HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Duhet hequr dorė nga rruga e Luigjit tė Katėrmbėdhjetė

-- nga Kasėm Trebeshina

- Promemorie pėr Enver Hoxhėn, Komitetit Qendror tė PPSh, Tiranė

Ngjarjet e fundit mė kanė bėrė tė mendohem seriozisht, sa pėr faktin qė ndodhėn, aq edhe pėr shkaqet qė bėnė tė ndodhnin. Mendoj se edhe ju duhet tė mendoheni pėr kėto gjėra dhe, mė shumė akoma, se ato nuk duhet tė ndodhin nė njė shoqėri socialiste. Kėtu nuk ėshtė fjala se u bėnė veprime tė shėmtuara kundėr meje, kundėr njė shkrimtari, nga njė Lidhje Shkrimtarėsh dhe nė mėnyrė tė organizuar. E keqja ėshtė se kėto sulme tė kėtyre shkrimtarėve u bėnė tė drejtuar nga ju dhe nė emėr tė njė shoqėrie tė ndėrtuar idologjokisht dhe politikisht nga ju, nė mėnyrė qė nuk mund tė pranohet qė ėshtė socialiste. Kėshtu sa mė sipėr, del se problemi konkret na paraqitet nė dy pamje tė pėrcaktuara mirė. Njėra nga pamjet na paraqitet pėrmes atyre rrjedhimeve qė vijnė drejtpėrsėdrejti nga qėndrimi juaj teorik nė lidhje me letėrsinė, qėndrim qė ju e keni paraqitur nė formėn e njė ligji, qė nuk mund tė diskutohet; kurse pamja tjetėr paraqet, gjithashtu, nė formėn e diēkaje absolute pikėpamjen tuaj politike pėr ndėrtimin e shtetit dhe tė shoqėrisė. Duhet tė pranojmė sinqerisht se nė tė dyja rastet ndeshim nė mėnyrė tė pagabueshme me absolutizmin e Luigjit tė Katėrmbėdhjetė.

Kasėm Trebeshina Nė kėtė fillim tetori dhe duke u nisur nga dėshira e mirė qė ju tė mos shkelni nė rrugė tė gabuara, qė do tė kishin pasoja tragjike si pėr vendin tonė, ashtu edhe pėr ju personalisht, vendosa qė ta shkruaj kėtė “promemorje” dhe t’a nis pa humbur kohė. Tashti le tė shikojmė veēas secilėn nga pikėpamjet tuaja kryesore, atė lidhur me artin dhe atė qė ka tė bėjė me kėtė realitet tė ndėrtuar prej jush. Kam bindjen se ju nuk e keni vetėdijen e rreziqeve qė vijnė prej kėtij realiteti tė ndėrtuar nė mėnyrė tė tillė.

I:
Problemi nė shfaqjen e tij ideologjike. Tė gjithė kėtu nė Lidhje, nė harmoni edhe me ata pėrfaqėsues tuaj, qė sollėn kėtu porosinė tuaj, kėndojnė nė mėnyrė tė pėrsėritur njė himn pėr njė realizėm tė quajtur “socialist”. Pa qenė nevoja tė jesh shumė i zgjuar, kėtu arrin nė pėrfundimin e pashmangshėm se, ose ekziston njė “realizėm” ose, qė prej momentit qė ai ka nevojė t’vihet njė bisht, ai pushon sė ekzistuari. Realizmi ose ėshtė realizėm, ose nuk ėshtė fare i tillė! Qė kėtej del se kjo rrymė letrare, qė nė fillim tė saj, niset shtrembėr dhe kuptohet se ēfarė gjėje e pėrbindshme do tė dalė mė tej.

Vetė emri realizėm socialist bėhet garanci pėr shtrembėrime tė pėrbindshme qė edhe tashti kanė nisur tė duken me tėrė qartėsinė e formės dhe tė pėrmbajtjes sė tyre. Le tė shikojmė konkretisht ē’pėrmbajnė veprat letrare tė realizmit socialist, qoftė edhe ato mė tė mirat. Nje inxhinier i mirė, njė inxhinier i keq dhe njė i gabuar qė ndreqet!… Njė fshatar i mirė, njė i keq dhe njė qė ndreqet!… e kėshtu me rradhė. Njė i mirė, njė i keq dhe njė qė ndreqet!… Komunistėt janė gjithmonė heronj tė situatave, ata vijnė nė faqet vetėm pėr tė na recituar monologė me pėrmbajtje heroike!… Le tė kthehemi prapa nė histori dhe le tė shohim se si qėndronin punėt nė kohėn e Luigjit tė Katėrmbėdhjetė. Aty ishin ndarė punėt nė mėnyrėn mė tė qartė.

Mbretėrit dhe Princat e kishin siguruar pjesėmarrjne e tyre nė veprat mė serioze. Ata lėviznin vetėm nėpėr tragjeditė, kurse populli, tė gjithė ata qė ishin mė poshtė se mbretėrit dhe princat, e kishin vendin e tyre nė veprat qesharake. Ata ishin objekt gazi, pėrqeshjeje dhe fyerjesh tė tė gjitha llojeve. Tani a mund tė pranohet si e drejtė qė njė gjė e tillė tė zbatohet nė shekullin e njėzetė dhe nė njė shoqėri qė pretendon se ėshtė socialiste?

Mesa mė sipėr, del qartė se realizmi socialist ka lidhje tė drejtpėrdrejtė me idetė e absolutizmit francez, qoftė si teori, qoftė si praktikė. Megjithatė gjėja mė e keqe nuk na shfaqet nė praktikėn e shgarravitjeve letrare, se ato si vepra tė dobėta do tė zverdheshin nė vitrinat e librarive dhe shumė shpejt do tė harroheshin edhe nga vetė autorėt e tyre. Gjėja mė e keqe, sipas mendimit tim, vjen nga fakti se e gjithė puna letrare po organizohet sipas modeleve mesjetare tė urdhrave fetare tė murgjėve. Kėshtu Lidhja e Shkrimtarėve ėshtė e organizuar si njė urdhėr murgjish mesjetarė. Nė krye tė Lidhjes ėshtė njė Mjeshtėr i Madh dhe tė gjithė janė tė detyruar ta dėgjojnė, pėrderisa vazhdon funksionin e Mjeshtrit tė Madh. A nuk e kuptoni se ėshtė njė koncept dhe veprim mesjetar tė ndash nė kėtė mėnyrė “funksione” dhe “privilegje”.

Le ta shikojmė si keni vepruar ju gjatė kėtyre viteve. Ju vendosni nė Komitetin Qendror qė Kolė Jakova tė jetė njė shkrimtar i madh dhe tė gjithė pėrposh aprovojnė mendimin tuaj. Kritika thėrret e ēirret qė “Halili dhe Hajrija” e Kolė Jakovės ėshtė njė vepėr e madhe!… Pastaj vėmendjen tuaj, sė bashku me favoret i fiton Dhimitėr Shuteriqi, si kryetar i Lidhjes dhe si… Mė mirė le ta lėmė kėtė pikė!… Shkrimtarėt janė qytetarė me tė drejta tė barabarta me gjithė tė tjerėt dhe nuk ėshtė e drejtė qė nė mėnyrėn mė tė paligjshme t’i pėrgjigjen njė ēensure nga mė tė ēuditshmet. Nė qoftė se pėr njė arsye ose pėr njė tjetėr ju ngulni kėmbė qė tė ketė ēensurė, atėherė ajo tė krijohet si njė institucion dhe t’i ushtrojė hapur funksionet e saj. Kėtu nuk ėshtė fjala pėr njė ose dy shkrimntarė, pėr mua ose pėr ndonjė tjetėr, kėtu del nė shesh fakti se, pa u kuptuar, po ndėrtoni njė letėrsi mesjetare, me koncepte mesjetare tė trashėguara nėpėrmjet absolutizmit francez.

Ka ardhur koha qė tė kuptohet se njė letėrsi si ajo qė po kėrkoni ju, na kthen mbrapa nė kohėn e Luigjit tė Katėrmbėdhjetė. Prandaj ka ardhur koha tė hiqet dorė nga praktikat si kėto qė po vihen nė jetė nė shoqėrinė tonė dhe tė kuptohet njė herė e mirė se arti, duke qenė i njė natyre specifike nuk mund tė pėrfshihet nė format organizative tė partisė. Ai, arti, megjithėse ėshtė superstrukturė dhe lind nė njė dhe nga njė strukturė e caktuar, nga vetė forma e paraqitjes merr vlera dhe forca tė tilla qė e bėjnė tė jetojė nė mėnyrė tė habitshme edhe pasi tė ketė vdekur struktura qė e lindi!… Shoqėria e vjetėr greke ka vdekur me kohė, por pėrjetėsisht tė gjalla janė veprat e Homerit, Eskilit, Sofokliut e tė tjerėve. Tė njėjtėn gjė mund tė themi edhe pėr Danten qė nuk pėsoi ndonjė gjė me vdekjen e Mesjetės.

Qė kėtej del se nuk janė tė pranueshme ndėrhyrjet brutale nė punėt e artit, sidomos nga njerėz qė nuk kanė asnjė kuptim mė tė vogėl rreth natyrės sė tij tė veēantė. Formave monarkike tė ndėrhyrjeve tė ndryshme duhet t’u jepet fund dhe tė lihen tė qetė shkrimtarėt qė kėrkojnė nėpėr shtigje tė vėshtira rrugėt e vėrteta tė artit. Nuk ėshtė mirė qė tė ndėrhyni, duke u shtuar vėshtirėsive reale nė art vėshtirsi tė tjera artificiale me anė tė funksionarėve tė huaj, qė njohin vetėm, praktikėn e pėrditshme burokratike, se arti nuk mund tė jetė njė ushtrim zyrtar i disa veprimeve tė planifikuara nga njė qendėr e plotfuqishme. Prandaj ju nuk duhet ta trajtoni Lidhjen e Shkrimtarėve tė Shqipėrisė si njė zgjatje organizative tė hallkave tė ndryshme qė ka organizuar PPSH.

Lidhja e Shkrimtarėve ėshtė njė organizatė njerėzish tė lirė, por jo njė hallkė nė njė shoqėri feudale, ku ushtrohen nė mėnyrėn mė tė ēuditshme tė drejta dhe detyra feudale. Lidhur me kėto tė drejta dhe detyra do t’ju jap mė poshtė njė, shembull qė nuk duhej tė kishte vend nė shoqėrinė tonė.

Dihet se romani im “Rinia e kohės sonė” ėshtė shkruar qė mė 1948, kurse romani tjetėr “Mbarimi i njė mbretėrie” ėshtė shkruar mė 1951. Por nuk duhet harruar se romani “Harbutėt” i Sterjo Spasses ėshtė shkruar qė mė 1946!… Atėherė pse Partia vė kėmbėn dhe i ndal kėto shkrime mė tė hershme dhe i jep kohė Dhimitėr Shuteriqit qė tė shkruajė nė 1952 romanin e tij pa asnjė vlerė “Ēlirimtarėt”?…

Pse Partia ia boton me njė zhurrnė shurdhuese kėtė roman? Pse mobilizon gjithė kalorėsit feudalė tė kritikės pėr t’a trumpetuar si romanin e parė nė gjuhėn shqipe?… Dhe jo vetėm si romanin e parė, por si njė roman tė letėrsisė shqipe… Dhe dihet se nė Shqipėri janė shkruar edhe mė parė, edhe shumė mė parė romane… Edhe nė gjuhėn shqipe!… A ėshtė e denjė qė tė merrej njė, parti e tėrė nėpėrmjet funksionarėve tė saj kryesorė me gjėra tė tilla?

Historia ka ligjet e saj tė pashkruara dhe nuk i ka dhėnė ndonjė njeriu tė drejtėn qė tė sillet si tė dojė me artin. Edhe Luigji i Katėrmbėdhjetė nuk e gėzoi ndonjė tė drejtė tė tillė. Prandaj veprimet e bazuara nė njė strukturė feudale nuk mund tė kenė vend nė shoqėrinė tonė dhe ju duhet t’i braktisni. Duhet t’i varrosni kohėt e errėta dhe tė ktheheni nė shekullin e njėzetė, pėr idealet e tė cilit u bė njė luftė e madhe dhe u sakrifikuan gjėrat mė tė. shtrenjta.

II:
Problemi nė shfaqjen e tij politike. Ėshtė pranuar nga tė gjithė se, sado i menēėrn dhe i zoti qė tė jetė njė njeri, ai kurrė nuk mund t’i dijė tė gjitha. Shoqėria ėshtė njė grumbullim individėsh me mendime tė ndryshme, qė plotėsojnė njė tė tėrė nė lėvizje. Po qe se njė njeri i vetėm kėrkon t’i zhvendosė tė gjithė tė tjerėt, atėherė rruga tė ēon nė mėnyra tė pashmangshme tek pushteti njė-dorėsh. Besoj se ju nuk keni pėr qėllim qė tė arrini njė gjė tė tillė, prandaj duhet tė merrni tė gjitha masat, duke ndėrprerė tė gjitha ato veprirne organizative qė ēojnė nė drejtimin qė thamė mė sipėr.

Sė pari, njė parti qė merr urdhra tė prera dhe tė padiskutueshme nga lart nuk ėshtė mė njė parti, por njė repart kazerme. Nė parti ėshtė njė gjė e pamohueshme e drejta pėr tė diskutuar gjerėsisht pėr tė gjitha problemet qė ka shoqėria. Vetėm kur t’a kemi diskutuar ēėshtjen gjer nė fund, ajo mund tė vihet nė votė dhe pas votimit do tė vihet nė jetė vendimi i shumicės. Po si veprohet praktikisht tek ne? Le tė kapim rastin e fundit lidhur me luftėn kundėr meje vetėm gjatė kėtij viti. Tė gjithė tė deleguarit qė nga prokurori Njazi Shehu, qė erdhi nė fillim, dhe gjer te sekretari i KQ. Manush Myftiu, ishin njerėz qė nuk merrnin vesh fare nga arti dhe letėrsia, Atėherė si erdhėn kėta njerėz tė diskutonin ēėshtje, pėr tė cilat nuk ishin fare tė pėrgatitur? Nė njė numėr shumė tė madh antarėsh partie ekziston mendimi pa bazė se nuk ka kala qė nuk e marrin komunistėt, por kėta njerėz harrojnė faktin e thjeshtė se ata nuk mund tė bėjnė, bie fjala, njė filxhan tė thjeshtė kafeje!…

Megjithatė duke u nisur nga bindja se mund tė marrin ēdo kala, vijnė nė Lidhje tė Shkrimtarėve si “nėnoficerė” dhe “oficerė” dhe na kujtojnė se jemi “ushtarė tė partisė”. Nė kėtė qėndron njė gabim shumė i rėndė. Nė qoftė se ne do tė pranonim se jemi ushtarė tė partisė, siē bėjnė me mburrje shumė njerėz, pa u thelluar nė njė gjė qė shkon shumė larg, atėherė do tė na duhej tė pranonim se ka oficerė… Pastaj do tė shkonim mė larg, ne do tė pranonim se ka edhe gjeneralė dhe, mbi tė gjitha, njė kryegjeneral!… Dhe ē’do tė bėnin tė gjithė kėta njerėz tė mbyllur nė kėtė piramidė tė ēuditshme? Kuptohet!… Do tė asgjėsonin njėri-tjetrin!…

Dhe pėr kėtė duhet tė mendoheni ju, qė jeni nė krye tė piramidės! Duke qenė se e njėjta gjė ndodh edhe me ndėrtimin e pushtetit, qė nga qendra e gjer nė bazė, do tė kėrkohet gjithnjė e mė shumė shtypja e ēdo mendimi, gjer sa tė arrihet qė tė mos ketė mė asnjė mendim, pėrveē mendimit tuaj. Kjo do tė ishte njė gjė shumė e rrezikshme pėr ju personalisht dhe pėr tė gjithė popullin. Thuhet se financat e Francės i ngriti sistematikisht kardinali Risheljė dhe i shkatėrroi me luftat e jashtme Luigji i Katėrmbėdhjetė. Shqipėria nuk ėshtė nė gjendje qė tė luftojė me ndonjė shtet, rrjedhimisht do tė luftojė nė mėnyrė tė ēuditshme me veten e saj dhe nė kėtė mėnyrė financat e saj do tė shkatėrrohen plotėsisht. Megjithatė, unė mendoj se shkatėrrimi mė i madh do tė ndodhė nė botėn shpirtėrore shqiptare. Njerėzit do tė humbasin besimin te shteti dhe te udhėheqja, do tė mbyllen nė veten e tyre dhe, qė tė bėhet i mundshėm sundimi mbi ta, do tė lindė nevoja pėr tė krijuar njė shtet tė ashpėr policor.

Dhe ky nuk do tė jetė veēse fillimi. Prandaj duhet hequr dorė, dhe sa mė parė, nga rruga e Luigjit tė Katėrmbėdhjetė, nga Versaja dhe shtypja e mendimit, edhe brenda rradhėve tė partisė. Nuk ėshtė ēėshtja pėr fėmijėt e varfėr qė ne i shohim nėpėr rrugė, por pėr atė shtypje tė mendimit qė po bėhet sistem dhe qė do tė sjellė si pėrfundim lindjen e njė monarkie tė re. Kur tė arrijė puna aty, varfėria do tė bėhet e tmerrshme dhe vetėm regjimi i njė terrori tė pashembullt mund tė bėjė qė tė qėndroni nė pushtet. Por ai regjim do tė jetė shumė mė i rezikshėm pėr atė vetė.
Ftohja dhe largimi i popullit do tė sjellė njė lėkundje edhe brenda rradhėve tė udhėheqjes, qė do tė transformohet dalngadalė nė njė kastė tė mbyllur nė kornizėn e njė monarkie pa kuptim nė realitetin historik tė shekullit tė njėzetė. Nė pėrfundim tė kėtij proēesi historik ju do tė detyroheni tė vrisni njėri-tjetrin dhe populli do tė mbytet nė gjak. Mendoj se jemi plotėsisht nė kohė qė ta shmangim njė tė keqe kaq tė madhe dhe kjo ėshtė arsyeja qė po ua dėrgoj kėtė “Promemorie” tė shkruar nė mėnyrė tė ngutshme. Duke shpresuar se ju do tė mė kuptoni drejt dhe nuk do t’i keqinterpretoni mendimet e mia.

Mbetem me respekt
Kasėm Trebeshina

Tiranė, 5 tetor 1953

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara