HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Arben Xhaferri: Presidenti i ri? Shqiptarėt po grinden pėr detajet

-- nga Arbėn XHAFERI

Arbėn XHAFERI Partitė shqiptare nė Maqedoni duhet t’i rikthehen dialogut dhe tė lėnė pas sedrėn e sėmurė qė nxit konfliktet pėr pushtet ndaj njėra-tjetrės”. Kėshtu ka deklaruar dje nė njė intervistė ekskluzive pėr “Gazetėn Shqiptare”, themeluesi i Partisė Demokratike Shqiptare nė Maqedoni, Arbėn Xhaferi, i cili sapo ėshtė tėrhequr nga drejtimi i kėsaj partie pėr t’ia lėnė atė Menduh Thaēit. Ai beson se drejtimi i partisė sė tij do tė ndryshojė tani, por se marrėdhėniet mes partive shqiptare nė vendin fqinj nuk kanė pse tė ashpėrsohen pėr arsye qė nuk i shėrbejnė kauzės shqiptare. Lidhur me “odisenė” e zgjedhjes sė Presidentit tė ri nė Shqipėri, ai shprehet se “konfuzioni aktual ėshtė pasojė e vitalitetit kombėtar dhe se shpesh nga kėto antagonizma do tė dalin zgjidhje mė tė qėndrueshme”.

Z. Xhaferi, pas largimit tuaj dhe zgjedhjes sė Menduh Thaēit nė krye tė Partisė Demokratike Shqiptare nė Maqedoni, a mendoni se do tė ndryshojė edhe vija e drejtimit tė saj?
Do tė ishte jonormale tė mos ndryshojė. Ēdo njeri ka specifikat e veta, vlerėsimet e veta pėr zhvillimet nė ekonomi, nė politikė, nė shoqėri nė pėrgjithėsi. Nėse politika do tė jetė nė relacion me dukuritė reale nė shoqėri, mendoj se do tė ketė perspektivė, por nėse do tė jetė nė funksion tė interesave joformale, do tė hasė nė pengesė. Unė kam besim se udhėheqja e re e PDSH-sė do tė zhvillojė njė politikė sinkrone me problemet qė shfaqen nė shoqėri dhe do tė gjejė rrugė pėr zhbllokim tė pengesave qė hasen nė veprimtarinė politike. Nga ana ime nuk do tė kenė kurrfarė pengesash, nėse do tė hulumtojnė dhe gjejnė rrugė tė reja pėr realizmin e programit politik qė u miratua nė Kongresin e IV-tė.
Vlerėsoj se tani ėshtė momenti qė tė europeizohet partia, tė modifikohet sipas koncepteve tė partive popullore evropiane tė qendrės sė djathtė. Unė u largova me dėshirė qė tė krijoj hapėsirė pėr tė rinjtė qė tė dėshmojnė veten lirisht, pa kurrfarė konfliktesh tė brendshme qė aq shumė e kontaminojnė skenėn politike shqiptare. Jam i qetė qė pas vetes lė njė parti tė konsoliduar si nga aspekti doktrinar ashtu edhe strukturor. Nėse do tė kem nevojė ta dėshmoj relevancėn time, kėtė sėmundje qė i mundon tė gjithė politikanėt, atėherė do tė gjej forma tė tjera duke mos e trazuar partinė qė e udhėhoqa 14 vjet.

Ēfarė linje mendoni se do tė ndiqet nė marrėdhėniet me partitė e tjera shqiptare nė Maqedoni dhe sidomos me atė qė nuk e keni mohuar se e keni rivale, BDI-nė?
Duke marrė parasysh traditėn e varfėr demokratike tė shqiptarėve, duke marrė parasysh faktin se nė mjediset shqiptare politika zhvillohet nė relacionin mik-armik, pres qė marrėdhėniet ndėrpartiake edhe njė kohė tė caktuar do tė zhvillojmė nė trajtėn e antagonizmave. Kjo ėshtė e natyrshme edhe pėr popujt me traditė tė madhe demokratike.
Mendoj se partitė politike, veēmas udhėheqėsit e tyre, duhet tė pajtohen me faktin se janė mall publik dhe se si ēdo mall tjetėr qė ekspozohet, duhet t’i nėnshtrohen vlerėsimit pozitiv ose negativ. PDSH-ja deri mė tani ėshtė mėsuar me domosdoshmėrinė e kritikės, tė pranimit apo tė refuzimit, qė nuk mund tė thuhet pėr partinė tjetėr shqiptare, BDI-nė.
Ata sikur janė mėsuar qė tė trajtohen si vlera tė pakontestueshme morale, politike dhe intelektuale. Duke krijuar njė bindje tė kėtillė, ata madje nuk hetojnė qė nė prononcimet e tyre rishfaqen, pėrvidhen mendime tė njė kohe tė kaluar.
Mendoj se ėshtė nė dobi tė tė gjithėve qė nė relacionet ndėrpartiake tė zhvillohet njė debat i sinqertė demokratik dhe intelektual, vetėndėrgjegjėsues, qė do tė ēmontojė autoritetet qė shndėrrohen nė ikona tė paprekshme. Politika moderne ndėrtohet mbi vlera qė janė fryt i analizave kritike dhe kurrsesi mbi vlerėsimet voluntariste tė lidershipit.
BDI-ja duhet pėrfundimisht tė kuptojė se nuk mund tė jetė e adhuruar nga tė gjithė, por duhet tė pajtohet me adhurimin dhe kritikėn e pjesėrishme.

A mund tė ketė njė ashpėrsim tė marrėdhėnieve mes partive shqiptare nė Maqedoni?
Pjesa dėrmuese e popullatės shqiptare mendon se kjo do tė ishte marrėzi dhe njė opsion i pamundshėm. Megjithatė, duhet marrė parasysh edhe roli i moshės rinore tė popullatės shqiptare. Ekspertėt vlerėsojnė se ekziston njė linjė kauzaliteti mes rritjes sė pėrqindjes sė moshės rinore nė njė shoqėri me shfaqjen e revolucionit, ose tė trajtave tė tjera tė manifestimit kolektiv tė pakėnaqėsisė. Duke e parė objektivisht kėtė, nuk ka asnjė motiv pėr ashpėrsim irracional tė marrėdhėnieve mes partive shqiptare, mirėpo nė shoqėritė e dominuara nga tė rinjtė konfliktet nisin pėr shkaqe banale qė pastaj, duke u shfrytėzuar nga politikanė tė papėrgjegjshėm, qė relevancėn e tyre ta ndėrtojnė mbi ofertėn qė tė jenė protektor tė njė grupi, bėhen problem i madh i gjithė shoqėrisė.
Partia e Ali Ahmetit sapo e ka refuzuar thirrjen e z. Thaēi pėr dialog, pėr shkak se ftesa nuk ishte e sinqertė dhe nuk ishin bėrė tė ditura qėllimet. Si e komentoni Ju kėtė?
Dėshiroj tė besoj se refuzimi ėshtė pasojė e sedrės sė ndjeshme tė udhėheqėsisė sė BDI-sė. Nėse ata me tė vėrtet dėshirojnė qė tė japin kontribut real pėr zgjidhjen e ēėshtjes qė ka tė bėjė me zyrtarizim tė gjuhės shqipe ose me statusin e invalidėve tė luftės, atėherė kėto objektiva bėhen mė tė realizueshme nėse partitė shqiptare bashkėpunojnė njėra me tjetrėn. Por nėse BDI-ja ka hapur kėtė pistė tė dialogut pėr t’i krijuar telashe tė vazhdueshme qeverisė aktuale, atėherė nuk do tė arrijė as ta japė kontributin e saj pėr avancimin e tė drejtave tė shqiptarėve dhe as ta dėmtojė koalicionin qeveritar.
Nė politikė janė shumė tė rrezikshme tentativat qė pėrfundojnė me dėshtim. Mendoj se oferta e kryetarit tė ri tė PDSH-sė ėshtė inkurajuese, pėr shkak se ofron mundėsinė e veprimit tė pėrbashkėt pėr qėllime tė pėrbashkėta. Por nėse oferta nuk pranohet realisht, atėherė do tė kuptohet qartė se refuzimi nuk ka tė bėjė fare me sinqeritetin e PDSH-sė, por me qėllimin e fshehtė tė BDI-sė pėr ta deklaruar PDSH-nė me pohimin se ajo nuk ėshtė e zonja tė realizojė asnjė nga premtimet e dhėna gjatė fushatės. Duke e refuzuar ofertėn e PDSH-sė, BDI-ja synon tė krijojė bindjen se ajo edhe nė opozitė ėshtė mė frytdhėnėse se sa PDSH-ja nė pozitė. Me siguri motivi kryesor i z. Thaēi pėr dialog ka qenė dėshira qė ta bindė z. Ahmeti pėr kotėsinė e pėrpjekjeve pėr margjinalizim tė PDSH-sė dhe se pa pjesėmarrjen e saj asnjė marrėveshje pėr ēėshtjet kombėtare nuk mund tė arrihet me VMRO-DPMNE-nė. Refuzimi i dialogut ėshtė nė dėm tė BDI-sė, pėr shkak se ajo paraprakisht e kritikonte kryeministrin dhe partinė e tij pėr refuzim tė dialogut dhe tani nuk do tė ketė shpjegime pėr refuzim tė dialogut me PDSH-nė. Metoda e standardeve tė dyfishta gjithmonė bie nė sy dhe dėshton.

Statusi i Kosovės ėshtė njė ēėshtje qė ka mbetur ende pezull pėr shkak tė kundėrshtimeve ruse nė OKB. A mund tė cenojė seriozisht stabilitetin nė Ballkan shtyrja e zgjidhjes?
Ēėshtjen e statusit tė Kosovės mendoj se duhet nė mėnyrė tė pashmangshme ta ndėrlidhim me ēėshtjen e paqes, jo vetėm nė rajon, por edhe nė Evropė. Tė gjithė faktorėt relevantė tashmė e kanė tė qartė se konceptet serbe pėr Kosovėn ishin shkaktarė pėr shpėrbėrjen e Jugosllavisė. Serbėt mė se 100 vjet u pėrpoqėn qė tė gjejnė njė zgjidhje serbe pėr Kosovėn, por asnjėherė nuk e gjetėn atė. Pėrdorėn dhunėn, grabitjen e pronės, ēpushtetizimin e shqiptarėve, shpėrnguljen, kolonizimin e Kosovės, mė nė fund edhe strategjinė e tokės sė djegur, ose ndryshe thėnė, gjenocidin, projekt ky i hartuar nga akademikė konkret, nė periudha tė ndryshme kohore, por dėshtuan. Shtrohet pyetja nėse kėto elaborate dėshtuan nė kohėra tė errėta, si mund tė realizohen nė kohėt moderne, ku ēdo gjė ėshtė nė vėzhgim e sipėr.
Askush nė botė nuk mund tė imagjinojė mundėsinė e rikthimit normal tė ushtrisė dhe tė segmenteve tė tjera tė sistemit tė sigurisė serbe nė Kosovė. Kjo mundėsi nuk ėshtė normale, prandaj kėrkesat serbe dhe mbėshtetjen ruse duhet kėrkuar nė dimensionin e anormales. Rusėt do tė mbėshtesin pretendimet irracionale serbe pėr Kosovėn, derisa nuk do tė kuptohet qartė se politika e tyre ka pėr premisė solidaritetin racial dhe interesat tjera, qė synojnė ta pengojnė zgjerimin e NATO-s dhe inkuadrimin e pjesės sė mbetur tė Evropės Juglindore nė UE. Me kėtė politikė joparimore ata synojnė ta provokojnė paqen qė u vendos me shpenzimet, kryesisht tė shteteve anėtare tė NATO-s.
Rusia tani pėr tani zhvillon njė politikė konformiste jokoperative pėr shkak se ėshtė e liruar nga shpenzimet, por ky qėndrim shumė shpejtė do tė konsumohet. UE-ja e pėrkrahur nga SHBA-tė nuk do tė lejojė qė dikush nga jashtė tė vendos pėr paqen brenda nė Evropė. Marrė nė tėrėsi, lidhur me ēėshtjen e Kosovės, qartėsohen gjithnjė mė shumė pozicionet racionale dhe ato irracionale. Shtetet perėndimore dhe Kosova janė fatmirėsisht nė dimensionin e parė dhe fatkeqėsisht serbėt dhe rusėt si gjithnjė janė nė dimensionin e dytė. Pikėrisht pėr shkak tė polarizimit tė kėtillė, shqiptarėt do tė tregojnė vetėdije tė lartė qė buron nga aleanca me shtetet mė demokratike tė botės dhe nuk do tė lejojnė qė provokimet ruso-serbe ta destabilizojnė situatėn. Por nėse kjo situatė e zvarritjes do tė pengojė zhvillimin normal ekonomik dhe shoqėror tė Kosovės, nėse nga kjo situatė do tentojė tė pėrfitojė propaganda serbe, atėherė objektivisht do tė shfaqen grupime qė nuk pajtohen me situatėn e pengut tė vetos raciste ruse.

Si mund tė zgjidhet kjo ēėshtje?
Kriza qė krijohet rreth Kosovės nuk buron nė Kosovė, por jashtė Kosovės. Gabimet janė tė hershme dhe janė pasojė e kapacitetit real tė shqiptarėve pėr t’iu kundėrvėnė ambicieve tė shteteve fqinje pėr hegjemoni. Kėto pretendime mbi Kosovėn nė tė njėjtėn mėnyrė dhe vokabular janė shfaqur edhe gjatė formimit tė shtetit shqiptar. Tė gjitha kėto projekte qė buronin nga vlerėsimet se shqiptarėt janė kafshatė e vogėl, pa pėrkrahje nga jashtė, dėshtuan jo vetėm pėr shkak tė vitalitetit tė shqiptarėve, por edhe pėr shkak tė brutalitetit tė politikės hegjemoniste tė fqinjėve dhe tė sponsorėve tė tyre. Por kushtėzimet dhe kėrcėnimet nuk janė eliminuar, pėr shkak se ende nė politikėn ndėrkombėtare nuk ėshtė ērrėnjos e “drejta” pėr hegjemoni.
Ēėshtja e Kosovės u bė peng i interesave joparimore tė faktorėve tė ndryshėm. Po tė ishte zbatuar parimi i barazisė, atėherė ēdo element konstituiv i federatės jugosllave nė shpėrbėrje do tė fitonte tė drejtėn pėr vetėvendosje, rrjedhimisht edhe Kosova. Madje, sidomos Kosova, pėr shkak se mbi se 90% e popullatės kishte origjinė jo sllave dhe se asnjėherė nuk ėshtė pajtuar qė tė pėrfshihej brenda kufijve tė njė shteti artificial siē ishte Jugosllavia. Hyrja e saj nė Jugosllavi ishte gabim fatal jo vetėm pėr shqiptarėt, por edhe pėr Jugosllavinė dhe promotorin e saj kryesor, Serbinė. Nė vend qė tė korrigjohej ky gabim fatal, fatkeqėsisht vazhduan pretendimet e vjetra, qė gjithnjė e destabilizojnė paqen nė rajon. Rruga e vetme qė duhet tė ndiqet lidhur me zgjidhjen e statusit tė Kosovės ėshtė konstatimi se u bė gabim fatal ku Kosova dhe viset tjera shqiptare gjeografikisht kompakte dhe tė banuara nga njė popullatė jo sllave.
Ky gabim fatal instaloi njė relacion konfliktual serbo-shqiptar qė nuk u zgjidh me metodat serbe dhe se ėshtė koha tė zgjidhet me metoda jo serbe, nė kėtė fazė edhe me metoda joshqiptare, por ndėrkombėtare, siē ėshtė Paketa e Ahtisarit. Kjo ofertė ėshtė kompromis maksimal qė ia merr tė drejtėn e natyrshme tė shqiptarėve pėr bashkim dhe iu ofron serbėve tė drejtėn qė ata nuk kanė pasur edhe nė kohėn e Millosheviēit. Pra, Kosova u bė element konstituiv i Jugosllavisė pėr shkak se nė kėtė territor tė banuar mbi 90% me shqiptarė, morėn hov proceset historike pėr formimin e shtetit shqiptar. Kjo ėshtė arsyeja qė Kosova ka prodhuar shumė heronj shqiptarė dhe asnjė hero serb, por vetėm kriminelė qė ishin pjesė e politikės sė gjenocidit. Nė Kosovė ėshtė zhvilluar historia reale e shqiptarėve pėr shtetėsi dhe kundruall kėsaj, ėshtė instaluar miti serb qė shėrbeu si pretekst pėr krimet e vazhdueshme serbe. Pra, statusi shtetformues, konstituiv i Kosovės, zhvillimet reale historike shqiptare nė Kosovė, lufta e drejtė e shqiptarėve kundėr projekteve gjenocidale serbe nė njėrėn anė dhe krimet e vazhdueshme serbe si pjesė e elaborateve tė hartuara nga institucionet shkencore nga ana tjetėr, janė motive tė mjaftueshme pėr ta njohur tė drejtėn pėr liri dhe pavarėsi tė Kosovės.

A mendoni se me krijimin e njė shteti tė ri shqiptar nė Ballkan, shqiptarėt mund tė jenė faktor edhe mė i fortė dhe i rėndėsishėm nė rajon?
Krijimi i njė shteti tė ri shqiptar nė Ballkan ėshtė njohja e njė realiteti qė deri mė tani ka qenė i dhunuar nė trajta tė ndryshme. Ngulfatja e kapaciteteve reale tė shqiptarėve ka qenė krim dhe krijimi i njė shteti tė ri shqiptar nė Ballkan ėshtė njė korrigjim i vogėl i gabimit dhe padrejtėsisė sė madhe qė iu ėshtė bėrė shqiptarėve nė pėrgjithėsi. Shqiptarėt do tė jenė tash e tutje faktor gjithnjė mė i madh nė Ballkan, pėr shkak se kjo do tė pėrputhet me kapacitet e tyre reale.

Shqipėria ndodhet nė njė pikė tė vdekur nė lidhje me zgjedhjen e Presidentit tė ri tė saj. A mendoni se kjo situatė ka zgjidhje?
Kur njė popull shpenzon shumė energji pėr detaje, kjo dėshmon faktin se punėt e mėdha kanė pėrfunduar. Krahas kėsaj, mendoj se ky konfuzion ėshtė pasojė e vitalitetit kombėtar, pėr shkak se situatat konfliktuale shfaqen thuajse nė ēdo segment shoqėror. Nga kėto antagonizma do tė dalin zgjidhje mė tė qėndrueshme, pėr shkak se shoqėria shqiptare manifeston gatishmėrinė pėr evropeizim, pėr shkak se shoqėria shqiptare nuk i duron mė autoritetet, por zgjidhjet e atestuara, tė verifikuara. Kontestimi i autoriteteve ėshtė njė hap i madh i shoqėrisė shqiptare drejt qytetėrimit perėndimor.

Shekulli, 16/07/2006

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara