HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Nga gjuha

AZEM SHKRELI DHE NEOLOGJIZMAT E TIJ

-- nga Ali R. Berisha, janar 2008

Ali R. Berisha Veprimtaria letrare e Azem Shkrelit, siē na ėshtė e njohur mirė pėrveē vlerave tė larta letrare, stilistike, ka edhe vlera pozitivisht tė theksuara gjuhėsore. I lindur e i rritur nė Rugovė, ai si njė fėmijė e mė vonė si njė djalė e veēmas mė vonė si nxėnės dhe student vėrejti se tė folurit e Rugovės ka njė veēori tė vetėn e cila po tė mbledhet e tė ruhet, jo vetėm qė do tė jetė njė thesar i paēmuar pėr gjuhėsinė, por edhe burim e leksik i pashterrshėm pėr letėrsinė, posaēėrisht pėr poezinė.
Qysh nė pėrmbledhjen e parė tė poezive me titull "Bulzat" ėshtė hetuar tek ai se adhurimi i tij ėshtė shumė i forte pėr leksikun autokton rugovas dhe se ato fjalė tė vjetra do tė mund tė shfrytėzohen pafundėsisht nė poezi. Kjo prirje e tij vazhdoi tė thellohet edhe te veprat e tjera, deri tek ajo e fundit. Mund tė thuhet se Azem Shkreli njė numėr tė madh fjalėsh tė leksikut rugovas e futi me gjeturi nė poezi, ia gjeti vendin e pėrshtatshėm aty dhe ashtu e mbetur ajo u ngulit aty edhe mė tej nga bashkėfrymėzuesit e tij, kėshtu qė nė saje tė meritės dhe tė pasuesve tė tij, gjuha jonė e ka rinuar njė numėr fjalėsh e shprehjesh tė vjetra, ua ka rigjeturur vendin aty dhe aty kanė mbetur e do mbesin pėrgjithmonė si pasuri edhe e leksikut letrar.

Njė meritė tjetėr Azem Shkreli si poet e prozator e ka edhe pėr gjetjen e neologjizmave (fjalėve tė reja), pėr krijimin dhe formimin e tyre, duke i dhėnė njė kontribut tė madh neologjisė shqiptare. I dhėnė pas letėrsisė, ku e ka gjetur strofullėn shlodhėse pėr shpirtin dhe ndjenjat e tij, ai si gjuhėtar tėrthorazi ia begatoi leksikun gjuhės sė vet, e cila nė pendėn dhe gjeturinė e tij, gjeti njė mjeshtėr kulmor pėr ruajtjen e tė vjetrave dhe krijimin e fjalėve tė reja sipas dhe nė saje tė mendjes dhe syrit shigjetues tė tij.

Nga leksiku popullor Azem Shkreli ia doli tė fusė nė pėrdorimin letrar me dhjetra e dhjetra fjalė, tė cilat, jo vetėm qė nuk ia ulnin vlerėn letrare asaj gjuhe, por, pėrkundrazi ia ngrisnin, ia larushonin dhe ia mbushnin me poezicitet. Natyrisht se njė vlerė tė tillė nuk mund ta ketė ēdo fjalė e leksikut popullor, prandaj ai arriti mjeshtėrisht tė zgjedhė ato fjalė qė nė vetvete kishin bukuri fjale, bukurtingėllim, veēanėsi emėrtimi ose shėnjimi.

Nga dhjetra e dhjetra fjalė do tė veēoja pėr t'i pėrmendur kėto:
Fulikare (e ka pėrdorur te Karvani../ 21). Kėtė fjalė e gjejmė edhe te Fishta. Ndonėse ajo gjendet edhe te autorė tė tjerė, nuk ariti tė hyjė nė fjalorėt e gjuhės, deri te Fjalori i M. Elezit,
gverr / gėverr ( J. e re, 1 - 65 / 29) e cila si fjalė letrash ėshtė pėrdorur qė nga Gjeēovi. A. Shkreli e ka pėrdorur dendur kėtė fjalė dhe kjo sigurisht se ka ndikuar tė pėrdoret edhe nga autorė tė tjerė me njė liri krijimtarie. Edhe kjo fjalė, ndonėse ka pėrdorim tė gjerė ende nuk ka hyrė nė fjalorėt gjuhėsorė, pėrveē tek ai i M. Elezit, nė letėrsi e hasim me tė madhe,
hakrrija (J. e re, 2 - 61 / 278), heqamė ( J. e re, 1 - 66 / 14) jetemot (Bujku, 31. 5. 97), krryle ( J. e re, 2 - 62 / 230), lulak (Karvani… / 20). Kjo fjalė qė nuk pėrdoret nė tė folmen popullore, nė vargjet e poetėve tanė, ka njė pėrdorim tė dendur, pikėrisht nga shkaku se ajo i rrin mirė vargut poetik. Pėrgihet, pėrgiu (J. e re, 5 - 62 / 683) qė ka domethėnien e njė buzagazi tė hollė, nga ky poet ka zėnė njė shtrirje tė madhe edhe nė poezinė artistike. Rroshk / roshk (Zėri i rin. 1 - 63 / 13) e pėrdorur, sipas M. Elezit (Fjalori / 1244), qė nga Gazuli - me kuptimin rreshk, rreshkem, por tek poetėt dhe prozatorėt tanė ka fituar nuansa tė tjera kuptimore, si: vrull rinor, daht i dashurisė, ngrohtėsi shpirtėrore. Pra njė fjalė me mundėsi shprehėsie tė thellė poetike. E pėrafėrt ėshtė edhe fjala rrėshmon, e cila mund tė jetė krijim i A. Shkrelit, prandaj ėshtė futur nga ana ime nė Fjalorin e fjalėve tė reja - "mos mallko e mos rrėshmo" (A. Shkreli), "Dashuria e tij rrėshmoi" (M. Ramadani). Edhe fjala tevona, tė cilėn sa u pėrket fjalorėve gjuhėsorė e hasim vetėm tek ai i M. Elezit. Nė letėrsi e hasim tek Fishta, Arshi Pipa (1965), kurse tek A. Shkreli qė nga J. e re 1 - 65 / 4 e kėndej gėzon njė denduri tė gjerė pėrdorimi, sikurse edhe te dhjetra autorė tė tjerė. Edhe fjala tujg (J. e re 1 - 65 / 3) ka fituar njė pėrshtrirje tė gjerė nė saje tė A. Shkrelit (J. e re, 1 - 65/3 ) "Atėherė lumi fryn damarėt … tujgen arat". E hasim edhe tė rikrijuar - tujgem, i tujgur. Edhe kjo fjalė ėshtė shėnuar nga M. Elezi nė fjalorin e tij.

Nga sa u tha, Azem Shkreli nė lėmėn e leksikut ka sjellur njė pasuri leksiku jo vetėm me brumin vetanak por edhe duke e rikthyer nė jetė njė numėr fjalėsh tė gjuhės sonė, tė cilat poezisė i japin hijeshi, gjerėsi kuptimi e sidomos melodicitet autokton.

Fjalėt e reja tė qėmtuara nga veprat, shkrimet dhe shėnimet e tij mua mė kanė hyrė nė punė si lėndė e pakapėrcyeshme nė punėn time gjatė hartimit tė FJALORIT TĖ FJALĖVE TĖ REJA, tė cilin e kam botur vitin qė shkoi. Ndėr krijuesit mė tė frutshėm tė fjalėve veēohet i dalluar edhe Azem Shkreli. Prej pendės sė tij kam qėmtuar dhe shėnuar me dhjetra fjalė tė tipit tė neologjizmave.

Azem Shkreli kėngėn e ka ndėrtuar me fjalė ngjyrimesh tė ndryshme ndėr tė tjera edhe me fjalėn prej guri. "Te ky gur i mirė rri unė rri fjala". Ai me njė "daltė fjale" nė dorė kėndoi edhe kur e lakmonte Zadėn nėn hijen e lisit me atė formėn mė tė bukur qė dinė poetėt tė bėjnė mjeshtėrinė e fjalėve.

Do tė veēoja me kėtė rast vetėm njė numėr tė vogėl fjalėformimesh tė A. Shkrelit:
Abetar, - e mb. ?Thyem kanune shtegtuam ABETARĖ/ Zjarr i fjetur, / 32
Argėtar, - e mb. / ditė ARGĖTARE/, Zjarr i fjetur, / 40,
Asgjėshėm -e (i,e) mb. Bujku, 12. 4. 94 / 14,
Ashtėm, -e (i,e) mb. Lteri…, / 19,
Atėditėsohet, fol. Lirikė nė shi, / 48
Autoresk, - e mb. Bujku, 31. 5. 97 / 14,
Bajramcurrem, fol. Lirikė nė shi, / 28 Ėshtė marrė si fjalėtemė pėr krijime tė reja:
Bajramcurrim, - i m. te A. D. Jasiqi: B. sot, 4. 2. 05 / 26,
Bajramcurrisht ndf. te Riza Bicaj: Ril. 17. 8. 99 / 8,
Bajramcurrur (i,e) mb. te Naim Kelmendi: J. e re, 4 - 97 / 601,
Brinjim, -i m. Koha, 22. 6. 94 / 39,
Buzėbukur, mb., Lteri…, / 124 - kėsaj fjale tė Lasgushit i jep shtatin poetik
Cėllimė, - a f. J. e re 6 - 82 / 931,
Cėrlek, - u m. Sytė e Evės, / 101,
Ēdenjėsim, - i m, Gaz e re, 9. 2. 01 / 8,
Ditėbjerrė, mb. Sytė e Evės, / 85,
Epshtė, (i,e) mb. Ril. 31.12.84 / 7,
Evropėsi, - a f. Bu. 21. 4. 97 / 4
Fjalafjalė, - a f. Fjala, 33 - 91 / 10
Flamurtė (i,e) mb. Lirikė me shi, / 14,
Fokrron, fol. Bulzat, / 27,
Folhesht, fol. Ekskluzive, 1 - 2000 / 122,
Gufėl, - a f. J. e re 1 - 65 / 4,
Gursizif, - i m. Lirikė nė shi, / 82,
Gjithėrreth, - i m. Dielli, Zgrb. 4. 9. 92 / 1,
Gjysagjumas, ndf. Sytė e Evės, / 16,
Gjysaterr, - i m. Karvani, / 17
Harrimtar, - e mb. Kėnga e hutinit, / 18,
Harrimurtė, mb. - sipas A. N. Berishės, te Ril. 25. 8. 01 / 21,
Heshtfol, fol. Ekskluzive, 1 - 2000 / 122
Himnoj, fol. Bu. 1. 11. 96 / 14,
Kashtėrrojė, - a f. Zjarr i fjetur, / 119,
Kėllyer (i,e) mb. Sytė e Evės, / 101,
Kėrrmzan, - e mb. Bulzat, / 8,
Kėrmzoj, fol. Bulzat, / 83,
Kizohem, fol. Sytė e Evės, / 118,
Klyshėmirė, - a mb. Zjarr i fjetur, / 67,
Klyshėrisht ndf. Zjarr i fjetur, / 22,
Kėlyshėrohet, fol. Sytė e Evės, / 126,
Kohoj, fol. Dhjatė e re, / 68; pėrdorur pastaj edhe nga autorė tė tjerė,
Konfliktor, - e mb. Zėri, 5. 12. 92 / 19,
Krujtė (i,e), Doruntina, 14,14 - 97 / 13,
Krymbas, ndf. Zjarr i fjetur, / 69,
Krymbėri, - a f. Zjarr i fjetur, / 69,
Lagashijas, ndf. Sytė e Evės, / 101,
Leximmadh, - e mb. Bu., 27. 12. 96 / 7,
Mendermethėnshėm ndf. Bu. 27. 12. 96 / 7; E pėrdorur mė parė nga tė tjerė.
Mėkatas ndf. Dhembja e pikes, /. 29,
Miqdashės, -e mb. Gaz. e re, 9. 2. 01 / 9
Misėrisht ndf. , Zjarr i fjetur, / 58,
Nėnėmirė, - a f. E di njė fjalė prej guri, / 51,
Ofkamė, -a f. Zogj dhe gurė, / 68
Pasionueshėm, ndf. J. e re, 6 - 66 / 986,
Peshkanjeri, - u m. Lteri…, / 150,
Pėrgacet; nga pėrgacem, fol., Ril. 30. 5. 2000 / 13
Pėrkėdheltar-e, mb. J. e re, 6 - 71 / 1135; pėrdorur pastaj edhe nga tė tjerė autorė,
Pėrtashėm, - e (i,e), mb., 4. 2. 95 / 7; pėrdorur pastaj edhe nga autorė tė tjerė
Pėrvehem, fol. J. e re 4 - 97 / 662,
Pėryjnoj, fol. Zjarr i fjetur, / 33,
Pikatshėm, ndf. Zėri, 20. 6. 78 / 22,
Prapakohė, - a f. Bu. 1. 6. 96 / 14,
Protestivisht, Sytė e Evės, /18,
Pupėlvogėl, mb. Dhembė e pikes, / 61,
Qefintė (i,e) mb. Zjarr i fjetur, / 114,
Rrapticė, - a fem. J. e re 4 - 97 / 503,
Sedėrhollė mb. Dhembė e pikės, 99,
Striktėrisht, ndf. 6 - 66 / 988;
Shėngjergjem fol. Zjarr i fjetur, 119,
Shkencėroj fol. 1. 11. 96 / 8,
Shkohėzim, - i m. Lirikė me shi / 14
Shkrumanė, - a f. Engjujt e rrugėve, / 49,
Shtegball, - i m. J. e re, 4 - 97 / 548,
Tokėrron, fol. J. e re, 1 - 65 / 4, Tokrron, fol. Sytė e Evės, / 16,
Trishti, - a f. Dhemb e pikes, / 86,
Trohėzash, ndf. E di njė fjalė.., / 64,
Turravalė, Lteri…, / 123,
Ujėloti, mb. Zjarr i fjetur, / 88,
Zemėrgurėsi, - a f. Karvani…, / 36,

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara