HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Nga gjuha

FJALA E RE DHE E KRIJUAR E PREND BUZHALĖS

-- nga Ali R. Berisha, janar 2008

Ali R. Berisha (Kumtesė e paraqitur me rastin e shėnimit tė 40 vjetorit tė veprimtarisė letrare tė Prend Buzhalės, mė 28. 9. 2007, nė Klinė)

Me rastin e dyzetvjetorit tė veprimtarisė letrare dhe tė botimin e veprė sė re letrare "Muza e kujtesės" do t'i paraqes kėtu nė vijim disa mendime pėr fjalėn poetike tė tij, e veēmas pėr fjalėn e re, tė cilėn ai e krijon me frymėzim e pėrkujdesje tė veēantė.

Prend Buzhala nė letrat shqipe sot ėshtė njė emėr i njohur pothuaj nė tė gjitha zhanret e krijimtarisė letrare. Pėrveē si gazetar, publicist, analitik letrar dhe prozator ai ėshtė dalluar edhe si poet. Mjeshtria e tij poetike nuk ėshtė shprehur vetėm nė poezi, ku dallohet pėr thellėsinė mendimore tė vargut, sidomos nė librin "O Amė, o Amė" - (1995) por edhe nė veprat tjera. Marr guximin tė them se poeziciteti i kėtij letrari tė shquar vėrehet qė nga vargu poetik e deri te raporti apo reportazhi gazetaresk, gjatė punės sė tij si gazetar. Mendimi i krehur gjuhėsisht, stilistikisht madje edhe figurativish me njė shkėlqim sintaksor haset nė secilin krijim tė tij. Na detyron tė bindemi pėr kėtė qė u tha, fakti se shkrimėsia e Buzhalės tani mė ėshtė pėrformuar me njė mėnyrė tė posaēme tė tė shprehurit, duke krijuar tashmė stilin e vet. Mendimtaria plakė e tė parėve tanė e thėnė unjisimisht pėrmes gojės sė Buzhalės pushton e bėn pėr vete, lexuesin, po se po, por edhe dėgjuesin, kur ky mjeshtėr i mendimit dhe i tė folurit nis e flet ngadalė, me njė tė menduar tė thellė, qartė dhe shumė bindshėm. Ne qė jemi pak mė tė moshuar dhe qė ende i kemi nė kujtesė mėnyrėsitė e tė folurit tė gjyshėve dhe gjysheve tona kėtė arkaicitet tė tė folurit tė Buzhalės na e ka ėndja shumė. Pikėrisht kjo nuancė lashtogjuhėsore e tė parėve tanė hetohet kėndshėm nė tė folurit dhe nė tė shkruarit e Buzhalės. Ēdo fjalė e shprehur drejt, mirė dhe tingėllueshėm paraqet njė gurkala pėr fjalinė, kurse ēdo fjali njė lidhės armatese pėr mendimin apo gjykimin e dhėnė nga ana e tij. Nė tėrė kėtė pasuri gjuhėsore tė letrarit - Buzhala, ēdo gjuhėtarė do tė gjejė thesare dhe visare shkėlqimtare nga e kaluarja e gjuhės por akoma mė shumė nga e tanishmja e saj, duke i bėrė shkėlqimtare qindra e qindra fjalė tė lashta, tė vjetra e tė lėna manash, pėr ta ruajtur damarin e saj tė moēėm. Nga kjo magje e gjuhės Buzhala vazhdimisht gatuan edhe fjalė tė reja, duke i futur nė rrugėn e pėrdorimit tė rregullt qindra e qindra tė tilla, tė krijuara nga letrarėt e mėparmė dhe duke ua shtuar atyre edhe qindra e qindra tė krijuara nga ai vetė.

Kur kam filluar tė mbledh fjalė tė reja, fjalėformime, morfostilema, fjalėfiguara e neologjizma pėr t'i botuar nė njė libėr tė veēantė, punė kjo, tė cilėn e kam pėrfunduar vitin qė shkoi duke botuar Fjalorin e fjalėve tė reja, tė parin fjalor tė tillė nė gjuhėn tonė, kam vėrejtur se Prend Buzhala ėshtė njė ruajtės fanatik i fjalėrrėnjes amė shqipe por edhe njė gatues i ri i shkėlqyeshėm i saj. Kam pasur fatin tė kem nė duar tė gjitha veprat e Prenit, madje edhe shumė shkrime tė tij tė natyrės reportereske e gazetareske, prandaj me kujdes tė madh kam mbledhur mori fjalėsh tė reja tė tij, tė cilat pėr mua, qė e kam pėr zemėr qėmtimin e fjalėve tė reja, Prend Buzhala ėshtė edhe njė neolog i shkathėt, i zanatit dhe i vullnetit tė pashterrshėm.

Kam nxjerrur nga Fjalori im fjalėt e shėnuara aty, tė cilat e kanė autor ose bashkautor Prend Buzhalėn, i kam shėnuar nė kėtė punim tė shkurtėr; fjalėn dhe faqėn: ademjasharisht/ 8, amėdhe/ 14, amėsoj/ 14, anėbreg/ 16, ankthpritje/ 18, arbėrorėsi/ 20, arkivoltė/ 21, atdhebėrje/ 26, autoideografik/ 29, baladėpsherėtimė/ 32, bashkėfarkues/ 41, bashkėkėnaqėsi, / 44, bashkėligjėrim/ 46, bioletėr/ 60, botėformues/ 67, botėkrijues/ 67, botėpushtim/ 68, burbujshėm/ 79, buzėdritė/ 82, buzėgaz/ 82, buzėrreze/ 84, cyberletėrsi/ 92, ēmaskues/ 99, ēnyjėtim/ 100, dashurimbrojtės/ 104, dashurivrasje/ 104, dendurisht/ 106, detishtė/ 108, djalėtrimi/ 119, dorėpranverė/ 123, dorėshkrueshėm/ 123, drejtėsimohues/ 125, drejtėsishkelės/ 125, dritėshpėrndarės/ 130, dritėvarje/ 130, duarshtrėnguarsi/ 133, e durimshme/ 134, dyshimprangosje/ 138, emėrshenjti/ 146, endėzoj/ 147, engjėllsi/ 147, eshtrathyer/ 153, etjepashuar/ 154, ėndėrrsosje/ 157, farėdhembjet/ 163, farėzėnie/ 164, fatbraktisje/ 164, fatdhe/ 164, fjalėfigurė/ 175, fjalėflijim/ 175, fjalėnderim/ 177, fjalėshpatė/ 178, fjalėvajtore/ 179, formėshprehės/ 187, frymėlindje/ 190, fundburim/ 193, fundfillim/ 194, fundudhė/ 195, gogolparajsė/ 203, gogozhinė/ 203, gjėmėrrufe/ 214, gjėmėsjellės/ 214, gjėmimplotė/ 214, gjidete/ 214, gjithėprani/ 217, gjithėjetėshėm/ 218, gjuhėrrenė/ 221, gjumėjetė/ 222, gjurmėmbulues/ 223, gjurmėmohues/ 223, happandrojtur/ 229, helmetėbastisės/ 231, helmgjarpni/ 231, hyjnitoj/ 243, ideokrijues/ 245, ideoletrar/ 245, jashtėhapėsirė/ 250, jetėarratisje/ 252, jetėdėshpėrim/ 252, jetėfluturim/ 252, jetėkrijim/ 253, jetėvrasės/ 255, kėnaqjevuajtje/ 263, kėndpamje/ 264, kobkohė/ 270, kohėdhembje/ 271, kohėhapėsirė/ 271, kontestator/ 277, kryeemėr/ 286, kryeide/ 287, kundėrrrymė/ 299, kėndverim/ 305, labirinthudhėtim/ 306, lėvizjeshkrim/ 313, liribėrje/ 316, litarvarje, 317, lulefatpaēelur/ 321, luleguri/ 321, magjidhėmbės/ 328, mallkėmbanė/ 330, martirologjik/ 331, mejtimngrysur/ 339, mendjeshkrim/ 343, ndėrkrijim/ 361, ndėrnėpėrkėmbur/ 363, ndėrplane/ 363, ndėrrrjedhė/ 363, nėmėsjellės/ 368, nėnėrisht/ 368, orėligėsi/ 381, paqevashėror/ 388, paradramė/ 389, parafigurė/ 390, e pashprehshme/ 396, pėrfigurim/ 404, pėrthjerrėzohet/ 419, popullvrasės/ 434, popullvrasje/ 434, prangore/ 436, procedimor/ 440, psheretimtretur/ 441, qenieplotė/ 448, rrezeshi/ 464, satrapia/ 475, shkrimformues/ 503, shpėrfolje/ 508, shpėrkėmbyeshėm/ 509, shpirtorėsi/ 513, shpresėvrasės/ 517, shqipėrishėm/ 518, shqipdhe/ 519, shtatfundosur/ 520, shteghumbur/ 521, televizorisht/ 535, testamentor/ 537, thellėsor/ 556, theqafėse/ 556, thikėvalė/ 557, thjerrėzohet/ 557, udhėmot/ 559, udhėmort/ 559, udhėshekull/ 559, varrprehje/ 567, vuajtjekalitje/ 587, vuajtjepasosur/ 587, yjeēakėrdisur/ 591, yjeliri/ 591, yjelundrues/ 591, yjepeshore/ 591, yjeshkrepur/ 591, yjeshpirtėror/ 591, yjethikė/ 591. Gjithsej l58 sish.

Mjafton t'i lexojmė me kujdes vetėm fjalėt e kursivuara pėr t'u bindur se sa e brumshme ėshtė gjuha jonė pėr krijimin e fjalėve tė reja, pėr t'u bindur se sa shpirtėsi poetike ka nė to, por edhe pėr t'u bindur se Prend buzhala nuk ėshtė vetėm poet, prozator e kritik letrar, por ėshtė edhe fjalėkrijues me vlera tė parrėzueshme.

Nėse hyjmė sadopak nė fshehtėsitė e neologjisė do tė mund tė kuptojmė se krijimi, formimi dhe konstruktimi i njė fjale tė re fiton aq mė shumė adhurues, sa mė shumė qė ajo, jo vetėm tė jetė gjuhėsisht e formuar mirė, por qė tė ketė tingullim shqip, domethėnie tė plotė kuptimore, por edhe nga fakti se sa ėshtė pranuar ajo nga dashamirėsit e fjalės sė shkruar. Prandaj janė dhjetra fjalė nga kjo tėrėsi qė u pėrmend kėtu, pėr tė cilat nuk ėshtė autor vetėm Prend Buzhala, mirėpo ai radhitet nė mesin e neologėve, nga shkaku se fjalėn e re tė krijuara nga ndonjė autor tjetėr e pėrdor, duke e bėrė atė sa mė tė shqipes, sa mė tė shqipėrishme siē thotė ai. Nga ana tjetėr janė edhe dhjetra e dhjetra asish qė janė krijuar nga Buzhala e janė pėrmendur edhe vėnė nė rrugėn e jetės sė gjuhės, nga tė tjerėt. Nga ky aspekt idemarrja, tė mos themi kopjuarja e fjalės sė re, jo vetėm qė ėshtė e lejuar nė neologji, por luan njė rol tė madh nė pasurimin e leksikut tė njė gjuhe. Fjalori bazė i njė gjuhe pranon ato fjalė tė reja, tė cilat kanė autorėsi krijimi e pėrdorimi tė sa mė shumė gjuhėtarėve. Njė fjalė e re, sado e mirė qė tė na duket ajo, nuk mund tė pėrfshihet nė fjalorin e pėrgjithshėm tė gjuhės, po qe se nuk gėzon pėrdorim tė gjerė. Nė kėtė pikė, autori ynė, mjeshtėrisht ka arritur tė hyjė nė neologjinė e re, sepse ėshtė neologjikisht aq i vetvetshėm, sa edhe i pėrgjithshėm, me njė shkathtėsi tė rrallė dhe lehtėsi pėr tė bėrė tė kuptueshme fjalėsisht figurėn dhe mendimin e fjalėsuar tė figurės, nė gjthė ato raste kur ato nuk janė tė qena nė gjuhėn tonė.

Pėr tė formuar shumė nga kėto fjalė qė u pėrmendėn kėtu Buzhala ka bėrė bashkėkrijime me Androkli Kostallarin, Martin Camajn, Mira Meksin, Jup Kastratin, Ibrahim Rugovėn, Sabri Hamitin, Miqo Samarėn, Sali Bashotėn, Anton N. Berishėn, Ramiz Kelmendin, Gjekė Marinajn, Rifat Kukajn, Ragip Sylajn, Ali Huruglicėn e shumė tė tjerė, kurse fjalėn e krijuar prej tij e kanė pėrshėnuar Sali Bashota, Rrahman Dedaj, Kujtim M. Shala, Vaso Tole, autori i kėtij shkrimi dhe shumė e shumė tė tjerė.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara