HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Si e meriton tė quhet qendra e Shkodres?

-- nga Paul Tedeschini, 23.03.2007

Paul Tedeschini Une personalisht, emrimin e Myftiut te ri te Shkodres, te te ndertit Imam Ndriēim Sulejmani per shkak te gatishmerise se tij te harmonise nderfetare te shprehun qe ne deklaraten e Tij te pare, e kam ēmue si nji hap shume pozitiv per Shkodren, qytetit tim ma te dashtun, ku linda dhe po thuej u plaka. Per kete aresye une i kam ba Ati personalisht dhe nepermjet shtypit urimet e mija ma te sinqerta per detyren e randesishme qe Ai ka marre persiper me ba.

Kam lexue ne www.infoshkodra.com, se diten e shtunde me daten 10.02.2007, ne Hotel Europa asht organizue nga Qendra Nderfetare e Grave ne Shkoder seminari me temė: "Dialogu dhe harmonia ndėrfetare, pėr njė tė ardhme nė paqe e barazi". Kete aktivitet e kishin pershendete kryetart e te tre besimeve Imamit Ndriēim Sulejmani, Mons. Angelo Massafra dhe At Nikolla Petani. Nji seminar i tille si shembull mbarkombtar asht pozitiv dhe e nderon qytetin tone.

Lexova se ne kete mbledhje i nderti Myfti Ndriēim Sulejmani ka propozue qe sheshi ku jane vendosur xhamia "Ebu Bekr", kisha franēeskane dhe kisha ortodokse, t'i vehet emni "Hafiz Jusuf Karakaēi", si simbol i shtrejte i nxitjes dhe forcimit te mesazheve te bashkejeteses nderfetare ne qytetin tone" tue e motivue se "Pėr Hafiz Jusuf Karakaēin shkruhet se ai ishte "i bindur se dashuria mes njerėzve ndėrtonte njė jetė tė qetė e tė mirė, ndaj dhe predikonte vėllazėrimin, bashkimin e harmoninė nė mes tė njerėzve tė tre besimeve, duke iu kundėrvėnė gojėve tė liga e pėrēarėsve. Mė nė pah njė obligim tė tillė e nxirrte fakti se nė lagjen ku ai jetonte e shėrbente, banonin familje tė tė tre besimeve. Ai ishte ideatori qė rrugės sė Ēakajve-Karakaēi, t'i vihej emri "Bashkimi", propozim qė u miratua nga organet e pushtetit vendor…"

M gjithese jam shkodrane i vjeter, une personalisht nuk e kam ndigjue asnjihere emnin e Hafiz Jusuf Karakaēit dhe as ne internet nuk kam gjete asnji shkrim per Atč, perveē te atyne shkrimeve qe ka ba Myftinia e Shkodres. As qe e ve ne diskutim se i nderti Hafiz Jusuf Karakaēi do te kete pase pa tjeter ato vlera qe ven ne dukje i nderti Myfti Ndriēim Sulejmani. Megjithe ate une personalisht nuk e ēmoj te mjaftueshme meritat e H.J.Karakaēit, te tilla sa qe qendres se Shkodres ti vihet emni i Tij. Sheshi i qendres se qytetit asht vendi ku te gjithe ta ndjejne veten te perfaqesuem nga emni i nji qytetari te ketij qyteti, ose te kete nji emertim ku te gjithe qytetart ta gjejne veten te perfaqesuem.

Nji nder emnat qe besoj se jo vetem shkodranet, por edhe mbar shqiptart do te ishin dakort, asht emni i Ate Gjergj Fishtes, i cili jo vetem me aktivitetin e Tij te gjane patriotik dhe kulturor, por edhe me kryevepren e Tij "Lahuta e Malcise" ka realizue praktikisht ne menden e te gjithe shqiptarve "Bashkimin Mbarkombetar". Vete fakti qe serbo-shqiptart komunista e kane persekutue kete Kolos edhe ne vorr tue hedhe ne lumin Kir eshtnat e Tij, tregon vleren dhe meritat e Tija mbarkombetare. Nuk ka kosovar o shqiptar jasht Atedheut, qe nuk i din permendsh vargjet e "Lahutes se Malcise"! Ne veēanti per Shkodren Ate Gjergj Fishta ka realizue ate qe asnji njeri ne bote nuk e ka realizue: Lidhjen me drita pikrisht ne kete shesh te Kambanares se kishes se "San Franēeskut" me minaren e xhamise "Ebu Bekr" me rastin e pervjetorit te festimit te Pamvarsise Kombetare te Shqipnise. Vetem nji patrioti te tille dhe nji njeriu i Zotit te tille mund ti kishte shkue ndermend te bahej kjo gja. Pos kesaje due te vč ne dukje se cilido i huej, qe studjon gjuhesine apo letersine shqiptare, do te hasin pa tjeter ne emnin e ketij Kolosi te mirefillte shqiptar, i cili vetem ndere i ka dhane Shkodres dhe kombit tone. Nuk ka shkolle shqiptare ne Shqipni o jashte saje, qe nuk studjohen veprat e Tij. Nuk ka enciklopedi e huej qe flet per Shqipnine te mos permendin emnin e At Gjergj Fishtes. Ne internet ka faqe te tana qe flasin per At Gjergj Fishten. Prandej nji nder emrtimet e mundeshme te sheshit qendror te qytetit te Shkodres mendoj se mund te jete "Sheshi At Gjregj Fishta".

Megjithe ate si emertim te dyte te mundeshem une propozoj "Sheshi Viktimat e Komunizmit". Po a ka qyetet qe asht persekutue ne Shqipni dhe vazhdon edhe sot e kesaje dite te persekutohet nga komunistat ma shume se qyteti i Shkodres? Nuk ka familje shkodrane qe ne mos direkt te pakten ne rrethin familjar te mos jete preke nga diktatura komuniste, perfshi ketu edhe shume prej familjeve komuniste vete, dhe keshtu te mos e gjejne veten te perfaqesuem ne sheshin "Viktimat e Komunizmit". Deri fshatart e Shkodres te persekutuem edhe ato nga komunizmi, do ta gjejne veten ne kete shesh. Deri malcort tone trima te persekutuem edhe keto pa mshire nga komunizmi do ta gjejne veten ne kete shesh, kur ato te zbresin tesh e pare ne Shkoder. Po a herruet ju o shkodrane se ne qender te ketij sheshi kemi pas dikur bustin e diktatorit te urryem sllav Stalin dhe pikrisht kje rinia e jone shkodrane gjithmone demokratike dhe liri-dashese, ajo qe e para ne Shqipni, pa pase ra ende diktatura komuniste, e rrezoi kete bust dhe qe pikrisht njeni nder ato te rij vdiē ma vone nga turturat ēnjerzore te sigurimit famkeq?!

Kam bindjen se Bashkia Demokratike, gjithmone Demokratike, do te kete parasyshe traditat kulturore dhe historike te Shkodres per emertimin e sheshit kryesor te qytetit.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara