiane, nga jugu e nga veriu, muhamedan dhe kristjan dhe krijoi ne kete shkretetģ intelektuale te ashtu quejtunin "Njeriun e ri". Ky njeri i ri sot nuk din asgja per periudhen "prehistorike", per intelektualt shqiptar me kulture europiane te zhdukun si dhe per veprat dhe kryeveprat intelektuale te tyne, por njeh sot mjerisht vetem "IDHUJT" e realizmit socialist, nder te cilet sot jane Ismail Kadarč ne Shqipnģ dhe Rexhep Qosja ne Kosove. Dhe jo vetem kaq, por ketij "Njeriut te ri" i asht mbushe mendja se keto dy meritojne per ma teper ēmimin Nobel, sikur ky ēmim te ishte ndonji dekorate e Komitetit Qendror te Partise Punes se Shqipnise apo e Lidhjes Komuniste te Jugosllavise.

Pa dashte me analizue se studimet e bame prej ktyne dyve i kan ba shume kohe ma pare intelektualt demokrat te eleminuem nga komunizmi, due te shtoj se ne te dyja anet e kufinit, sa e sa intelektual shqiptar, atedhetar, si dhe luftetar per mbrojtjen e te Drejtave te Njeriut, i kan vue komunizmit qyshe ne fillim te gjitha energjite e tyne intelektuale kundra Diktatures, ne sherbim te luftes per Lirine dhe Demokracine e popullit te vet, se sa prej tyne kane sakrifikue edhe jeten, si rastet e shume intelektualve te burgosun, te torturuem ne menyre ēnjerzore, te persekutuem, te denuem neper gjygje, te pushkatuem dhe deri te varun ne mes te qytetit prej regjimit kriminal komunist te barabart me ate fashisto-nazist apo me ate shovinist! Per ēka? - Per nji ideal!
Dhe keto dy "kandidat" qe kane qene te privilegjuemit, te cilet kane qene veglat servile te ketyne rregjimeve, po na e meritokan sot ēmimin Nobel!!!

Ēmimi Nobel nuk meritohet tue dijte me ba shkrime te bukra nga forma, por kishte me u meritue kur perveē Formes ka edhe vlera ne Permbajtje. Si mund te kene vlera ne Permbajtje shkrimet e ketyne dy demek "kandidatve" Nobeli, te cilet nuk kan ba asgja per Lirine dhe Demokracine e popullit te vet? Sa i ka sherbye Atedheut ky lloj arti kur keto dy i kan sherbye rregjimit, qe eleminoi intelektual te paisun me kulture me te vertete europiane edhe ma te zot se keto? A po pse sot ato nuk mund te flasin!!!! Kjo do te quhej "Art per Art", art qe nuk vlene, art qe nuk sherben.

Mire e ka sintetizue Kadaren, Mandela shqiptar, i famshmi dom Simon Jubani, qe ka kalue neper birucat e Sigurimit dhe ka ba njizet e shtat vjet te gjata burgu si kundershtar aktiv i komunizmit:

"Kadareja artin e tij si shkrimtar nuk e ka vue ne sherbim te se Mires, por e ka vue ne sherbim te se Keqes!". Kjo gja vlene njisoj edhe per vllaun e tij siamez shokun Qose.

Atehere linde pyetja: Si nuk i vune keto dy "Kandidat-Nobelista!?!" te pakten sot, energjite e tyne intelektuale dhe bagazhin e tyne intelektual ne sherbim te Demokracise tue ba ndonji shkrim apo ndonji studim, ne te cilin te denoncojshin publikisht dhe me fakte nga dosjet perkatese krimet e shemtueme te rregjimit komunist, aqe ma teper qe keto "Nobelista" kete regjim e kan njofte nga afer?!

Natyrisht ato nuk mund ta bajne nji gja te tille, sepse ato vete kane qene te ndyem deri ne fyt si bashkepunetor te ketij regjimi. Sikur te gjithe intelektualt shqiptar kundershtar te diktatures te kishin ndjeke rrugen konformiste te ketyne dy sherbetorve karjerist te diktatures kriminale komuniste si dhe te atyne qe sot po i perkrahin me aqe pasion, atehere nuk do te kishim pase neper burgjet dhe kampet komuniste asnji intelektual te burgosun politik. Prandej Qosja dhe Kadarč nuk jan gja tjeter veēse "IDHUJT E RREME" te rregjimit te falimentuem komunist, per te cilet Atedheu nuk ka nevoje. Perkundrazi.

Ne qoftese ndonji intelektual shqiptar sot do ta meritonte me te drejte ēmimin Nobel, intelektual qe ka kundershtue jo me llafe, por aktivisht komunizmin, qyshe ne vitet e para te tij 1944-1945, qi i ka dale me guxim ball per ball diktatures komuniste, qi per kete gja ka psue tortura ēnjerzore hetusie dhe ka hanger shume vite te gjata burgu e kampesh te randa pune dhe qe i ka vue te gjitha energjite dhe potencialin e tij kultural intelektual ekskluzivisht vetem ne sherbim dhe per te miren e Popullit dhe te Atedheut asht shkrimtari i njohtun At Zef Pllumbi i dekoruem sot nga Presidenti i Republikes me ēmimin "Nderi i Kombit" dhe nga Konkursi i Shkrimtarve me ēmimin "Penda e Arte". At Zef Pllumbi ne vepren e Tij monumentale ne tre volume te shkrueme me mjeshtri "Rrnņ per me tregue!" ka denoncue krimet e shemtueme komuniste, publikisht, pa kurfare rrezerve dhe me fakte konkrete te jetueme personalisht! Asht pikrisht ky lloj arti qe i sherben Popullit, qe i sherben Demokracise, qe i sherben Atdheut.

Ky kishte me e meritue me te drejte ēmimin Nobel!


Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara