HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Kėrkimi i ethshėm i fajtorit

-- nga Arbėn XHAFERI, 04-08-2007

Arbėn XHAFERI "Njė komb ekziston vetėm atėherė kur fillon tė shqetėsohet pėr fatin e tij", kėshtu dikur pat thėnė publicisti dhe atdhetari i njohur shqiptar, Branko Merxhani. Me kėtė dioptri e ndoqa seancėn e jashtėzakonshme tė Parlamentit tė Kosovės, debatin pėr procesin politik lidhur me modalitetet e zgjidhjes sė statusit pėrfundimtar tė Kosovės.
Kjo seancė u pėrshkua me shqetėsimet dhe brengat e deputetėve shqiptarė lidhur me ndryshimet e rrethanave dhe afateve pėr nxjerrjen e njė rezolute tė Kėshillit tė Sigurimit, me tė cilėn pėrfundimisht do tė njihej e drejta e popullit tė Kosovės pėr vetėvendosje. Shpeshherė shqetėsime tė tilla, jo vetėm qė manifestojnė brengėn e sinqertė, por njėkohėsisht arrijnė qė ta mobilizojnė shoqėrinė qė tė pėrgatitet dhe tė reagojė kundėr rreziqeve hipotetike. Sa mė tė qytetėruar janė shoqėritė, aq mė i stėrholluar ėshtė sensi pėr zbulimin e rrezikut, sa mė tė qytetėruar janė popujt, aq mė herėt, pėrmes anticipimeve tė studiuara mirė, pėrgatisin kundėrvėnien ndaj sfidės sė re.

Kjo seancė e jashtėzakonshme e Parlamentit tė Kosovės nxori nė shesh atė qė tashmė ekziston jo vetėm nė shoqėrinė kosovare, por nė tė gjitha hapėsirat shqiptare. Kėto shqetėsime janė legjitime, tė natyrshme dhe tė domosdoshme, sepse ekziston nevoja e pandalshme pėr ta emėruar fajtorin, pėr ta transferuar pėrgjegjėsinė, pėr ta adresuar, drejtė apo gabueshėm, fajėsinė dhe mllefin. Nė raste tė tilla, tė kėrkimit tė ethshėm tė fajtorit, zakonisht ai gjendet nė afėrsi, te bashkėkombėsit, meqė tė tjerėve s'ke ē'u bėn.

Seanca e jashtėzakonshme e Parlamentit tė Kosovės u thirr dhe u zhvillua nė vijė tė shpalosjes sė brengės, tė shqetėsimit dhe, nė mėnyrė tė ndrojtur tė kėrkimit tė fajtorit, nėse jo pėr ta penguar zhvillimin kanosės, atėherė, tė paktėn pėr ta shfryrė mllefin, pėr ta zbrazur hidhėrimin, pėr ta lehtėsuar shpirtin. Por, nė rastin konkret, fajėsia pėr komplikimet qė u shfaqėn nė rrafshin global, nuk mund t'i adresohet grupit negociues, apo Grupit tė Unitetit meqė tė gjithė ata ishin, njėkohėsisht liderė tė partive kryesore politike dhe drejtuesit mė tė fuqishėm tė institucioneve tė Kosovės. Bazuar nė kėtė rrethanė, hulumtimi i fajtorit nė seancėn parlamentare vetvetiu ishte i dėshtuar, meqė mė se 90 pėr qind tė deputetėve u takonin pikėrisht partive politike, liderė e tė cilave e pėrbėjnė Grupin e Unitetit. Ky fakt ndikoi qė edhe kėsaj radhe faji tė mbetet pa adresė tė saktė.

Sipas rregullit, pėrgjegjėsia nga anėtarėt e Grupit tė Unitetit duhej tė kėrkohej brenda organeve partiake dhe mė pastaj tė bartej nė Parlament. Kjo nuk ndodhi, meqė faji pėr situatėn e re nuk mund tė adresohej kurrsesi tek Grupi e Unitetit, meqė ata objektivisht e arritėn qėllimin e tyre. Negociatat pėrfunduan me suksesin e palės shqiptare, meqė ndėrmjetėsuesi, z. Ahtisari doli me propozim-planin pėr zgjidhjen e kontestit serbo-shqiptar sipas formulės sė pavarėsisė sė mbikėqyrur. Sė kėndejmi, seanca e Parlamentit tė Kosovės nuk mund tė zhvillonte debatin lidhur me dėshtimin e rezolutės sė re tė Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė qė do tė inkorporonte planin e z. Ahtisari, ngaqė kjo ēėshtje nuk varej nga pozicionimi i shqiptarėve, apo i aleatėve tė tyre, por nga njė faktor tjetėr, atij rus, tė cilin nuk e kontrollojnė as shqiptarėt dhe as aleatėt e tyre, SHBA-tė dhe UE-ja.

Seanca e Parlamentit tė Kosovės do tė kishte zhvillim normal dhe tė logjikshėm nėse do tė rishqyrtohej plani i Ahtisarit qė nuk mbėshtetet nga delegacioni rus. Natyrisht, askush nga pėrfaqėsuesit shqiptarė nuk mund tė hamendet dhe tė pranojė rishqyrtimin e njė plani minimalist qė mezi u arrit. Nė kuadėr tė kėtij plani, shqiptarėt nuk kanė mė hapėsirė pėr zmbrapsje. Pra, duhet kuptuar se Grupi i Unitetit nuk ka faj pėr qėndrimin inatēor tė pėrfaqėsuesve rusė, tė cilėt synojnė qė pėrmes kontestimit tė sė drejtės pėr vetėvendosje tė popullit tė Kosovės, tė fitojnė nė plane tė tjera. As grupi negociator, as mbėshtetėsit e paketės sė Ahtisarit nuk kanė faj pėr qėndrimin refraktar rus. Ata do tė kishin faj dhe pėrgjegjėsi objektive vetėm nėse nė raundin e parė, z. Ahtisari do tė dilte me propozim tė disfavorshėm pėr shqiptarėt. Nga ana tjetėr kurrsesi nuk mund tė vlerėsohet se komplikimet qė u shkaktuan me veton ruse, mund tė cilėsohen si fitore e palės serbe. Me kėtė rast duhet shpjeguar burimin e kėtij kapaciteti obstruksionist rus dhe pėrmbajtjen e tij. Ata kanė fituar kėtė relevancė nė Kombet e Bashkuara, nė sajė tė viktimave gjatė Luftės sė Dytė Botėrore (mbi 20 milionė). Kėto realitete as i kanė instaluar shqiptarėt dhe as qė mund t'i ē'montojnė.

Prandaj, faji, pėrgjegjėsia duhet kėrkuar nė konstelacionet globale. Me kėtė rast, ashtu si edhe nė raste tė tjera, diplomacia ruse vazhdon tė abuzojė me pozitėn e saj nė kėtė institucion ndėrkombėtar dhe, kushedi pėr tė satėn herė gjatė historisė, ajo paraqitet, jo nė rolin e mbrojtjes sė parimeve humane qė afirmojnė tė drejtėn e popujve pėr liri dhe barazi, por tė sponsorizuesit tė interesave racore, qė ndryshe njihet me emrin pansllavizėm. Diplomacia ruse nuk mbron ligjet dhe parimet ndėrkombėtare pėr mos ndryshim tė kufijve qė vazhdimisht janė modifikuar, por mbron interesat e ngushta gjeostrategjike, gjeopolitike dhe pansllaviste. Kėtė pozicionim tė tyre nuk mund ta ndryshojmė, por mund tė bėjmė diēka tjetėr: me veprimet tona tė pėrgatitura mirė tė nxjerrim nė sipėrfaqe angazhimin jo parimor tė Rusisė. Ne duhet tė jemi tė bindur, se jemi tė aftė ta bėjmė kėtė. Deri mė tani, nė kushte shumė tė rėnda arritėm qė ēėshtjen kosovare tė shndėrrojmė nė problem botėror, kėtė mund tė bėjmė edhe nė vazhdim. Siē dihet, konceptet shqiptare pėr Kosovėn arritėn fitore mbi konceptet serbe, mbi tė vėrtetėn e tyre pėr Kosovėn saqė u shndėrruam nė faktor qė e nxiti procesin e shpėrbėrjes sė Jugosllavisė. Nė rrethanat e reja, ku vetoja ruse pengon zhvillimin e natyrshėm tė njė procesi tė pandalshėm historik, shpreh bindjen se koncepti shqiptar pėr Kosovėn sėrish do tė arrijė t'ia ējerrė maskėn edhe tė diplomacisė joparimore ruse. Nė vend tė depresionit duhet ta pėrforcojmė vetėbesimin, bindjen se kemi moral, vitalitet dhe dije pėr tė mbijetuar, ngadhėnjyer nė kėtė betejė, me kundėrshtarė tė fuqishėm, por tė padrejtė.

Mungesa e vetėdijes pėr njė rol global tė faktorit shqiptar, krijon huti te vetė shqiptarėt dhe tek tė huajt. Z.Solana nė njė rast deklaroi se po tė kishte ardhur njė alien jashtėtokėsor, me siguri do tė habitej me njė impenjim kaq tė drejtpėrdrejtė tė faktorit ndėrkombėtar pėr tė marrė nė mbrojtje njė pėllėmbė toke tė pėrbaltur, siē ėshtė Kosova. Habi tė ngjashme shprehu edhe analisti britanik, Tim Judah, i cili konstatoi se UĒK-ja e Kosovės ėshtė formacioni mė i suksesshėm kryengritės nė historinė e njerėzimit. Si tė shpjegohet pra, kjo habi, kjo mrekulli qė ndodhi me rastin e Kosovės? Mendoj se shqiptarėt e Kosovės pa vetėdijen e tyre luajtėn njė rol global historik dhe pikėrisht pėr kėtė shkak ata nuk duhet ta ndiejnė veten borxhli ndaj tjetėr kujt, por duhet tė argumentojnė se pa rolin e tyre tė deritanishėm, kjo pjesė e botės do tė ishte ende nėn sundimin e egėr tė njė ideologjie ekspansioniste qė mban vulėn serbe.

Pra, cili ishte ky rol i shqiptarėve dhe a ėshtė pretencioze tė flitet pėr tė? Me kėtė rast, duhet patjetėr tė rifreskohet vėmendja e opinionit mbi vlerėn historike tė demonstratave tė shqiptarėve tė Kosovės tė vitit 1981. Deri mė tani, lidhur me kėto ngjarje janė dhėnė vlerėsime pėrshkruese, kush dhe ēfarė ka bėrė, kush dhe prej kujt ka qenė i infiltruar, kush dhe nė cilin dru i ėshtė drejtuar popullit me megafon dhe detaje tė kėsaj natyre sipėrfaqėsore, pa domethėnie politike. Rolin e vėrtetė historik dhe global tė kėtyre demonstratave, nuk mund ta gjejmė nė dimensionin e pėrshkrimit tė detajeve tė ngjarjeve, por vetėm nė korrelacion me zhvillimet nė planin global.

Komunizmi u shfaq nė skenėn historike dhe ndėrtoi strukturėn e saj, mbi dy pretendime kryesore:
-zgjidhjen e ēėshtjes sė klasės punėtore nė shoqėrinė moderne dhe;
-zgjidhjen e ēėshtjeve etnike.

Nė Poloni, nė vitin 1980 u zhvillua njė aktivitet sindikalist i njohur me emrin "Solidarnoshq" qė kontestoi pretendimin, premisėn e parė tė ngrehinės komuniste, ndėrkaq demonstratat e Kosovės (Prishtinės) tė vitit 1981 e kontestuan premisėn e dytė tė kėsaj doktrine. Shumė kush do tė nxitojė tė ofrojė argumente se demonstrata tė tilla vazhdimisht ka pasur dhe s'ka nevojė qė kėtyre tė Prishtinės t'u jepet njė rėndėsi tė pamerituar. Ky pohim, nė tė parė duket i qėndrueshėm, por nė thelb ėshtė i rremė, ngaqė demonstratat shqiptare patėn veprim tė zgjatur dhe shkaktuan shpėrbėrjen e Jugosllavisė. Shqiptarėt dhe vetėm ata patėn guximin tė hapin njė ēėshtje shumė tė ndjeshme, barazinė etnike dhe u pa se pėrgjigjet ishin tė gabueshme, pėrkatėsisht e vėnė nė sprovė vlerėn e idesė jugosllave dhe dėshmuan se ky shtet prej fillimit ishte artificial, i projektuar sipas qėllimeve hegjemoniste serbe. Por, kėto demonstrata nuk dėshmuan vetėm artificialitetin e formacionit shoqėror qė njihet me emrin Jugosllavi, por edhe pretendimin e rrejshėm se nė kampin socialist njėherė e pėrgjithmonė qenkan zgjidhur ēėshtjet etnike.

Regjimet e atėhershme nuk arritėn tė gjejnė pėrgjigje adekuate rreth kėtyre dy sfidave, ngjarjeve, qė sa vinin e komplikoheshin, derisa nuk nisi ēmontimi i ideologjisė komuniste, pėrkatėsisht tė Federatės Jugosllave dhe pastaj tė asaj sovjetike.

Demonstratat e Kosovės dėshmuan parashikimet e analistėve se Jugosllavia pas vdekjes sė Titos do tė shpėrbėhej. Por, nevojitej njė faktor qė do tė testonte cilėsinė e dobėt, apo tė fortė tė sistemit mbi tė cilin u vendos Jugosllavia. Askush nga faktorėt jugosllavė nuk mund tė luante kėtė rol, askush nga popujt e tjerė nuk kishte kapacitet moral dhe energji konzistente pėr ta kontestuar vazhdimisht projektet serbe pėr stabilizim tė shtetit duke eliminuar faktorin destabilizues, faktorin shqiptar. Duke marrė parasysh kėtė rrethanė, vitalitetin shqiptar dhe parimet e rrejshme mbi tė cilat ishte ngritur Jugosllavia, nė vitet '80-tė, futuristėt e CIA-sė parashikuan se Lufta e Tretė Botėrore mund tė fillojė nė Kosovė. Rreth 18 vite intensivisht u pėrball projekti ekspansionist i shtetėrizuar serb, me kapacitetin moral tė popullit shqiptar. E gjithė kjo periudhė historike u zhvillua si pėrplasje e tė vėrtetės serbe me atė shqiptare, si konflikt nė mes tė kapaciteteve shtetėrore serbe dhe kapaciteteve morale shqiptare. Regjimi i Millosheviqit, qė ishte kuintesencė e pėrpjekjeve shekullore serbe pėr ta pėrfunduar projektin e krijimit tė shtetit tė madh serb, nuk arriti t'i gjunjėzojė shqiptarėt. Nė fund tė kėtij procesi, qė filloi me kontestimin shqiptar tė doktrinės komuniste, qė pretendonte se njėherė e pėrgjithmonė i ka zgjidhur ēėshtjet etnike, u pa qartė se ēėshtja shqiptare ėshtė e drejtė dhe se do tė ngadhėnjejė.

Duhet konstatuar hapur faktin se shqiptarėt nuk zhvilluan betejėn vetėm pėr interesat e ngushta tė tyre nacionale, por zhvilluan njė betejė qė pėrfundimisht i solli strukturat veri-atlantike nė Ballkanin e trazuar. Duhet pa asnjė hezitim, pa asnjė kompleks tė inferioritetit tė konstatohet se vetėm shqiptarėt kishin kėtė kapacitet pėr ta luajtur kėtė rol, vetėm shqiptarėt nuk patėn politika alternuese, as mbi parimet ideologjike dhe as ato fetare ndaj sistemit tė vlerave perėndimore, por, duke pranuar vuajtjet kolektive, kalvarin dhe jo nėnshtrimin arritėn qė tė nxisin njė proces qė bėri tė mundshme qė nė kėtė pjesė, tradicionalisht tė trazuar tė Ballkanit, tė instalohen interesat gjeopolitike dhe gjeostrategjike perėndimore.

Sipas njė teorie politike, SHBA ka arritur sukses politik falė pragmatizmit tė tyre proverbial. Politika amerikane nuk i mbron pozicionet, por interesat. Sipas tyre, mbrojtja e pozicioneve e ideologjizon politikėn, e ngurtėson dhe ndikon qė tė mos shfrytėzohen oportunitet qė ofron konteksti i ri historik. Politika serbe pikėrisht kėtė gabim bėri. U pozicionuan nė platforma anakronike, tė mitologjizuara, rigide nacionale dhe fetare qė vetvetiu shkaktonin konflikte me tė gjithė. Eksponenti kryesor i kėsaj politike, Millosheviqi, nė fillim pozicionohej nė istikamet nacional-fetare, homogjenizonte popullin dhe kėshtu i fitonte betejat me kundėrshtarėt e tij politikė dhe nacionalė. Por ēėshtja u komplikua, kur ai dhe doktrina e tij u pėrplas me vlerat dhe standardet ndėrkombėtare, me sistemin e vlerave perėndimore. Ai, nė emėr tė sovranitetit absolut, u pozicionua skajshmėrisht, refuzoi ēdo iniciativė tė faktorit ndėrkombėtar dhe kėshtu krijoi relacione antagoniste me mė tė fortit. Nė fillim mbante inat, pastaj kur bėhej vonė, bėnte kompromise tė turpshme. Ai refuzoi misionin evropian nė krye me spanjollin Gonzales, madje organizoi edhe njė referendum qė i dha legjitimitet popullor kėtij vendimi qė pastaj, kur presionet u rritėn, pa e konsultuar popullin, grigjėn e tij, u pajtua qė nė Kosovė dhe rreth saj tė vijnė mė se dy mijė verifikues, qė luajtėn rolin e pararojės pėr sulmet e NATO-s. Sot pėrfaqėsuesit serbė sillen njėsoj si paraardhėsi i tyre, Millosheviqi. Fillimisht bėjnė naze, inate dhe pastaj pajtohen. Nė fillim thoshin se nuk do tė lejojnė pavarėsinė e Kosovės, sot thonė se nuk do ta njohin.

Kėto inkonzistenca politike, intelektuale dhe morale tė pėrfaqėsuesve serbė janė pasojė e vlerėsimeve tė gabuara tė proceseve historike qė zhvillohen jashtė ndikimit tė popujve tė vegjėl. Tė vetmen punė tė menēur qė mund tė bėjnė popujt e vegjėl, ėshtė kujdesi se nė cilėn pistė do tė vendosen. Serbėt, njė kohė tė gjatė ishin tė vendosur nė pistėn fitimprurėse dhe patėn arritur qė me po kėto fjalė dhe koncepte qė i pėrdorin sot, tė arrijnė ta realizojnė oreksin e tyre nacional.

Pas vitit 1981 shqiptarėt janė vendosur nė pistėn ngadhėnjyese historike dhe ata, pa marrė parasysh kapacitetet ekonomike, teknologjike, ushtarake etj., pa marrė parasysh vonesat qė nxisin dyshime, megjithatė do tė ngadhėnjejnė. Konceptet shqiptare, e vėrteta e tyre sot rrėndojnė mė shumė se gėnjeshtrat dhe shtrembėrimet serbe, qofshin ato tė mitoligjizuara ose tė paketuara me fjongo religjioze.

Nė fund tė kėtij procesi qė e nisėn shqiptarėt nė vitin 1981, do tė kuptohet se procesi historik me tė drejtė kthehet nė atė pikė ku ėshtė bėrė gabimi, nė vitin 1918, kur u themelua mbretėria artificiale serbo-kroate-sllovene dhe u tolerua aneksimi i Kosovės. Ēmontimi i kėsaj krijese artificiale do tė kurorėzohet medoemos me pavarėsinė e Kosovės, pėrkatėsisht me njohjen e njė realiteti qė dhunohej deri mė tani. Kjo do tė jetė njė fitore minimale e shqiptarėve nė krahasim me rolin, kontributin e tyre pėr oksidentalizimin pėrfundimtar tė kėsaj pjese tė Evropės.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara