HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Nga gjuha

NJĖ FJALOR I RI - VEPĖR E LEKSIKOGRAFISĖ MODERNE

-- nga Hamdi Miftari, 21/03/2007

Vitin e kaluar, i cili ėshtė quajtur Viti i Gjuhės Shqipe, 400 vjetori i lindjes sė Frang Bardhit, tė tė parit autor tė Fjalorit tė Gjuhės Sonė, ėshtė rrumbullakuar dhe qė pėrkon me pėrvjetorin e Kongresit tė Drejtshkrimit tė Gjuhės Shqipe, u botua edhe njė fjalor, ai i Ali R. Berishės, “Fjalor I fjalėve tė reja, i cili ka zgjuar intersim tė madh.
Nė lidhje me fjalorin, recenzenti Dr. Qemal Murati ka thėnė: “Vepra Fjalor i fjalėve tė reja i Ali R. Berishės, pėrfshin njė korpus tė pėrfillshėm fjalėkrijimesh tė fushave tė ndryshme tė fushave tė ndryshme tė leksikut konkret e abstrakt, ku janė pėrfshirė afro 10 mijė fjalė, tė afro 500 autorėve, e tė cilat do t’u vijnė nė ndihmė glotologėve nė lėmė tė shqipes pėr tė ndriēuar probleme gjuhėsore tė tipeve tė ndryshme tė fjalėformimit. Puna qė ka bėrė autori duke gjurmuar anekėnd e anembanė literaturėn shqiptare tė tridhjetė viteve tė fundit pėr tė hartuar njė fjalor tė tillė, ka derdhur shumė mund e djersė. Njė punė e tillė ka qenė tepėr e mundimshme, nga se pėr kėso punėsh nevojiten ekipe tė tėra, veē kėsaj ka qenė e rrezikshme, sepse nė leksikografinė shqiptare na kanė munguar fjalorėt e tillė. Autori ka arritur kėsodore t’ia shtojė edhe njė zė leksikografisė shqiptare nė fushė tė neologjisė, prandaj e pėrgėzoj pėr punėn e bėrė si njė fillim dorėmbarė”.

Mr. Bajram Qerimi, recensenti i dytė, nė mes tjerash ka vlerėsuar se botimet e fjalorėve tė fjalėve tė reja janė raste tė rralla edhe nė gjuhėt e tjera. Nė gjuhėn Frėnge p.sh. dihet pėr njė fjalor tė kėsaj natyre tė autorit Pjer Gilbert, tė botuar nė vitin 1968 tė cilin edhe ai e ka quajtur Fjalor i Fjalėve tė Reja. Puna qė ka bėrė Aliu ėshtė pėr t’u lavdėruar dhe pėr t’u mbajtur mend, sepse nga e gjithė ajo mori fjalėsh tė reja qė janė krijuar e krijohen pandėrprerė, e tė cilat shumica humbin pa u shėnuar nė njė vepėr tė ngjashme, ka arritur tė shėnojė afro 10. 000 sish, e unė besoj se janė edhe shumė mė tepėr qė meritojnė tė shėnohen. Tani mė e kemi rrugėn e nisur prej Aliut, nga se kemi tė bėjmė me njė fjalor tė posaēėm, tė parin nė trevat shqiptare, dhe me tė cilin ai i ka bėrė njė shėrbim tė madh gjuhės sonė.
Tahir Foniqi, ekspert i bibliotekarisė nė BUK tė Kosovės, nė fjalėn e tij me rastin e pėrurimit ka thėnė se Fjalori i Ali Berishės ėshtė njė vepėr e punuar sipas metodologjive tė reja e tė njohura shkencore, prandaj e cilėsoj si punim serioz dhe tė rėndėsishėm pėr leksikologjinė tonė.

Ali R. Berisha, ėshtė profesor i gjuhės dhe letėrsisė.
Me shkrime, me poezi dhe prozė ėshtė marrė qė shumė kohė. Ka tė botuara dy vepra poetike; nė vitin 1997, pėrmbledhjen poetike “Poezi me titull nė fund” kurse nė vitin 2005, tjetrėn pėrmbledhje me titull: “S’ka mė po e zi”. Mirėpo nė fushėn e gjuhės ka disa artikuj, sidomos nga fusha e leksikologjisė, tė botuar nė tė pėrditshme dhe nė ditore tonat.

Fjalori i pėrmendur ėshtė njė punim voluminoz dhe serioz i tij, nė tė cilėn, siē thotė ai, ka punuar dhjetra vite.

Nė njė bisedė qė e zhvilluam kėto ditė me autorin ai thekson se nxitjet dhe frymėzimet pėr tė zėnė fillin e njė pune tė tillė 30 vite mė parė kanė qenė tė shumta e tė llojllojshme. Nga mesi i viteve tė shtatėdhjeta, kur njė ekip gazetarėsh tė RTP pat shkuar nė Zarė pėr njė vizitė arbėreshėve tė atjeshėm, dhe kur nga biseda qė patėn bėrė me Josip Relėn dhe Shime Deshpalin - dy shkrimtarė tė atjeshėm, dėgjova fjalėn l u m t a t o r, e shėnova atė, duke e ditur se ishte njė fjalė e re dhe e qėlluar. Ishte ky fillimi nxitės qė mė pastaj m’u shndėrrua nė njė dėshirė tė madhe e tė pandėrprerė. Mė vonė erdhėn fjalė e fjalė tė tjera tė pashėnuara nė fjalorėt e botuar, erdhi radhitja e tyre nėpėr skeda, shkrime e pėrshkrime, kėshtu qė grumbullova njė numėr fjalėsh gati trefish mė shumė se kėto qė janė nė kėtė Fjalor. Duke qenė i bindur se shumė fjalė nga to, edhepse nuk gjendeshin nė fjalorėt e botuar, ato tani mė ishin bėrė tė gjithpėrdorshme, nuk ua dija kohėn e krijimit as autorin e parė fillova tė bėjė njė seleksionim tė pamėshirshėm i nxitur e i kėshilluar edhe nga redaktorėt e mi tė nderuar. Vitet e pragluftės, tė luftės e tė passaj me ērregulluan dhe mė zhdukėn shumėēka, por ia dola tė pėrvijojė gjėrat kryesore dhe ta rrumbullakojė kėtė material qė e kemi sot kėtu. Mirėpo botimi i Fjalorit tė Mehmet Elezit, pak muaj mė parė mė detyroi tė bėj edhe njė tėharrje tė fundit tė materialit tim, kėshtu qė sot kemi njė fjalor fjalėsh tė reja tė pa pėrfshira nė fjalorėt tanė.

Kur e pyetėm se cilat ishin frymėzimet pėr njė piunė tė tillė, Aliu nxori njė fletėz radhua nga e cila mė diktoi: Frymėzimet janė disa:
1. Ėshtė e para vepėr me njė pėrmbajtje tė tillė nė gjuhėn tonė, (“Mungesa e njė fjalori tė fjalėformimeve, pėr tė treguar mundėsitė e mėdha qė ka shqipja nė formimin e fjalėve tė reja me mjete tė veta.” (Miqo Samara),
2. paraqet njė kontribut me vlerė pėr nevojat e leksikologėve, letrarėve dhe dashamirėsve tė gjuhės sonė si lėndė pėr kundrime dhe studime gjuhėsore, dhe pėr njė Fjalor tė Madh tė Gjuhės sonė,
3. fjalori dėshmon se unifikimi i gjuhės sonė ka ndihmuar shumė nė zhvillimin e saj nė tėrėsi dhe nė tė gjitha trevat ku ajo flitet e shkruhet,
4. fjalori do tė dėshmojė se gjuha jonė po pasurohet me brumin e vet, por edhe pėrmes metodave tė fjalėformimit, metoda kėto tė pėrdorura edhe nga gjuhėt e tjera,
5. kjo vepėr do tė dėshmojė se sa ėshtė zhvilluar dhe pasuruar leksiku i gjuhės sonė nė kėta dhjetėvejtshat e fundit, 6. fjalori dėshmon qartė se ndryshe ėshtė kur krijohet njė fjalė e re pėr tėrė arealin e shqipes e krejtėsisht ndryshe lur ajo krijohet me brumė tė brendshėm vetėm pėr njė dialekt a njė tė folme,
7. nė lashtėsi leksikun e njė gjuhe e kanė pasuruar njerėzit pėrmes fjalės sė folur, kurse tani, nė kohėt moderne, atė e pasurojnė shkruesit e saj.
Pėrveē kėsaj utorin e ka shtyrė edhe shprehia e shkrimtarėve tanė pėr tė krijuar fjalė tė reja dhe interesimi i disa kritikėve a recensuesve letrarė qė u kanė dhėnė rėndėsi atyre si dhe vėshtirėsia e depėrtimit tė kėtyre fjalėve nė fjalorėt tanė. Se ē’rėndėsi ka fjala e re pėr gjuhėn, thotė autori, mė lejoni tė citoj (dhe prapė nga fletėzat e tija shėnova): “Kur ndėrtohet njė fjalė gjuha vė nė lėvizje njė mekanizėm tė ndėrlikuar pėr emėrtimin sepse do tė shėnohet njė kuptim brenda rrjetit semantik ekzistues, do tė formėsohet fjala pėr t’u futur nė togjet sintaksore tė shqipes.” (Xhevat Lloshi: Stilistika…, Tir. 1999/116)

“…kėtė dhuratė qė na jep struktura fjalėformuese e gjuhės sonė ėshtė mėkat mos ta njohim dhe mos ta shfrytėzojmė si duhet.” (Nuhi Veselaj: Ēėshtje tė shqipes standarde…, Ril. 1997 / 20)
“Tash jam tuj marrė vesht se sa mashtrohen njata, qi thonė se gjuha jonė asht e varfėn e e vobekt; jo, jo, na kemi nji gjuhė me shum bukuri e hijeshi.” (Njė mėmėdhetar nga Prizreni, Albania, 1 – 1898 /10, te M. Pirraku: Albania, Pri. 1995 / 65) “…leksiku i gjuhės ėshtė sistem… kurrė nuk mund tė jetė i kufizuar, pasi gjuha nga pikėpamja leksikore ėshtė pėrherė nė zhvillim, pra karakteristikė e saj ėshtė procesi i vazhdueshėm i krijimit tė fjalėve tė reja … Fjala ka aq kuptime sa edhe pėrdorime…” (Dr. Qemal Murati; nė Seminarin NGJLK, sipas A. B.: Seminari…, Zėri(dit.), 28. 8. 02 / 15)
“Teza se shqipja ėshtė njė gjuhė me mundėsi tė mėdha, pėr tė mos thėnė edhe tė pakufishme, nė fushė tė fjalėformimit, vėrtetohet praktikisht nė veprat e shkrimtarėve tanė mė tė mirė, tė vjetėr dhe tė rinj.” (Dr. Agim Vinca: Vepra si testament poetik, Bujku, 5. 4. 97 / 13)

“Shtypi ėshtė i pari qė vė nė pėrdorim fjalė tė reja, shprehje dhe terma tė ndryshme.” (Nikoleta Cikuli: Roli i shtypit.., te: Kongresi i Drejtshkrimit…, IAP, Pri. 1974 / 185)
“Fjala e re nuk duhet tė dalė vetėm nga kallėpet e thata tė parimeve glotologjike, por edhe nga shpirti krijues i artistit.” (V. Koēa: Kokrra urtėsie pėr gjuhėn, Tetovė 2001 / 28)
Ky Fjalor qė ka si pėrkushtim thėnien e Buzukut: “en sėh dashunit sėh gluhės sanėh” ka parathėnien, fjalėn e recensuesit, listėn e shkurtimeve tė pėrdorura, lėndėn, literaturėn e pėrdorur dhe gjithsej 618 faqe, afro 10.000 fjalė tė qėmtuara nga mbi 500 autorė. Ato nuk gjenden nė fjalorėt tanė tė botuar mė parė dhe janė marrė nga vepra letrare, shkencore (jo tė tipit tė termave), tė pėrkthyera, nga disa vepra fetare, nga revista, gazeta, fletushka, madje edhe nga emisionet televizive. Puna rreth formimit tė fjalėve tė reja te ne ka filluar qė nga Buzuku e kėndej. Hov tė madh ka marrė nė periudhėn e Rilindjes Kombėtare, me qėllim qė tė gjuha tė pastrohet nga fjalėt e huaja, dhe tė pasurohet me fjalė tė reja shqipe dhe njė dėshirė e tillė ekziston edhe sot. Puna ime e gjatė mbi tridhjetėvjeēare ka qenė tė shėnoj fjalė tė konsideruara si tė reja brenda kontekstit tė fjalisė, prandaj Fjalori quhet i tipit citues, duke pėrmendur autorin, burimin, kohėn dhe vendin e botimit. Natyrisht duke patur kujdes qė ajo tė mos gjendet e pėrfshirė nė fjalorėt e botuar. Kam patur kujdes, por nuk e di se sa ia kam dalur, ta gjej autorin e parė tė fjalės. Sikur tė mund tė bėhej kjo, atėherė Fjalori do tė arrinte pėrkyerėsinė e duhur. Pėr kėtė kam konsultuar fjalorė tė gjuhės sonė dhe tė tjerė. Sipas sugjerimeve tė redaktorėve, sidomos tė Dr. Qemal Muratit, qė ka qenė shumė i ashpėr nė kėtė pikė janė hequr edhe shumė fjalė tjera tė reja, e sidomos ato fjalė tė reja tė Kadaresė e tė Xoxės tė pėrfshira nė veprat studimore tė autorėve Tefik Ēaushi e Gjovalin Shkurtaj dhe tė Abedin Koiēiēit, respektivisht tė Shefkije Islamajt. Kanė mbetur nė Fjalor ato fjalė qė nuk janė pėrfshirė nė veprat e autorėve te pėrmendur.

Kur, para disa muajsh, doli nga shtypi edhe Fjalori i Gjuhės Shqipe i Mehmet Elezit, m’ėshtė dashur t’i bėj edhe njė tėharrje lėndės, kėshtu qė nė Fjalorin qė e kemi nė duar ka mbetur sasi fjalėsh vėrtet tė reja. Ato kanė rėndėsi tė madhe pėr gjuhėsinė e veēmaas pėr leksikologjinė, sepse me njė fjalor tė tillė po i vėhen themelet neologjisė nė gjuhėn shqipe, nėndegė kjo shkencore tė cilėn nuk e kanė shumė gjuhė.Termin neologjizėm nuk e kam pėrdorur, sepse fjalorė e kėtij tipi quhen fjalorė tė fjalėve tė reja. E kam parasysh edhe faktin se me kėtė emėrtim mund tė pėrfshihen edhe nuansa formimesh, qė nuk do tė mund tė futeshin brenda termit neologjizėm. Gjuhėtarėt tanė pėr kėtė dukuri tė gjuhėsisė pėrdorin edhe disa terma, siē janė: neologjizma stilistike, fjalė-nocione, fjalė derivative, fjalėterma, leksema, fjalėstilema krijime,frazeologji letrare, fjalėkombinime, fjalėsajime, formėsime, formime parashtesore e prapashtesore, morfostilemė, poetofjalė, fjalė leksikosemantike, fjalėfigura, poetizma, kompozitėbėrje, prurje fjalėsh dhe formėsime fjalėsh, fjalė qė shėrbejnė pėr shprehėsi, formime leksikore, mjete semantike-stilistike, fjalė nga fusha gjuhėkrijuese, prurje leksikore, fjalė me mėtime mirėfilli gjuhėpastruese, fjalėkrijime, formime “ad-hoc”, e tė tjera,. Mirėpo kjo s’ėshtė temė pėr kėtu.

[email protected]

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara