HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]



Botime tė reja bukureshtare

Lotėt e Rozafės mbi Drin

-- nga ROZI THEOHARI, Boston

ROZI THEOHARI (Rozi Theohari, Rozafa’s tears on the river Drina, Shtėpia Botuese Ararat, Bukuresht 2007)

Libri qė e pa sivjet dritėn e botimit nė Bukuresht, nė kuadrin e njė shtėpie autoritative tė armenasve tė Rumanisė (Ararat), ėshtė njė befasi e re dhe e bukur e poeteshės shqiptare me banim nė Amerikė, Rozi Theohari. Fjala ėshtė pėr vėllimin Rozafa’s tears on the river Drina/ Lacrimile lui Rozafat peste fluvial Drina/ Lotėt e Rozafės mbi Drin ), e cila doli nė tre gjuhė: anglisht, rumanisht dhe shqip. Nė kuadrin e 118 faqeve tė kėsaj vepre me vlera tė mirėfillta, jepen parathėnia e eseistit Mariuis Chelaru (Njė poemė e frymėzuar pėr pavdekėsinė e Rozafės), recensioni i Gjekė Marinajt (Koncepti simbolik dhe reflekset e sintezave tė sensibilitetit dhe sensitivitetit nė legjendėn Rozafat), lėnda e librit dhe biobibliografia e autorit.

Rozi Theohari - Rozafa's tears on the river Drina

Rozi Theohari ka prejardhje dardhare dhe dardharėt e Bukureshtit shquheshin pėr atdhedashuri qysh nė kohėn e Rilindjes Kombėtare Shqiptare. Ata ishin ishin dashamirė tė librit, kishin shoqatėn e tyre, botonin libra e broshura shqipe, ishin prezentė nė faqet e Shqipėrisė sė Re tė Ilo Mitkė Qafėzezit, bashkėvepronin me Asdrenin, Lasgushin, Kutelin dhe figura tjera tė ndritura tė kulturės shqiptare. Autorja librin e saj ia kushton nipit tė saj tė mitur Jan, gjysmė shqiptar, qė mendet me qumėshtin e gjirit tė njė nėne shqiptare, me dėshirė, shpresė e urim qė kur tė rritet, ta mėsojė e ta dojė gjuhėn shqipen.

E pajisur me ballina tė bukura dhe me njė medalion tė profesor Peter Priftit, kjo vepėr del nėn redakturėn dhe pėrkujdesjen tonė (B. Y.), duke patur pėr ko/redaktorė Maureen Lynch Edison, Julia Gjika, Joe Boyd, Niko Dako, autor i ilustrimeve, Pandi Mele, ndėrsa redaktor teknik: Rėzvan Balasha. Rozi Theohari vjershat dhe prozat e veta i botoi qysh nė vitet 1960 nė gazeta e revista tė ndryshme si “Drita”, “Hosteni”, “Shqiptarja e re”, “Fatosi” etj. Ka lėvruar vjershat humoristike e tregimin humoristik, si pėr tė rriturit, ashtu dhe pėr fėmijet. Pėr lexuesin e rritur ka botuar disa libra, nė vitin 1987 ka shkruar skenarin e filmit artistik “Familja ime”, ndėrsa pėr lexuesit e vegjėl ka botuar dy pėrmbledhje me tregime.

Rozi Theohari - Rozafa's tears on the river Drina

Rozi emigroi ne Amerikė nė vitin 1994 me familjen e saj. Pervec dy fakulteteve tė kryera nė Universitetin e Tiranės (atij Ekonomik dhe tė Historisė e tė Filologjisė), nė vitin 2000 u diplomua nga North Shore Community College nė Lynn, Mass, nė degėn “Artet Liberale”, ėshtė anėtare e shoqėrisė sė nderit “Phi Theta Kappa” dhe anėtare e Organizatės Ndėrkombėtare tė Poetėve. Nė vitin 2002 ajo botoi nė anglisht vellimin me poezi “Two Halves”, nė vitin 2003 botoi nė anglisht e shqip poemėn “Rozafat”, nė vitin 2004 romanin “Lajthitje Dimėrore”, nė vitin 2005 librin “Mbi thinja fryn erė”, ne vitin 2006 librin publicistik “Jehona Skėnderbegiane”.

Nė kuadrin e aktiviteteve intenzive letrare nė SHBA, Rozi ėshtė anėtare e Shoqatės sė Shkrimtarėve Shqiptaro-Amerikanė dhe bashkėpunėtore e revistėn “Pena” tė kesaj shoqate, tė gazetės “Illyria”, si dhe tė shtypit lokal, duke qenė prezente edhe nė disa antologjit amerikane. Pėr vitin 2005 Rozi Theohari ėshtė nderuar me ēmimin “Pena e Artė” nga Shoqata e Shkrimtarėve Shqiptaro-Amerikanė, pėr kontribut tė vecantė ne gjininė e publicistikės. Gjithashtu Rozi ėshtė njė nga fitueset e ēmimit ndėrkombėtar tė nderit, “Naji Naaman Literary Prize 2006”.

Rozi Theohari - Rozafa's tears on the river Drina

Krijimtarinė e Rozit e vlerėson lart edhe poeti dhe eseisti i shquar shqiptar me banim nė Zvicėr, Shefqet Dibrani. Ne gratė shqiptare jemi shpirtėra tė fortė, thekson autorja me njė rast, duke e pajisur lėndėn e librit me vlera artistike si: Krahun e djathtė ma lini jashtė/ Jam akoma gjallė// Unė quhem Rozafat/ E di fėmija im/ Flijimi yt mė solli pranė teje/ Siē na ndjell historia e viseve tona tė lasht./ Ne shqiptarė,/ Herė gjysmė tė vdekur kemi qenė/ Herė gjysmė tė gjallė, si ti Rozafa,/ Megjithatė edhe gjysma jonė e vdekur ka vrapuar/ E vazhdon nė shekuj tė vrapojė. Pse? Ngase ne vijmė nga njė luftė/ Ose drejt njė tjetre shkojmė”.(Baki Ymeri, [email protected])

Mendime rumune mbi vlerat shqiptare
Njė poemė e frymėzuar pėr pavdekėsinė e Rozafės

Marius Chelaru

Kur Rozi Theohari erdhi nė Amerikė, mė 1994, kishte botuar nė Shqipėri shkrimet e saj pėr vite tė tėra ne shtypin periodik, po ashtu, kishte botuar dhe 6 libra. Ajo nuk e ka harruar prejardhjen, as faktin se atdheu i saj ka njė thesar folklorik tė njė bukurie tė veēantė. Njėra nga faqet mė tė bukura tė kėtij thesari ka tė bėjė me Rozafėn (Kėshtjella e Rozafės), e cila njihet pėrmes njė numri tė konsiderueshėm variantesh. Rozi Theohari, pėrveē nė gjuhėn shqipe, ka arritur ta shkruajė vetė legjendėn edhe nė gjuhėn angleze, duke botuar versionin anglisht-shqip nė vitin 2003 me titull „Rozafat”.

Mė 1974, nė kuadrin e koleksionit „Biblioteka pėr tė gjithė” u botua nė Editurėn Minerva tė Bukureshtit, vėllimi Cetatea Rozafat. Folclor albanez / Kėshtjella e Rozafės. Folklor shqiptar (balada, kėngė dashurie, vargje satirike, fjalė tė urta), antologji e hartuar nga Foqion Miēaēo, me njė parathėnie tė Viktor Eftimiut, tė cilėn e kishte shkruar pak kohė para vdekjes, mė 27 nėntor 1972. Ishte njė rast i mirė pėr lexuesit rumunė tė njiheshin me folklorin shqiptar. Rozi Theohari, tani, pėrmes pėrkthimit tė frymėzuar tė Baki Ymerit, na ofron njė ēelės tjetėr pėr kėtė qilar me thesarė. Pėr shkruarjen e legjendės sė Rozafės ajo ka zgjedhur njė subjekt aspak tė lehtė, ngaqė njė rrugėtim shpirtėror nė tė shkuarėn tėnde, nė folklorin e kombit tėnd, gėrsheton kujdesin, pėrgjegjėsinė, dhe njė zemėr tė mugulluar nga hijeshia shpirtėrore e kombit, duke i shtuar kėsaj edhe dhuntinė.

Nė konferencėn Albania, ieri ŗi azi / Shqipėria dje dhe sot, mė 5 dhjetor l934, Nikolla Jorga (Nicolae Iorga), thoshte se shqiptarėt dhe rumunėt janė kushėrinj gjaku, ndėrsa Dimitrie Bolintineanu (nė librin Cćlćtorii la romānii din Macedonia / Udhėtime te rumunėt e Maqedonisė), shkruante para 150 vjetėsh, se zakonet e shqiptarėve janė njėsoj si ato tė rumunėve tė Maqedonisė, tė cilat...shėmbėllejnė me ato tė rumunėve tė Principatave. Nė plan evropian, balada si ajo e Manastirit tė Arxheshit (Balada e Mjeshtrit Manole) dhe Kėshtjella e Rozafės, mund tė kundrohen edhe si argumente tė komunikimit ndėrmjet popujve tė Ballkanit nė lashtėsi, tani tė lėna pas dore.

Ekzistojnė se paku dy linja diskutimi: origjina autoktone e baladės dhe ajo e njė qarkullimi tė motivit kryesor, e motivit tė sakrificės, nė versione tė ndryshme mbi nje fushė mė tė gjerė. Miti ka njė shpėrndarje tė gjerė, sakrifica pėr qėndrueshmėrinė e ndėrtimeve, ka qenė praktikuar nė lashtėsi, nė Skandinavi dhe te fenikasit, te letonėt dhe estonėt, te rusėt dhe ukrainasit..., nė Gjermani, Francė, Angli, Spanjė, deri nė Oqeani, Polinezi, pastaj nė Azi (me jehona tė veēanta nė Kinė, Japoni etj.). Kėshtu shkruante Mircea Eliade, nė De la Zalmoxis Ia Genghis-Han/ Nga Zamolxis deri te Genghis-Hani. Te rumunėt, numri i krijimeve letrare tė frymėzuara nga miti i flijimit tė viktimės sė murimit ėshtė domethėnės: mbi 150 poezi, rreth 25 pjesė teatrale, njė numėr i konsiderueshėm tregimesh, romanesh, duke pasur pėr autorė Vasile Alecsandrin, Nicolae Iorgėn, Octavian Gogėn, Tudor Arghezin, Victor Eftimiun, Lucian Blagėn, Viktor Papilian, Dan Bottėn etj.

Motivin e murimit tė viktimės e hasim nė tekste me pėrmbajtje mitike, legjendare, ndoshta me sugjestionet e disa „ngjarjeve primordiale”, nė hapėsirėn karpato-ballkanike; e rihasim nė balada, krijime me substancė tė ēmuar epike, tė shpėrndara sidomos nė zonat veri-jugore tė Danubit. Balada ekziston nė shumė variante ballkanike: maqedonase, bullgare, serbo-kroate, neogreke, hungareze etj. Ekzistojnė dallime e ngjashmėri tė rėndėsishme nė nivel tė rrėfimit e tė simbolikės ndėrmjet baladave tė vendeve tė ndryshme (sidomos ndėrmjet baladės Mjeshtri Manole te rumunėt dhe Kėshtjella e Rozafės te shqiptarėt. Nuk kam ndėrmend tė debatoj, por vetėm tė pėrkujtoj e tė rinėnvizoj idenė e njė hapėsire ndikimesh dhe interferencash tė ndėrsjella nė kėtė pjesė tė Evropės sonė.

Duke e zgjedhur pėr riinterpretim baladėn Kėshtjella e Rozafės, pa e tjetėrsuar thelbin, Rozi Theohari rivizaton edhe kuadrin hapėsinor. Autores i ėshtė dashur tė zgjedhė, nga njė sėrė shenjash, vetėm disa, duke u dhėnė ngjyrėn dhe potencialin e tyre simbolizues. Ka gjasė qė autorja, duke ndėrtuar njė petk tė ri fjalėsh tė baladės, tė ketė si pikėnisje edhe faktin se nga njė simbol i thjeshtė, madje dytėsor, si rėndėsi qė i pėrket njėfarė konteksti kulturor (e theksuar aq sa duhet), do tė ēojė nė deshifrimin e bėrthamės sė po atij konteksti dhe, pėrmes lidhjeve qė i tėrheq, do tė na shpjerė nė kuptimin e rėndėsisė kulturore. Ja, pra, se si arrihet edhe nė virtytin e komunikimit tė tyre nėntokėsor, nėpėrmjet recetave simbolike!

Motivi i murosjes (me gurė transkulturorė, e pėrdorur nė mitologji pėrmes raportimit nė shenjtėri): viktima pėr krijim, kuptimi qė konturohet shkallė-shkallė, pėr mjeshtrin krijues ėshtė zbulimi i nevojės sė flijimit, nė plan universal, dhe transmetimi i padeshifruar i njė misteri (duke filluar qė nga hyjnorja drejt njerėzores), ngjashmėri kjo e njė barre simbolike me mitin e viktimės pėr krijim, e vendosur nė njė plan interpretativisht tė lartė. Kjo ndikon qė valenca e tij kulturore tė bėhet mė e qėndrueshme. Pėr Gilbert Durandin (nė Structurile antropologice ale imaginarului / Strukturat antropologjike tė imagjinares), mund tė jetė njė „simbol diairetik”, sa tė pėrshkrimit tė intimiteteve/ tė religjiozitetit apo pėrlindjes, po aq edhe si „univers me kahje tė kundėrt”/ „mbulesė mbrojtėse”, ndarje nga jashtėsia dhe armiqėsi e vetėkonservuar (nė rastin e Kėshtjellės).

Ivan Evseevi pėrkujton nė Dicžionar de simboluri ŗi arhetipuri culturale/ Fjalor simbolesh dhe arketipesh kulturore, karakteristikat e „motivit tė murimit” nė kultura tė ndryshme, si simbol mbrojtės, jongjitės, i ngjitjes sė komunitetit qė e „rrethon”. Mund tė themi se edhe te Rozi Theohari nuk ėshtė e rastėsishme kėmbėngulja mbi lartėsimin e kėshtjellės sė hatashme: „Kalaja qėndron madhėshtore mbi kodėr/ Duke kqyrur mallshėm mbi liqen e Shkodėr / Muret ēohen lart, me kokėn drejt qiellit”.

Mircea Eliade numėronte nė Tratat de istorie a religiilor / Traktati i historisė sė religjioneve, kushtet qė duhet tė ketė njė vend pėr t’u bėrė i shenjtė: tė jetė pranė njė uji, tė ketė si orientim njė pemė/ njė pyll, tė jetė i shėnuar pėrmes njė guri, pėrgjithėsisht i lartė, tė jetė pranė njė suke etj. Kėshtu, shenjat domethėnėse tė toposit pėr ndėrtimin e shenjtė te Rozafati nuk duken tė rastėsishme. Ndėrsa simboli i atij muri, si pikė orientimi pėr shenjtėri, si hierofani, pasurohet me valenca kulturore: Njė mjegull e dendur varet mbi Bunė,/ Shkodėr—liqen mbuluar nė shkumė/.../

Kėshtjella fatale, aty lart mbi kodėr…/Ndonėse tre vėllezėr, me djersė e mundim,/ Pėr tridhjetetetė hėna e dymbėdhjetė ditė/ Vazhduan ndėrtimin siē bėnė premtim:/ “Kėshtjellėn ma t’fortė e ma t’sosun me e goditė”.

Rozi Theohari e nis librin pėrmes evidentimit tė njė simboli tjetėr – guri (Guri—mjeshtėri nė stėrgjyshėri/ Guri—fisnikėri/ Guri—metaforė dhe legjendė/ Guri—kėngė e lot/ Guri—besa e burrave nė trimėri/ Guri—art e zotėsi). Guri zė njė vend tė veēantė nė kultura tė ndryshme. Ka qenė e dukshme lidhja simbolike ndėrmjet shpirtit dhe gurit. Dhe kjo lidhje mbi brigjet e simbolikės ėshtė dhuruar me njė ngjyrė personale nga ana e kėsaj poeteshe shqiptare: Gurėt lėviznin, shkoqeshin si me magji/ Merrnin tatėpjetėn—ortek—rrokullimthi,/ Rrokopujė, zhurmshėm e dhunshėm,/ Vallėzim i gurtė grykave e honeve me lemeri/ Mbuluar nga re tė bardha pluhuri,/ Sitosje gėlqeresh nė ajėr e gjelbėrsi, apo : Guri kėndon nė duart e tyre/ Duke i dhėnė formė e harmoni,/ Lėvizje e gjallėri, etj. Njė gur (i shenjtė), pėr vrojtuesin e rėndomtė mbetet si njė gur i thjeshtė. Nė dukje, (nga pikėpamja profane), asgjė nuk e veēon nga tė tjerėt. Por, siē shkruante Mircea Eliade nė Sacrul ŗi profanul / E shenjta dhe profanja : pėr ata, tė cilėvet njė gur u fanitet si i shenjtė, realiteti i tij i pėrnjėhershėm shndėrrohet, pėrkundrazi, nė njė realitet mbinatyror. Ndėrsa Rozi Theohari e kupton dhe e pėrdor kėtė „kalim” nga e shenjta nė drejtim tė profanes, sidomos nė kėtė rast.

Toponimia (Buna, Shkodra etj.), „pėrralla” e ashtuquajtur (atmosferė e krijuar pėr secilėn sekuencė narrative), mėnyra me tė cilėn vė nė dukje se si muret e kėshtjellave, qė shembeshin pėrherė, fshehin tejmatanė pamjeve, njė enigmė tė pazgjidhur, nga zgjidhja e sė cilės varet rezultati. Pra... asgjė nuk ėshtė e rastėsishme. Mircea Eliade shkruante pėr „konsakrimin e hapesirės”, nė kontekst kulturor tė gjerė (qytetėrime protoindiane, egjejane), se vendi i shenjtė nuk ėshtė asnjėherė i zgjedhur nga njeriu, por vetėm i zbuluar. Hapėsira e cila pėrmban hierofaninė i shfaqet nė njėfarė mėnyre, njė njeriu tė zgjedhur. Te Rozi Theohari revelacioni (zbulesa) ia „sjell” (Njė plak flokė- e- mjekėrbardhė,/ Veshur kaftan tė zi—arnuar, dalėboje/ Rrobė e rėndė, e gjatė deri te sandalet./ Kėsula e vjetėr vėnė keq mbi ballė/ Mbron nga era flokėt e gjatė e tė rrallė./ I lodhur, i djersitur, pasi ecėn edhe pak,/ Mbėshtetet mbi njė shkop tė thantė i urti plak).

Tė dyja kėto etapa tė ndėrtimit, tė ndodhura nėn shenjėn e shenjtėrisė, janė tė rivizatuara nė mėnyrė tė mprehtė: sė pari, disfata si njė pėrjetėsim i shembjes (e nėnvizuar thuajse nga elementet e natyrės, nga njė univers i tėrė): Njė mjegull e dendur varet mbi Bunė,/ Shkodėr—liqen mbuluar nė shkumė/ E bardhė mjegullimė—kurrė e paparė/ Nga tė moēmit pleqnarė./ Si gjuhė e zbėrdhylėt njė mijė kuēedrash,/ Fije, fjolla e bishta mjegullash/ Rendin, zvarrisen pambarimisht,/ Ngėrthyer mes drurėsh, shtėpish,/ Mes flokėsh e gjymtyrė gjallesash/ Mbuluar fshehtas nė pangjyrėsi e shurdhėsi, dhe, etapa e fitores, me viktimėn si kusht rezultati, rezultat tek i cili ndėrthuret vdekja dhe vuajtjet shpirtėrore tė mjeshtrit tė ri, siē ishte fanitur nga „mesagjerėt”: Djema, dėgjoni tė moēmit, jetėra-jetuar,/ Punėt e mėdha fisnike,/ Nuk ėshtė lehtė pėr t’i mbaruar/ Njė idhull tė shtrenjtė pa sakrifikuar.

Narracioni ėshtė i ndėrtuar me kujdes: paralajmėrimet, mashtrimi qė bėnė dy vėllezėrit e mėdhenj, rruga e pėrshkuar nga Rozafa, finalja – murosja, vlėrėsimi i flijimit (si dhe qumėshti nga gjiri i gruas sė re qė e mishėron murin, duke e pėrkryer thuajse viktimėn/sakrificėn/flijimin), jo vetėm nga njerėzit, por pothuajse nga i tėrė universi, domethėnien profetike/ historike/ patriotike tė martirit: Qumėshti vazhdoftė pikoftė,/ Murin e forcoftė,/ Nė kėmbė kjo kėshtjellė qėndroftė!.../ Shumė lot do tė derdhen akoma/ Nė tokėn arbėrore,/ Derisa lumi Buna tė/ Fryhet nga lotėt e nėnave…/ Le tė jehojė kjo kodėr dashurinė e saj./.../ Gurėt e kėshtjellės vazhdojnė akoma/ Tė rėndojnė mbi gruan martire.

Ėshtė interesante edhe mėnyra se si pėrshkruhet Rozafa, por edhe sjellja e saj. Rozi Theohari ka zgjedhur pėr gjuhė specifike poezinė kulte, me pasazhe nuancash popullore – pa kėrkuar, veēse nė mėnyrė tangjenciale, nė stereotipet e rimės, sistem vjershėrimi tipik apo i njė kategorie stilistike tė pėrdorur shpesh nė vargun popullor (dihet, pėr shembull, se nė narracionet popullore janė tė njohura elemente shprehėse me funksion tė veēantė, funksion i cili i jep ngjyrėn, i jep tiparin, formulėn e brendshme, motivimin etj.)

Poetesha shqiptare ka dhuntinė e poezisė, e cila demonstrohet edhe pėrmes mėnyrės me tė cilėn ua dhuron lexuesve kėtė legjendė, kaq tė bukur dhe kaq tė ngarkuar me domethėnie. Fjalori i pasur, larmia dhe plasticiteti i figurave tė stilit, luhatja nė prehrin e lirikės popullore (sidomos tė baladės, nga ky pikėshikim – ndėrmjet deskriptives dhe lirikės), tė gjitha kėto ndikojnė qė petku plot ngjyrė, i thurur me fije tė dramatizmit, me shpirt dhe emocione, me tė cilat Rozi Theohari e rivesh legjendėn, sipas mendimit tonė, ta bėjė atė njė nga legjendat mė tė bukura pėr tė bėrė pėr vete zemrat e lexuesve kudo qė janė.

Vlen pėr ta pėrmendur nė kėtė kontekst edhe mundin e Baki Ymerit, i cili nė tezėn e tij tė doktoratės nėnvizon afėrsinė ndėrmjet popullit shqiptar dhe popullit rumun edhe nė fushėn e folklorit, mund i cili e mbėshtet fuqimisht ndėrmarrjen e Rozi Theoharit pėr t’u dhėnė lexuesve tė gjuhės shqipe, rumune dhe angleze kėtė pėrrallė tė bukur, mugulluar nga shpirti i njė populli, tė dhuruar nga Zoti. (Pėrktheu: B. Y.)

Koncepti simbolik dhe reflekset e sintezave tė sensibilitetit dhe sensitivitetit nė legjendėn Rozafat

Gjekė Marinaj

Nuk ėshtė aspak e lehtė t’i pėrcaktojmė tė gjithė faktorėt qė kanė ndikuar nė vendimin e Rozi Theoharit pėr tė zgjedhur Rozafėn si heroinėn kryesore tė librit tė saj mė tė fundit. Titulli i librit, i cili ėshtė plotėsisht nė harmoni me subjektin e veprės, ėshtė Rozafat. Konfidenca nė probabilitetin e suksesit, pėrvoja dhe potenciali profesional i Theoharit tė bindin se ajo ka qenė e ndėrgjegjėshme pėr vėshtirėsitė me tė cilat do tė ndeshej gjatė orvajtjes sė saj pėr tė lėshuar njė dritė tė re konceptuale dhe etike mbi personalitetin e Rozafės, nė raport me shoqėrinė nė tė cilėn ajo jetonte. Pėr ta kuptuar me mirė mesazhin filozofik tė autores, le t’u referohemi dy vargjeve tė mėposhtme, ku kemi tė bėjmė me njė ton protestues poetik: Njė vdekje pa varr — i kuajve iso-trok / Njė vdekje pa varr” — i kuajve refren-trok.

“Kredinė” apo “fajin” kryesor pėr kėto “fickla” tė autores, nė emėr tė saj edhe tė Rozafės, njėkohėsisht, mund t’ua lemė refleksioneve tė dyta — frymėzimit instiktiv qė e vė krijuesin nė lėvizje si rezultat i ngacmimit tė brendshėm nga kontakti me diēka tė jorendomtė. Pasi lexon sakrificėn e jashtėzakonshme tė Rozafės, edhe Rozi vendos tė sakrifikojė diēka nga vetja: shtresėn e perceptimit te tė tjerėve ndaj iniciativės sė saj pėr tė risuar njėrėn prej legjendave mė tė njohura dhe mė tė popullarizuara tė arsenalit tonė legjendar. Ajo qė nė dukje tė parė mund tė identifikohet si dorėzim pa kushte i autores tek heroizmi i pashoq i Rozafės, e shohim tė shėndrrohet pa ndonjė vrazhdėsi tė dukėshme tranzicionale nė njė kontroll tė plotė tė ideve tė saj pėr modifikimin e legjendės.

Libri zgjon interes sidomos pėr konceptin simbolik si dhe pėr reflekset e sintezave tė sensibilitetit dhe sensitivitetit qė mbart nė vetvete heroina kryesore pas sė cilės ėshtė emėruar edhe vet legjenda. Natyrisht, qė nė vorbullėn e re tė rikrijimit janė mbėshtjellė huazime signifikante nga versioni i trashėguar nga gojėdhėnat e lashta popullore. Kjo ėshtė realizuar duke ju pėrshtatur me pėrgjegjėsi profesionale esencės sė legjendės. Duke e bėrė kėtė, Theohari e distancon veten nga dinamika e perceptimit tė tė tjerėve ndaj saj si dublikuese, nė njėrėn anė, por edhe ndaj perceptimeve tradicionale tė tė tjerėve ndaj legjendės sė Rozafės, nė anėn tjetėr. Njė veprim i tillė ėshtė i menēur, sepse sado i arrirė tė mbetej vėshtrimi i legjendės parė vetėm nga pozicioni mitologjik, ai do e linte lexuesin pėr tė dėshiruar.

Ndoshta pikėrisht pėr kėtė arsye, Theohari ėshtė pėrqėndruar sidomos nė aspektin psikologjik dhe social tė legjendės. Aty vihen re edhe disa shtresa tė tjera tė reja si pjesė tė progresit analitik tė legjendės. Eshtė fjala pėr kėndvėshtrimin femėror, injektimi i tė cilit evidentualisht ėshtė pėrgjithėsisht produkt i spontanitetit tė Theoharit. Nė arsenalin poetik tė Theoharit nė kėtė libėr, brishtėsisė dhe sensitivitetit femėror i bashkangjitet jo vetėm thellėsia e mendimit, por edhe shpirti imagjinativo-poetik, prej te cilit kanė dalė edhe dy vargjet qė vijojnė: Llokoēitja e ujit tash jep formė njeriu... Ajo ngriu...

Nė zanafillėn e pėrpjekjeve pėr tė rigjeneruar potencialin femėror tė Rozafės, autorja transplanton tek ajo diēka nga personaliteti i saj autorial. Dėshira pėr t’i qendruar besnike subjektit tė shprehjes dhe tė intonacioneve tė ngrohta trashėguar nga gojėdhėnat popullore ka rezultuar nė njė pėrpjesėtueshmėri tė drejtė pėrkundrejt energjisė sė brendėshme autoriale tė Theoharit. Pikėrisht nė kėtė pikė mund t’i gjejmė rrėnjėt e distributimit normal tė emocioneve tė saj, tė cilat e kanė mbėshtjellė legjendėn me rregullėsinė qė mbėshtjellin vijat e latitutes dhe altitutes globin tokėsor — vija tė holla pėrcaktuese, por gjithėsesi imagjinuese. Le tė pėrqėndrohemi njė moment nė rreshtat e parė dhe tė dytė qė pasojnė. Ato jepen si produkt popullor nė krahasim me vargun e fundit qė ngjitet ėmbėlsisht pas tyre si njė etiketė stolisėse qė pėrfaqėson ekslusivisht autoren: Fal me shėndet ju o kodra e fusha / Drurėt e ullirit, lule, pemė e ti o rruginė e djerrė/Ku kėmbėt e mia po shkelin pėr tė fundit herė.

Theohari nė punėn e saj demonstron njohuri tė plota pėr mekanizmin letrar qė e shtyn parpara imazhin e tragjedisė sė Rozafes. Ajo ketė njohje e ve nė shėrbimin tonė si lexues dhe nė shėrbim tė saj si autore. Puna e saj nė librin Rozafat tė bind se, duke shartuar idetė e saj nė disa nga degėt e pafrutėshme tė legjendes, ajo vetėm i pėrtėrin nocionet dhe elaboracionet bazė tė Rozafės: Kurthi, tek erdhi me kėmbėt e veta! / Pėrpėlitet nė ethe nuse-shkreta, / Gojė e buzė tharė tėrė maraz, / Hovi i shpirtit ngritur nė tallaz.

Natyrisht, suksesi i njė pune tė tillė do tė ishte njė barrė tepėr e rėndė pėr shpatullat e saj. Ndaj pėr kėtė ajo kerkon ndihmė te psikologjia shqiptare e asaj kohe, kur ėshtė fjala pėr tė vėnė nė zbatim ligjet e drejtpėrdrejta tė zberthimit shpirtėror dhe ndergjegjesimit me tė cilin Rozafa e kryen aktin e murosjes. Nė njė univers tė tille human ndergjegjesimi i Rozafės paraqitet si akt nė akord me kodet etike dhe me interpretimin e njėanshėm qytetar tė asaj kohe, qė nė njė mėnyrė apo nė njė tjetėr, i gjithė njerėzimi kishte njė fare konjukture tė vetėdijshme pėr tė. Jo. Rozi Theohari nuk del aq hapur sa tė shtrojė direkt pyetjet se: pėrse duhej murosur patjetėr njė grua; kur secili nga tė tre vėllezerit i plotėsonte kriteret e sugjeruara nga plaku, si kusht i domosdoshėm pėr qėndrimin lart tė mureve tė kalasė?

Ajo nuk sfidon hapur as ligjet e tė (pa)drejtės sė njė gruaje pėr tė kundėrshtuar murosjen e saj pėrsėgjalli. Nė kontrast, mėnyra qė Theohari ka pėrdorur pėr tė shpjeguar kontrollin absolut tė meshkujve ndaj femrave nė kulturėn shqiptare, i pėrket mė tepėr modelit tė metabolės nė mitologji, se sa natyrės historike qė gjejmė tek epika jonė legjendare. Transformimi poetik qė gjejmė nė trajtimin e problemeve me tė mprehta shoqėrore nė lidhje me figurėn e Rozafės, si bėrthama kryesore e legjendės, reflekton njė dritė te re mbi simbolizmin, imazhet, karakteret, ose edhe mbi mėnyrėn e tė shkruarit qė nuk janė domosdoshmerisht tė ngjitur vetem te njė kulture apo brez njerėzish. Nga lexuesi i sotėm duhet kuptuar se legjenda ėshte rishkruar nė mbėshtetje dhe jo kundra shoqėrisė qė e lexon atė.

Sigurisht qė kjo nuk do tė thotė se depertueshmėria nėpėr degėzimet origjinale tė interpretimit te autores qendron e pavarur nga reminishencat e rėnditjes kronologjike, logjike, qoftė edhe gjoegrafike kundrejt ngjarjeve qė zenė vend nė versionin e legjendės sė Rozafės tradicionale. Ne dimė se shumė shkrimtarė e kanė kėrkuar me dedikim profesional konjukturėn e marrėdhėnieve tė legjendave dhe mitologjisė me shoqėrinė qe i ka sjellė deri nė kohėt moderne ato. As Theohari nuk tenton qė tė ndahet nga kjo lloj metode kėrkimore. Ajo as qė tenton tė mohojė se Rozafa ėshtė pjese e pandarė e njė periudhe te caktuar kohore, e njė shoqėrie tė caktuar, dhe se ajo nga vet natyra e sakrificės qė bėn ėshtė dhe mbetet produkt legjendar tipik i njeriut shqiptar: Rozafat lind e pėrendon si dielli. / Ndėrsa gurėt vajtojnė, ofshajnė / E nuk rreshtin sė derdhuri lotė / Gjoksi i lakuriqtė, i gurte, i bardhė / Pikėlza qumėshti pikon / Varur si stalaktite gjithmonė.

Veēori tė tilla e bėjnė botėn krijuese tė Theoharit unike. Moshezitimi pėr tė reflektuar bindjet dhe orientimin shoqėror tė saj nė raport me ēėshtje tė tilla etike dhe historike, tregon sinqeritet nė marrėdhėniet qė ajo dėshiron tė mbajė me lexuesin shqiptar. Pavarėsisht se heroizmi i Rozafės ėshtė trajtuar edhe nga autore tė tjerė, veēanėrisht nga Kadareja, Theohari ėshtė femra e parė, me aq sa di unė, qė ka marrė guximin ta zhvendosė Rozafėn nga podiumi i lashtėsisė pėr ta vendosur atė nė skenėn bashkėkohore tė gjykimit, ku Rozafa vetė bėhet gjykuese e heroizmit tė vet, duke ua pėrcaktuar saktė diagnozėn disa meshkujve qė edhe sot vuajnė nga sėmundja e shovinizmit, nė marrėdhėniet me femrat.

Nėse nėpėrmes vargjeve tė librit Rozafat, Rozafa ecėn me kahje tė kundėrta ndaj ndjenjės sė vertete tė saj, pėr tė mos ua prishur burrave tė shtėpisė, Rozi vendos tė luaje rolin e interpretueses e pse jo edhe tė avokates sė saj nė gjyqin shoqėror kundėr tė gjithė atyre qė akoma manifestojnė me flamuj superioritetin ndaj femrės shqiptare e botėrore, nga qė libri jep edhe versionin nė aglisht tė legjendės. Pėrqendrimi nė elementin human tė krijimit artistik ėshtė njė plus nė kėtė libėr. Aty shtjellohen nė mėnyrė ambivalente marrėdhėniet e humaneve me botėn natyrale dhe pasojat e kėtyre marrėdhenieve nė kulturėn tonė.

Theohari, e cila e njeh mirė kulturėn e lashtė tė vendit tė saj, jep njė kombinim tė faktorėve imagjinative dhe studimorė pa i ngatėrruar paralelet konceptuale tė njėra-tjetres. Nėpėrmes legjendės sė Rozafės kuptojmė se legjenda shqiptare na ka lėnė jo vetem njė trashėgimi tė fuqishme dhe magjepsėse, por na fut nė brendėsinė e mėnyrės se si njeriu i lashtė shqiptar provonte ta kuptonte vetveten dhe botėn nė tė cilėn ai jetonte. Nė vazhdim tė asaj qė thashė me lart, autorja, duke e veshur Rozafėn me njė petk tė ri tė instikteve humane, ajo nuk e ngushton vizionin vetem te vetja, por e zgjeron atė duke nxjerrė nė hapėsirė ngjyrat, shijet, ndjesitė dhe sentimentin e femrės moderne shqiptare. Ne jemi mėsuar me Rozafėn “burrėrore” e cila e bėn jeten fli pa shprehur fare shqetėsime pėr fundin e jetės se saj.

Me atė Rozafė qė i vetmi shqetėsim i zėshėm ėshtė fėmija i saj (ku ajo kėrkon qė fėmija tė ketė mundėsinė e tė ushqyerit me qumėshtin e gjirit tė saj) dhe qendrimi lart i mureve tė Kalasė. Vėrtet, Rozi Theohari, nuk e jep hapur pėrgjigjen, qė dikush nga lexuesit mund ta kėrkonte, nė se Rozafa e pranon murimin sepse ajo i konsideron muret e kalasė mė tė rėndėsishsme se jetėn e vet, se jetėn e fėmijės sė saj pa nėnė dhe jetėn e tė shoqit pa grua apo, sepse ēdo kundėrshtim do tė ishte i kotė kur i shoqi dhe kunetėrit e saj, i kishin bėrė llogarite nė emėr tė saj. Kur them nuk e jep hapur, ndoshta duhet kuptuar se ajo e lė tė hapur atė subjekt, me qėllim qė lexuesi ta kuptojė pozicionin e saj si autore dhe po kėshtu tė kujtojė se edhe shkrimtarėt dhe poetėt kanė tė drejta tė rezėrvuara kur ėshtė fjala e tė pagėzuarit tė mendimeve tė tyre nė fakte. Megjithatė, ajo mundohet ta vendosė veten sa mė nė qendėr, midis tė shpikurės dhe faktit.

Theohari pėrgjigjet me aq sa mendon se ėshtė e arsyeshme. Natyrisht duhet konsideruar se kėtu ajo ballafaqohet edhe me njė vėshtirėsi tjetėr. Dihet se legjenda dhe mitologjia shqiptare nga vet natyra e tyre janė tė ndėrlikuara. Por ato kanė mbijetuar nė sajė tė bukurisė aktive qė mbartin ne vetevete. Nė kėtė aspekt, logjikisht, libri mban karakter letrar e jo shkencor. Ndaj duhet cilėsuar se nė kėtė libėr Theohari bėhet vėrtet vetėm njė pėrcuese e kėsaj energjie legjendare. Ky pėrēim, pėr fat tė mirė, bėhet me njė fuqi krejtėsisht tė re ndriēuese.

Sė fundi, le te lexojme vargjet e mėposhtme, tė shkruara me qėllim e vetedije pėr tė mbėshtetur idene kryesore tė kėtij shkrimi. Kėtu autorja na paraqitet e kėtillė; emocionalisht e tejdukėshme dhe direkte, si nė evaluimin e mendimeve te saj ashtu edhe nė substancėn e shprehjes sė tyre: Ajo bėrtet: Ju lutem, Pritni! / Por ata s’presin…rrėmbejnė trupin e saj / Dhe e shtrijnė poshtė, mbi rrasa guri tė zeza / Duke punuar shpejt, / Mė shpejt se koha, / Ndėrsa ajo nxjerr njė klithmė vajtuese / Qė shpon qiejt, / Duke u mbrojtur sa mund me duar / Kundrejt burrave zemėrgur...

Kėto vargje do tė mjaftonin pėr konkluzionin e kėsaj eseje letrare. Sidoqoftė, desha tė pėrsėrisja edhe njė herė qė, nė njėrėn anė, Rozi Theohari, me veprėn e saj mė tė fundit, sjell pranė nesh njė epokė tė ēuditėshme, e cila ėshtė krejtėsisht e huaj pėr ne. Por nė anėn tjetėr, ajo rishkruan njė legjendė shumė tė njohur, pyetjet rreth sė cilės akoma nuk kanė gjetur pėrgjigje tė plotė as nė librin e Rozit as nė librat e shkrimtarėve tė tjerė. Prej tyre do tė veēoja kėto: Ēfarė i bėn njerėzit tė shkojnė drejt situatave ekstreme sa tė murosin njė pjesėtar tė familjes? Pėrse ne shqiptarėt e duam lirinė dhe mundėsinė pėr ta mbrojtur atė me kaq forcė dhe pasion? Ku, ekzaktėsisht, gjendet vija qė ndan dėshirėn me detyrimin njerėzor pėr tė kryer vetmohime tė natyrės sė Rozafės? Dhe, mė tej, ishte fundi i jetės sė Rozafės vetėmurim apo murim? Por arsyeja qė Rozi Theohari jep vetėm mendimet e saj dhe jo fakte rreth kėtyre pyetjeve ėshtė e thjeshtė: Ajo ėshtė Rozi dhe jo Rozafa.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara