HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Pseudo-demokracia

-- nga Arbėn XHAFERI, 08-12-2007

Arbėn XHAFERI Zgjedhjet nė Rusi morėn fund. Partia e presidentit Putin, ashtu siē pritej, fitoi epėrsinė nė Dumėn ruse. Faktori ndėrkombėtar shprehu rezerva tė qarta lidhur me organizimin dhe zhvillimin e kėtyre zgjedhjeve. Presidenti amerikan, G. W. Bush paralajmėroi se nuk do t'i dėrgojė urim homologut tė tij, Putin, me arsyetimin se ai s' ka qenė kandidat nė kėto zgjedhje; Unioni Evropian vlerėson se kėto zgjedhje kanė qenė nėn standardet evropiane; lideri opozitar, shahisti i njohur Garij Kasparov i cilėson si fundi i demokracisė nė Rusi, ndėrkaq protestuesit me bindje liberale hodhėn parulla pėr njė Rusi pa Putinin.

Zgjedhjet nė Rusi, qė ashtu si u organizuan dhe pėrfunduan, nxisin nevojėn pėr analizė tė katandisjes sė demokracisė, pėrkatėsisht tė mėnyrės sė legjitimimit, tė marrjes dhe tė zbatimit tė pushtetit. Kjo fitore hap njė dilemė tė madhe lidhur me fenomenin e demokracisė, e cila, nė vend qė tė pėrhapė, ta afirmojė lirinė, nė thelb, pėrmes manipulimeve tė ndryshme e ngulfat atė, instalon njė klikė, njė regjim qė sundon pa legjitimitet tė mirėfilltė demokratik.

A e tepron Kasparov, kur thotė se kėto zgjedhje shėnojnė fundin e demokracisė nė Rusi? Do tė thosha diēka edhe mė shumė: mėnyra e qeverisjes sė Putinit, pėrmes njė forme tipike pseudo-demokratike, nė thelb e suspendon atė substrat tė ideve dhe tė standardeve mbi tė cilat ndėrtohen shoqėritė moderne, tė ashtuquajtura demokratike, qė gjithnjė e mė tepėr shtohen. Sipas tė dhėnave statistikore, nė vitin 1900 nuk ka ekzistuar asnjė shtet demokratik nė kuptimin e sotėm tė kėsaj fjale, ndėrkaq, sot mėse 130 shtete konsiderohen si demokratike. Mirėpo, a janė realisht demokratike tė gjitha ato shtete qė hiqen si tė atilla? Gjithsesi jo. Shndėrrimi i demokracisė nė formė ėshtė pasojė e papjekurisė morale tė disa shoqėrive. Tolerimi i kėtij manipulimi, respektimi formal i procedurės demokratike arrihet vetėm nėse njė shoqėri, nga frika ose motive tė tjera, pranon tė mashtrohet, pranon cinizmin si mėnyrė tė komunikimit. Njė kohė tė gjatė, nė shtetet e demokracive tė ashtuquajtura popullore organizoheshin "zgjedhje demokratike" ku votohej vetėm njė kandidat. Ky manipulim sot duket qesharak, naiv, por nė atė kohė askush nuk kishte guxim qė tė kundėrshtonte kėtė formė pseudo-demokratike. Edhe sot, nė shoqėritė qė ende nuk janė tė pjekura pėr demokraci, shfaqen forma tė ndryshme tė manipulimit qė elektorati i toleron. Kėtė lloj mashtrimi tė vetėdijshėm, tė ndėrsjellė, filozofi Peter Sloterdike do ta quante cinizėm radikal. Pikėrisht, kjo ndodh nė Rusi: mashtrimi i ndėrsjellė, nė trajtėn e cinizmit radikal.

Mungesa e pėrgjegjėsisė pėr respektim tė standardeve demokratike hap njė shqetėsim edhe mė tė madh, nėse merret parasysh se Rusia ėshtė ende superfuqi nukleare. Zakonisht mungesa e pėrgjegjėsisė nuk shfaqet vetėm nė njė segment tė veprimit shoqėror, por pėrhapet si murtaja. Zhvillimet e sotme nė Rusi na pėrkujtojnė dėshtimin historik tė politikės sė revolucionarit Lenin. Ai arriti tė ēmontojė njė klikė despotike, atė tė Romanovėve, por jo edhe despotizmin si formė e qeverisjes. Tanimė tė gjithė e dinė se despotizmi u ringjall dhe mori pėrmasa tė pėrbindshme gjatė periudhės sė Stalinit. Nė vazhdė tė kėtyre shqetėsimeve ėshtė krejtėsisht e parėndėsishme dilema se nė ē'mėnyrė ka fituar zgjedhjet presidenti aktual i Rusisė, Putini, me manipulime apo realisht, por mėnyra se si do tė qeverisė ai. Askush sot nuk di se ēfarė bindjesh politike ka ai, tė majta apo tė djathta, cili ėshtė programi i tij pėr rimėkėmbje tė Rusisė, a ėshtė ai ekonomik, ushtarak apo social? Hė pėr hė, dihet vetėm pėr gatishmėrinė e tij tė shantazhojė, ta sfidojė paqen dhe rendin e ri botėror, qė ngrihet mbi parimet e liberalizmit, standardeve qė mbrojnė tė drejtat e njeriut, lirinė e shprehjes dhe organizimit politik. Sipas tė gjitha gjasave ai nuk synon tė ndėrtojė njė doktrinė tė qartė politike, qė do tė shėrbente pėr orientim, pėr tė kuptuar se ku shkon Rusia, por mėton pushtetin e zhveshur, pa koncepte, qė do ta obligonin atė para elektoratit qė ia dha besimin. Nuk duhet tė shpėrfillet konstatimi dėshpėrues i opozitarit Kasparov pėr fundin e demokracisė nė Rusi, ngaqė ai paralajmėron njė rrezik global: rikthim tė procesit historik nė despotizmin klasik rus, rrjedhimisht edhe nė periudhėn e luftės sė ftohtė. Politika e presidentit rus, Putin, nuk shėnon vazhdimėsi me frymėn e perestrojkės sė Gorbaēovit, as me vendosmėrinė delirante tė Jelcinit pėr demokratizim kaotik tė Rusisė, por ajo ėshtė njė pėrzierje, njė galimatias mėnyrash tė sundimit qė kanė njė emėrues tė pėrbashkėt, qeverisjen autoritare, qė gjithnjė e mė tepėr merr trajta tė oligarkisė, tė tė zgjedhurve sipas kritereve tė KGB-sė, tė cilėt do t'i kontrollojnė tė gjitha proceset qė zhvillohen nė kėtė shtet.

Kjo oligarki, e liruar nga politika, pa mapė ideologjike, tashmė kontrollon sistemin financiaro-ekonomik, pasuritė natyrore, resurset e gazit, tė naftės, me tė cilat do tė pėrpiqet ta shantazhojė Evropėn, ta detyrojė atė qė tė ketė kujdes, ose tė mbajė njė pozitė neutrale. Ėshtė fakt i pamohueshėm se gjatė periudhės shpresėdhėnėse tė Gorbaēovit, asaj kaotike tė Jelcinit u krijua njė shtresė pasanikėsh, qė njihen me emrin tajkunė, por ata nuk kishin ambicie politike, nuk patėn krijuar struktura pushtetmbajtėse si kasta aktuale e Putinit, prandaj shumė shpejt u shpartalluan nga goditjet e strukturave putiniane. Problemi qė shfaqet me Putinin ėshtė ngushtė i lidhur me kastėn e re tė pasanikėve tė mėdhenj, tė cilėt krijojnė truste dhe monopole, pėrmes tė cilėve nė tė ardhmen do tė kontrollojnė procesin zgjedhor, instalimin e vazhdueshėm tė tyre nė pushtet, qė paralajmėron fundin e demokracisė nė Rusi. Putini ėshtė prijėsi i kėtij zhvillimi dhe ai, pėr ta pėrfunduar, pėr ta rrumbullakuar atė duhet tė mitizohet, tė ngrihet nė qiell. Pėr ta arritur kėtė qėllim, shtrohet nevoja e mistifikimit tė aftėsive tė tij, tė guximit tė tij, qė korrigjon gabimet e tė tjerėve, tė karakterit tė tij, qė sfidon tė paprekshmit. Prandaj, ai me arrogancė jo diplomatike ua tregon dhėmbėt atyre qė janė superiorė - SHBA-ve, UE-sė, NATO-s - ua mohon ēdo iniciativė, duke filluar prej ēėshtjes sė Kosovės, vendosjes sė mburojės raketore e deri te telashet qė shfaqen me Iranin. Kėto projekte, pėrvetėsimi final i pasurive shoqėrore, krijimi i njė strukture oligarkike-financiare me ambicie politike, nuk mund tė formohen brenda njė mandati, ngaqė gjurmėt e njė manipulimi tė kėtillė nuk mund tė fshihen aq lehtė. Prandaj, Putini aspiron qė tani tė instalojė njė President dhe qeveri kukull dhe pastaj, pas 4 vjetėsh tė rikthehet nė pozitėn e Presidentit edhe pėr dy mandate. Tė gjitha veprimet qė i bėn, pėr bazė kanė shantazhin dhe cinizmin radikal. Qėllimet e tij dhe tė oligarkėve rreth tij, nuk janė ato qė ai publikisht i thekson, por marrja e pushtetit pėr qėllime krejtėsisht profane dhe legjitimimi "demokratik" i kėtij projekti. Temat qė ai publikisht hap, janė nė funksion tė mistifikimit tė potencialeve tė tij, si prijės i pa kontestueshėm qė ka kapacitete ta rimėkėmbė perandorinė e gjunjėzuar, t'ia rikthejė shkėlqimin dhe namin Rusisė unike. Sipas tė gjitha gjasave, hyjnizimi i tij tashmė ka filluar. Kėtė proces Kasparov e cilėson si fund i demokracisė. Ky shqetėsim i tij, kuptohet mė drejtė nėse kundrohet nga perspektiva historike.

Gjatė tėrė historisė sė njerėzimit janė shfaqur probleme tė llojeve tė ndryshme, lidhur me legjitimimin, pėrvetėsimin e sė drejtės pėr pėrfaqėsim tė interesave tė njė grupi shoqėror, tė shoqėrisė apo tė shtetit nė pėrgjithėsi ose thėnė mė shkoqur, lidhur me tė drejtėn e sundimit. Nė kėtė rrafsh janė bėrė krime makabre, shpeshherė tė pakuptimta, ku vėllai e vret vėllanė, nėna tė birin, i biri tė atin, nė kėtė rrafsh, parimet morale nuk kanė shėrbyer si mapė pėr sjellje dhe orientim human, por kanė qenė pengesė, naivitet qė pėrbuzej. Prandaj, tradhtia, pabesia nuk kanė ngjallur kurrfarė indinjate, por tė kundėrtėn, adhurimin e fituesit, tė forcės sė tij mistike. Kėta sundues shpeshherė, pėr ta pėrforcuar legjitimitetin e tyre, pėr ta mistifikuar edhe mė shumė kapacitetet e tyre mbinjerėzore tė pamposhtura kanė krijuar mitin e prejardhjes sė tyre hyjnore, ose mitin e shndėrrimit tė tyre nė hyjni.

Linja e prejardhjes hyjnore tė njė dinastie sunduese njihet me nocionin latin descensus, ku monarku apo Perandori fuqinė e vet e shpjegon me prejardhjen e tij hyjnore. Ēuditėrisht nė gjuhėn shqipe, nė nocionin perandor puqen kėto dy dimensione, ai i monarkut me atė tė hyjnisė.

Linja e shndėrrimit tė sunduesit, monarkut, prijėsit legjendar nė hyjni, njihet me emrin ascensus.

Pėrmes kėtyre dy formave tė mistifikimit tė fuqisė sė tyre, sunduesve u jepej njė legjitimitet hyjnor, sa tė frikshėm po aq edhe tė respektuar.

Ky fenomen ėshtė shfaqur nė tė gjitha shoqėritė njerėzore dhe nė forma, ndonėse tė kamufluara shfaqet edhe sot.

Krahas kėsaj linje tė mistifikimit, tė hyjnizimit tė legjitimitetit, janė shfaqur forma tė tjera, gjithsesi mė profane, mė humane tė legjitimit politik. Njėra nga kėto, qė u tregua si mė e drejtė, mė frytdhėnėse ėshtė modeli i demokracisė, shpikje e Greqisė antike, tė cilin e pranoi dhe e pėrsosi qytetėrimi perėndimor. Kjo formė e legjitimimit tė sė drejtės pėr pushtet, qeverisje apo sundim u dėshmua se nuk mund tė ketė alternativė konkurruese. Mirėpo edhe nė kėtė rrafsh, shfaqen efekte dhe dallime shqetėsuese, qė e shndėrrojnė demokracinė dhe zgjedhjet e lira nė instrument tė instalimit legjitim tė diktatorėve dhe diktaturave tė ndryshme, duke filluar prej Sadam Huseinit, Kim il Jongu, Bashar al Sadat, emirėve tė ndryshėm e deri te presidentėt e sotėm tranzicionalė, si Millosheviqi, Llukashenkoja, Nurbajevi, Gurbanguly, Berdimuhamedovi, Karimovi dhe sipas tė gjitha gjasave kjo do tė ndodhė edhe me Putinin, i cili pėrgatitet edhe pėr dy mandate tė tjera. Kėtė shqetėsim e theksoi edhe diplomati amerikan Riēard Hollbruk duke analizuar situatėn nė Jugosllavi: "Le tė marrim parasysh se zgjedhjet kanė qenė tė lira dhe tė ndershme, por zgjidhen racistėt, fashistėt, separatistėt. Kjo ėshtė dilema".

Por, kjo nuk ėshtė vetėm dilemė, por edhe shqetėsim, ngaqė zgjedhja e diktatorėve pėrmes zgjedhjeve tė lira dhe tė ndershme e demokratike, e dekurajon kritikėn ndaj kėtyre sistemeve dhe inkurajon manipulimin gjithnjė e mė sofistik me demokracinė, qė pėrmbyllet me cinizėm radikal. Nė kėtė pikė sėrish shfaqet roli vendimtar i kulturave qė parapėlqejnė lirinė dhe sundimin e ligjit, prandaj e kanė zhvilluar demokracinė si mėnyrė mė tė drejtė pėr legjitimim tė njė politike dhe qeverisjeje dhe kulturave qė vetėm formalisht e pranojnė demokracinė si mėnyrė tė legjitimit tė tyre.

Nė shoqėritė ku demokracia funksionon realisht dhe plotėsisht, shihet qartė se ajo buron nga konceptet e lirisė, ndėrkaq nė shoqėritė ku liria ėshtė ngulfatur, demokracia respektohet vetėm formalisht, e shoqėruar me njė retorikė cinike radikale. Mjerisht, demokracia vetvetiu nuk e sjell lirinė, por liria hap shtegun pėr paraqitjen e demokracisė. Liria nė shoqėritė perėndimore zhvillohet me shekuj. Disa hulumtues, pikėnisjen e lirisė politike e ndėrlidhin me nėnshkrimin e Magna Carta Libertatum-it (Kartėn e Madhe tė Lirisė) nė vitin 1215, nė Runnymede nga ana e Mbretit anglez, Xhonit, i cili nėn presionin e Papės, Inocentit III dhe baronėve anglezė detyrohet ta nėnshkruajė dokumentin qė e ngushton pushtetin e tij. Kjo Kartė pastaj prodhon idenė e kushtetutės, pėrkatėsisht tė ligjeve kushtetuese qė garantojnė liritė politike qė paralajmėrojnė triumfin e modelit tė demokracisė liberale tė ditėve tė sotme. Kjo rrugė nuk ishte e lehtė. Bie fjala nė Britaninė e Madhe, nė vitin 1832 vetėm 1,8% e qytetarėve kishin tė drejtėn e votimit, nė vitin 1867 vetėm 6,4%, nė vitin 1884 vetėm 12% ndėrkaq femrat kėtė tė drejtė e fituan nė vitin 1930.

Nė shoqėritė pseudo-demokratike, qė nuk kanė njė zhvillim tė kėtillė tė koncepteve tė lirisė, qė e kanė pranuar demokracinė vetėm si formė, shfaqen njė varg metodash pėr trukim tė rezultateve tė zgjedhjeve, vjedhja, blerja e votave, sistemi joadekuat zgjedhor, votimi kolektiv, manipulimi me listat zgjedhura, komponimi artificial i njėsive zgjedhore, kontrolli i procesit zgjedhor pėrmes komisioneve zgjedhore tė varura nga institucionet shtetėrore, kėrcėnimet e ndryshme etj. Nė kėto shoqėri, nė vend qė tė thellohen liritė e njeriut, zhvillohet inzhinieringu elektoral, pseudo-demokracia.

Asgjė, asnjė ide e vlerė, nuk mund tė legjitimojė suspendimin e demokracisė. Shtetet e mirėfillta demokratike, kryesisht demokratike qė i kanė tejkaluar kėto joshje, metoda, nė thelb kriminale tė marrjes sė pushtetit, duhet tė gjejnė forma mė efikase tė dekurajimit tė suspendimit, tė anashkalimit tė demokracisė. Nė rastin rus, ku fitorja nė zgjedhje arrihet me mitizim tė prijėsit Putin duhet tė kontestohen atutė e tij, argumentet qė krijojnė bindjen nė opinion, veēmas nė atė rus, se ai ėshtė fitues, rimėkėmbės i dinjitetit, i fuqisė, i famės, i shkėlqimit tė Perandorisė Ruse. Njėri nga kėto argumente ka tė bėjė me Kosovėn. Putini shtatshkurtėr, qė sillet si Car i Madh, tanimė merr lėvdata se ka arritur ta kthejė procesin prapa dhe ta pengojė pavarėsinė e Kosovės. Argumentet qė i pėrdor ai dhe diplomacia e tij, i takojnė kryekėput kategorisė sė cinizmit radikal. Shtetet perėndimore duhet me urgjencė t'ia marrin kėtė argument, ta njohin pavarėsinė e Kosovės, nėse jo nė emėr tė sė drejtės, atėherė gjithsesi pėr tė penguar instalimin e njė Ahmadinexhati edhe mė tė rrezikshėm, mė tė fuqishėm qė nuk heziton tė shantazhojė, tė pėrdorė kėrcėnimin si mjet tė krijimit tė kredibilitetit gati hyjnor, qė ethshėm paralajmėron fundin e demokracisė nė Rusi, siē thotė Kasparovi.

Bllofet e Putinit duhet tė dėshtojnė, ai duhet tė kthehet nė rrugėn e mirėfilltė tė demokracisė dhe bashkėpunimit me shtetet perėndimore. Mėnyra mė efikase e dėshtimit tė tij dhe bashkė me edhe tė megalomanisė serbe, qė shkakton rregullisht kriza pėrmasash globale, ėshtė zgjidhja urgjente e statusit tė Kosovės sipas pėrcaktimit tė qytetarėve qė jetojnė atje. Nė kėtė mėnyrė pengohet trashja e zullumit.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara