HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Pas 10 Dhjetorit – Sėrish nuk ėshtė koha e duhur pėr pavarėsi?

-- nga Xhafer SHATRI

1. Zgjedhjet edhe si shmangie e afatit tė radhės (10 dhjetorit)

Zgjedhjet nė Kosovė pėrfunduan. Ato i fitoi bindshėm opozita. E opozita ka vetėm njė emėr: Vetėvendosje! Sepse realisht vitet e fundit vetėm kjo Lėvizje e tė rinjve ishte opozitė e mirėfilltė nė Kosovė. Krahas kalkulimeve tė shumta qė janė bėrė me rezultatet dhe shkeljet e vjedhjet jo tė pakėta, hije tė zezė kėtyre zgjedhjeve u ka vėnė fakti se kreu i opozitės, Albin Kurti, me pajtimin e turpshėm tė parisė sė Kosovės, vazhdon tė mbahet, arbitrarisht, nė burg.
Ana tjetėr e medaljes ėshtė se rezultatet nxorėn, si zakonisht, fituesit dhe humbėsit e zgjedhjeve dhe pėr rrjedhojė Kosova do tė ketė institucione me njerėz “tė tjerė”.
Tė bėsh njė analizė se cilat do tė jenė koalicionet ėshtė punė e kotė, pėr arsyen e thjeshtė se pėr koalicionet vendos tjetėrkush, bashkėsia ndėrkombėtare.

2. Negociatat tėrkuzė

Negociatat nė mes tė Prishtinės dhe Beogradit (s)kanė pėrfunduar. Shqiptarėt thonė se s’kemi mė pėr ēka tė bisedojmė, ndėrkaq serbėt mendojnė se tirilingu do tė vazhdojė edhe njė zot e di sa. Qetėsinė, si dhe menjėherė pas planit tė Ahtisarit, e ndėrpreu nė Nice presidenti Sarkozi, i cili tha se “ne jemi tė favorshėm pėr pavarėsinė e Kosovės, por, dėshirojmė qė kjo tė bėhet nė kohėn e duhur, do tė thotė nė njė moment kur askush nuk do tė ndihet i poshtruar…” Atė e mbėshteti edhe kryeministri italian, Prodi.
Nuk ėshtė ēudi qė Ekipi i Unitetit, sėrisht do tė detyrohet tė udhėtojė andej e kėndej, sepse ėshtė nė pozitė tė tillė qė nuk mund tė thotė: Mjaft!
Realisht afatet shtyhen njėri pas tjetrit, sepse paria e Kosovės, e cila duhej menjėherė pas kapitullimit tė Serbisė ta shtronte energjikisht respektimin e integritetit territorial tė Kosovės dhe zgjidhjen e ngutshme tė statusit, u mor me gjėra qė mė sė pakut i duheshin Kosovės. Tashmė ėshtė krejt e qartė se jo mungesa e argumenteve apo mungesa e mbėshtetjes ndėrkombėtare, por mungesa e burrave tė shtetit e zvarriten Kosovėn tetė vjet pasluftės dhe e futėn nė negociata e udhė pa krye. Nga kėto bisedime vendi ynė njė ditė do tė dalė si shtet, por shtet sakat, me sherre tė mėdha etnike brenda.

3. Synimet e Serbisė... tė pandryshuara

Meqė krerėt e Serbisė e defaktorizuan Kosovėn, nė njė analizė serioze nuk mund tė flitet se ēka do tė bėjė Prishtina nė ditėt dhe javėt qė vijnė. Por ia vlen tė flitet se ēka do tė bėjė Serbia.
Tė paktėn, prej qė ka shpėrthyer kriza nė ish-Jugosllavi, Serbia ka pasur njė synim tė qartė, ta formojė me ēdo kusht dhe me ēdo ēmim njė shtet "tė pastėr" serb. Sipas kėtyre synimeve, nė Serbi do tė mbeteshin vetėm hungarezėt e Vojvodinės dhe boshnjakėt e Sanxhakut, dy bashkėsi qė kurrė nuk e kanė rrezikuar integritetin e Serbisė.
Synimi ishte tė marrin atė qė munden nė Kroaci e Bosnje, ta mbajnė Malin e Zi dhe, mė nė fund, me shqiptarėt t’i zgjidhin problemet serbisht; do tė thotė tė provokojnė konflikte, ta marrin njė pjesė tė mirė tė Kosovės dhe ta pastrojnė etnikisht. Nė kėto kushte pjesėn tjetėr, Gjakovėn dhe Rahovecin me Drenicė, ta lėnė tė mbijetojė si t’i vijė pėr mbarė.
Ngjarjet, pėr fat, morėn tjetėr rrjedhė. Serbia e frustruar nga disfata nė Kroaci, u ngushėllua me formimin e Republikės Serbe, kanceri nga i cili, BeH e ka vėshtirė tė mbijetojė.
Vitin e kaluar Serbia e humbi dhe Malin e Zi.
Ndėrsa tash nė rrafshin ndėrkombėtar ajo ėshtė koncentruar nė Kosovė, e trimėruar me mbėshtetjen fanatike tė Rusisė. Po bėhen gati 2 vjet nga fillimi i negociatave; 17 takimet qė kryesoi presidenti Ahtisari rezultuan me njė Plan, i cili shtetin e ardhshėm, tė mbikqyrur tė Kosovės, e bėn qė nė fillesė tė ecė me paterica. Ditė mė parė Rada Trajkoviē tha se "Ideja e Ahtisarit pėr decentralizimin e Kosovės ėshtė ashti mė i madh pėr fytin e shqiptarėve!"
Shtrohet pyetja pse atėherė Serbia nuk e pranoi Planin e Ahtisarit?
Tė paktėn pėr 3 arsye:
- Serbisė i intereson territori i Kosovės, pasuritė e saj dhe defaktorizimi i shqiptarėve nė Ballkan;
- Nė pamundėsi tė shfarosjes dhe largimit tė shqiptarėve, shteti serb ėshtė pėrcaktuar pėr ndarjen e Kosovės;
- Nėse kėtė objektiv nuk mund ta arrijė qė tash, atėherė pėrmes formimit tė etnitetit serb nė Kosovė (qoftė ky edhe si bashkėsi komunash, qė plani i Ahtisarit jo vetėm e mundėson, por edhe e afirmon), ta konfederalizojė Kosovėn. Dhe vit pas viti duke e asfiksuar pėrmes krizave tė njėpasnjėshme politike tė nxisė shkatėrrimin e Kosovės dhe aneksimin e etnitetit „tė saj“.

Nė pėrputhje me kėtė strategji, Serbia pėrpiqet ta shtyjė sa mė gjatė zgjidhjen e statusit tė Kosovės. Por nėse vjen dita e pashmangshme „D“, atėherė pėrmes tė gjithė mekanizmave qė ka njė shtet do tė pėrpiqet ta forcojė faktorin serb nė Kosovė, pėrmes thellimit tė mėtejmė tė decentralizimit, dhe ta dobėsojė sa mė shumė konstruktin e ardhshėm tė Kosovės.
Eshtė praktika, déją vu, nė Bosnjė e Hercegovinė.

4. Ēka pas 10 Dhjetorit?

Pėr tė forcuar pozitat e saj negociuese Serbia do tė perpiqet ta pėrsėris vitin e turpshėm 2004. Rada Trajkoviē, njė personalitet i mirinformuar serb, nėnkryetare e Kėshillit Nacional serb tė Kosovės (dhe Metohisė) shprehu droen se, nė ditėt qė kemi pėrpara, strukturat e shėrbimeve serbe, pėrfshirė kėtu dhe udbashėt shqiptarė, mund tė nxisin konflikte nė Kosovė, kryesisht nė pjesėn qendrore, ku jetojnė shumica e serbėve sot, rreth 80'000 veta...
Rada Trajkoviē akuzoi Beogradin se ka vendosur t’i lėrė serbėt e Kosovės Qendrore nė mėshirėn e fatit dhe ta marrė Kosovėn e Veriut. Pėr kėtė akuzoi edhe persona politikė kyē tė Kosovės, se nė emrin tonė paskeshin bėrė marrėveshje me Koshtunicėn pėr ndarjen e vendit.

Kjo deklaratė meritonte pėrgėnjeshtrimin e njerėzve tė apostrofuar. Njė gjė e tillė nuk ndodhi.
Eshtė pėr tė ardhur keq se si opinioni i Kosovės nganjėherė pėrtyp edhe kėso gjėrash qė nuk do t’i bluante as lukthi i elefantit. Vitin e kaluar, Njėshi i Kosovės, nė njė intervistė dhėnė radios Zėri i Amerikės, nė pyetjen se ēka mendonte pėr atė qė po flitet lidhur me ndarjen e Kosovės u pėrgjegj: "Ne nuk e dėshirojmė ndarjen e Kosovės!" As mė shumė e as mė pak.
Si pėr ironi as kjo nuk ėshtė mė e keqja. Mė e keqja, ėshtė mungesa e njė reagimi serioz nga mali i mediave qė ka sot Kosova.

5. Gjenerali Artemije

Pas negociatave tė radhės nė Vjenė, peshkopi ortdoks i Kosovės, Artemije lėshoi njė dacibao tė denjė pėr njė gjeneral lufte. Ai shkruan se problemi i Kosovės nuk ekziston, por ekziston problemi i minoritetit « shiptar » nė Serbi… dhe akuzon rėndė disa shtetarė serbė pse po dėrgojnė mesazhe paqėtore e nuk po ndėrmarrin masa pėrkatėse. Nė kėtė funksion, peshkopi kėrkon me alarm aplikimin e masave paraprake:
- tė mbyllen pėr 3 ditė kufijtė administrativė tė Kosovės (e Metohisė) ndaj Serbisė, pėr udhėtarė, mallėra etj…
- Tė thirret njė « Mision vėzhgues » i vendeve anėtare tė Organizatės sė Shangajit (Kina, Rusia, India…)
- Tė mobilizohen krejt tė detyruarit ushtarakė nė Serbi pėr tre ditė, si shėnjė se Serbia ka mbrojtjen e saj;
- Tė organizohen ushtrime ushtarake buzė kufirit tė Kosovės, me pjesėmarrjen e vėshguesve tė Organizatės sė Shangajit ;
- Tė organizohen demonstrata masive nė Beograd dhe nė qytete tė tjerė tė Serbisė qė tė shihet se serbėt nuk heqin dorė nga Kosova… Nė kėtė mobilizim edhe Kisha do tė ndihmonte shumė…
Nuk ėshtė ēudi nėse njė ditė peshkopi i sertė t’i drejtohet me letėr edhe Zotit dhe tė kėrkojė prej tij qė mu nė ditėn qė do tė shpallet pavarėsia e Kosovės tė bėhet kiameti.
Pos kėtyre qė kėrkon gjenerali me rasė, ēka tjetėr do tė bėjė Serbia nė rast se « e shpallum pavarsien » ?
- Serbia do t’u luajė tė gjitha kartat, pėrfshi dhe jokkerin, Ratko Mladiē, i cili mbahet sot nė objekte speciale tė administratės serbe pėr t’u “dorėzuar”, nė mėnyrė qė gjatė pėrcaktimit tė fatit tė Kosovės, tė pėrdoret si monedhė pėr kusuritje.

- Tė improvizojė shpėrngulje masive tė serbėve nga Kosova qendrore, pėr tė tėrhequr kėshtu vėmendjen e opinionit ndėrkombėtar dhe nė prapavijė tė zbatojė diversione nga mė tė ndryshme, tė cilat do t’u faturohen shqiptarėve.

- Ta ngrejė peshė Veriun, duke vėnė nė veprim njėsitė ushtarake e policore, qė funksionojnė aty prej vitesh dhe ta shpallė “pavarėsinė e Republikės serbe tė Kosmetit…” Shteti serb mund ta bėjė kėtė kur tė dojė, sepse financon me rroga tė rregullta 30 mijė persona nė Kosovė...

Detajet do tė na i tregojė koha, sepse, siē thoshte Talesi i vjetėr, askush si koha nuk i qet gjėrat nė dritė tė diellit…

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara