HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Gegėrishtja nė njė vepėr letrare tė sotme

-- nga Prof. Dr. Tomor Osmani

Kush ėshtė Sami Repishti?

Lindi nė Shkodėr, mė 5 korrik 1925. Shkollėn fillore dhe tė mesme e bėri nė qytetin e lindjes, ndėrsa tė lartėn e filloi nė Itali pėr histori moderne. Ka plotėsuar studimet e larta nė Francė dhe nė SHBA. Nėdj vitin 1946 arrestohet nga regjimi i kohės ku dėnohet me 15 vjet burg. Nė vitin 1959 arratiset pėr nė Jugosllavi, ku e mbajnė 11 muaj nė burg, pasi nuk pranon tė rekrutohet. Mė 1961 arratiset pėr nė Itali dhe njė vit mė vonė emigron nė SHBA.

Mė 1977 doktorohet pėr gjuhė e letėrsi franceze. Pėr 25 vjet ka dhėnė mėsim nė gjimnazet amerikane dhe nė Universitetin "Adelphi" si pedagog i jashtėm. Ka njė veprimtari tė pasur shkencore dhe botuese, kryesisht nė anglisht dhe shqip. Nė vitin 1997 botoi "Pika loti", tregime tė jetueme, ndėrsa nė vitin 2004 "Nėn hijen e Rozafės". Vazhdon tė botojė nė revistat shkencore nė vendin tonė dhe tė huaj duke numėruar rreth 100 artikuj e studime pėr problemet shqiptare dhe tė drejtat e njeriut. Nė vitin 1991 del nė pension. Jeton bashkė me familjen nė SHBA nė Baldwin Nju-Jork.

* * *

Sami Repishti me kėtė botim, si dhe me studimet e tij pėrpiqet tė shkruajė njė gegėrishte letrare mė tė moderuar, me prirje gjithnjė pėr tė ēuar pėrpara arritjet nė lėmin e gjuhės shqipe. Dhe mund ta themi pa mėdyshje, siē do ta theksojmė mė poshtė, se S. Repishti po jep njė kontribut tė vyer nė kėtė fushė. Mė parė, Ernest Koliqi, por nė veēanti Martin Camaj etj., kanė qenė udhėrrėfyes tė njė gegėrishteje tė standardizuar, duke bėrė njė punė shumė dobiprurėse pėr ta pasuruar gjuhėn shqipe nė tė gjitha rrafshet.

Tė shkruash gegėrisht nuk ėshtė njė punė e thjeshtė e njė admiruesi tė kėtij dialekti por nė rrethanat e sotme duhet tė udhėhiqesh nga parimi qė vepra, krahas vlerave tė tjera, tė sjellė risi, tė mos jesh konservator dhe ajo t`u pėrgjigjet zhvillimeve tė reja gjuhėsore qė tė mos qėndrojė e veēuar nga standardi gjuhėsor zyrtar. Sami Repishti e ka pasur parasysh njė pikėsynim tė tillė, meqė libri botohej nė shekullin e ri. Autori, ndonėse nuk kishte nė dorė njė kod drejtshkrimor tė gegėrishtes letrare, por me mprehtėsi dhe inteligjencė ka ditur tė orientohet, duke mos hapur brazda tė tilla qė tė thellojnė diferencat nė mes gegėrishtes letrare dhe standardit gjuhėsor, pėrkundrazi ėshtė pėrpjekur t`i afrojė mė shumė ato, duke mos e humbur fizionominė e kėndshme tė gegėrishtes nė tė gjitha aspektet.

Kėtė do ta konstatojė lexuesi qė nė leximin e parė tė veprės. Dihet se prof. Repishti kohėn mė tė bukur dhe mė prodhimtare tė veprimtarisė shkencore po e kalon nė emigracion, megjithatė ka qenė afėr me ndryshimet, me evoluimin qė ka marrė shqipja gjatė shekullit XX, kur numri i krijuesve rritej vazhdimisht. Duhet theksuar se sot edhe emigracioni po jep ndihmesėn e vet, meqė janė rritur kontaktet e njerėzve brenda dhe jashtė vendit, rrjedhojė e lėvizjeve tė lira. Njohja me botimet e ndryshme shkencore kanė bėrė qė tė afrohen mė tepėr me realitetin shqiptar, por edhe i ndryshimeve demografike edhe nė emigracion, ashtu siē ka ndodhur dhe po ndodh edhe nė vendin tonė.

Filologu amerikan Viktor Fridman nė njė shkrim tė botuar me titull "Shqipja standarde nė Amerikė", botuar nė revistėn "Gjuha jonė" ( Nr.3-4, 2002), vė nė dukje se para Luftės sė Dytė Botėrore pjesa mė e madhe e shqiptarėve nė Amerikė flisnin toskėrisht. Figurat kryesore ishin Fan Noli dhe Faik Konica. Pas vitit 1981 kemi edhe mė tepėr gegėrishtfolės, ku veēon Arshi Pipėn nė Amerikė dhe M. Camajn nė Gjermani (por me shumė lidhje me Amerikėn) edhe pas vitit 1972. "Nė qoftė se lėmė mėnjanė politikėn, -shkruan autori-, dhe mendojmė vetėm pėr estetikėn dhe shkencėn, tradita e pasur dydialektore e gjuhės shqipe ka njė vend nė kulturėn e botės."

Fridmani pėrfundon: "Sfida pėr shqipen nė Amerikė nė shek. XXI do tė jetė tė ruajė arritjet e Kongresit tė Drejtshkrimit tė vitit 1972 sė bashku me zhvillimet moderne. Fjalori shqip-anglisht i Newmarkut mė 1998 e pasqyron kėtė" Duke u njohur me veprėn letrare dhe atė historike tė Sami Repishtit, duke e studiuar atė, do tė ēmosh punėn e kėtij punėtori shkencor jashtė atdheut. Edhe nė fushėn e standardit, gjuha shqipe ka se ēka tė marrė nga vepra e Sami Repishtit.

Cilėt janė faktorėt qė kanė ndikuar nė shkrimet e tij nė aspektin gjuhėsorė:
1. S. Repishti, si shumica e autorėve qė kanė shkruar nė gegėrisht, ka zbatuar ato rregulla drejtshkrimore qė kishte miratuar KLSH e Shkodrės (1916-1918) dhe qė u zbatuan gati pėr njė gjysmė shekulli tek ne, si ruajtja e grupeve tė bashkėtingėlloreve: mb, nd, ng, ngj, fsh etj., i togjeve tė zanoreve ie, ue ye etj. pėrdorimi nė shumė pozicione i zanorės ė etj. Nuk po ndalemi nė evidentimin e tė gjitha risive tė gjuhės sė veprės sė S.Repishtit. Ithtarėt e gegėrishtes u udhėhoqėn nga kėto parime. Vite tė shkuara shkrimtari me zė, Ernest Koliqi, deklaronte: "Unė, i shtymė nga kushtet e kohės, pata nisė me shkrue shkodranēe. Qe Karl Gurakuqi, qė mė kėshilloi me shkrue nė trajta tė mesme, nė pėrdorimin e tė cilave mė vonė mė udhėhoqi edhe Mustafa Kruja."2) Kėto arritje tė KLSH tė Shkodrės S.Repishti i ēoi mė tej, i pėrpunoi dhe i realizoi nė njė vepėr tė tij.

2. Zhvillimi dhe pasurimi i gjuhės shqipe, kryesisht nė gjysmėn e dytė tė shek.XX dhe njohja mė pėr sė afėrmi me veprat e studimet e kryera pėr ēėshtjet gjuhėsore nė atdheun-mėmė, rrjedhojė siē e theksuam, edhe i kontakteve me realitetin shqiptar.

3. Personaliteti i autorit pėr tė venė njė gur nė piedestalin e gegėrishtes letrare. Kėshtu, si edhe mė parė kolegu dhe miku i tij Martin Camaj hoqi nga pėrdorimi theksin hundor dhe theksat e tjerė, pėrdori me kriter zanorėn ė nė pozicione tė ndryshme.

Gjithandej nė veprėn e S.Repishtit pėrdoret dendur paskajorja e gegėrishtes e tipit me punue. Autori nėn ndikimin patjetėr edhe tė leximeve, ndoshta edhe i dėshirės sė tij pėr tė qenė pak liberal edhe nė gjuhė ose njė rastėsi, nė ndonjė vend ka zėvendėsuar paskajoren e gegėrishtes me lidhoren. Po sjell vetėm njė shembull: "Ky grumbull kockash mė bani tė qeshė e tė qajė njėkohėsisht (f.269), kur njė gegė autentik do tė thoshte: Ky grumbull kockash mė bani me qeshė e me qa njėkohėsisht".

Ne duhet ta vlerėsojmė veprėn si pėr anėn artistike, ashtu edhe pėr ndihmesėn qė po jep pėr lėvrimin e gjuhės shqipe. Kėshtu vepra e Sami Repishtit shquhet pėr njė gjuhė tė thjeshtė, tė pasur, tė zhdėrvjelltė e plastike, njė stil konciz e i qartė, pa zgjatje e teprime, larg ndikimeve sintaksore tė huaja, njė model i sintaksės shqipe, gjė qė tregon se S.Repishti e njeh mirė strukturėn leksikore, fonetike dhe gramatikore tė gjuhės amtare.

Ne sot jemi nė njė stad mė tė ngritur dhe mė tė zhvilluar tė gjuhės letrare shqipe, nė stadin e modernizimit tė saj, kur ajo po kėrkon qė tė plotėsojė gjithnjė e mė shumė nevojat e shkencės, tė kulturės, arsimit etj. duke pasqyruar gjithė bagazhin e shoqėrisė sė sotme shqiptare nė fusha tė ndryshme tė jetės. Ky modernizim nuk duhet kuptuar si pasqyrim nė fjalorin aktiv tė shqipes vetėm tė disa fjalė me burim vendės, por ta zgjerojmė mė tej kėtė koncept, duke pėrfshirė edhe pasurinė gjuhėsore tė autorėve gegė, pra ėshtė e domosdoshme tė mos mbesim nė disa korniza tė vjetėruara, por atė qė ėshtė e mirė ta konsiderojmė pasuri tė gjuhės sonė. Ka tė drejtė Prof. Dr. Gjovalin Shkurtaj, kur thekson: "Ka ardhur koha tė marrim parasysh mė mirė e mė shumė marrėdhėniet e normės sė kodifikuar dhe tė "goditjeve" qė vijnė nė dyert e saj nga krahinat, apo thėnė ndryshe, t`ua vėmė veshin mė shumė "thyerjeve" qė po shtohen e qė synojnė tė fitojnė statusin e normės".

Dhe autori duke e shtjelluar me tej idenė pėr kėtė ēėshtje, vazhdon: "... normat e ēdo gjuhe janė tė gjalla e nė lėvizje", porse praktikisht po tregohemi tė mefshėt e tė pazotėt pėr t`i shqyrtuar ashtu siē meritojnė edhe prurjet qė mund tė mos jenė njėsoj me normėn drejtshkrimore, por qė pėrbėjnė prirje tė pėrshtatshme ndaj zhvillimit tė gjuhės shqipe tė sotme." Autori nuk e pranon mbylljen "nė guackėn"e asaj qė ėshtė parashikuar si normė para 30 vjetėve, mbėshtetur nė treguesit e atėhershėm, sot, nė dritėn e disa trysnive qė na sjellin zbatimet (nė fakt: moszbatimet a thyerjet) e ditpėrditshme do tė ishte jodobiprurėse."

Pėr mendimin tim, njė ndėr vlerat e veēanta tė veprės sė S.Repishtit ėshtė pėrpjekja kodifikuese e autorit si nė aspektin drejtshkrimor, ashtu edhe nė atė gramatikor. Kemi njė gegėrishte letrare me prirje afrimi ndėrdialektor. Prandaj edhe vepra e Sami Repishtit do tė shėrbejė pėr tė shfrytėzuar ato potenciale qė ka gegėrishtja, pėr ta pasuruar gjuhėn standarde. Tė gjitha kėto vepra, tė shkruara pas vitit 1972, do tė elektrizojnė edhe atė elitė intelektuale qė tė vlerėsojė shkencėrisht dhe objektivisht nė nivelet e kėrkuara zhvillimin dhe pasurimin e gegėrishtes letrare, e pėrdorur kryesisht nė letėrsinė artistike dhe dokumentare. Edhe gegėrishtja e Sami Repishtit nė veprėn "Nėn hijen e Rozafės" paraqitet njė gegėrishte letrare e standardizuar.

-- dėrguar nga Klajd Kapinova

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara