HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Diskriminimi, shkak i dhunės ndaj grues shqiptare!

-- nga Paul Tedeschini

Paul Tedeschini Mendoni ju lutem vetem per nji ēast se ēfare reagimesh te ashpra publike do te kishte kundra atij qe do te shkruente se psh shqiptart jane rrace ma superiore se sllavt, apo se ebrejt, apo se zezaket, apo se arabet, apo se indjant, apo se kinezet ose psh se ky besim asht ma i mire se ai tjetri, ose psh kjo etnģ vlene ma shume se ajo tjetra, ose ato qe flasin kete dialekt jane ma superior se ato tjeret, ose kush asht i pasur asht ma fisnik se kush asht i varfer, ose psh kush ka shkolle te larte mund te perbuzi ate pa shkolle te larte dhe te tjera diskriminime si keto.

Kam lexue kohet e fundit ne internet artikullin e nji shtetasi shqiptar te diplomuem jasht shteti ku ai shkruente: “…(pėr ēėshtjen e trashigimisė fėmijve tuaj): pėr mashkullin hise sa pėr dy femra!”. Po ligji ēka thote ?

KUSHTETUTA E REPUBLIKES SE SHQIPERISE

Ne, Populli i Shqipėrisė, krenarė dhe tė vetėdijshėm pėr historinė tonė, me pėrgjegjėsi pėr tė ardhmen, me besim te Zoti dhe/ose te vlera tė tjera universale, me vendosmėrinė pėr tė ndėrtuar njė shtet tė sė drejtės, demokratik e social, pėr tė garantuar tė drejtat dhe liritė themelore tė njeriut, me frymėn e tolerancės dhe tė bashkėjetesės fetare, me zotimin pėr mbrojtjen e dinjitetit dhe tė personalitetit njerėzor, si dhe pėr prosperitetin e tė gjithė kombit, pėr paqen, mirėqenien, kulturėn dhe solidaritetin shoqėror, me aspiratėn shekullore tė popullit shqiptar pėr identitetin dhe bashkimin kombėtar, me bindjen e thellė se drejtėsia, paqja, harmonia dhe bashkėpunimi ndėrmjet kombeve janė ndėr vlerat mė tė larta tė njerėzimit,...

Neni 18
1. Tė gjithė janė tė barabartė pėrpara ligjit.
2. Askush nuk mund tė diskriminohet padrejtėsisht pėr shkaqe tė tilla si gjinia, raca, feja, etnia, gjuha, bindjet politike, fetare a filozofike, gjendja ekonomike, arsimore, sociale ose pėrkatėsia prindėrore.

Ne Kodin Civil nuk bahet asnji dallim ne te drejten trashigimore per shkak seksi. Diskriminimet e lartpermendura denohen simbas Nenit 40 dhe te Nenit 253 te Kodit Penal me gjobė ose me burgim gjer nė pesė vjet.

Mjerisht mentaliteti i diskriminimit te grues shqiptare, i vajzes karshi djalit, i grues karshi burrit, bane ate qe ajo te jete dhe te mbesin shtresa ma e dobet, shtresa ma e nenshtrueme, shtresa ma e dhunueme ne familjen dhe ne shoqnine shqiptare me te gjitha pasojat negative. Pikrisht ky mentalitet asht shtytja psikologjike e sa e sa krimeve ndaj saje dhe asht pikrisht kjo aresyeja, qe Legjislacioni yne ndjek penalisht diskriminimet. Duke e luftue kete mentalitet, ēdo qytetar i ndershem shqiptar do te kontribuonte ne evitimin e sa e sa krimeve.

Prandej logjikisht linde pyetja:
Si asht e muejtun qe nji shtetas shqiptar i diplomuem jashte shtetit ne shkencat shoqnore, apo politike, apo juridike, apo ne teologji etj., ne vend qe te kontribuonte ne zbatimin e Ligjeshmerise shqiptare, te detyrueshme per te gjithe shtetasit shqiptar pa perjashtim, ai lejohet te ushtroje profesionin pa asnji lloj verifikimi ne se ky e njeh apo jo Legjislacionin shqiptar dhe per ma teper lejohet ta shkele kete Legjislacion tue ba thirrje publike per diskriminimin e grues shqiptare?

Paul Tedeschini, me rastin e 8 Marsit 2007

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara