HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


EDITORIAL

Nė bardhezi

-- nga Alban Bala, TemA, 26.02.2008

Alban Bala Si ish-pjesėmarrės i grevės studentore tė urisė sė shkurtit 1991 dhe i lėvizjes qė nismoi ndryshimet e vėshtira demokratike nė Shgipéri, kam menduar se misioni yne nė fakt pėrfundoi aty, ku edhe nisi. te ēlirimi i energjive popullore pėr ndryshim, falė vrasjes sė frikės (qė pėr mua fillonte te prindėrit e mi) dhe permes deheroizimit tė mitit tė diktaturės. Ne sfiduam diktaturėn nė e sai - irnazhin e diktatorit dhe u rebeluam kundrejt nėnshtrirnit dhjetėravjeēar ndaj frikės, me tė cilėn sundohej Shqipėria. Kaq. Pjesa tjetėr ėshtė histori, betejė e gjatė dhe e panevojshme pėr t'u analizuar a shpjeguar kėtu. Por, para disa netėsh u pėrballa me tė shkuarėn dhe u trondita pa masė. Njė takim pėrkujtimor, i shestuar nėpėr ca foto bardhezi tė Roland Tashos (prapė bardhezi, si dikur), mė ktheu mbrapsht ne kohė dhe mė seliti idetė nė trurin tim tė mpirė nga pėrditshmėria sfilitėse.

Pėrvjetori i 17-tė i Grevės sė Urisė - nga Grupimi Dhjetor '90-tė

Ishte fat i madh qė nė atė takim askush nuk u pėrpoq tė bėnte heroin si dikush tjetėr, dikur njė anonim perfekt, qė tani mbush gazetat. Atė mbrėmje ishim pėrsėri bashkė, jo si dikur natyrisht, sepse koha ka rrjedhur mbi tė gjithė ne dhe na ka ndryshuar. Por ishim pranė dhe tė sjellshėm, shumė mė tė vėmendshėm se atėherė, 17 vite tė shkuara, njė tė artikuluar nė gjeste e maniera, shkurt tė rritur. Ishte si njė takim veteranėsh, tė dėnuar tė quhen tė tillė, edhe pse ende tė rinj nė moshė. Muret e akullt, tė bardhė, me gjurmėt e fotove nė bardhezi, drita e ftohtė dhe heshtja kotėsisht solemne tė sillnin ndėr mend njė mauzoleum varrezash, ku ca njerėz tė vdekur nga pikėpamja historike, rijetonin pazėshėm kohėt kur kishin qenė gjallė. Ishim bashkuar tė gjithė pėrpara atyre fotove, pėrpara monumentit tė rinisė sonė tė humbur dhe po festonim ndoshta Kujtesėn, faktin qė brenda nesh ajo ngjarje nuk kishte vdekur plotazi, siē ka ndodhur me tė nė kujtesėn popullore. Pėr ironi, edhe Kujtesa ime nė ato ēaste ringjallej po ashtu nė bardhezi.

M'u kujtua njė djalosh, i cili, kur gazetarė tė huaj dhe fotografė (Franc Kuznicic spikaste mbi ta, shtatlartė), hynė nė mjediset e grevės, ai u kthye nga muri dhe me ēfarė mundi shkroi mbi tė "Nėnė, jam kėtu". Ishte nė fakt barrikada mė emocionale ku mund tė strukej heroizmi ynė pa adresė. Epitafi mė epik i njė misioni tė pėrbashkėt. Kishim pasur nevojė pėr tė, pėr kėtė personalizim tė qėllimit, pėr kėtė koordinatė tė zemrės sė hutuar nga e panjohura, qė mund tė na arrinte nga ēdo anė. Prej kėtij ēasti nuk kishte mė rėndėsi nė ishim gjallė, nėse do tė vdisnim, nėse do tė mbijetonim nė fitore apo do tė humbisnim nė dėshpėrim. Ne e dinim ku pėrkisnim! E kam mbajtur nė mendje pėr shumė gjatė mė pas atė slogan tė thjeshtė e burrėror, ku sundonte e panjohura. Por tani ishte shumė vonė ta ri-thėrrisje atė kujtim, tani kur e panjohura nuk ėshtė mė mes nesh. Ēdo gjė ėshtė bėrė e njohur deri ne vetėpėrbuzje.

"Ne e fituam betejėn tonė, edhe pse luftėn e humbėm", - u pėrpoga tė bėja humor me dikė, sa pėr tė thyer atė ndjesi. Nė fakt, ishte njė ēast ku humori mund tė ishte njėlloj si fotot mbi mure: bardhezi. "Ne fituam", - ishte pėgjigjja qė mora dhe unė hoqa dorė nga debati. "Ne humbėm megjithatė" - thashė me vete. Beteja e atyre mijėra studentėve qė u bashkuan nė sheshin "Demokracia" nė Qytetin Studenti nuk ishte thjesht mundėsimi i rotacionit politik normal, rivendosja e lirive dhe demokracia liberale. Beteja jonė shkonte shumė pėrtej kėsaj. Ajo ishte humaniste, ishte thelbėsore - edhe pse pa njė substancė idesh tė kthjellėta, qė trupėzoi mė pas koha.

Beteja jonė ishte rigjetja e idealizmit, ringjallja e fuqisė sė njeriut tė vdekur e tė nėnshtruar ndaj njė regjimi faraonik, ishte rikthimi i besimit te potenca se "kush ka guxim, mund tė ketė edhe ėndrra" dhe se vlera e njė kombi matet me rrezikun qė ai pranon tė pėrballė. Qasja jonė ishte njerėzore, dėshpėruese dhe shpresėlindėse njėherėsh. Ishte e pafuqishme nė guximin e saj dhe si e tillė motivuese pėr kėdo. Ishte njė frymėzim. Nėse i referohem humbjes, kjo ėshtė pika ku unė mendoj se ai brez i papėrsėritshėm njerėzish thuajse tėrėsisht dėshtoi. Revolucioni i kadifenjtė, pėrmbysja demokratike, liritė politike dhe hapėsirat e humbura pėr gjysmė shekulli u realizuan tė plota - edhe pse me vonesa dhe vėshtirėsi tė mėdha. Por fitorja e betejės sonė tė vogėl vdiq, e mbytur nė pellgun e suksesit tė saj brenda pak vitesh. Koha tregoi se ngrehina shtetėrore dhe shoqėrore shqiptare, me prangat e saj, diku tė reja e diku tė trashėguara, por gjithnjė pragmatike, ia doli ta zvetėnonte idealizmin e atij grupi tė rinjsh, qė aspironin pėrparimin dhe besonin te forca e ideve dhe te thirrja e sė panjohurės. Vitet provuan se shumė - nė mos shumica e atyre tė rinjve - dėshtuan pėr tė qenė mė tė mirė, mė tė drejtė, mė tė sinqertė, mė mėndjehapur pėr tė mbrojtur thelbin e asaj qė i ktheu nė subjekte historike nė shkurt tė vitit 1991. Brejtja morale e njė shoqėrie qė nuk e kishte veshur demokracinė si vlerė, por si rrobė pėr tė ngrohur shpatullat e ftohura pėr gati 50 vjet, i pėrfshiu edhe ata nė njė pėrmasė tė ngjashme.

Fundi i mjerueshėm i idealizmit tė atij brezi ėshtė dėshmia mė e qartė e dėshtimit historik, qė pėsoi vendi nė tėrėsi pėr tė adoptuar njė vizion tė ri zhvillimor, tė ngritur mbi tė drejtėn dhe mbi guximin pėr tė vėrtetėn. Zvetėnimi i barazisė, humanizmit si themel i respektit pėr tjetrin, pranimi i anonimatit social nė shkėmbim tė fitimit te ditės, apo rendja drejt karrierės sė shpejtė si rrugė pasurimi, tė gjitha kanė lėnė pas njė hije tė rėndė e dėshpėruese nė shpresėn time pėr njė ndryshim tė afėrt. Profesorėt e grevės u bėnė politikanė, ministra, titullarė. Dhe shumica e tyre dėshtuan. Tė tjerė qė mbanin fjalime dhe hutonin turmat me guximin anti-enverist pranuan tė bėhen enveristė apo edhe eunukė tė tyre, mjaft qė tė gjenin njė strehė pėr revolucionarin e dėshtuar qė iu qante brenda gjoksit. Nuk mė shqetėson fakti se kjo thėrrmijė revolucionare e atėhershme nuk synoi de-komunistizimin e vendit. E dija kėtė. Qysh atėherė. Thėrrmimi i mėtejshėm i grupeve, ndasitė nė kampe diku mė liberale e diku mė pak, ishin tė gjitha maska pėr tė kontrolluar sado e kudo njė mjedis, qė ishte dėnuar tė mbetej i pėrlyer dhe i mjegullt nė mungesėn e gjatė tė virtytit.

Problemi ishte se shoqėria e gėlltiti atė valė njerėzore, si i sėmuri qė pi njė gotė qumėsht tė ngrohtė, pa pretenduar se do tė shėrohet prej saj. Ne thjesht sa i qėruam zėrin atij tė sėmuri... Pjesė e kėtij realiteti, ne jemi sot njėkohshėm themelues dhe pėrmbysės tė tij, pa qenė dot plotėsisht asnjėri prej tė dyve. Nė bardhezi, studentėt e dhjetorit a shkurtit '91 qėndrojnė nė muzeun e historisė sė re shqiptare si njė kujtesė e ngulur nė mur, ku heroizmi ka ngrirė mbi celulozė, ndėrsa ndėrgjegjia e tij ka vdekur.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara