HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Ne sllavėt dhe shqiptarėt

-- nga Vladimir Arsenijeviē*, 03-11-2007

Pėr tė gjithė ish-jugosllavėt, dhe sidomos pėr serbėt, shqiptarėt e Kosovės ishin dikur "zezakėt tanė". Sot, ata portretizohen si armiqtė e betuar tė Serbisė - njė mit qė pėrdoret paturpėsisht nga politikanė nacionalistė, edhe gjatė negociatave qė po zhvillohen tashmė pėr statusin e Kosovės. Nėse dikush nė Evropėn Perėndimore do pyesė se si ndodhi ky transformim, unė po ju pėrgjigjem, se e kam parė e dėgjuar se si ndodhi kjo gjė nė vendin tim.

Ish-Jugosllavia ishte njė shtet me diversitet etnik dhe kulturor. Marshalli Tito e quante kėtė diversitetin e "melting pot"-it jugosllav. Nė realitet nuk ishte asnjėherė aq i kėndshėm. Pas vdekjes sė Titos, diversiteti i vendit u instrumentalizua nė mėnyrė tragjike; populli u nda nė bazė tė etnive dhe kulturave nė grupe qė ekonomikisht i pėrkisnin njė hierarkie, nga mė tė begatėt deri tek mė tė varfrit. Kėshtu, Jugosllavia pas Titos u bė njė shtet vertikal evropian.

Nė majė tė vertikales ishte Sllovenia, republika mė e pėrparuar ekonomikisht. Duke zbritur drejt jugut vinte Kroacia, Bosnje-Hercegovina dhe Serbia nė qendėr dhe Mali i Zi e Maqedonia nė jug fare, zona qė ishin kronikisht "tė dobėta". "Sa mė nė jug, aq mė keq" ("Sto juznije, to tuznije") thoshte njė proverb popullor, qė reflektonte shkallėn qė ndėrtoi racizmi origjinal jugosllav. Kėshtu, sllovenėt shikonin me pėrēmim fshatarėt kroatė; kroatėt e transferonin urrejtjen tek serbėt, tė cilėt bėnin tė tyren dhe kėnaqeshin duke u tallur me maqedonėt dhe malazezėt. Boshnjakėt, nga ana tjetėr, vuanin pėrēmimin e tė gjithė tė tjerėve nė kurriz tė tyre. Por, nė fund fare tė shkallės ishin shqiptarėt qė jetonin nė provincėn jugore tė Kosovės. Gjuhėn nuk e kishin sllave. Ishin mė tė varfėr se ne tė tjerėt. Kulturėn e kishin tė ēuditshme. Dhe pėrballė llojeve tė ndryshme tė sllavėve tė jugut, grupi etnik mė jugor i shqiptarėve u dėnua tė luajė rolin e tė pėrjashtuarve absolutė. Ne jugosllavėt mendimet pėr shqiptarėt i bazonim pothuajse gjithmonė nė klishe ofensive. Zakonisht ata i quanim me pėrēmim "Siptar" apo "shiptarė". Kur nuk i urrenim haptazi, thjesht mendonim se ata nuk e meritonin as tė urreheshin. Edhe nė rastin mė tė mirė, nuk patėm kurrė njė dialog mes "nesh" dhe "atyre". Por, ashtu siē jugosllavėt e kohės sė Titos nuk e vunė re ekzistencėn e shqiptarėve, ashtu edhe sot, racizmi kulturor i atėhershėm duket i padėmshėm pėrballė dhunės e masakrave qė Serbėt iu shkaktuan shqiptarėve tė Kosovės, nė fund tė shekullit tė shkuar.

Urrejtja ndaj shqiptarėve u rrit sidomos gjatė viteve kur nacionalizmi pati rritje nė secilėn republikė tė ish-Jugosllavisė, dhe mori pėrmasa tiranike me ardhjen nė pushtet tė Slobodan Millosheviēit. Gjatė viteve '90, politikanėt dhe media filluan ta pėrdorin hapur termin "shiptar" nė mėnyrė derogative, njė pėrcaktim qė nxiti paranojėn publike ndaj shqiptarėve. Gjithmonė e mė shumė njerėzit filluan tė flisnin pėr shqiptarėt a thua se e vetmja arsye e ekzistencės sė tyre ishte pėr tė na sulmuar ne serbėve.

Njė nga legjendat qė vėrdallosej gjatė pushtetit tė Millosheviēit ishte kjo: "Njėherė e njė kohė kishte mė pak shqiptarė se serbė nė Kosovė. Me kalimin e viteve (si pasojė e njė mrekullie tė pashpjeguar kurrė!) shqiptarėt erdhėn nė Kosovėn nga Shqipėria dhe u vendosėn kėtu, nė tokėn tonė". Nė sytė tanė, ata kishin cilėsi kafshėrore, pėrfshi kėtu vendosmėrinė e bletėve dhe aftėsitė riprodhuese tė lepujve. Aftėsia e tyre pėr t'u shumuar na dhanė drithėrima tmerri.

Nė tė njėjtėn kohė, s'mund tė ishe serb krenar po nuk pate zhvilluar dhe predikuar urrejtjen tėnde pėr "shiptarėt". E kėshtu propaganda mediatike e epokės "Sllobo" i bėri shqiptarėt armiqtė historikė tė serbėve, aq shumė, sa pa kėta armiq ekzistenca e vetė serbėve do ishte praktikisht e pamendueshme. Ēfarė do ishte Batman pa Joker-in? Kėshtu dhe shqiptarėt nuk ishin mė kllounė zbavitės, po ata u transformuan nė djaj tė tmerrshėm, tė pandalshėm nė misionin e tyre pėr tė na marrė territorin historik tė fushės sė Kosovės, "djepin e kulturės sonė", qė na pėrkiste si e drejtė historike! I vendosur pėr tė zgjidhur inatin me shqiptarėt njė herė e pėrgjithmonė, Millosheviēi bėri gati njė plan fantastik. Policia dhe ushtria serbe, tė ndihmuar nga media, do tė lejoheshin tė diskriminonin e turpėronin shqiptarėt pa teklif. Shqiptarėt mund tė hiqeshin nga puna e arrestoheshin, atyre mund t'ju merrej prona e t'ju shkatėrrohej fshati. Nė mėnyrė krejt tė papėrgjegjshme, presidenti ia nisi me dhunė dhe shkatėrrim nga Kosova, dhe e pėrhapi kėtė nė gjithė territorin jugosllav. Pas Dejtonit, pati njė pushim tė vogėl, por nė 1999-ėn, ai u kthye pėrsėri aty ku filloi gjithēka, nė Kosovė.

Por Kosova caktoi dhe fundin e Millosheviēit pas 13 vjetėsh pushtet. Kur NATO bombardoi Serbinė nė fund tė Marsit tė 1999-ės, shteti serb humbi kontrollin e provincės kosovare. Mijėra serbė dhe romė u larguan nga Kosova dhe shpresa, sado e vogėl, se shqiptarė e serbė mund tė jetonin bashkė nė njė tė ardhme tė afėrt mori fund. Loja e Millosheviēit nga ana tjetėr, pėrfundoi me njė epilog nė Gjykatėn e Krimeve tė Luftės nė Hagė. Ama, edhe atėherė, Millosheviēi arriti tė shpėtonte nga pėrgjegjėsia, duke vdekur pas njė ataku nė zemėr. Duke i ikur drejtėsisė, ai na la ne serbėve me rėndesėn e fajit. Nėse e pranojmė apo jo, ne qytetarėt e Serbisė kemi nė kurriz peshėn e fajit dhe turpit.

Para disa vjetėsh, media serbe raportoi vazhdimisht mbi njė traktor frigoriferik nga i cili ishin depozituar nė liqenin Peruēac, gra, pleq dhe fėmijė tė vrarė. Kufoma gjysėm tė degraduara dolėn nė ekranet tona, ndėrsa po nxirreshin nga uji, tė shoqėruara nga rrėfimi i shoferit qė ishte udhėzuar tė transportonte tė vdekurit nga Kosova, pėr tė fshehur krimin. Njė reportazh tregonte njė njeri qė po lahej tek liqeni, ndėrsa trupat e vdekur po nxirreshin prej ujit. Kur reporteri e pyeti nėse ky fakt e bezdiste, njeriu i thjeshtė tundi kokėn, e duke buzėqeshur tha: "Tė them tė drejtėn, nuk i besoj tė gjitha kėto". Njė sekondė mė pas, u hodh pėrsėri nė ujė.

Ti mund tė mendosh se ai njeri ishte i ēmendur. Por, e kundėrta ėshtė e vėrtetė. Reagimi i tij ėshtė krejtėsisht i kuptueshėm. Qytetarėt serbė kanė pėsuar njė dhjetėvjeēar shpėlarje truri nga politikanė e media bashkė, njė dekadė qė na tregon sesi gėnjeshtrat e vazhdueshme mund t'i bėjnė njerėzit qė t'i besojnė gėnjeshtrat qė kanė shpikur vetė. Njeriu qė po lahej, thjesht pėrdori aftėsinė qė kishte 10 vjet qė po e mėsonte.

Mohimi ėshtė njė nga cilėsirat e reja serbe. Ėshtė kaq e re, saqė nuk kemi fjalė tonėn pėr kėtė, por na duhet tė pėrdorim fjalėn angleze, "denial". Ky mohim themelor, kjo ftohtėsi pėrballė dhimbjes njerėzore, kjo paaftėsi pėr tė treguar tė paktėn njė keqardhje rudimentare pėr tjetrin, tregon se ne si shoqėri jemi nė "no man's land". Nganjėherė duket sikur nuk deshėm t'i largoheshim rrumpallės tė sė kaluarės. Ēėshtja e statusit tė Kosovės, dhe po aq e rėndėsishme, ajo e marrėdhėnieve tona me shqiptarėt e Kosovės, janė dy ēėshtjet mė deēizive tė kohės, qė mund tė pėrdoren si matėse tė pjekurisė tonė politike. Arsyet pse ne nuk kemi aftėsinė pėr t'i pėrballur ato nė mėnyrė konstruktive janė mė tė thella.

Shoqėria e sotme serbe ėshtė e lodhur nga politika, nga luftėrat e humbura, nga varfėria kronike dhe nga ndjenjat se ne si serbė duhet tė ndihemi ose viktimat ose fajtorėt. Shoqėria serbe sot ka frikė nga ndryshimi dhe eviton pėrgjegjėsitė. E thėnė ndryshe, ngjarjet e kohėve tė fundit kanė siguruar se opinioni ynė pėr shqiptarėt e Kosovės nuk do ndryshojė pėr dhjetėra vjet. Pėrēmimit tradicional i ėshtė shtuar tani dhe revolta e tė humburit, e cila bashkė me vetė-mėshirėn mbėshtet idenė mistike se ne kemi tė drejtė automatikisht. Nė rrethe tė caktuara, humbja e paevitueshme e Kosovės shihet si diēka apokaliptike. Jo para shumė kohėsh Beogradi ishte plot me postera qė deklaronin "Nuk ka Serbi pa Kosovė!" Ama, kushdo qė e thotė kėtė ėshtė duke gėnjyer, dhe shumė prej nesh e dinė kėtė sepse mbi tė gjitha, po bėhet gjithnjė e mė evidente se statusi i Kosovės ėshtė diēka margjinale pėrsa i pėrket jetės sė pėrditshme tė njė qytetari serb. Shumė qytetarė serbė, e sidomos tė rinjtė, tė zhgėnjyer nga tė gjitha krahėt kanė vendosur tė mos besojnė mė nė asgjė, tamam si ai njeriu i thjeshtė qė po lahej tek liqeni.

Po ē'mund tė presėsh nga njė brez qė ėshtė rritur mes luftės e shkatėrrimit, ushqyer me politika tė hapura urrejtjeje, e mohuar vizat pėr tė parė vende dhe kultura tė tjera? Fatkeqėsisht, s'mund tė presėsh shumė. Tė rinjtė tanė kanė filluar tė urrejnė pėrsėri, shpesh me kėnaqėsi tė madhe. Sondazhe gjimnazistėsh tė bėjnė tė tė ngrihen qimet e kokės - dhe pėrputhen me impresionet e krijuara nė jetėn e pėrditshme. Mbi 30 pėr qind e nxėnėsve nė fillore, mendojnė se ata "nuk duhet tė bėhen shokė me shqiptarėt, e as t'i vizitojnė." Pothuajse 1/3 e tė rinjve mendojnė se kinezėt - i vetmi grup relativisht i madh i tė huajve nė Serbi - duhet tė mos kenė leje rezidence, edhe nėse ata nuk e kanė shkelur ligjin. Njė nė tre adoleshentė meshkuj, dhe njė nė dy adoleshente femra i shohin me pėrēmim homoseksualėt dhe tė infektuarit me HIV.

Tė shikosh se si shoqėria bashkėkohore serbe ka arritur tė deformojė mendimet dhe emocionet e tė rinjve, tė bėn tė dridhesh. Mbase zgjidhja ėshtė tė presim e tė jemi tė durueshėm. Mbase, mundet thjesht tė shpresojmė se, njė brez i ri do rritet nė rrethana mė paqėsore e mė tė shėndetshme. Mbase e vetmja gjė qė na mbetet tė besojmė, ėshtė se nipėrit e mbesat tona do jenė fėmijėt tanė tė vėrtetė.

*Autori ėshtė shkrimtar i lindur nė Pula, Kroaci, nė vitin 1965. Romanet e tij kanė fituar disa ēmime e janė pėrkthyer nė disa gjuhė tė botės. Ai jeton nė Beograd.
Pėrktheu Penar Musaraj (peshkupauje.com)
Titulli ėshtė i redaksisė sė "Shekullit"

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara