HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Kriza e Kosovės

-- nga Arbėn XHAFERI, 01-12-2007

Arbėn XHAFERI Formacionet shoqėrore janė organizma dinamike qė objektivisht pėsojnė ndryshime nė varėsi nga faktorėt qė e pėrbėjnė atė, qofshin ata ekonomik; etnik, kulturor, linguistik, religjioz, civilizues, apo qė kanė tė bėjnė nė pėrgjithėsi me sistemin e vlerave.

Komunizmi ishte njė ideologji, njė botėkuptim qė me prepotencė synoi ta sundojė historinė, faktorėt qė e nxisin procesin historik, ta shpallė fundin e historisė.

Postkomunizmi ndėrkaq ėshtė hakmarrja e historisė kundėr ideologjisė, shpalimi tragjik i problemeve tė pazgjidhura, qė u strukėn nga ideologėt qė mendonin se pėrfundimisht kanė bėrė zap antagonizmat shoqėrore qė e zhvillonin procesin historik dhe ndikonin nė perfeksionimin e formacioneve shoqėrore.

Inplozioni i sistemeve komuniste, rishfaqja e problemeve etnike, ekonomike, sociale, legalizimi i mentalitetit tribalist qė pėrfundon me themelimin e shteteve etnocentrike, si suplemente tė shteteve ideologjike, hyjnizimi i etnosit dhe rrėnimi i vlerave tė tjera njerėzore dhe morale janė fenomene qė kėtė periudhė historike e cilėsojnė si vonesė, retardim historik apo anakronizėm.

Vonesa historike, hakmarrja e historisė mbi ideologjinė, nė shtetet postkomuniste shfaqet nė dy dimensione:

• nė krijimin e etno-shteteve dhe
• nė krijimin e raporteve koloniale nė mes tė grupeve tė ndryshme etnike, pra si neokolonializėm.

Krijimi i shteteve nacionale ishte fenomen i shekullit tė 19-tė kur ky projekt mund tė realizohej tė paktėn pėr shkak tė:

- niveleve tė ndryshme tė vetėdijes kombėtare, tė formimit kombėtar qė si proces pėrfundoi nė favor tė kombeve me vetėdije mė tė formuar nacionale dhe
- zhvillimit tė ulėt tė mediumeve informative, tė interaksionit tė ulėt, fragmentar tė sistemit informativ.

Nė prag tė shekullit 21, kur vetėdijet kombėtare janė ngritur nė nivel qė tashmė e pamundėson asimilimin, kur i tėrė planeti ėshtė shndėrruar nė "fshat global", kur sistemet globale informative depėrtojnė kudo dhe ēdo krizė e globalizojnė, thuajse ėshtė e pamundshme tė ngrihen shtetet etnike nė hapsirat multietnike, tė shkelen tė drejtat e njeriut pa krijuar indinjatė dhe reagim tė opinionit, tė bėhen pastrime etnike tė territoreve, apo tė vendosen raporte koloniale, apartheidi nė mes tė bashkėsive tė ndryshme etnike, religjioze, linguistike apo kulturore nė pėrgjithėsi.

Nė shtetet postkomuniste, por nė tė ardhmen edhe lindje nė pėrgjithėsi, kemi dhe do tė kemi probleme, kundėrshti mes tendencės pėr afirmim, kultivim tė diversiteteve dhe tė asaj pėr hegjemoni, dominim etnik, religjioz, ideologjik apo qytetėrues. Pėr legalizim tė kolonializmit qė garanton tė drejtėn e dominimit tė idesė qė konkuron brutalisht pėr hegjemoni, do tė shfaqen poashtu tendenca pėr keqpėrdorim tė vlerave oksidentale, si bie fjala tė demokracisė, pėr shndėrrim tė saj nė procedurė eliminimi, nė instrument margjinalizimi tė etnikumeve jodominante, pėr ta legalizuar kėshtu tė drejtėn e dominimit tė mazhorancės mbi minorancėn etj.

Kėto probleme janė globale dhe zakonisht mund tė shpjegohen me tendencėn pėr dominim dhe me luftėn pėr ēlirim, pėr emancipim. Nė kėtė vijė, nė sferėn e sė drejtės ndėrkombėtare konfrontohen dy kategori ideshė:

- e drejta pėr vetėvendosje, ēlirim, emancipim, dekolonizim dhe
- e drejta pėr sovranitet tė shteteve, pėr mosndryshėshmėri tė kufijve.

E drejta e parė ėshtė burimore, e patjetėrsueshme, e natyrshme.
E drejta e dyte nuk e absolutizon tė drejtėn pėr sovranitet, por i pėrkufizon mjetet, mėnyrėn se si munden ose nuk munden tė ndryshohen kufijtė.

Zhdarravitja e kėtij konfuzioni ėshtė punė e rėndė ngaqė nė arenėn politike, shkencore, nė mediumet informative veprojnė lobitė etnike, propagandat e shfrenuara etnike sa qė ėshtė krijuar njė huti e pėrgjithshme lidhur me zbatimin e kėtyre dy parimeve tė sė drejtės ndėrkombėtare.

Pa e njohur tendencėn historike, kontekstin konkret historik, teorinė politike, sistemin e ri tė vlerave nuk mund tė ofrohet zgjidhja pėr problemet qė i rihapi hakmarrja e historisė mbi ideologjinė.

TENDENCA HISTORIKE

Duke u nisur nga fakti se numri i shteteve tė reja dita-ditės shtohet, duke e analizuar tėrėsinė e fenomenit tė dekolonizmit, duke gjetur afri nė mes kėrkesave pėr secesion nė Azi, Afrikė, Evropė, duke hulumtuar faktorėt qė i shkatėrruan sistemet totalitare mund tė konkludohet se karakteristikė e tendencės historike ėshtė afirmimi i diversiteteve, pra detyrimisht edhe shthurrja e totalitarizmave ideologjik, apo tė shteteve - amalgame etnike, religjioze, linguistike, kulturore qė ngrihen mbi interesa gjeostrategjike.

Rezistenca kundėr kėsaj tendence historike manifestohet si rikrijim i totalitarizmave tė nivelit tė ulėt, nė sistemet parciale. Nė vijė tė kėtij mendimi, duke analizuar fenomenin e riciklimit tė totalitarizmit, mund tė gjenden konkordanca nė mes tė eksluzivizmit tė shteteve tė reja etnocentrike, tė autoritarizmit nė familjet patriakale apo tė manifestimit tė lojalitetit tė skajshėm tė punėtorėve ndaj bosėve nė fabrikat japoneze.

Ne tė gjitha kėto raste suspendohet me represion, apo me vullnet, tipik pėr mendjen e robėruar, pėr vetėdijen e suspenduar, e drejta pėr diversitet, pėr individualitet ideor, kulturor apo thjesht personal.

Karakteristikė dominante e kėsaj mendėsie, pra rrjedhimisht e kėtyre strukturave dhe substrukturave (shtet - fabrikė - familje), ku mbijeton totalitarizmi ėshtė, krahas autoritarizmit edhe eksluzivizmi. Kėto sisteme e eksludojnė tjetrin, tė ndryshmen. Nė sistemet e mėparshme ideologjike, kundėrshtari i idesė primare, asaj komuniste, bie fjala i planifikimit tė qendėrsuar tė ekonomisė, eksludohej, dėrgohej nė gulagėt e shumtė, nė kampet e pėrqėndrimit apo tė riedukimit. Nė kohėn e sotme kur totalitarizmi ideologjik u zėvendėsua me atė etnik, paraqitet i njėjti fenomen i eksluzivizmit: tash eksludohen, ndahen, margjinalizohen, dėnohen kundėrshtarėt, konkurentėt etnik. Prandaj kemi pastrime etnike nė Bosnje, apartheid nė Kosovė dhe margjinalizim apo getoizim tė shqiptarėve nė IRJM.

Kjo mendėsi totalitariste, autoritare, ekskluzive ėshtė e lidhur ngushtė edhe me fenomenin etik, pjekurinė morale. Karakteristikė e principeve morale ėshtė validiteti i tyre universal. Nė sistemet totalitare, ekskluzive principet morale kanė vlerė parciale: vlejnė vetėm pėr bashkėmendimtarėt, pjesėtarėt e familjes, gangut, fisit, etnosit. Sėkėndejmi, principi "mos vrit" vlen vetėm pėr elementet e sistemit, ndėrkaq pėr ata qė janė jashtė atij sistemi nuk vlen. Nė Bosnje, nė Kosovė kjo papjekuri morale krijoi tragjedi pėr popujt jashtė sistemit etno-militar.

Kjo papjekuri politike e ka pėrshkuar edhe diplomacinė ruse: ajo nuk i mbron principet, por aleaten e saj tradicionale, Serbinė, pėrkatėsisht sllavofilinė.

Kėto manifestime janė kundėr tendencės historike ngaqė ajo e afirmon diversitetin dhe sistemet inkluzive, ku tjetri, e ndryshmja nuk figuron detyrimisht si rrezik qė duhet eliminuar.

Nė kulturat qė janė nė kuadėr tė tendencės historike, ku pjekuria morale ėshtė nė nivel, individi dhe vetė sistemi jo vetėm qė kanė pėrgjegjėsi pėr tjetrin, por pas paraqitjes sė lėvizjeve ekologjiste kjo pėrgjegjėsi tregohet edhe ndaj ambientit.

Nėse karakteristikė e tendencės historike ėshtė afirmimi i sė drejtės pėr individualitet, i sė drejtės pėr kultivim tė veēorive etnike, kulturore, religjioze, linguistike apo individuale, atėherė tendencė anakronike janė tė gjitha ato projekte qė pengojnė kėtė proces.

Pengimi i kėtij procesi zakonisht legjitimohet pėrmes argumenteve:

• legaliste, sė drejtės pėr mosndryshmėri tė kufijve;
• komplotiste qė problemin nuk e paraqet nė spektrumin real por e fut nė atė tė spekulimit, tė imagjinatės qė prodhon kategorinė e armikut tė jashtėm;
• raciste, fundamentaliste, naziste, etnocentriste;
• historiciste kur jokritikisht zgjidhet, apo shpiket njė fazė e lavdishme historike dhe kėkohet qė realiteti i sotėm tė ndryshojė, tė pėrputhet me tė kaluarėn;
• globaliste, pėrgjithėsimit tė problemit, krijimit tė anologjive tė pakuptimta, bie fjala nė mes tė kėrkesave, tė pozitave tė hispanikėve nė SHBA, tė aborixhinėve nė Australi, tė baskėve nė Spanjė, tė oksitonėve dhe arabėve nė Francė (Marsejė), apo tė shqiptarėve nė ish-Jugosllavi;
• kataklizmatike, qė respektimin e tė drejės pėr diversitet e paraqesin si agens tė kataklizmave planetare

Nė kėtė vijė ėshtė tejet transparente politika e shtabit tė presidentit serb Millosheviq, qė i pėrdor tė gjitha kėto argumente pėr ta mbrojtur projektin e tij anakronik, ndėrkaq duken tejet joserioze kur pėrmenden faktorėt qė ndikuan nė shkatėrrimin e Jugosllavisė. Nė fillim pėrmenden agjenturat e huaja, perendimore nė pėrgjithėsi, mė konkretisht Gensheri, ish ministri i jashtėm gjerman, apo kongresmeni i njohur amerikan Robert Doll, si shkaktar tė shthurrjes, pėr ta paraqitur mė pastaj veten, Serbinė, nė kuadėr tė nazi-teorive tė vullgarizuara si bastion tė orthodoksisė qė do tė pengojė penetrimin e katolicizmit nė Lindje, tė islamizmit nė Perendimin apo mėkėmbjen e Reich-ut tė Katėrt.

Poaq transparente janė teoritė globalizuese ku shpesh bėhen analogji groteske, bie fjala nė mes tė IRJM- sė (FYROM-it) dhe SHBA-tė. Kur shqiptarėt e IRJM- sė kėrkuan pėrdorim mė optimal tė gjuhės shqipe apo zyrtarizimin e Universitetit shqip tė Tetovės nė kuadėr tė sistemit arsimor tė IRJM-sė, atėherė ideologėt e etnocentrizmit pėrdorėn argumentin e kushtėzimit global: po qe se kėto tė drejta u jepen shqiptarėve atėherė doemosdo duhet t'u jepen hispanikėve nė Teksas a Kaliforni apo arabėve nė Marsejė.

Argumentet historike poaq janė tė cekėta. Pėr ta arsyetuar hegjemoninė, ideologėt serbė herė e pėrdorin argumentin etnik (Bosnje e Hercegovinė) herė argumentin historik (Kosovė). Kosovėn duan ta aneksojnė duke shpallur si Jerusalem tė Serbisė edhe pse nė asnjė mėnyrė s'ėshtė ashtu. Nga ana tjetėr, pėrmes kėtij argumenti askush nga bota krishtere nuk synon ta pushtojė Betlehemin, vendin e shenjtė ku lindi Jezu Krishti. Kjo mendėsi i takon periudhės sė kryqzatave. A thua Serbia gjendet nė kėtė kohė?

Pėr t' i ikur konfuzionit qė krijohet qėllimisht pėr ta penguar tendencėn e pandalshme historike duhet analizuar kontekstet e veēanta historike ku shfaqen kėto probleme.

KONTEKSTI HISTORIK

Pėr ta kuptuar drejt fenomenin, pėr t' i ikur analogjive shterpe, globalizimeve pretencioze, krizat qė shfaqen nė formacionet e ndryshme shoqėrore nė botė duhet analizuar nė kontekstin kohor dhe hapsinor.

Kriza aktualisht ndodh nė sistemet e tė ashtuquajturit ish kamp socialist pėr shkak tė dėshtimit tė konceptit komunist tė formacionit shoqėror, tė shtetit.

Komunizmi u shfaq nė skenėn historike me pretenciozitet tė madh. Ofroi projektin utopik pėr shuarjen e antagonizmave shoqėrore, ekonomike, etnike, civilizuese nė pėrgjithėsi, ofroi metodėn e sundimit mbi faktorėt qė e pėrshpejtojnė procesin historik, pra mbi vetė historinė.

Thanė se prona nuk do tė jetė e askujt, por e gjithėkujt, nuk do tė jetė private, por popullore. Rrjedhimisht edhe territoret nuk do tė jenė etnike, por popullore, e proletarėve tė liruar nga mbeturinat borgjeze, prona, etnia, konfesioni, mėvetėsitė kulturore etj.

Ky pėrkufizim i ri ndodhi kur shkatėrroheshin perandoritė, Austro-Hungareze, Turko-Otomane dhe Ruso-Cariste. Nė kėtė kohė duhej tė pėrfundonte procesi historik, i filluar nė shekullin e 19-tė, shkatėrrimi i perandorive dhe krijimi i shteteve nacionale, pra shpėrbėrja e amalgameve, kompozitave magmatike dhe ndarja e elementeve. Por, kjo nuk ndodhi, procesi historik u ndėrpre me krijimin e disa federatave tė panatyrshme, tė Bashkimit Sovjetik dhe tė asaj jugosllave, nė fillim si mbretėri serbe-kroate-sllovene.

Cinikėt thonė se komunizmi ishte paravan i pansllavizmit ngaqė nė fillim territoret e dikujt i bėnė tė gjithėkujt, tė proletarėve tė zhveshur nga identiteti, qė nė fund tė procesit, kur ideologjia komuniste zėvendėsohet me atė nacionaliste, territori, fabrika, ushtria e pėrbashkėt nė mėnyrė precize bėhet vetėm e dikujt, e dominantėve nė shoqėri, qoftė si grup etnik apo nomenklaturė politike. Bie fjala Kosova qė gjithnjė ka qenė entitet e veēantė, si Dardani, Vilajet i Kosovės etj., bėhet pjesė e Sėrbisė (ndėrrimi i statusit kushtetues i vitit 1989), armata popullore (APJ) bėhet pronė serbe, ndėrkaq Republika Socialiste e Maqedonisė, republikė e pėrbashkėt e maqedonasve, e shqiptarėve dhe tė tjerėve, bėhet shtet i mėvetėsishėm i maqedonasve (shih amandamentet XXIV- LVI tė vitit 1989 dhe Kushtetutėn e vitit 1991).

Kėto fenomene fare nuk kanė tė bėjnė me botėn virtuale tė konventave ndėrkombėtare qė rregullojnė marrėdhėniet nė mes tė shteteve, qė vlejnė pėr kushte normale, ngaqė jemi nė fillim tė krijimit tė shteteve, jemi para njė realiteti unikal historik: disolucionit tė federatave, separacionit tė elementeve dhe hyrjes nė fuqi, nė skenėn historike tė drejtės pėr vetėvendosje.

Nė kėtė kontekst e drejta pėr vetėvendosje, ēlirim, dekolonizim duhet tė ketė pėrparėsi mbi principin e mosndryshimit tė kufijve. Poashtu, ndryshimi i kufijve nė kėtė zonė tė pėrfshirė me krizėn nuk do tė thotė ndryshim tė kufijve kudo nė botė, ngaqė zonat tjera nuk janė tė pėrfshira me krizėn. Fundja, nėpėr rrugė ka shumė tė sėmurė, por mjeku i kuron vetėm ata qė i vijnė nė ordinancė. Sėkėndejmi ēėshtja shqiptare s'ka asgjė tė pėrbashkėt me pozitėn e aborixhėneve nė Australi, hispanikėve nė SHBA, arabėve nė Francė, madje, nga aspekti strukturor as me atė tė baskėve, irlandezėve, bretonėve etj. Konteksti hapsinor dhe kohor ėshtė udhėrėfyes qė shpie kah zgjidhja e kontesteve, ndėrkaq qasja globaliste vetėm i komplikon punėt, shėrben si paravan pėr kolonializėm dhe hegjemoni.

Nė kėtė kontekst historik duhet marrė parasysh edhe fenomenin aksiologjik, sistemin e vlerave nė formacionet e reja shoqėrore. Duhet shtruar pyetjen: a garantojnė entitetet e reja vlerat e pakontestueshme njerėzore, lirinė, barazinė, paqjen, demokracinė apo nė vete ngėrthejnė parime eksluzive qė e reciklojnė krizėn qė shkatėrroi sistemet e mėparshme?

Nėse entitetet e reja qė nė start nuk garantojnė kėto vlera atėherė institucionet ndėrkombėtareduhet t' i kontestojnė ato. Shtetet e reja duhet krijohen duke e respektuar sistemin e ri tė vlerave.

JUGOSLLAVIA

Jugosllavia e parė dhe e dytė ishte fryt i marrėveshjeve, kontratave qė lidhnin nė mes vete kombet qė e krijonin atė por edhe me kontekstin ndėrkombėtar.

Kėto kontrata kryesisht prisheshin pėr shkak tė tendencave hegjemoniste serbe qė manifestoheshin qoftė kur ndėrrohej kushtetuta qoftė kur ndėrrohej struktura etnike e popullsisė, pėrmes spastrimeve etnike apo tė kolonizimeve. Nė njėrėn anė josllavėt, shqiptarėt, hungarezėt, gjermanėt (folksdojēerėt) etj., shpėrnguleshin nga territoret e tyre dhe ato, nga ana tjetėr kolonizoheshin me serbė nga Lika, Hercegovina apo Mali i Zi. Kėto dukuri e pėrmbanin vetėm majėn e aisbergut (akullnajės) tė hegjemonisė brutale serbe. Zakonisht kėto mėnyra ndikonin nė dobėsimin e lojalitetit tė qytetarėve ndaj shtetit, Jugosllavisė, si lebensraum (hapsirė jete) serbe. Nė situata tė krizės, ky dislojalitet spikatej edhe mė shumė. Kėtė Jugosllavi tė serbizuar askush s'deshi ta mbrojė kur u sulmua nga Gjermania naziste. Nė vitin 1941 gjermanėt, nė shumė vise tė Jugosllavisė u pritėn si ēlirimtarė ashtu si sot trupat e NATO-s nė Bosnje, ndonėse kjo analogji nuk ėshtė gjithaq e pėrshtatshme.

Jugosllavia e dyte, ajo Titos u ngrit mbi principe qė duhej pėrgjithmonė ta parandalonin hegjemoninė serbe. U formuan tetė njėsi federale, 6 republika dhe dy krahina autonome, gjithnjė duke respektuar strukturėn etnike dhe trashigiminė historike.

Titoja ngriti njė sistem qė pamundėsonte hegjemoninė, dominimin e popullit tė madh mbi popullin e vogėl. Sekreti i kėtij sistemi ishte mekanizmi i konsensusit. Ky mekanizėm funksiononte si mė mirė kur sistemi ishte monist dhe udhėhiqej nga komunistėt. Nė kėtė kohė ēdo e drejtė ishte formale.

Problemet lindėn kur komunistėt u bėnė nacionalistė. I pari qė e manifestoi brutalisht kėtė transformim ishte ish burokrati i nomenklaturės komuniste, tashti presidenti aktual serb Sllobodan Millosheviq. Ai, nė semantikėn politike simbolizon njė deformitet, pra transformimin e komunistit jo nė demokrat, por nė nacionalist. Ai dhe nė pėrgjithėsi mendėsia qė e krijoi atė e shkatėrroi shansin pėr demokratizim tė kėtyre hapėsirave.

Projekti i tij nisi me tentativėn pėr prishje tė mekanizmit tė konsensusit nė vendosje. Atė deshi ta zėvendėsojė, gjithnjė nė vijė tė afirmimit tė hegjemonisė serbe, me principin "njė njeri njė votė", pra pricipit tė majorizimit, ku serbėt si shumicė nė Jugosllavi do tė kishin tė drejtė legale pėr tė vendosur pėr veten dhe tė tjerėt. Me kėtė pricip natyrisht nuk u pajtuan popujt e tjerė tė Jugosllavisė dhe kėshtu filloi konflikti etnik dhe shthurrja definitive e Jugosllavisė.

Nacionalistėt serb, gjithnjė nė vijė tė intencės sė brendshme nacionale, demokracinė, vlerėn e re qytetėruese e degjeneruan nė procedurė eliminimi, ku populli i madh e eliminon popullin e vogėl. Nė kėtė dimension nuk ka dallim nė mes tė politikės sė Millosheviqit dhe tė asaj qė duket mė soft, e Gligorovit nė Maqedoni. Tė dyja kėto politika mbėshteten mbi parimin "njė njeri njė votė".

Jugosllavia pra u shkatėrrua ngaqė Millosheviqi deshi nė tė ta pėrhapė hegjemoninė serbe dhe ēėshtė mė e rėndėsishme nė kėtė politikė nuk zgjodhi mjete qofshin ato propagandisitike vullgare apo represive brutale. U pėrdorėn tė gjitha mjetet qė vinin ndesh edhe me standardet minimale tė drejtave tė njeriut.

Nacionalizmi serb ishte fajtori i shkatėrrimit tė Jugosllavisė. Ai i treti dhe i keqpėrdori tė gjitha investimet, shanset qė komuniteti ndėrkombėtar i ofroi Jugosllavisė sė parė dhe asaj tė dytės, madje edhe kėsaj tė tretės, pėr zgjidhjen plauzabile tė kontesteve ndėretnike. Prandaj kjo e drejtė, ky besim qė iu dha historikisht popullit serb qė t'i zgjidhė kontestet etnike nė mėnyrė civilizuese duhet definitivisht t'u merret, ngaqė ata u treguan tė paaftė pėr krijimin e kushteve pėr bashkėjetėsė tė barabartė. Ata nuk manifestuan gadishmėri qė tė ndėrtojnė sisteme inkluzive, ngaqė kėtė rigjiditet, kėtė paradispozitė pėr ekskluzivizėm nacional e manifestuan edhe me projektet konkret pėr pastrime etnike, pėr krijim tė kushteve pėr dominim tė papenguar tė serbėve mbi tė tjerėt. Nė kėtė kontekst janė me interes edhe shkencor projektet e shkenctarėve serb, Garashanin, Ēubrilloviq, nobelistit Andriq qė me plot gojė mund tė cilėsohen si gjenocidale, veēmas kundėr shqiptarėve si dhe Memorandumi i Akademnisė sė Shkencave dhe tė Arteve serbe, qė e pėrshpejtoi shkatėrrimin e Jugosllavisė sė dytė.

Nė vazhdė tė kėtij konstatimi mund tė thuhet se fajėsia serbe pėr tragjedinė jugosllave nuk mund tė bjerė vetėm mbi njė person, Millosheviqin, as mbi ekipin e tij, por nė tėrė shoqėrinė serbe, klasėn politike, shkencėtarėt, mediumet, madje edhe krijuesit. Kjo fajėsi u manifestua edhe nė tė gjitha periudhat kohore tė bashkėjetesės.

Shqiptarėt as me argumente legaliste as me argumente morale e as me ato gjeostrategjike nuk mund tė pranojnė, as qė tė lejohet tė pranojnė tė mbeten nėn dominimin serb.

Bashkėsia ndėrkombėtare, pas tėrė kėsaj pėrvoje tė hidhur, duhet shqiptarėve t'ua japė shansėn historike, qė serbėt s'e shfrytėzuan dot, qė tė krijojnė dhe tė qeverisin me shoqėri inkluzive, tolerante, demokratike qė do t'i respektojė vlerat qytetėruese.

KOSOVA

Kosova gjithmonė ka qenė entitet nė vete, qoftė si pėrmbajtje gjeografike, administrative apo etnike. Ajo dikur ka qenė Dardani qė ka patur pėrkufizim gjeografik e administrativ, pastaj Vilajet i Kosovės dhe nė kohėt e fundit krahinė autonomi.

Autonomia iu dha Kosovės pėr shkak tė shqiptarėve e jo pėr shkak tė sėrbėve.

Kosova ka qenė element pėrbėrės i Jugosllavisė, ka pasė tė drejtėn e vetos dhe me shkatėrrimin e Jugosllavisė e fitoi automatikisht tė drejtėn pėr secesion, ashtu si elementet e tjerė pėrbėrės tė federatės.

Argumentet pėr pavarėsi tė Kosovės janė kėto:

• ish sistemi, Jugosllavia u shkatėrrua vetėvetiu ngaqė nuk funksionoi formula e bashkjetesės dhe tė drejtėn pėr vetėvendosje e fituan tė gjithė elementėt konstituiv;
• Kosova ishte element konstituiv i federatės jugosllave;
• Kosova i ka kufijtė e vet administrativė;
• Kosova ka kompaktėsi etnike, gjeografike, ekonomike dhe infrastrukturore, ajo ėshtė organizėm nė vete;
• Mbi 90% tė kosovarėve me referendum u pėrcaktuan pėr pavarėsi;
• Kosova ėshtė e okupuar nga njė forcė e huaj qė ka vendosur sistem tė apartheidit dhe eksploatohet si koloni, prandaj duhet tė dekolonizohet;
• Kosova ka tė drejtė pėr secesion edhe mbi bazė tė presedencės;
• Pavarėsia e Kosovės e stabilizon rajonin, paqėn. Okupimi i saj, mbetja nė kuadėr tė Jugosllavisė e destabilizon rajonin, paqen dhe vlerat qytetėruese.

Pavarėsia e Kosovės mund tė mbėshtet me tėrė spektrin e argumenteve, legale, legjitime, supstanciale, historike, ekonomike, gjeostrategjike dhe qytetėruese.

Mbetja e Kosovės nė kuadėr tė Serbisė, apo tė Jugosllavisė nuk mund tė arsyetohet me asnjė argument, pos atyre qė e arsyetojnė dominimin, hegjemoninė, ekspansionizmin, kolonializmin, apartheidin.

* Kjo trajtesė e z. Xhaferri pėr ēėshtjen e Kosoves, ėshtė njė fragment i shkėputur prej njė elaborati mė tė gjerė pėr ēėshtjen shqiptare, i shkruar nga fundi i vitit 1998 dhe i publikuar nw vitin 1999, para ndėrhyrjes sė Natos, nga Instituti pėr Paqe i SHBA. Nė kėtė artikull jepen pergjigjet pėr kunderargumentat serbo-ruse pėr Kosovėn. Sot politika shqiptare kryesisht zhvillohet nė relacionin elementar, pro, apo kundėr pavarėsisė, pa shtuar argumenta qė e aryetojnė kėrkesėn pėr mėvetėsi.
Ndonese teksti ngėrthen ne vete frymėn e asaj periudhe, vlerėsojmė se mesazhet janė aktuale.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara